Quantcast
Channel: PERSONALITETE – Revista Drini
Viewing all 114 articles
Browse latest View live

Aleksanderi i Madh ka vdekur nga helmimi

$
0
0

Nga Lush Palokaj

Gjasat me te medha per vdekjen e udheqesit me te madh ne histori, Aleksandrit te Maqedonise jane se ai ka vdekur nga pasojat e helmimit nga nje bar toksik te cilit i eshte pergaditur ne veren te cilen e ka pire, theksojne hulumtuesit nga Zolanda e Re. Pushtuesi dhe udheheqesi me i famshem ushtarak i cili nenshtroj teritorin nga veriu i Greqise e deri ne veri te Indise ka vdekur ne moshen 33 vjeqare ne vitin 323 para k. pas nje agonije 12 diteshe, shume historian besojne se eshte manifestuar me ethe. Hulumtuesit nga Univerziteti i Otago-s te Zolandes se Re dyshojne se vera te cilen Leka e ka pire gjate ceremonise se fitores ne Babiloni eshte pergaditur me nje bare helmues e cili pas fermrntimit shendrrohet ne helm dhe behet vdekjepruese. Gazeta ‘Daily Mail’ shkruan se kete hulumtim e ka bere Dr Lio Shep toksikolog i ‘Qendres Kombetare’ per Helmime, i Zolandes se Re. Fleta e nje bari, sic duket dikush me qellim ja solli vdekjen pushtuesit te famshem. Ai thekson se disa teori te helmimit me arsenik dhe strihinim nuk jane te besueshme sepse keto dy elemente sjellin me shpejt vdekjen.

Ne studimet i cili i ka shkruar sebashku me ekspertin e historise antike Dr Pattom Williams dhe e cila eshte publikuar ne revisten medicionale ‘Toksikologjija Klinike’, dr Shep thekson se me e besueshmja eshte se fajtor vdekje eshte lulja e albumit ‘veratrum’ e njohur si bollushter e bardhe(keshtu i thonim ne ne bjeshke kur i ruajsh delet). Me kujtohet ne rini kur na thonin te mbledhim ate lloj lulje ne bjeshken e Bajshes mbi Istog qe tani nuk po me kujtohet emri e cila sherbente per ilaqna. Kjo lule e cila veren mund ta kthej ne helm ka qene mire e njohur nga greket te cilet e kane shfrytezuar per te shkaktuar vjelljen thone sdudjuesi e lartpermendur.

Dr Shep mendon se ne baze te saj mund te shpjegohen ditet e fundit te Aleksandrit i cili i kaloj me vuatjet te medha i cili nuk ka qene ne gjendja as te flas e as te ec. Hulumtuesi i Zolandes se Re pohon se vera duhet te kete qene shume e idhet por ndosha edhe i eshte shtuar sheqer, besohet se ai ka qene edhe i dehur ne ate ceremoni.

Kjo bollushter qenka e mire per t’ja humbur faren historianeve tone mjerana te cilet kan rene ne gjume e s’po u ndihet zeri per testamentin fort te rendesishem qe e ka lene Aleksandri. Pranveren e arshme fort i rendesishem per kombin tone do t’kishte qene thirrja e nje simpoziumi shkenctaresh ne nivel europian e amerikan ne vet Shkodren ku tani kemi deshmine e lene ne leter nga vet dora e Lekes ku thote se eshte pinjoll Ilir dhe i te njejtit gjak me shkodranet te cileve ua la nje teritor. Kjo ceshtje njehere e pergjithmone te sqarohet dhe te hiqen dyshimet per stergjysherit tane e te shenohet ne cdo histori te rruzullit se shqiptaret jane populli me i lashte ne ate pjese te Evropes. Aty te ftohet studjuesja italiane e zbulimit te testamentit Lucia Nadin dhe historianet grek dhe Oliver Schmitt-i i cili e mohn se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, e shume shkenctare tjere europian te kesaj lemije qe kjo teme te shtrohet ne nje rrafsh me konkret te prejardhjes ilire te shqiptareve te cilet tani nuk mund ta mohojne. E zymet do t’kishte qene ai tubim nese nuk merr pjese studjusi i jone i mirenjohur, shqiptari Mathieu Aref i cili ka botuar dy libra voluminoze per gjenezen tone e qe tani tezat e tij i verteton vet Aleksandri i madh ne testamentin e tij. Nuk di pse studjuesit nga Shqiperia heshtin kur teritori qe ai permend, Shkodra eshte andej kufirit dhe ka disa shkenctare te njohur te lashtesise. Ne kete rast duhet te ftohen edhe shkenctaret serb e jo ne rastin e 100 vjetorit te pavaresise ku as vellezerit e tyre nuk i kane ftuar kurse me plote te drejte Akademija e Shkencave te Kosoves nuk mori pjese. Kesaj radhe eshte rasti qe te demantohet rrenat serbe per prejardhjen tone gjeja prej Azerbejxhani e ku ta di une. Kujtoj se testamenti i zbuluar shendrite ne nje errsire te panjohur per te paret tane, e fatkeqsisht historianet tane heshtin. Eshte thene se jemi te fisit ilir por pa asnje dukument apo deshmi sikur ne kete rast kur vet trimi me i madh i te gjitha kohrave qysh ne shek. IV e paska lene. Ti pyesish sot arkeologet e shkenctaret amerikan ata ende vjetersine po edhe Luften e Trojes ua lene grekeve duke u bazuar ne rrenat serbe qe shume me fuqishem kane ndikuar te amerikanet.

Personalishte kam biseduar me nje historian amerikan i cili punon ne Fordham University te cilin rastesisht e kam takuar nje restoran dhe e kam lene ne mat pozicion sa i perket prejardhjes tone. Thoshte se eshte ende e pa njohur dhe vjetersine ua lente grekeve. Kam pase ndermend prap t’a kerkoj per t’i treguar se Leka i madh e ka lene nje testament sa i perket prejardhjes se tij por profesori Taulant Ceka nga Shqiperia po thot se ne ate testament nuk ka te verteta. Ne anen tjeter profesori Mathieu Aref i cili i ka shkrue dy libra nga 600 faqesh thot se thraket dhe maqedonet jane fise ilire dhe me kete mendim pajtohet edhe profesori i Univerzitetit te Parisit Dominik Brikel- Sorbone. Tani shtrohet pyetja, a thua se te gjithe maqedonet e vjeter paskan dalur fare dhe cili eshte me i vjetri popull ne Maqedonine e sotme pos shqiptareve – asnje tjeter? Ne anen tjeter dihet se vet Aleksandri nuk e ka folur greqishten, atehere cilen gjuhe duhej t’a kete folur Aleksandri i Madh – vetem ilirishten dhe asnje gjuhe tjeter.


Serbët më 1913 e rjepën të gjallë priftin katolik, At Luigj Palajn nga Gjakova

$
0
0

Në vitin 1913 ushtarët serb të udhëhequr nga një prift ortodoks serb e rjepen për së gjalli deri në vdekje At Luigj Palaj, Prift Franqeskan (Katolik) Shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të bënte shenjën e kryqit ortodoks dmth me tre gishta.

Kështu që jo që i prenë dy gishtat, por dhe e rjepën për së gjalli deri në vdekje !

Si e spiunuan grekët Naim Frashërin te Sulltani, botoi historinë e Skëndërbeut

$
0
0
Letra e priftit françeskan
Letërkëmbimi ndërmjet Mustafa Krujës dhe Atë Paulinit
“Në mos u gabofsha, më 1880 u botue e famshmja “Histori” e Skënderbeut prej Naim Frashërit. Grekët u nxituen me i raportuem fill e për pê Sulltanit. Dhe kishin ç’i raportojshin! Se ajo s’ishte as histori, por nji libello  qi shfrente kundra Tyrqet vënerin e katërqind vjete të nji populli të pushtuem ashtu siç e ndiente, jo vetë ai popull, por auktori”, i shkrunte Kruja At Paulinit
Kjo letër midis Mustafa Krujës dhe priftit françeskan, Atë Paulininit, është vazhdim i punës jo vetëm intelektuale, por një sensibilitet, ndjeshmëri që këto dy personalitete e kanë për të shkuarën dhe aktualitetin, asaj çfarë reflektohej jashtë kufijve shqiptarë nën regjimin komunist.
Letërkëmbimi filloi një ditë prilli të vitit 1947, kur Atë Paulini, që jetonte në Bolzano, në një kuvend ku kryente detyrën e meshtarit, merr vesh se në Ortisei, një lokalitet turistik i Trentinos, një nga vendet më të bukura të Italisë, banonte Mustafa Kruja, një emër i njohur i jetës shqiptare. Vendos t’i shkruajë për të vendosur një lidhje me të. Këto letra bëjnë pjesë në vëllimin e katërt, ku letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët.
‘Fort i dashtuni Mik’
Ket herë kam vonue do kohë per me t’i pergjegjë letres së mbrame, me 24 tetuer. Arsyeja âsht se kjeçë n’Italí e ndêja aty mâ se pesë javë. Më patën grishë me marrë pjesë në convegno  per studimet shqiptare, qi u mbajt në Palermo me 24-26 tetuer. Rruga shkuem e t’ardhun m’u pague si mue, si edhe gjith të të ftuemve prej drejtimit të convegno-s. Un prandej, mbasi rruga pague se pague, u nisa prej kndej qysh me 30 Shtatuer e ktheva vetem me 6 nanduer ktû. Nderkaq më kje grumbullue ktû në Graz bajagi postë, pse nuk kishin se si me m’i nisë letrat, tue m’u dashtë me ndrrue shpesh herë adresë neper Italí. Prandej, kur erdha, m’u desht me shkrue shum letra. E tash po i vjen rendi edhe letres s’ate. E tue kenë kjo mâ e randsishme se tjerat, duhet me e lânë natyrisht në marim, per me u ndalë nji grimë mâ teper në tê.
Nuk dij se kû ka me të gjetë kjo leter. Prandej jam tue t’a nisë kso here të rakomandueme. Mue më duket se më ké pasë shkrue nji herë tash vonë se keni nder mend me e lânë Egjiptin sá mâ parë e me dalë n’Europë.
N’udhtimin t’êm per Italí pata rasë me vizitue trí gjytete qi nuk i kam pasë pá kurr, dmth.  Assisi, Napoli e Palermo. Gzohem shum se edhe paçë rasë nji herë me pá dý nder kolonít shqiptare të Sicilís, dmth. Mezzojuso e Piana degli Albanesi. Po të kallxoj, si nder kllapa, qi 70% të Piana degli Albanesi janë komunista. Sivjet e kanë  thirrë kryetarin e Bashkís të Piana degli Albanesi në Shqypní e âsht sjellë atje per tre muej. Ka kthye në Piana e bân propagandë per komunista. Pata nafakë me e pá edhe ktê me 26 tetuer, qi kje dita e mbrame e kongresit apo e convegno-s, të cilen e kaluem në Piana degli Albanesi. Ishte nji ftyrë taman e mbrume e e pjekun per komunizem. Njekso ftyrash zgjedhin perherë të kuqt, pse me ta munden me i ndreqë punët e tyne mâ së mirit.
Por t’i lâm të kuqt, pse sot kam per të bâ shum pyetje. Kam lexue e kopjue prej librit t’Anselmo Loreçhio, qi nuk më perket mue, shum gjâna mbi Shqipní. Prej kndej po i marr do pyetje.
Si spjegohet puna qi Turkija lêjote shkolla gjithfarësh (greke, serbe, bulgare, rumene) e pengote shkollat shqipe e mâ vonë u çue aq peshë kundra alfabetit latin. Ket punen e dytë e kuptoj mâ mirë. Vorrin Turkis i a bâne njato shtete, shkollat e të cilvet Turkija i lêjote. Shqiptarët janë kenë sugurisht miq mâ të mirë per Turkí se sá Serbët, Grekët, Bulgarët e tjerët.
Intrigat kundër shqiptarëve  
Më intereson me dijtë kush janë kenë kta të huej qi kanë intrigue e e kanë influencue Turkín në dam të shkollave shqipe.
Në nji telegram qi dergojn kapodaít prej Gilan në Stambollë, thohen kto fjalë: “In conseguenza di un malinteso i cannoni e i fucili tuonano da un mese e mezzo in tutte le parti della nostra provincia….. “.(“Si pasojë e nji keqkuptimi topat dhe pushkët gjëmojnë ka nji muej e gjysëm në të gjitha anët e krahinës tonë”)   Ky telegram u dergue në korrik 1912.
Il Comitato centrale Albanese  “Kombi” kû e ka pasë selín?
Shka thue ti per këto fjalë: “In Albania l’interesse nazionale è sempre andato avanti alle considerazioni religiose” (Në Shqipní interesi kombëtar a âsht mbajtë gjithmonë para konsideratave fetare )
Qytet i Shkupit a mund të thirrej në kohë të Turkís qytet shqiptar? A njimend zotnonte gjuha shqipe në qytetin e Shkupit?
Aty te Gilani harrova me të plotsue pyetjen, dmth në shka permbahet ky malinteso ?
Dikund tjeter thohen prap këto fjalë: “Nel 1204 (vjetët janë alla turca, por sugurisht dhe kjo vjetë kshtu âsht gabim shtypit!) in seguito ad ordine assurdo ricevuto, Ahmet Mukhtar Pascià si pose in marcia con 20 battaglioni contro Prizreni, ma grazie alle saggie misure prese dal Pascià non fu versato sangue” (Në 1204, mbas nji urdhni absurd, Ahmet Mukhtar Pasha filloi të marshojë me njizet batalione kundër Prizrenit por, falë vendimeve të matuna të Pashës,  nuk u derdh gjak).  Kúr e n’ ç’ rasë ndodhi kjo gjâ?
Shka don me thânë fjala Merqes, psh. Merqes di Janina?
“Nel Kazá di Luros, cosi nei piani di Perlepi e Florina le terre e le case sono proprietà degli Albanesi” ase “tutte le proprietà sono degli Albanesi”. Kuzzo- valaçhi e israeliti non possiedono.( “Në Kazánë e Lurës, si dhe në fushat e Përlepit e të Follorinës tokat dhe shtëpitë janë pronë e shqiptarëvet”…. “të gjitha pronat janë të shqiptarve. Kuco – Vllehët dhe Izraelitët nuk zotërojnë.”)  A âsht e vertetë kjo gjâ?
Tash, prej nji gurrës tjeter, po nxjerri këto pyetje: “Janina (në kohë të luftës balkanike) rá në dorë, prejsè u thye me pare e trathtoi… (“Janina durch Verrat und Bestechung gefallen” – me kto fjalë tedeshke lajmonte ministrín e vet perfaqsuesi gjerman prej Istambulit). E shton edhe këto fjalë: “Ismail Kemali habe dabei seine Hände im Spiel gehabt” (Ismajl Qemali ka pasë gisht në ket punë). Shka din e shka thue ti per ket punë? E kush kje ai a kush kjén ata qi trathtuen e qi u thyen me pare në Janinë?
A janë kenë  n’ushtrí t’Esat Pashës, qi luftoi në Shkoder kundra Malazezvet e Serbëvet edhe Kristjan, apor ishin të tanë ushtarët musulman? Ket pyetje po t’a bâj jo per tjeter, por vetem pse nder kondita qi Esat Pasha u pat vû Malazezve per dorzimin e Shkodres, kje dhe kjo qi mos me pasë të drejtë Malazezt me kontrolue çfarë elementash kristjan gjinden n’ushtrín e Esat Pashës. Se çfarë rândsijet ka mujtë me pasë kjo gjâ, un nuk e kuptoj.
Mue më duket se ket herë të kam bâ pyetje boll. Nji herë tjeter nuk di as vetë se shka me të pyetë, pse mâ i shpika sot.
Prap jam interesue me pyetë per Lambertz. Po qênka tue u shypë blêni I persrí, prandej kuptohet vonesa e madhe.
Kúr e ké menden me dalë n’ Europë? Tash po e shof se shi në letren e mbrame po m’a paske shkrue ket gjâ. Po të tokoi me ndejë gjatë n’ Europë, m’a merr mendja se ka me na tokue me u pá ndojherë perpara se të bâjsh hapin e madh e të kalojsh pertej oqeanit të hapët. Por tashmâ edhe ky oqean i pamasë po kapercehet me nji orë ajruer. Prandej afer se afer jemi.
Un nuk kam bâ kurr ndonji hap per me dalë n’ Amerikë. Shum e kanë bjerrë shpresen per Europen plakë. Vetë endè nuk e kam bjerrë shpresen n’ Europen, qi shum e thrrasin me fjalen tedeshke “Blindarm i Azís”. Blindarm shqip âsht “zorra qorre”. Pra, simbas tyne, Europa âsht zorra qorre e Azis. Mrekullí.
Shum shndet e urime të përzemerta per vjetin e rí, sadoqi heret âsht tash. Por deri at herë ndoshta nuk do të mundemi me të shkrue mâ. Letra e porositun e êmja do të ngjasë shum me të mërrijtë.
Prá edhe njiherë shndet e daulet e urime të perzemerta si per tý si edhe per motren.
    Miku i Yt.
P. Margjokaj
Ramleh,  21. 1. 1955
Fort i dashuni mik,
U kënaqa për tý për atë udhtim qi paske bâmë n’Italí prej nji skânji në tjetrin. Un mjerisht nuk munda me ardhun. Vërtet biletën do t’mâ kishin paguem edhe mue të shkuem e t’ardhun; por kisha shumë arsye tjera qi më penguen. Shëndosh për tjetër herë. Ti je vrojs i mirë e të falem nderës për ato pak rreshta aqë të interesueshëm qi më ke shkruem mbi at’udhtim.
Po kaloj te pyetjet:
Pse s’kanë dashun pushtetet othomane qi edhe Shqiptarët të kenë shkollat e veta në gjuhë të vet si gjithë popujt tjerë allogjenë të mbretnisë? Un e kuptoj kështu:
Çdo e drejtë ka konsistencë kur njeriu qi duhet t’a ketë e ndien, e din e e çëmon. Ndryshe e drejta nuk eksiston. E kanë ndiem, e kanë kuptuem, e kanë çëmuem Shqiptarët të drejtën për shkolla shqip? Njiqindmijë jo, nji po : do me thânë jo.
Na s’kemi pasun kurrë, jo shkolla, por as shkrim t’onin. Kur nji elite të vogël i rá ndër mênd për tê aty kah 1870 e sa, i pari alfabet shqip u sajue shi në Stamboll me lejën e sulltanit. Gjithashtu u çel edhe nji shkollë shqip në Korçë. Shqiptarët nisën me shkruem. Në mos u gabofsha – se s’kam burime këtu për me kontrolluem hollsitë – në 1880 u botue e famshmja “Historí” e Skënderbeut prej Neim Frashërit. Grekët u nxituen me i a raportuem fill e për pê Sulltanit. Dhe kishin ç’i raportojshin! Se ajo s’ishte as historí, por nji libello  qi shfrente kundra Tyrqet vënerin e katërqind vjete të nji populli të pushtuem ashtu siç e ndiente, jo vetë ai popull, por auktori. Prûna vetëm nji shembull, por në letërsinë jugore, të botueme përjashta, ke sa të duesh edhe tjerë qi tregojnë se ç’synojshin intelektualët shqiptarë, se ku dojshin me dalë nëpër shkollat kombtare në gjuhë shqipe. Sikur shkrimi shqip, letërsija shqipe të kishte pasë nisun e vazhduem me vepra si Lahuta e Malcisë në të cilën shqiptarët gjithkund luftojnë “për mbret e troje të veta” e “të bardhën fé”, kush mundet me thânë se na nuk do të kishim pasun shkollat t’ona në gjuhën t’onë, librat t’anë e gazetat t’ona, jo vetëm lirisht, por edhe të nxitun e të subvencjonuem prej shtetit othoman? Vênu ti në thronin e Abdylit e gjyko në se ka faj, sidomos tue marrë para sŷsh se ndërsa shkrimet e Neim Frashërit me shokë ka pasun plot kush me t’i raportuem e me komentime të rafinueme, e ato të kokave të randa si Fishta me shokë jo. Un në të ritë t’em i kam kënduem me enthusjazëm e tue derdhun lot veprat e Neimit. Por sot i gjykoj historikisht. Pra këndej del edhe qi të drejtën duhet jo vetëm t’a keshë ndiem, kuptuem e çëmuem, por edhe të dijsh me e përdorë. Tjerë të huej, veç Greket, un s’besoj qi kanë bâmë intriga kundra gjuhës s’onë. Por besoj se do të ketë pasun Shqiptarë të poshtër, këta po, qi kanë menduem vetëm për interesat personale qi mund të biershin e mâ fort ato qi do të fitojshin tue trathtuem kombin e vet. Kush ka qênë? X-i e Y-i et. a në dash thuej dreqi e i biri!
“… i cannoni e i fucili tuonano.. eç.” i referohet sigurisht kryengritjes së Kosovës. “Malinteso” këtu âsht fjala për nji shprehje diplomatike, besoj un.
Un s’besoj se ka pasun nji komitet shqiptar Kombi: gazetë me kët’ emën po, por komitet jo. Ndoshta nji patrijot a nji grusht ksish kanë mujtun me përdorë nji emën të këtilë për të impresjonuem ke ka qênë nevoja. Âsht nji systemë revolucjonare të pafuqishmish qi e kam përdorë edhe vetë në 1910.
Unë e kam besuem gjithmonë se ndër Shqiptarë instinkti racjal ka qênë mâ i fortë se ndiesija fetare, por jo “interesa kombtare”, të cilën ata s’e kuptojnë as sod. Këtu s’po shkoj mâ gjatë, se besoj se ndryshimi ndërmjet dý shprehsivet kuptohet lehtë.
Lidhja e Prizrenit dhe kundërshtarët
Shkupi, nën sûndimin othoman, ka mujtun me arsye me u quejtun qytet shqiptar. Posë qi afërsinat e tij kanë qênë me shumicë shqiptare, kujtoj se i tilë ka qênë edhe vetë. Influenca shqiptare ka qênë sigurisht mâ e fortë në Shkup se ajo e çdo elementi tjetër.
Ça i përket Ahmet-Muhtar Pashës do të ketë ndodhun kundra Lidhjes së Prizrendit (1878-1881). Me ato të dhâna qi gjêj në letrën t’ânde, un kështu mund t’a zgjidh atë problemë algjebrike.
Merqez = qêndër, kryevênd, kryeqytet, selí etj, simbas rasës.
“Nel Kazá di Luroshetc” do t’i afrohet mjaft së vërtetës.
Për Janinën un nuk dij kurrgjâ të sigurtë, madje nuk dij veçse çança qi vijshin rrotull aso kohe e që ishin në gojë të gjithë kundrështare të Ismail-Kemalit. Dij qi ky ka dekun pa ovull në xhep e qi në Vlonë pranë tij kanë qênë Luigj Gurakuqi, D. Nikoll Kaçorri e sa patrijotë tjerë të panjollë.
Mbas dokumentit qi po më thue, duhet të kenë qênë ndoshta edhe të krishtênë me Esatin në Shkodër, sado pak e ushtarë (luftarë) apo civila. Un me fakte nuk dij gjâ. Rândsij’e kushtit t’Esadit âsht kjo, qi në Shkodër po hŷnte Mali i Zi e, pa atë kusht, të krishtênët qi kishin qênë në shërbim të tij do të pësojshin dame e ndëshkime.
Përgjegjet i mbarova shi ku duhet e për tjera s’po kap nji copë letër tjetër mâ, por mirë se të flasim nji tjetër herë kur të më keshë shkrue ti, e tu mirë qofsh.
M.Kruja

In Memoriam: Në 1–vjetorin e kalimit në amshim të vëllait tim Dedë Gjomarku!

$
0
0

Dedë Gjomarku

Nga Nikollë Gjokmarku, New York

 

Këto ditë mbushet 1 vit, kur mbylli sytë pranë familjes, miqve dhe shokëve të ngushtë të idealeve antikomuniste vëllai im Deda, në Kullën historike të Familjes Gjomarku, në qytetin e lashtë të Shkodrës.
Ende sot, më kujtohen vuajtjet e gjata dhe të mundimshme, që ai kaloi në sketerren e tmerrshme të diktaturës komuniste në Shqipëri, gjatë viteve 1944-1990.
Për 44 vite me radhë, kalove rininë dhe burrërinë dhe u thinje në qelitë e ftohta të burgjeve komuniste të diktatorit Enver Hoxha.
Jeta juaj ishte një qendresë stoike dhe shembull i pamposhtur përballë makinës shfarosëse antinjerëzore komuniste. Ato burgje e kampe perqendrimi, i kalove edhe unë për aq kohë sa isha në Shqipëri (mbasi u arratisa), por jo më shumë vite dhe me keq se sa ju vëllai im i dashur.
E ruaj të freskët në kujtimet e mia, momentin e ndarjes fizikisht, nga ju vëllai im i shtrenjtë Dedë. Në mendje dhe zemrën e familjes Gjomarku dhe të gjithë miqëve dhe shokëve bashkëvuajtës ish të burgosurve politik të Shqipërisë, emri dhe shembulli juaj do të mbetet i skalitur me germa të arta.
Familja e jonë sot falënderon nga zemra të gjithë ata miq e shokë, që na u gjenden pranë, në ato ditë zie, personalitetet e larta të pushtetit lokal dhe qendror, veteranët e pamposhtur antikomunistë, që sot janë në moshë, intelektualë, gazetarë, studiues, banorët e shumtë mirditorë, që me zemer na u gjenden pranë në ato ditë pikëllimi, profesorë të universiteteve të Shkodrës dhe Tiranës, etj.
Fjalë zemre dalin nga ne pjesëtarët e familjes Gjonmarku për dajën e familjes sonë bashkëvuajtës në sketerrën komuniste për një kohë të gjatë Lek Pervizi; Prof. Dr. Romeo Gurakuqin, nipi i mikut të shtëpisë sonë Akademik Prof. Karl Gurakuqi; Ish i perndjekuri politik Eugjen Merlika, studiues,  nipi i personalitetit të shquar të botës shqiptare Mustafa Kruja, me të cilin na lidh një miqësi e hershme familjare; gazetarin e mirënjohur shqiptaro-amerikanë ish bashkëvuajtës në kampet e perqendrimit me familjen Gjomarku, zotin Beqir Sina, bijen e pervuajtur të trojeve shqiptare studiuesen e ditëve tona zonjen Fatbardha (Mulleti) Saraçi, e cila me botimet e saj të shumta antikomuniste, po zbardh mbijetesën e bashkëvujtësve në kohën e regjimit të zi komunist, studiuesen e re Leonora Laçi që e quajti Princi i bardhë i Mirditës, shkodranin Zef Luka, një parashutist dhe trim i pamposhtur, i cili, disa herë hyri dhe doli nga Shqipëria, duke luftuar heroikisht me armë në dorë, për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri.
Në librin e tij me kujtime, Zefi, miku jonë i dashtur i ka lënë si epitaf fjalët vlerësuese tuajat, gjatë takimit të pare, mbas rënies së komunizmit në vitin 1990. Ai nder të tjera, gjatë takimit me ju vëlla, thotë këto fjalë: “A je burr i fort Kapidan Deda? – E ju u pergjigjet: “O Zef Luka: – Burrat e fortë janë pushkatue në Zall të Kirit!!!”
Edhe Z.Nue Oroshi, i cili, ju vizitoi disa herë dhe bëri intervista me ju në Kullën tone, ka shkruar dhe referuar kumtesa historike, në simpoziumet e shumta të organizuara nga E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (Trojet e Arbërit).
Një falënderim të veçantë dua të përcjell sot, për mikun e hershëm të familjes tonë Tomë Mrijaj, i cili, gjithnjë punoj pa u lodhur për shumë vite me radhë me penden e tij hulumtuese, duke qendruar pranë nesh, ai arriti me durim të zbardh me fakte dhe argumente të vertetat historike të familjes tonë nder shekuj. Me Familjen Mrijaj, qysh në Kosovë nder shekuj në kemi pasur dhe ruajmë ende sot në New York, një miqësi tradicionale të panderprerë.
Trupi juaj sot pushon krenar në vorrezat historike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës, i rrethuar nga kapidanët e tjerë, që gjatë jetës së tyre bënë histori të lavdishme për Mirditën dhe trojet shqiptare.
Ju kujton me shumë mall perherë vëllai juaj Nikollë Gjomarku me familje. Gjithashtu ju kujton edhe familja e vëllait Ndue Gjomarku, i cili, pushon në Nju Jorkun e largët, që  gjithë jetën e tij (për 96 vite) e vuri në shërbim të Atdheut dhe Mirditës, duke i ruajtur nderin dhe lavdinë e përheshme familjes Gjomarku.

 

 

 

 

Demir Krasniqi – Gjergj Fishta i Malësisë së Gollakut

$
0
0

Nga Faton Krasniqi

(Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin z. Demir Krasniqi)

Demir Krasniqi u lind më 10 shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës, nga nëna Hysnije dhe babai Shefkiu.

Rrjedh mga një familje shumë bujare, mikpritëse dhe me vlera kombëtare. Në fëmijërinë e hershme të tij pati shumë vështirësi ekonomike. Si nxënës ka qenë gjithmonë i dalluar në mësime dhe aktivitete të lira shkollore. Muzikën (këngën) e ka trashëguar nga të parët e tij: gjyshi, babai, nëna, dajallarët dhe të afërmit e tjerë familjarë.

Shkollën fillore e kreu në Tugjec, kurse shkollimin dhe kualifikimin profesional muzikor i kreu në Prishtinë, në vitin shkollor 1969/70.

Talenti i tij i rrallë muzikor dhe dashuria e madhe ndaj këngës, u vërejt që nga ditët e para të fëmijërisë së tij, në bankat shkollore, në programet e ndryshme shkollore, ku gjithmonë u me talentin dhe interpretimin e tij të shkëlqyeshëm.

Më 25 Maj 1964, në manifestimin ndërkomunal të Kamenicës “Mikrofoni është i juaji”, Demir Krasniqi i shoqëruar nën përcjelljen e violinës nga arsimtari i tij, Rexhep Bunjaku, përfaqësoi shkollën fillore të Tugjecit, me këngën “Hajredin pasha po na vjen Radikës”, me ç’rast nga juria profesioniste u nderua me shpërblimin e parë, në vlerë prej 5000 dinarësh, që atë kohë ishin sa dy paga e gjysmë të një mësuesi.

Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:

Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës, ku krahas punës edukativo – arsimore, në të gjitha shkollat ku ka punuar, ka themeluar edhe grupe e shoqëri të ndryshme muzikore, si: SHKA “Shpresa e Malësisë” në fshatin Tugjec, të Malësisë së Kamenicës, gjatë vitit shkollor 1970/71, grupi muzikor i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë , më 1974- 1977, SHKA “Kosova” në Prishtinë, më 1974, grupet muzikore të shkollave fillore në fshatrat: Llabjan, Slivovë, Novo Bërdë dhe Viti të Marecit, në të cilat ka punuar prej vitit 1977 deri më 1980.

Ka qenë anëtarë i rregullt i AVI “Çiftelia” të Radio Prishtinës, nën drejtimin artistik të kompozitorit dhe etnomuzikologut Lorenc Antoni, prej vitit 1968 deri më 1977. Anëtar dhe bashkëthemelues i grupit folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë, prej vitit 1965 deri më 1980.

Bashkëthemelues i SHKA “Idriz Seferi” në Zhegër , më 1970 /71.

Në Gjilan, ka themeluar SHKA “Dituria”, në gjirin e shkollave të mesme teknike dhe ekonomike të qytetit në fillim të viteve të `90-ta, pastaj themelues i grupit muzikor “Xhevahiret e Gjilanit”, grupi muzikor “Krasniqja” në Gjilan, grupi folklorik “Shahiria” në Gjilan, grupi muzikor i Shkollës fillore “Selami Hallaçi “ në Gjilan, grupi muzikor “Marigona” i Shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, grupi muzikor i Shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, grupi muzikor “Tefta Tashko” i Shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, grupi i këngëtarëve të arsimtarëve “Qamili i Vogël” i Shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, etj, etj.

Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, kur u pranua si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka inçizuar me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.

Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gazmendeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare si:

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit, në Zagreb më 1970, Rivista e Folklorit Ballkanik të Folklorit në Ohër, më 1970, Takimet e Folklorit Ballkanik në Beograd, më 1971 dhe në Festivalin ndërkombëtar të Folklorit të popujve evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad, më 1976, ku ka kënduar në duet me Nexhmije Pagarushën , këngën “Ku po shkon moj Rrushja e lalës”, festival ky që për herë të parë u transmetua drejpërdrejt përmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizion”.

Me rastin e 500 – vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu , më 1968, ka inçizuar dhe publikuar diskun e parë të gramafonit me këngën “Kushtrimi i Skënderbeut”, këngë kjo që atë botë ishte bërë një himn i vërtetë i popullit shqiptar dhe që jehonte nga çdo shtëpi ku frymohej, jetohej e flitej shqip, si në trojet etnike shqiptare, ashtu edhe në diasporë.

Me rastin e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1978, ka krijuar, kompozuar, inçizuar dhe publikuar këngën me titull: “Lidhja e Prizrenit”.

Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër, ku është prezantuar me këngën :”Mirë se erdhe”.

Me rastin e 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova, i cili është prezantuar me këngën: ”100 vjet të Alfabetit shqiptar”. Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është prezantuar si kantautor i këngës: ”Kosova – nuse me kurorë”. Me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, para publikut gjilanas është prezantuar si kantautor i këngës :”100 vjet të Pavarësisë”. Është njëri ndër iniciatorët dhe organizatorët e parë të manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes në Tugjec”, ku që nga viti 2001 e deri më 2007, ka organizuar dhe moderuar pjesën artistike muzikore.

Kompozitor i më se 4000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Kënga e parë që e ka kompozuar, titullohej “Kënga e vashës” dhe këtë këngë e ka incizua në Radio Prishtinë, më 1969, në duet me këngëtaren Liliana Çavolli. Ka qenë pjesëmarrës disa herë me radhë në Festivalin tradicional “Akordet e Kosovës” më 1969,1970, 1974, 1976, 1979 , 1980, 1988, 1995 etj.

Në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon- 1976” në Ferizaj, kënga e tij kushtuar heroit të popullit Zenel Hajdini, është shpërblyer me Vendin e Parë nga juria profesionale dhe me Vendin e parë të Publikut. Po ashtu, në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon -1977” në Ferizaj, është shpërblyer me një bibliotekë librash.

Ka marrë pjesë në Rivistën e Folklorit Burimor Kosovar :”Gllogovci – 1974”

Në Festivalin Folklorik “I këndojmë Lirisë – 2005” në Klinë , është nderuar me pllakatin e Mujë Krasniqit. Po në atë vit ka marrë pjesë në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” në Deçan , si dhe në Festivalin mbarëkombëtarë “Hasi jehon” në Gjonaj të Prizrenit .

Që nga viti 1969 ka qenë anëtarë i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë (SAKOJ) në Beograd, anëtar i Mbrojtjes së të Drejtave Muzikore të Autorëve (ZAMP) dhe anëtar i Lidhjes së Autorëve të Muzikës Popullore (SANAM) në Beograd.

Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull : ”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 nëntor 1998, faqe 16. Është kantautor i himnit të Televizionit të pavarur “Festa” të Kumanovës, himnit të “Liberalëve të Kosovës ”, “Himnit për Kosovën”, “Marshi i UÇK-së” dhe Himni i “Flakës së Janarit” në Gjilan.

Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore. Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 13.000 këngë dhe valle popullore të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare. Pos kësaj, ka botuar me qindra këngë burimore në “Folklorin muzikor shqiptar” Bleni 4, 5, 6 dhe 7 të Lorenc Antonit.

Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit. Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi. Ndër mediumet publike në të cilat ka punuar si gazetar dhe moderator i shumë emisioneve, duhet përmendur: Radio “Viktoria” në Gjilan, Televizioni i pavarur “Vali” në Gjilan, gazeta “Bashkimi” në Gjilan, Gazeta javore “Fokus” në Prishtinë, gazeta javore “Perspektiva” në Preshevë dhe web faqja elektronike “Zemra Shqiptare” në Londër, “Rajonipress” në Gjilan etj.

Për punën dhe kontributin e tij, gjatë karrierës prej këngëtari e krijuesi muzikor është nderuar me qindra mirënjohje e dekorata.

Demir Krasniqit, për mbledhjen dhe publikimin e dy veprave muzikore të këngëtarit legjendar kosovar Qamili i Vogël – Muhaxhiri (pas vdekjes së tij), familja e këtij këngëtari të pavdekshëm, ia dhuroi dy kompletet e garderobave kombëtare të Qamilit të Vogël, dhurata këto që Demir Krasniqi i mbanë, i veshë dhe i ruan me krenarinë dhe respektin më të madh njerëzor.

Në qershor të vitit 2010, përmes shoqatës “Miqtë e Amerikës”, dy këngët autoriale të Demir Krasniqit:”Faleminderit Amerikë” dhe “ Këngë për Presidentin Bill Klinton”, i dorëzohen në duar presidentit historik të SHBA-ve , z. Bill Klinton, i cili e falënderon publikisht autorin dhe këto dy këngë janë të parat në historinë e folklorit muzikor shqiptar, të cilat hynë në muzeun e burrështetasve amerikanë, në Shtëpinë e Bardhë të Uashingtonit.

Në Festivalin tradicional “Zëri i Alfabetit-2011” në Manastir, Demir Krasniqi nderohet me një mirënjohje dhe me “Pllakatin e Kongresit të Manastirit”.

Në çmimet e dhjetorit të vitit 2011, nën moton: ”Me më të mirët”, organizuar nga Kuvendi Komunal dhe DKRS-ja e Gjilanit, nderohet me mirënjohje “Për kontributin shumëvjeçar në sferën e artit dhe të kulturës”. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë, në muajin Prill të vitit 2012, nderon me “Mirënjohje” për kontributin e dhënë në avancimin e artit dhe kulturës shqiptare. Nga Drejtoria e Festivalit të Këngëve dhe Valleve:”Gurra popullore- 2012”, nderohet me “Mirënjohje – për kontributin e dhënë në lëmin e këngës ndër vite “. Në kuadër të manifestimeve kulturore kushtuar Ditës së Çlirimit të Gjilanit, më datën 15 Qershor 2013, nën patronatin e kryetarit të komunës, z. Qemajl Mustafa, DKRS-së së Gjilanit, drejtori i Festivalit të Këngëve dhe Valleve: “Gurra popullore – 2013”, z. Nazim Gagica, i ndanë: Çmimin “Xhevat Ismajli” për karrierë”.

Me rastin e 65 vjetorit të lindjes së Demir Krasniqit, përkatësisht më datën 10 shkurt 2015, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtorisa për Kulturë, Rini dhe Sport, me një ceremoni simbolike përmes drejtorit Bujar Haziri, ka nderuar doajenin Demir Krasniqi, duke i ndarë Hartën e Republikës së Kosovës, e cila pasqyron pasuritë nëntokësore të vendit, Demir Krasniqit, si njeriu i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në folklorin e Anamoravës dhe më gjerë, duke nisur nga krijimet e tij, interpretimit dhe shërbimit në shumë sfera të kulturës gjilanase dhe shqiptare.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, më datën 15 qershor 2015, nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, DKRS-së së Gjilanit dhe organizatorët e Festivalit Tradicional të Këngëve dhe Valleve Popullore: ”Gurra popullore 2015”, Demir Krasniqit i ndahet: “Mirënjohje” për kontributin e dhënë ndër vite në krijimin, ruajtjen dhe kultivimin e folklorit si dhe për kontribut të lartë në arsim dhe lëmin e Artit Muzikor .

Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:

  1. Kajë moj çikë “ – Prishtinë , 1974.

  2. Zemra e një këngëtari” – Prishtinë, 1974.

  3. Çuni i vogël” – Prishtinë, 1975.

  4. Kosovari këndon” – Prishtinë , 1975.

  5. Këndojnë zemrat tona “ – Prishtinë , 1976.

  6. U rrita me këngën – kënga u rritë me mua “ – Prishtinë , 1978.

  7. Jonet e zemrës “ – Prishtinë , 1975 – 1982.

  8. Këngë shpirtërore “ – Smrekovnicë , 1982.

  9. Këngë popullore “ – Istog , 1986.

  10. Frymëmarrje nëpër stinë” – Istog , 1986.

  11. Këngë popullore shqiptare” – Gjilan, 1989.

  12. Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.

  13. Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë, 1995.

  14. Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998.

  15. Shtojzovallet e Gollakut” – Gjilan, 2000.

  16. Radio “Viktoria “ – Gjilan, 1999/2000.

  17. Radio “Viktoria” – Gjilan, 2001.

  18. Radio “Viktoria” – Gjilan, 2001.

  19. Radio “Viktoria” – Gjilan, 2002.

  20. Shkrime dhe parodi humoristiko – satirike “ – Gjilan , 2002.

  21. Artikuj, intervista dhe memoare të ndryshme “ – Gjilan , 2002.

  22. Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002.

  23. Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002.

  24. Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003.

  25. Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003.

  26. Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004.

  27. Skica me spica” – Gjilan, 2004.

  28. Lule dashurie” – Gjilan , 2004.

  29. Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005.

  30. Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005.

  31. Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005.

  32. Këngë popullore shqiptare” II – Gjilan, 2005.

  33. Lirika popullore e Gollakut “ – Gjilan, 2005.

  34. Këngë popullore A – Zh “ – Gjilan, 2006.

  35. Këngë popullore dylberësh “ – Gjilan, 2006.

  36. Kroi i këngës “- Gjilan, 2006.

  37. Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006.

  38. Valle popullore” – Gjilan, 2007.

  39. Këngë dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007.

  40. Këngë të zgjedhura vaji, malli e kurbeti” – Gjilan, 2007.

  41. Këngë të vjetra popullore” – Gjilan, 2007.

  42. Shënime dhe memoare të ndryshme “ – Gjilan, 2007.

  43. Këngë erotike fshatare “ – Gjilan, 2007.

  44. Valle popullore “ – Gjilan, 2007.

  45. Këngë të kompozuara “ – Gjilan, 2007.

  46. Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008.

  47. Diell lirie” – Gjilan, 2008.

  48. Memoare të ndryshme jetësore I” – Gjilan, 2008.

  49. Memoare të ndryshme jetësore II” – Gjilan, 2008.

  50. Memoare të ndryshme jetësore “ – Gjilan, 2008.

  51. Shënime të ndryshme nga interneti” – Gjilan, 2008.

  52. Artikuj, studime, gazetari” – Gjilan, 2008.

  53. Këngë, poezi dhe parodi” – Gjilan, 2008.

  54. Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008.

  55. Këngë popullore nga krijimtaria dhe repertori i Qamilit të Vogël” – Gjilan, 2008.

  56. Këngë popullore nga Qamili i Vogël” – Gjilan , 2008.

  57. Këngë të vjetra popullore dhe këngë të krijuara gjatë kohës” – Gjilan, 2008.

  58. Këngë të kompozuara me notizim” – Gjilan, 2008.

  59. Intervista dhe citate rreth Demir Krasniqit” – Gjilan, 2009.

  60. Artikuj, humore , satira , parodi “ – Gjilan , 2000- 2009.

  61. Artikuj të ndryshëm nga folklori” – Gjilan , 2000 – 2009.

  62. Gëzim Marku: ”Intervistë me Demir Krasniqin”, botoi “Zemra Shqiptare” – Londër , më 2009.

  63. Artikuj, studime dhe hulumtime gazetareske” – Gjilan , 2009.

  64. Këngë, përkushtime dhe parodi satirike” – Gjilan , 2009.

  65. Vaji i burrit “ – Gjilan , 2009.

  66. Këngë dhe melodi të kompozuara me nota “ – Gjilan, 2009.

  67. Artikuj, studime dhe botime nga interneti “ – Gjilan, 2010.

  68. I pa epur” – Gjilan, 2010.

  69. Krijime të reja muzikore me nota dhe pa nota “ – Gjilan, 2010.

  70. Djepi i këngës ( krijime dhe ribotime)” – Gjilan, 2010.

  71. Memoare dhe publikime nga interneti” – Gjilan, 2010.

  72. Këngë , shënime dhe publikime nga interneti” – Gjilan, 2010.

  73. Malli për Gollakun” – Gjilan, 2010.

  74. Publicistikë, artikuj, studime, analiza, etnomuzikologji” – Gjilan, 2011.

  75. Amaneti, Vol. 22.” – Gjilan, 2011.

  76. Intervista , studime, analiza “ – Gjilan , 2011.

  77. Artikuj, studime, analiza” – Gjilan , 2011.

  78. Këngë të ndryshme” – Gjilan, 2011.

  79. I pa epur 21” – Gjilan , 2011.

  80. Djepi i këngës 23” – Gjilan, 2011.

  81. Therje me vegsh 24“ – Gjilan , 2011.

  82. Amaneti” – Gjilan, 2011.

  83. Sofra e këngës” – Gjilan , 2012.

  84. Këngë të ndryshme” – Gjilan , 2012.

  85. Studime dhe analiza folklorike” – Gjilan, 2012.

  86. Publicistikë “ – Gjilan, 2012.

  87. Tinguj dhe ofshama” – Gjilan, 2012.

  88. Komentime dhe përkushtime” – Gjilan, 2012.

  89. Kënga ime” – Gjilan, 2012.

  90. Shpirt i trazuar” – Gjilan, 2013.

  91. Bardh e zi” – Gjilan, 2013.

  92. Mot e lot” – Gjilan, 2013.

  93. Klithje kohe” – Gjilan, 2013.

  94. Dritë e fikur” – Gjilan, 2013.

  95. Mall i pashuar” – Gjilan , 2013.

  96. Kopshti i dashurisë” – Gjilan, 2014.

  97. Bashkim Kombi ” – Gjilan, 2014.

  98. Lotët e Tokës “ – Gjilan, 2014 .

  99. Dashuri e gabuar” – Gjilan, 2014.

  100. Hambari i këngës” – Gjilan , 2014.

  101. Bukuritë e Gollakut” – Gjilan, 2014.

  102. Trojet tona” – Gjilan, 2014.

  103. Parajsa e këngës “ – Gjilan, 2014.

  104. Këngë përshëndetëse” – Gjilan, 2015.

  105. Lulja e fisit” – Gjilan , 2015.

  106. Bukuritë e Kosovës “ – Gjilan , 2015.

  107. Pranverë e përvajshme” – Gjilan , 2015.

  108. Plisat e bardhë” – Gjilan, 2015.

  109. Malli për nënën” – Gjilan, 2015 .

  110. Thesar pa trashëgimtarë “ – Gjilan, 2015.

  111. Trimat e Gollakut” – Gjilan, 2015.

Veprat autoriale të Demir Krasniqit:

 

  1. Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
  2. Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” – Prishtinë, 1995.
  3. Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998.
  4. Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002.
  5. Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002.
  6. Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003.
  7. Këngë krismash lirie II” – Gjilan, 2003.
  8. Familja Kurti nga Tugjeci” – Prishtinë, 2004.
  9. Skica me spica” – Gjilan, 2004 .
  10. Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, 2005.
  11. Kushtrim lirie “ – Gjilan, 2005 .
  12. Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005.
  13. Kroi i këngës” – Gjilan, 2006 .
  14. Qamili i Vogël – këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006.
  15. Valle popullore” – Gjilan, 2007.
  16. Këngë dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007.
  17. Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008.
  18. Diell lirie” – Gjilan, 2008.
  19. Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008.
  20. Gëzim Marku :”Intervistë me Demir Krasniqin “- Londër , 2009 .
  21. I pa epur “- Gjilan, 2010.
  22. Malli për Gollakun” – Gjilan, 2010.
  23. Djepi i këngës” – Gjilan, 2011.
  24. Therje me vegsh “ – Gjilan, 2011.
  25. Amaneti” – Gjilan, 2011.
  26. Tinguj dhe ofshama “ – Gjilan, 2012.
  27. Komentime dhe përkushtime” – Gjilan, 2012 .
  28. Kënga ime” – Gjilan, 2012.
  29. Sofra e këngës” – Gjilan , 2012.
  30. Shpirt i trazuar” – Gjilan, 2013.
  31. Bardh e zi” – Gjilan, 2013.
  32. Mot e lot” – Gjilan, 2013.
  33. Klithje kohe “ – Gjilan, 2013.
  34. Dritë e fikur” – Gjilan, 2013.
  35. Mall i pashuar “ – Gjilan, 2013.
  36. Kopshti i dashurisë” – Gjilan, 2014.
  37. Bashkim Kombi ” – Gjilan, 2014 .
  38. Lotët e Tokës” – Gjilan, 2014 .
  39. Dashuri e gabuar” – Gjilan, 2014 .
  40. Hambari i këngës” – Gjilan, 2014 .
  41. Bukuritë e Gollakut” – Gjilan, 2014.
  42. Trojet tona” – Gjilan , 2014.
  43. Parajsa e këngës” – Gjilan, 2014.
  44. Këngë përshëndetëse” – Gjilan, 2015 .
  45. Lulja e fisit” – Gjilan , 2015 .
  46. Bukuritë e Kosovës “ – Gjilan, 2015 .
  47. Pranverë e përvajshme” – Gjilan, 2015.
  48. Plisat e bardhë” – Gjilan, 2015.
  49. Malli për nënën” – Gjilan, 2015 .
  50. Thesar pa trashëgimtarë” – Gjilan, 2015 .
  51. Trimat e Gollakut” – Gjilan , 2015 .

Gjatë krijimtarisë së tij artistike muzikore, si dhe mbledhjes së folklorit muzikor shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare, askush nga ana e institucioneve tona relevante kulturore, qofshin atë lokale, qendrore , apo mbarëkombëtare , nuk i kanë ndihmuar kurrë në botimin dhe publikimin e ndonjërës prej këtyre veprave ?!

Vlen për t’u theksuar se vetëm përmbledhja me titull : ”Lirika popullore e Gollakut” , në të cilën janë përfshirë 1216 këngë të ndryshme burimore dhe që përmban gjithsejt 560 faqe shtypi, projekt ky në të cilin autori ka punua hiç më pak se 40 vite punë, studime e hulumtime , nuk ka dashur askush dhe asnjë institucionin kulturor që t’i ndihmojë dhe ta botojë këtë thesar kaq të çmueshëm të folklorit tonë burimor nga Malësia e Gollakut?!

Në opusin e tij krijues muzikor, përveç zhanreve tjera muzikore, nuk ka ngjarje historike, as figurë patriotike mbi trojet etnike shqiptare , që Demir Krasniqi të mos i ketë kushtuar këngë dhe kënduar ato me dashurinë dhe respektin më të madh njerëzor e kulturor. Po ashtu, ky krijues i paepur muzikor, nuk ka lënë emër, luftëtarë, veprimtarë, as ngjarje historike tëtë gjitha kohërave në Malësinë e Karadakut, Gollakut dhe të Anamoravës, pa e përfshirë në krijimtarinë dhe vargjet e tij poetike, muzikore e artistike.

Demir Krasniqi gjatë rrugëtimit të tij ka marrë disa epitete nga intelektaulë, muzikantë dhe krijues letrarë, si: vigan i artit shqiptar, artist i heshtur e herë artist rebel, yll Kosove, artist me përmasa ndërkombëtare, legjendë e këngë së mirëfilltë shqipe, por Demir Krasniqi është dhe do të jetë Gjergj Fishta i Malësisë së Gollakut.

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:

Për emrin e Zotit,

Për nderin e kombit,

Për gjakun e dëshmorëve,

Për eshtrat e varreve”!

Si e nderoj në 100 vjetorin e vrasjes Isa Boletinin, Agron Camaj nga Vuksanlekaj i Malsisë së Madhe

$
0
0
23 janar 2016. Foto dhe teksti i Agron M.Camaj nga Vuksanlekaj i Malsisë së Madhe. Fotoja është bërë mu në vendin ku malazezët e vranë Isa Boletinin me të vetët me 23 janar 1916,mbi rrënojat e urës pranë Lumit Ribnica, në Podgoricë
Rrëfimi i plotë i Agron M. Camaj nga Vuksanlekaj, Malesi e Madhe.

Duke banuar jo larg nga ura ku e vranë Isa Boletinin, meqë që nga femijëria isha i njoftuar me këtë histori. Me date 23 janar 2016, në ditën e njëqindvjetorit të vrasjes së tij dhe te bashkëluftetarëve të tij, si individ, i shtyrë me borxhin ndaj hijes së Isa Boletinit dhe veprave të tij që i takojnë kohës më të vështirë të kombit shqiptar, u ula deri tek ura që shënoi një pikë rrënqethëse të historisë sonë mbarëkombëtare… Mendova se do të jetë thjeshtë një homazh imi për Isa Boletinin, një kujtesë dhe nderim personal kur mendja më tha që ta merrja një plis dhe falmurin me vete dhe ashtu ta bëj një foto, aty ku na e vranë gjeniun e luftërave clirimtare. Ura e Ribnicës në Podgoricë është në proces të rindërtimit andaj une aty ku përpara 100-vitesh u vra në pabesi e pritë Isa Boletini, une e vendosa flamurin dhe plisin dhe i bera dy fotografi me celular.
E ndava nje foto me miqtë nga Malësia dhe nga Shqipëria, dhe duke komentuar me ata, me brengosi një fakt i thjeshtë fare: duke më përgëzuar për këtë foto, mendova se kjo ide imja nuk do te ishte asnjë gjë spektakolare po te ekzistonte një ceremoni e organizuar nga shteti i Shqipërisë,i Kosovës , apo nga kushdoqoftë… Ne mungesë të ceremonisë së tillëe, përkuljes zyrtare ndaj hijes,kujtimit e veprave të trimave kosovare dhe kombëtar, kjo fotografi që e bëra mbeti akti i vetëm në vendngjarje me rastin e 100 vjetorit?! Duke shpresuar që në të ardhmen të gjitha subjektet politike që synojnë avancimin e të drejatve të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, nuk do ti harrojnë datat e rëndësishme të kombit tonë, une, edhe nje here e theksoj – si individ, si shqiptar, këte foto e bëra në emër të të gjithë bashkëkombasve dhe, sic thoshte vet Isa Boletini – “Nuk lypi shpërblime për vete. Un’ jam mir’ kur âsht mir’ Shqypnia!”
Nikollë Camaj,për Agron M.Camajn,me 23 janar 2016
Një vëlla yni, një malësor, sot, në shenj kujtimi të 100 vjetorit të rënies së Isës, në vendin e ngjarjes, bëri këtë foto. Isa nuk do të vdes kurrë, derisa të jetojë në kujtesën tonë. Por, nuk duhet të vdesë as mësimi që na la mënyra e vrasjes së Isës dhe trimave të tij!

Kadare, një letër për Gjirokastrën në ditën e tij të lindjes

$
0
0

Në përvjetorin e tetëdhjetë të lindjes së tij, shkrimtari Ismail Kadare i ka dërguar një letër qytetit të lindjes, Gjirokastrës. Vetë shkrimtari nuk do të jetë në Gjirokastër për ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të tij, por me anë të një letre dërguar kryetares së bashkisë, Zamira Rami, Kadare shpreh falënderimet për qytetin ku ka kaluar 17 vitet e para të jetës, qytet i cili, siç shprehet ai, i ka dhënë gjithmonë më shumë sesa ajo çfarë ka dashur t’i japë ai.

E nderuara zonja kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës,

Në pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që, me anë të kësaj letre t’ju shprehja gjithë falënderimin tim, gjithë emocionin dhe, pse jo, mallëngjimin për ftesën tuaj të fisme, për të qenë pjesëmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë, me shtatëmbëdhjetë vitet e para të saj.

Mendoj se jam i besueshëm në qoftë se do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes, duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur t’i jap ka qenë gjithmonë më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.
E dashur zonja Rami,

Ju drejtoni bashkinë e qytetit, që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, me sa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet, që mendja ime s’i kapte dot.

Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës. Pa dashur të zgjatem, do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.
Duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.

Ismail Kadare
Paris, 25 janar 2016.
Gazmira Sokoli/Shekulli

Monografia e Zeqir Lushakut ,”Lushakët e Lushës”, një Testament dhe jehonë vuajtjesh për Lushën e Kurshumlisë 

$
0
0

Nga Gjergj Kabashi

 

*Zeqir Lushaku, “Lushakët e Lushës” 1878-2015,botues “Shkrola Print”,Prishtinë 2015.“Lushakët e Lushës”, është një libër-monografi që autori Zeqir Lushaku,economist i diplomuar, ia kushton fshatit të të parëve të vet,Lushës së Kurshumlisë,tash të pushtuar nga Serbia që nga periudha e asaj që në histori njihet si Kriza Lindore. Banorët e Lushës si dhe të të pothuaj gjithë Sanxhakut të Nishit e atij të Pirotit, janë shpërngulur me dhunë e terror qysh në atë periudhë kohore nga shteti serb i kohës i cili i shfrytëzoj krizat ndërkombëtare për tu zgjeruar në hapësirat jetësore të kombit shqiptar. Vetëm me ato shpërngulje gjenocidale, Serbia e fitoj padrejtësisht një territor me një sipërfaqe prej 10.972 km2, do të thotë një territor sa Kosova e sotshme.
Libri “Lushaket e Lushës”, i shkruar nga Zeqir Lushaku,intelektuali i njohur prishtinas i cili që nga viti 1990/1992 e deri sot e udhëheq institucionin më të rëndësishëm arsimor në Kosovë për mësimin e gjuhëve të huaja, ZAS-Trade, qe ne ate kohe ishte shkolla e pare private ne Kosovë për mësimin e gjuhëve të huaja,është një shembull për tu mbajtur në mend për ata që mund të nxiten e frumëzohen për shkrimin e librave të këtillë, se si shkruhet monografia. Monografia (  greqishtmonos një dhe graphein, me shkrue), nënkupton që autori duhet ta zotëron temën për të cilën shkruan dhe ti përmbahet asaj në mënyrën e duhur, gjë që mund të thuhet se Zeqir Lushaku i është përmbajtur me përpikëri,saqë për ta plotësuar mozaikun për shkrimin e librit nostalgjik “Lushakët e Lushës”, i është dashur të kredhet në histori dhe ndjekur, për aq sa ka mundur, shtegtimin mundimcare të atyre që i përkasin bërthamës e cerdhes së familjes Lushaku, qëkur ata u detyruan ta braktisnin me dhune Lushën e tyre në Kurshumli, që tashme është komunë në Serbi, në kufi me Podujevën.  Dhe familja e të parëve të Zeqir Lushakut u vendosen pikerisht në Sekiraqë të Podujevës,nja gjysmë ore me veturë deri tek Lushaku, vendlindja e të parëve të tyre që nuk mund ta harrojnë kurrë. Dhe, sado që kan kaluar mbi njëqind vite nga ato shpërngulje të dhunshme, pra 138 vjet familja e Zeqirit dhe shumë të tjerë e mbajnë mbiemrin Lushaku, si kujtim dhe testament për mos ta harruar Lushën. Në të vërtetë,sado që në vendin e vet, pra në Kosovën e sotshme të rrudhur teritorialisht nga pushtimet e Serbise përgjate historisë, të gjithë muhaxhirët (“refugjatët” e asaj pjese të atdheut ende të pushtuar), nuk kan dashur të pajtohen kurrë me humbjen e vendit të tyre,andaj të thuash të gjithë pa përjashtim në shenje kujtimi dhe për mos ta harruar vendin e braktisur me dhunë, i kan mbajtur si mbiemra pikerisht emrat e fshatrave apo të krahinës së caktuar, si,ta zëmë, Restelica, Bajcinca,Toplica, Kosanica, Gerguri, Prekopuca etj,etj, me qindra e qindra emra fshatrash, që deri në ditën e sotme i shfrytëzojnë për mbiemra.
 Me Zeqir Lushakun në një restaurant të Prishtinës më 24 dhjetor 2015
Në vazhdën e përpjekjeve për të mos e harruar vendin e të parëve,- pra të një Kosove tjetër të pushtuar nga Serbia, historiani tashme i ndjerë dr. Sabit Uka, është i pari që i ka bërë një studim gjithëpërfshirës fatit tragjik të këtyre shpërnguljeve me dhunë e terror të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe nga Sanxhaku i Pirotit. Sabit Uka, ia ka vënë themelet temes së ketyre shpërnguljeve ne historigrafinë shqiptare, duke e krijuar bazën e fortë për studime të mëtejshme të historianëve,apo individëve me kapacitete të admirueshme intelektuale si Zeqir Lushaku.  “Lushakët e Lushës” së Zeqir Lushakut, është monografia e parë sipas njohurive të mija, e shkruar për një fshat dhe kështu si një temë e ngushtuar në një hapësirë të kufizuar gjegrafike mund të shërbejë për shumë e shumë të tjerë që kështu sic ka vepruar, të veprojnë edhe të tjerë nga fshatrat e tjera pasi vetëm kështu përmes kujtimeve, rrëfimeve mallëngjyese e trishtuese, mund të mblidhen në një vend copat e “thyera” të një mozaiku, pra të asaj tragjedia kombetare shqiptare,që quhet humbja e sanxhakut të Nishit e Pirotit. Historinë që nuk e shkruajmë,rikujtojmë dhe dokumentojmë,kështu sic veproi intelektuali i njohur Zeqir Lushaku, edhe mund ta harrojmë… Dhe për të mos e harruar kurrë, atë duhet ta shkruajmë,ta kujtojmë dhe ta mendojmë gjithmonë si një tokë etërish që dikur ishim të detyruar ta braktisnim, por të cilën nuk e kemi harruar që është tokë e jona,e të parëve tanë.
Mënyra dhe metodat tipike të një gazetari të shquar, të cilat i ka përdorur Zeqir Lushaku për mbledhur e sjellë në një vend grimca kujtimesh e rrëfimesh, brenga të rënda sikur ato shpërngulje të kishin ndodhur dje; fotografi,vaje,vuajtje e rënkime, i japin ketij libri monografik jetë duke e shndërruar atë në një libër që në miniaturë i pasqyron vuajtjet e të gjithë atyre që i ndoqi Serbia në këtë pjesë të Kosovës shtet sot. Pavarësisht që Zeqir Lushaku nuk ka qenë gazetar me profesion, metoda e intervistimit që ai e shfrytëzon për mrekulli në grumbullimin e të dhënave, i japin librit “Lushakët e Lushës” peshën e duhur të një libri monografi.Ky libër-monografi për Lushën e Kurshumlisë, është një jehonë zhuritëse vuajtjesh dhe një testament për vendlindjen e të parëve që Serbia e mori me dhunë e terror mizor.
“Lushakët e Lushës”, mund të jetë lehtësisht libri i parë monografik i shkruar në këtë frymë,me kurreshtje,dije e durim intelektual, si një libër shembëlltyrë që edhe të tjerët ti shkruajnë monografitë e tjera,secili per fshatin e të parëve të vet, si, për shembull, “Gërgurët e Gërgurit”, “Bajcinët e Bajcincës”, etj.,etj.
Gjergj (b)Kabashi,Oslo më 31.01.2016

Kristo Frashëri, historiani i katër regjimeve

$
0
0

Akademiku i njohur, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbrëmjen e së dielës. Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen nesër, nga ora 12:00 deri në orën 13:00, në Akademinë e Shkencave.
Kristo Frashëri, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ka qenë një ndër figurat më të njohura, duke e filluar veprimtarinë e tij shkencore që prej vitit 1938. Ai ka një numër të madh botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore, ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elemente të tjera përmes të cilave ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët.
Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të të gjitha veprave të akademikut Frashëri, sepse hapësira e tyre është mjaft e gjerë, ashtu si periudhat historike të trajtuara prej tij. Një nga shqetësimet më të mëdha të tij e që haset në të gjitha botimet, është dëshira e fortë për të sjellë në vend të gjitha deformimet që i janë bërë historiografisë shqiptare ndër shekuj.
Mbeten të rralla veprat e tij për Skënderbeun, Perandorinë e Arbrit, pavarësinë, rilindjen, kufijtë e cunguar të Shqipërisë në vitin 1913, por edhe për Çamërinë, Epirin, Kosovën, Himarën, shqiptarët e Maqedonisë e deri për kryeqytetin, Tiranën.
Kristo Frashëri mbante titullin “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Shqipëria humbi padyshim historianin më të madh të 100 viteve të fundit, që megjithatë do të lërë pas veprat e tij si një mënyrë për të mbetur gjithmonë mes njerëzve që duan të shohin e kuptojnë historinë dhe të vërtetat e saj.
Akademiku Frashëri e përjetoi historinë e shkruar në librat që nisin që nga etnogjeneza ilire deri në historinë e ditëve të sotme. Pinjoll i një familjeje të njohur patriotike dhe intelektuale të Frashërllinjve, ai u shqua si patriot dhe antifashist në vitet e okupacionit italian dhe gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Frashëri shkroi dhe krijoi për gati pesë dekada në diktaturën komuniste. Dhe më pas mendimet e tij të guximshme kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë thithur vëmendjen mediatike e institucionale në rrugën drejt demokracisë.
Kristo Frashëri ka marrë pjesë aktive në Grupin e të Rinjve, e më pas edhe anëtar i Partisë Komuniste, si ilegal, dhe në maj të vitit 1943 u rreshtua në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitin 1951, ai u përfshi në grupin e historianëve që ka hartuar Historinë e Shqipërisë. Kristo Frashëri nuk hoqi kurrë dorë nga veprimtaria shkencore në fushën e historiografisë deri në ditët e fundit të jetës.
Akademiku i njohur vazhdimisht ka ndriçuar problemet thelbësore të historisë së Shqipërisë. “Një historian i një brumi të veçantë që ka jetuar dhe punuar në klimën e katër regjimeve politike, thellësisht të ndryshme midis tyre, që ka pasur Shqipëria”, shprehet për të kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti. Frashëri numëron rreth 75 vite të krijimtarisë dhe karrierës studimore e letrare. E nisi me shkrimet letrare të viteve ’30, ndërsa kishte filluar studimet në literaturë filozofike, sociale, politike, histori antike dhe moderne.
Jeta
Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, në Turqi. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindësit Anastas Frashëri dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbarë Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli. Profesor Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit dhe Sami Frashërit.

Ngushëllimet
Meta: Mirënjohje pa fund
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në mesazhin e ngushëllimit e konsideron akademikun Kristo Frashëri një rilindës modern dhe bashkëkohës i mendimit. Meta, në mesazhin e ngushëllimit, shprehet: “Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, profesorit dhe mësuesit, historianit të madh dhe njeriut modest që ka bërë histori. Mësova se u ndërpre një jetë që ishte gati të kapërcente pragun e 100 viteve të stuhishme; një jetë që, edhe shekullit të trazuar që kemi lënë pas, edhe këtij shekulli që jetojmë, i dha deri në fund punë dhe aktivitet të vyer, i dha portretin e një rilindësi modern dhe bashkëkohës. Pinjoll i mençur me një mbiemër të merituar që i ka dhënë aq shumë vendit, intelektual i klasit të parë dhe akademik i të njëjtit klas, profesor Frashëri është pjesëtar i një brezi të jashtëzakonshëm shqiptarësh të rrallë e të mëdhenj”, shprehet kryeparlamentari. Më tej, Meta thekson se “luftëtari me armë në dorë i Luftës së Dytë Botërore, që diti të zgjedhë frontin e duhur për lirinë e vendit, shkencëtari dhe humanisti i shquar, profesor Frashëri ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer me peshën e fjalës së tij të jashtëzakonshme. Vepra e tij për historinë e Shqipërisë ka një vend të merituar dhe ai bën pjesë në gjithë atë plejadë njerëzish të veçantë që kanë shkruar për çfarë kemi lënë pas si popull e si komb. Duke nisur me Gjergj Kastriotin e duke përfunduar me debate politike e historike të ditës, profesor Frashëri, ky rilindës modern i mendimit, ka dhënë fjalën dhe mendimin e tij të rëndë. Duke shkruar për historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, profesor Frashëri ka bërë të mundur që ne shqiptarët ta njohim më mirë vetveten, njëri-tjetrin, por dhe vendin që zëmë në raport me popuj të tjerë. Duke na bërë të njohur çfarë kemi qenë, ka ndihmuar të kuptojmë se çfarë do të bëhemi. Mirënjohje pa fund për profesor Kristo Frashërin. Njerëzve të tillë të rrallë është pothuaj e pamundur t’u thuash ashtu siç e meritojnë, t’u thuash shqip e thjesht: faleminderit për gjithçka!”.

Idrizi: Ishte memorie e gjallë
Kryetari i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, e cilëson Kristo Frashërin si një memorie të gjallë dhe të shkruar të kombit. “Ndërroi jetë një njeri i madh i memories historike të Shqipërisë … Prof. Kristo Frashëri ishte memoria e gjallë dhe e shkruar e kombit tonë. Lamtumirë profesor! Kishim shumë nevojë për Ju! Si një popull që shpesh na zë amnezia. Ju na kujtonit gjithmonë postulatin që historia përsëritet, e s’duhet të harrojmë të shkuarën për të ndërtuar të ardhmen … Një nga veprat e fundit që kisha privilegjin dhe nderin të botonit para disa muajsh ishte ‘Historia e Çamërisë’. U prefsh në paqe! Zoti të mëshiroftë! Ne të jemi mirënjohës profesor!”, shkruan nënkryetari i Kuvendit.

Veliaj: Prehu në paqe!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, historiani dhe akademiku i njohur, të cilit pak kohë më parë i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi”. “Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”, shkruan Veliaj në rrjetin social “Twitter”.

 

 

Gjon Gjekë Lucaj – mësuesi i dalluar i Malësisë

$
0
0

Njëri ndër mësuesit e dalluar dhe të parë të Malësisë së Madhe ishte Gjon Gjekë Lucaj. Lindi në Shkodër në vitin 1887. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare e malit të Triepshit. Tri klasë të shkollës fillore i kreu në Seminarin e Jezuitëve në Shkodër. Për shkollën dhe mësuesin Pjetër Gjuren ruan kujtimet më të ëmbla dhe i është mirënjohës. Fëmijëria e kaluar në Shkodër pati ndikim të madh në formimin e mësuesit të merituar. Në vitin 1898 e ëma e mori nga Shkodra dhe e solli në vatrën fëmijërore në Triepsh. Ditët e para të kaluara në Triepsh qenë të pakëndshme. Jeta primitive dhe rrethi i papërshtatshëm qenë barrë e rëndë për të.
Në dhjetor të vitit 1898 vazhdon shkollimin në fshatin Nikmarash (Triepsh). Mësimi ishte në gjuhën serbe. Ndërtesa e shkollës ishte private dhe e paadaptuar për nevojat mësimore. Për mësuesin e tij Gjoni shkruan: “Nga pedagogjia nuk dinte asgja”. Në autobiografinë e tij gjejmë të shkruara edhe këto fjalë: ”Rruga që çonte në shkollë ishte nëpër shkrepa. Unë hyna në shkollë fillore në Nikmarash në vitin shkollor 1898/90. Kur kqyrsha nxanësit, ma i riu ishte 10 vjeç e disa ishin ma tepër se 16 vjeç. Dikush ishte i veshun me xhubleta e dikush me çakshirë. Kur më binte ndërmend Shkodra dhe shokët e mi, shumë fshajsha prej marakut, më lodhte vetmia dhe dëshpërohesha”. Mësuesi nuk tregonte interesim për mësim as disiplinë. Nxënësit ishin të padisiplinuar dhe sipas shënimeve të Gjonit, u mungonte edukata morale. Ai përveç tjerash shkruan: “Ata shajshin njani tjetrin me fjalë të ndyta që kurrë nuk i kisha ndëgjue”.
Në vitin 1902 kreu për të dytën herë tri klasë të shkollës fillore ndërsa të katërtën e kreu në Podgoricë. Familja e tij ishte e varfër, nuk kishte mundësi të shkollonte Gjonin e etshëm për dituri. Libri bëhet shoku i tij më i ngushtë. Arrin të përvetësojë katër gjuhë të huaja dhe kështu fitoi kulturë të gjerë. Në moshën 21 vjeçare udhëton prej Podgorice në Cetinë e prej andej në Tivar ku punoi katër muaj për të siguruar të hollat për të shkuar në Greqi, ku qëndroi dy javë ku u njoh me shumë patriotë shqiptarë e posaçërisht qe i frytshëm dhe i rëndësishëm takimi me Andon Zako Çajupin. Prej Greqisë kalon në Sanxhak për t’u takuar me organizatorët e kryengritjes. Mandej kalon në Vlorë, Durrës, Ulqin, Tivar për të arritur në Triepsh, që t’i organizojë bashkëvendasit në kryengritje kundër turqve, por kushtet nuk ishin të volitshme, sepse triepshanët ishin nën shtetin e Malit të Zi. As në Triepsh nuk qëndroi shumë dhe pasi siguroi pasaportën, prej Podgorice u nis për Ostog prej nga kalon në Nikshiq e Sanxhak e pastaj në Plevle. Mirëpo as këtu nuk qëndroi shumë. Pati mundësi të takohet me pariotët shqiptarë, por kësaj here organet e pushtetit turk i bien në gjurmë dhe e burgosin. Në burg nuk ndejti shumë sepse intervenojnë bashkëpunëtorët e tij dhe lirohet. Pastaj kalon në Kollashin ku takohet me Ndrek Shkjezin për të cilin tha: “Ndreka ka qenë shpirt revolucionari, i kritikonte ata shqiptarë që nuk luftonin për çlirimin e atdheut të vet”. Aty i besohet detyra të shpërndajë flamuj dhe karta postale me fytyrën e Skënderbeut, Jani Vretos dhe figurave të tjera të ndritshme shqiptare. Mirëpo, me të arritur në Podgoricë, në vitin 1909, një renegat i Malit të Zi nga Triepshi e padit dhe e burgosin. Në burg e mundojnë duke iu kërcënuar se do ta vrasin. Pas tetë ditë torture në burgun e Podgoricës e dërgojnë në Cetinë. Torturat ishin të padurueshme, e akuzonin si tradhëtar të shtetit. Burgu i Cetinës dhe Podgoricës nuk mundën ta largojnë prej qëllimeve të tij të shenjta. Mbreti i Malit të Zi, Nikolla u dha amnisti të burgosurve politikë dhe Gjoni lirohet me kusht që të kalojë në Shkodër ose Austri. Në vitin 1910 e hasim në Vjenë. Edhe atje bashkëpunon me patriotët dhe studentët shqiptarë. Doktor Georg Pekmezi ishte figura qendrore e shqiptarëve, të cilët gjendeshin në Vjenë. Qe shumë i frytshëm takimi dhe bashkëpunimi me Fan Nolin, Faik Konicën, Vincenc Prenushin, Lukë Lukajn, Zef Harapin e të tjerë.
Në vitin 1911 Gjoni gjendet në Gjermani i ngarkuar me detyrë që të bashkëpunojë me shqiptarët, për t’i ndihmuar kryengritjet e shqiptarëve, që kishin bërë jehonë të madhe. Në Gjermani nuk mbeti shumë dhe kthehet në Vjenë. Pikërisht më 24 shtator 1912 i besohet detyra delikate dhe shumë e rrezikshme për jetën e tij. Fjala është për përgatitjen për të kaluar në Kosovë dhe për të konstatuar gjendjen reale politike që ishte krijuar dhe për të bashkëpunuar me prijësit e kryengritjes. Në Prizren takohet me shumë shqiptarë dhe njihet me pozitën e vështirë të tyre. As këtu nuk qëndroi më tepër se dy ditë dhe kalon në Gjakovë me të njejtin qëllim. Pastaj kalon në Pejë ku pa gjendjen e mjerë të vëllezërve të vet. Gjoni shkruan: “Çka me pa, mos o Zot më zi”. Shqiptarët e shkretë i torturonin dhe i ekzekutonin pa pikën e mëshirës. Gjoni është dëshmitar i ditëve më të vështira dhe luftës për ekzistencë të popullit shqiptar. Kujtimi më i hidhur i ka mbetur nga Peja ku e burgosin dhe e torturojnë. Nga uria dhe torturat e papërshkruara sëmuret nga titusi. Pasi shërohet e lirojnë dhe kalon në Gusi, Kelmend dhe Selcë. Për gjendjen e shqiptarëve në Selcë shkruan: “Selca e Kelmendi tue luftue me turq ishin dobësue në pikëpamje ekonomike sa nuk kishin bukë me ngranë dhe fëmijët kishin mbetë cullak”. I lodhur Gjoni kaloi në Shqipëri dhe prej andej në Vjenë ku punoi një vit. Prej Vjenës nëpër Beograd, Nish, Ferizaj, Prizren, Pejë , Gusi arrin në Triepsh. Qeveria e Malit të Zi mobilizoi bashkëvendësit e tij dhe i dërgoi për të luftuar kundër vëllezërve hotjanë, grudjanë, selcjanë dhe kelmendas. Gjoni ua shpjegonte triepshanëve se nuk duhet luftuar kundër të vetëve. Pas një kontakti të shkurtë me Bajram Currin e udhëheqësit e tjerë të kryengritjes, i japin detyrë që me dokumente të rëndësishme të niset për Dibër dhe të takohet me Nikollë Ivanajn. Dokumentet përbënin një plan të gjerë me udhëzime të rëndësishme për operacione luftarake për t’u liruar nga të huajt. Edhe këtë detyrë e kreu me nder.
Bashkë me Sheh Ademin, Albert Sherifin dhe Pashko Krasniqin, të veshur “tebdilë” hyjnë në Elbasan, mbledhin faktet e duhura e pastaj kalojnë në Korçë. Në Korçë të gjithë i burgosin por në burg nuk mbesin shumë, sepse korçarët intervenuan dhe pa u hyrë therrë në këmbë kalojnë në Florinë e prej këndej në Selanik. Pas një konsultimi të shkurtë me kolegët dhe bashkëpunëtorët e vet kalon në Sofje për t’i informuar shqiptarët e atjeshëm me gjendjen politike në truallin e Shqipërisë. Pasi e kryen këtë detyrë me Pashko Krasniqin kalon në Vjenë.
Për luftat e popullit të vet në vitet kritike ruan shumë kujtime. Është luftëtar i shquar me armë e pendë për lirinë e popullit tonë nga zgjedha e të huajve. Dy idealet e Gjonit kanë qenë: liria e vendit të vet dhe arsimimi i popullit. Shkurt, me tërë fuqinë e trupit dhe mendjes është vënë në shërbim të popullit të vet. Në historinë e shkollave shqipe të Malësisë së Madhe një vend nderi i takon Gjonit.
Në moshën 24 vjeçare filloi punën në arsim. Emërohet mësues në Dibër ku punoi vetëm një vit. Në vitin shkollor 1917/18 për herë të parë hapë shkollën në gjuhën shqipe në Dinoshë. Shkolla filloi të punonte në ndërtesë private dhe nuk u përgjigjej kushteve më elementare. Por me iniciativën e mësuesit të nderuar dhe popullit të etshëm për arsim, kushtet përmirësohen dhe mësimi zhvillohej rregullisht. Tekstet shkollore i merrnin nga Shkodra, të gjitha në gjuhën amtare. Për sigurimin e teksteve mësimore dhe për punën e shkollave kujdes të veçantë kanë treguar Shtjefën Gjeçovi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e të tjerë. Mësuesi i zellshëm u mësonte nxënësve këto lëndë: gjuhë amtare, histori, vizatim etj.
I ka çmuar të gjitha lëndët por gjuhën amtare, historinë e këngën në mënyrë të veçantë. Kjo arsyetohet sepse detyrën në arsim e përqafoi në rend të parë si obligim kombëtar ndaj popullit të vet.
Gjatë kohës së ish Jugosllavisë ka shërbyer nëpunës në Hot, Grudë e Triepsh. Pas çlirimit emërohet mësues në Triepshin e Poshtëm ku punoi me vullnet me nxënës dhe të rritur. Pas gjashtë vjet pune i bëhet një operacion dhe mjeku ia ndalon punën prandaj edhe pensionohet.
Gjoni me plot të drejtë quhet mësuesi i Malësisë së Madhe sepse kaliti e arsimoi shumë gjenerata të cilat i detyrohen Gjonit për respekt dhe mirënjohje.
Gjoni është marrë edhe me shkrime. Është i rëndësishëm artikulli “Zhvillimi i arsimit në Triepsh” botuar në “Prosvetni rad” të Podgoricës më 1968.

 

 

Një nderim për Papa Kristo Negovanin

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Si sot 111 vjet më parë me 12 shkurt 1905 u vra  i goditur me thikë Papa Kristo Negovani një nga priftërinjtë më patriotitë të periudhës së Rilindjes , një nga Priftërinjtë të cilët  së bashku me komunitetin orthodox të Shqipërisë të asaj kohe, dhanë kontributin më të madhe dhe ndihmesën bazë në Rilindjen kombëtare duke ngritur dhe zgjuar ndjenjat patriotike  të pppullit shqiptar, qoftë ne rikujtimin  e verave të paçmuara të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, qoftë në  përcaktimin si armiq të osmanizmit turk dhe të xhon turqve të cilët nuk deshën të krijohej një Shqipëri e pavarur , qoftë në  bërjne e shërbesave fetare në gjuhën e bukur shqipe e cila nuk lejohej në Perandorinë osmane në të katër sanxhaqet duke u cilësuar si gjuhë jo zyrtare, si dhe në shkrimet e tij shumë kuptimplote, të cilat mbeten një trashëgimi shumë e vyer .
Një nga kontributet e e rëndësishme të Papa Kristo Negovanit është predikimi në gjuhën shqipe i sentencave dhe psalmeve të Ungjillit pra të Dhiatës së Re por dhe të Dhiatës së vjetër në kishën e Negovanit, fhat i cili sot ndodhet nën juridiksionin e Republikës së Greqisë me një emër tjetër Φλάμπουρον/Flámpouron), pra  një fshat në Qarkun i Follorinë.
Pak Histori për jetën e pavdekëshme të Papa Kristo Negovanit.
Papa Kristo Negovani (1875- 12 shkurt 1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi, ishte atdhetar dhe klerik shqiptar.
Lindi në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje.
Vdiq i masakruar barbarisht nga disa shqiptarë të paguar për ta vrarë sipas urdhrit të Portës së Lartë.
Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit).
Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.
Ditët e Fdit të Papa Kristo Negovanit. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, “Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai.
Historia e vrasjes së tij mbetet për tu konsideruar sepse një pjesë  i a veshin fajin priftit të  Kosturit, një pjesë i a venë fajn problemeve që kishte me vëllain e tij i cili mori pjesë në vrasjen e tij macabre e cilaishte një vëllavrasje. Sidoqoftë historia, nëse nuk do të ishte përfshirë politika, Papa Kristo Negovanimbetet një patriot i shquar i Rilinjes kombëtare qoftë për ato që u thanë më lart por e rëndësishme është se PapaKristo Negovani përvecse prift dhe patriot ishte dhe një shkrimtar dhe novelist nga më të shquarit e asaj kohe.
Kjo spjegon dhe faktin sepse turkoshakët janë përpjekur të minimizojnë rëndësinsi e këtij rilindasi duke hrxhuar shumë bojë dhe keqinformacion përsa i përket vrasjes së tij. Përse e them këtë?
Këtë e them sepse shkrimet e tij predikimet e tij kishin të bënin në përpjeket e tij në zgjimin e popullit shqiptar dhe të krishterëve shqiptarë për të luftuar kundër pushtimit Osman dhe xhon turqve, për të u ritrguar atyre masakrat e pashallarëve turko-shqiptarë si Ali Pashë Tepelena- gjakatari i cili me veprën e tij makabre masakroi mijra  shqiptarë të krishterë dhe detyroi të cvendseshin me mijra shqiptarë larg vëndeve të tyre të lindjes si suliotët, fshtarat e Gjirokastrës, ato të Kolonjës të cilët u cvendosën dhe ikën nga sytë këmbët përshkak të mizorive të këtij Pashai që gabimisht cilësohet si një patriot nga disa grupe intelektualësh.
Sidoqoftë rëndësia e tij e madheqëndron në shkrimet e tij sidomos në Librin e tij `Prishja e Hormovës në të cilën gjënden  një tregim me titull `I vogli Bonat Argjëndi` dhe Drama `Prishja e Hormovës` e shkruar në shqip por me gërma jo si ato të miraatuara në Kongresin e Manastirit, tre vite më vonë.
Këto dy rrëfenja spjegojnë botkuptimin e Papa Kristo Negovanit si një patriot shqiptar dhe rilindas i vërtetë i cili krahas veshjes së tij priftërore orthodokse luftoi që predikimet e Kishës Orthodokse të bëheshin  në shqip duke u bazuar në shprehjet e Shën Palit në Dhjatën e Re të cilat do ti parafrazoj më poshtë, duke u bërë pararendësi i Fan Nolit të madh në krijimin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=142904#sthash.h37MY6vz.dpuf http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=142904 (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Papa_Kristo_Negovani)
Sipas Shen Palit tek `Korinthiasve` 13:1,2, thotë: “ Tani do t`ju tregoj dicka qe eshte me e rëndësishme se të gjitha këto dhunti-Fryt i Shpirtit. Po ti flisja të gjitha gjuhët e njervesi dhe të dinja gjuhën e engjëjve, por , pot ë mos kasha dashurinë (hyjnore), do të isha vetëm një gong që kumbon ose një daulle që bën zzhurmë të madhe. (2). Po ta kasha dhuntinë e Profecisë e ti dinja të gjitha të fshehtat e perëndisë e të gjitha dituritë, po të kisha besim për të bërë të pamundurën, por po të më mungonte kjo dashuri hyjnore-nuk do të isha asgjë“.
Dhe më tej: 14:9 “Po kështu edhe ju, n.q.se gjuha juaj nuk flet fjalë të kuptueshme, si do të merret vesh ajo që po thoni?Fjalë në erë? (14:10; 11).Ka gjuhë të panumurta në botë: çdo popull ka gjuhën e tij. Pornuk e kuptoj gjuhën që flitet njeriu që flet kështu me mua është i huaj ashtu dhe unë për të. 14:12 Kështu është edhe me ju: ju u jepni shumë rëndësi dhuntive të dhëna nga shpirti; por duhet të përpiqeni për ato që i japing ndihmesë në eduimin e bashkësisë. Atëhere nuk do t`ju mungojë asgjë“. 14:16;17;18;19 Por kur ju lavdëroni me shpirt Perëndinë si mund që ai që nuk e kupton këtë gjuhë t`I përgjigjet me Amen lutjes sate?Nuk e di se ç`po thua ti. Jetri nuk ka asnjë dobi nga kjo edhe  n.q.se ti thua një lutje të bukur. Unë falenderoj Perëndinë se flas gjuhë të panjohura më tepër se jut të gjithë. Porn ë mbledhjen e Bashkësisë më mirë është të flas pesë fjalime të kuptueshme që të edukohen të tjerët se dhjetë mijë fjalë të që askush nuk i kupton“.
Së fundmi mund të përmënd që vepra e Papa Kristo Negovanit është e pavdekshme dhe do të rikujtohet përgjithmonë  qoftë nga shqiptarët qoftë nga Kisha orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, sepse ai mbetet një predikues , një shkrimtar dhe një patriot e rilinddas i vërtetë.

priftipirro@hotmail.com

 

 

“Paftuar”, filmi mbi dramën e emigrimit përjetuar nga bashkëautori Julian Biba

$
0
0

Nga Ermira Babamusta

 

New York - Producenti dhe skenaristi Julian Biba trajton në filmat e tij tema sociale, histori të emigrantëve, siç është filmi “Patuar” bazuar në ngjarjen reale përjetuar nga vetë Juliani. Ai gjithashtu aktron edhe është kordinator i skenave aksion. Juliani ka lindur në Shqipëri dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000. Duke pasur një kualifikim në karate, edukim ushtarak dhe trajnime policore, pasioni për filmat aksion ishte e natyrshme për të. Projekti i tij më i madh është skenari “Besim i Verbër” (Leap of Faith).
“Leap of Faith” ndryshoi totalisht mënyrën se si unë shkruaj dhe mendoj për skenarin. Është dizenjuar për një film që kërkon buxhet të madh, gjë që e bën pikën e fortë dhe të dobët të projektit në të njëjtën kohë,” thotë skenarist/producenti Julian Biba.
Julian Biba ka bashkëpunuar me skenaristin dhe regjizorin e njour shqiptar në New York, Roland Uruçi për filmin me metrazh të shkurtër “Paftuar” (Uninvited) për të cilin kanë qënë bashkë-skenaristë. Po ashtu Juliani ishte Asistent, Producent dhe Koordinator për skenat aksion në këtë film.
“Ky film është bazuar në ngjarje reale ku unë kam qenë dëshmitar okular dhe bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut nga njësitë greke të patrullës kufitare kundrejt emigrantëve ilegalë Shqiptarë. Shpresojmë që dikur të kemi fondet e nevojshme në mënyrë që të filmojmë versionin e gjatë të skenarit për të treguar të gjithë ngjarjen mjaft interesante.”
“Pata kënaqësinë dhe nderin të punoj me regjizorin Roland Uruçi; drejtorin e fotografisë Albert Elmazovski; dy aktorë, të cilët jam rritur duke i parë në television: Todi Llupi dhe Karafil Shena; aktorin/regjizorin e madh Laert Vasili; producentët e mrekullueshëm Tefta Bejko dhe Bujar Alimani; dhe aktorët Artan Telqiu, Albi Dhima, Armando Dauti, Griseld Kapllanaj, Sabrina Alimani, Ervin Kendella dhe Galip Cobaj.”
Pas filmit“Paftuar” Juliani ka ndjekur disa klasa aktrimi me aktor/regjizorin Ron Millkie dhe ka shkruar disa skenare, një pjesë prej të cilëve janë të bazuar në ngjarje reale.
“Dy nga skenaret e gjatë janë po ashtu të bazuar në ngjarje të vërteta në të cilat unë kam qenë pjesëmarres, si “E Ardhmja e Ndritur” (The Bright Future) që pak a shumë është një vazhdim i filmit “Paftuar”, por tani ngjarja kryesore ndodh në Athinë, Greqi. “Besimi” (Trust) bazohet në rebelimet masive me armë që ndodhën në Shqipëri në vitin 1997. Pastaj është edhe “Besim i Verbër” (Leap of Faith) i cili është skenari im i parë që nuk bazohet mbi ngjarje te mijat, por bën fjalë për dramën e një gruaje e cila humb njerëzit e saj më të dashur. Skenarët për filmat e shkurtër janë një kombinim mes atyre nga ngjarje reale e atyre të fantazuar.”
Juliani ka bërë një program intensiv me “ScreenwritingU” Programi Profesional i Shkrimit të Skenarit. Gjatë kohës 8 mujore të kursit ai përfundoi skenarin “Besim i Verbër” (Leap of Faith) që u publikua në revistën amerikane “Inktip” për t’u marrë në konsideratë nga kompani të ndryshme produksioni.
Përveç produksionit the shkrimit të skenarëve, Juliani ishte pjesë e serialit “Amerikanët” (The Americans) gjithashtu dhe tek “Misteret në Muze” (Mysteries At the Museum) në rolin e Al Kapones, në kanalin e njohur Travel Channel.
“E adhuroj serialin “Amerikanët” dhe pata një eksperiencë shumë të bukur vëzhgimi nga afër i një produksion të atij niveli. Al Kapone dhe detektivi i shekullit XIX, ishin dokumentarë ku na duhej të improvizonim dhe une e shijova shumë ate eksperiencë.”
“Gjatë Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork (New York Albanian Film Week) të producentes Mrika Krasniqi pata shansin të bëj biseda konstruktive me regjizorë si Iris Elezi dhe Fatmir Koci dhe m’u kërkua nga regjizori kosovar Sabri Pajaziti të aktroj në filmin e tij me metrazh të shkurtër “Një kohë e vështirë në Nju Jork” (A Tough Time in NY) përkrah aktorit shumë të talentuar Julian Gjaci. Kjo ishtë një eksperiencë shumë e bukur dhe shijova çdo moment të saj.”
Julian Biba momentalisht po punon për të shfaqur historinë e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai thotë se skenari është akoma në progres dhe shpalos një nga vlerat më të mëdha të shqiptarëve “BESËN”, premtimi që një shqiptar tradicional e jep “duke preferuar vdekjen para se ta thyejë atë.”
Producenti Julian Biba po planifikon të organizojë disa shfaqje në Nju Jork, Uashington DC dhe Masaçusets për filmin me metrazh të shkurtër “Paftuar”, me objektiv kryesor prodhimin e variantit të plotë të këtij filmi.

Julian Biba ne rolin Al Capone

Shqiptari Shën Kristo Kopshtari që i kushtoj me jetë ngatërresa me një turk në stamboll për çmimin e mollëve

$
0
0

Ky është Shën Kristo Kopshtari dhe më 12 Shkurt ka ditën e kujtimit. Sipas të dhënave Shën Kristo Kopshtari ishte shqiptar nga Shqipëria e sotme dhe ai shiste mollë në Stamboll. Një ditë u zu me një turk për çmimin e mollëve. Pas sherrit e arrestuan dhe e dërguan në Gjykatën në Kretë për ta dënuar. Vdiq në burg në moshën 40 vjeçare nga torturat më 1748. Ne duhet të njohim Shënjtorët shqiptar për ti nderuar këta dhe jo Shënjtorët e huaj. Për më shumë lexoni biografinë e tij në gjuhën greke ku thuhet qartë se është Shënjtor shqiptar.

Përgatitur nga Arben Llalla, historian

Enigma e një vrasje të trefishtë…

$
0
0

Me rastin e 19-Vjetorit të rënies së tyre)

 

Nga Kadri Gervalla

 

Këta të tretë s´bashku dhe ENIGMA ,ranë në pritën e organizuar nga regjimi serb ndërmjet fshatrave Pestovë dhe Maxhunaj të Vushtrrisë pas të njohurës “ndjekja japoneze“

Zahir Pajaziti, me pseudonimin “Ismeti”, Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbetët njeri nga figurat më madhore të rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri nga atentatorët dhe organizatorët më të guximshëm të luftës.

Zahir Pjazitin në vjeshtën e vitit 1991 do ta gjejmë në Shqipëri, në stervitje ushtarake, ku mandej këthehet në Kosovë, gjithnjë në përsosje të artit ushtarak dhe ngritëjes së aftësive organizativo-politike. Në këtë vazhdimësi, Zahiri do të jet pjesë e Shtabit si hierarkia më e lartë ushtarake, rreth të cilit Shtab do të vepronin edhe shumë luftëtarë tjerë si: Adem Jashari, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimi, Sokol Bashota, Mujë Krasniqi, Xheladin Gashi, të cilët e krijuan edhe Shtabin Operativ të UÇK-së.

Ky Shtab, më 1995 u ngritë në Shtab Qendror të UÇK-së.

Zahiri ishte figura madhore e rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njeri ndër atentatorët dhe organizatorët më të mëdhenjë të luftës.

Fjalë e besë n´zemër i mbajë

Kam dy shokë që s´mund ti ndajë

Si shqiponja me dy krah…

Roje i bejmë Atdheun na

 

Të flasësh për dëshmorët e Kombit është krenari, por kjo krenari të obligon që fjalës së thënë dhe sidomos asaj të shkruar, t´i japësh peshën e vet, peshën e kohës. Veprimtaria e dëshmorëve është aq e begatëshme sa në rrugën e tyre për liri është e pamundur t’i përmbledhësh të gjitha me pak fjalë, dhe të mendosh se i ke thënë të gjitha që duhet thënë.

Rrugëtimi i tyre është një gurrë që nuk shterron kurrë, dhe sa herë që thellohesh në vepren e tyre të madhe, përherë gjenë diçka që nuk është thënë, dhe ato vepra bëhen para syve tanë, si një det i tërë. Ta zësh në gojë emrin e Zahir Pajazitit, të kthen në një kohë, e cila mban kuptueshmërinë e filozofis së të gjitha kohërave që shkuan dhe atyre që do vijnë.

Në kontiniutet kohor-historik, emri i Zahirit bëhet një kurorëzim i angazhimeve gjithë kombëtare, në projektin e madh ku u derdhen energjitë shekullore të shqiptarëve për liri, barazi dhe demokraci, si vlera më kulminante mbi të cilat ndritet çdo shoqëri e civilizuar.

Zahiri u lind më 1 Nëntor të vitit 1962. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij. Të mesmën e vazhdoi në Vushtrri, por atje nuk i pëlqeu edukata dhe arsimimi për polic dhe më vonë e vazhdoi në Besianë. Në fakultetin Filologjik Dega e gjuhës Angleze, regjistrohet më 1981, por për shkaqe ekonomike dhe aktivitetit të tij poltik, nuk arrinë ta përfundojë. Zahiri ndjenjat patriotike dhe kombëtare i krijoi qysh në fëmijëri. Kurse idol kishte Skënderbeun, Jusuf Gërvallën, Afrim Zhitinë dhe Hasan Ramadanin. Pjesmarrës i shumë demostratave në shumë komuna të Kosovës, kontribues i mirë i veprimeve politike legale si në Parlamentin Rinor, ashtu edhe në Partinë Parlamentare.

Zahir Pajaziti me punën e tij të palodhshme formoi edhe UÇK-në në Llap, pastaj njësitë e para të UÇK-së,në Shishman të Gjakovës, Ferizaj, Vushtrri, Shalë të Bajgorës etj. Pranë tij me punë të palodhshme u gjetën shokët e tij më të ngushtë si: Hakif Zejnullahu, Ardian Krasniqi, Edmond Hoxha dhe Qerim Kelmendi. Në Shqipëri ai rrinte me shumë njerzë të ilegalës e sidomos me Fatmir Humollin, pastaj, kontaktonte edhe me Nazmi Zukën, Ismet Abdullahun, Nazmi Ajetin etj.

Zahiri kujds të posaqëm i kushtonte pergaditëjeve fizike dhe ushtarake të pjestarëve të njësive guerile të UÇK-së, si dhe aftësimit të tyre për perdorimin e armëve. Ushtrimet fizike i kryenin te pishat në afersi të kishës në Besianë, kurse ushtrimet duke gjuajtur me armë te “Qukat afer Turuqices (Vendëlindja e Zahirit) dhe në fshatin Sharban të Prishtinës. Zahiri sa herë që kthehej nga Shqipëria shkonte në Drenicë dhe komunikonte me Komandantin Legjendar Adem Jasharin.

Zahiri dhe Adem Jashari ishin deri më atëherë dy drejtuesit kryesor të luftes, dhe mbetën të dy, komandantë legjendarë të UÇK-së. Sa herë që është folur dhe gjithqka që ka qenë madhore dhe perjetësisht e ngulitur në Zonën Operative të Llapit, por edhe në strukturat të UÇK-së, ka lidhje me emrin e Zahir Pajazitit. Në Llap të gjithëve ju kujtohen zullumqarët, inspektorët dhe spiunet e Serbisë, që maltretonin popullatën e kesaj ane si: Cipiripi, Biri i Dragiqit, Bosanaci, si dhe disa shqipfolës tradhëtarë. Pushka e Zahirit i shfarosi dhe ua humbi gjurmët ketyre kalbësirave të Serbisë. Sot me plot endje degjohet kenga, të cilën e shkroi poeti, kushtuar Komandantit dhe heroit të Shqiptarisë Zahir Pajazitit:

 

Më 31 Janar të vitit 1997, pikrisht në ora 16.00 takohet me Bislim Zogajn ne stacionin e autobusave në Prishtinë dhe më pas vazhdon rrugën me Hakifin dhe Edmondit për në Drenicë, për shumë arsye, por edhe për ta strehuar Edmondin për disa ditë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, në një betejë të pabarabartë, pas një qëndrese heroike, dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë ndaj UÇK-së, por dhimbja u kthye në forcë, në rrugën e mundimshme, por të sigurtë drejt lirisë.

Zahir Pajaziti, me pseudonimin “Ismeti”, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbetët njeri nga figurat më madhore të rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri nga atentatorët dhe organizatorët më të guximshëm të luftës.

Zahir trimi,po merr hak

As një shka,se la në llap

Çdo tradhtar kur une epashë

Nga një pumb n´ball ja dhashë.

 

Kush ishte Hakif Zejnullahu?

 

Hakif Zejnullahu ishte njëri nga shokët dhe veprimtarët me të cilin veproi Zahir Pajaziti. Në fillim të punës, grupi në të cilin vepronte Hakifi ishte një sistem i treshës, të cilin e perbënin perbënin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Bahrudin Berisha, të cilët fillimisht punuan në shperndarjen e trakteve politike. Ndikimi i ketij grupi ishte bërë frymëzim për shumë të rinjë, të cilët po përgaditëshin guximshëm të beheshin pjesë e punës që kishte karakter për çlirim kombëtar.

Vendlindja e Hakifit ishte fshati Gurash.

U lind më 22 Qershor të vitit 1962. Shkollen fillore e ka kryer në fshatin Albanik, ndërsa shkollen e mesme në Besianë. I regjistruar në fakultetin e shkencave matematikore, nuk arriti t’i perfundonte studimet.

Që kur në Llap po vepronte çeta e ALI AJETIT më 1985 filloi të vepronte edhe grupi i Hakif Zejnullahut. Ky djal mori pjesë në shumë aksione kundër policisë serbe dhe gjerë në vdekje nuk iu nda shokut më të ngusht Zahirit.

Shtëpia e babait të Hakifit gjatë veprimit të tij ishte shëndrruar në një bazë ushtarake dhe për strehimin e luftetarëve, vend ky i bërë me kërkesen e veprimtarit të dalluar z-Bajram Ajetit. Pas formimit të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare në ZOLL, Hakifi u bë edhe anëtar i ketij Shtabi, dhe më vonë emrohet në detyrën e zëvendës komandantit.

Aksionet e guximshëme që i kishte bërë ose mbikqyrë Hakifi ishte edhe atentati që kishte pergaditur Zahiri kunder Rektorit të Univerzitetit të Prishtinës Radivoje Papoviq, aksion ky që Zahiri me besushmerinë më të madhe i kishte lënë ta mbikëqyrë Hakifi, pasi kishte shkuar për punë në Shqipëri.

Edhe Hakifin ashtu si Zahirin dhe Edmondin, e ndaloi vrasja tinëzare dhe e përgaditur dinakërisht nga policia sekrete serbe, e cila pasi kishte rënë në gjurmë për marshuten e lëvizejes së tyre në drejtim të qytetit të Vushtrrisë, kishte sinjalizuar forcat e shumta të policisë dhe ushtrisë që të viheshin në sulm për likuidimin e tyre…Dhe kjo vrasje ndodhi. Në një luftë tepër të pabarbartë më 31 Janar të vitit 1997 ranë heroikisht në fshatin Pestovë, ku sot është ngritur edhe lapidari i LIRISË dhe i përjetësisë së ketyre tre Heronjëve ZAHIRIT, HAKIFIT DHE EDMONDIT.

 

EDMOND HOXHA, TRIM I PUSHKËS DHE I FJALËS

 

Nuk dihet se kur janë njohur për herë të parë Edmond Hoxha me Zahirin, por kjo dëshmon se ka qenë një lidhje e hershme, tepër e besueshme edhe per vet se Zahiri nuk i besonte kujtdo detyra te veqanta. Por një është e qartë se sa herë është kthyer nga Shqipëria, Zahiri është takur ne Junik me Edmondin.

Se sa ishte vizionar Zahiri dhe sa me vendosmëri, dhe perkushtim vepronte në masovizimin e luftes dhe themelimin e bazave të organizimit ushtarak,vërehet edhe nga lidhjet që kishte filluar t’i vendosë me shumë veprimtarë dhe liridashës anembanë Kosovës. Edmond Hoxha që në fillim të aktivitetit në rrugën për liri, mori pseudonimin „SHPATI“.

Tani nga Juniku i kullave të njohura të Kosovës, kulla këto që ishin bërë burim frymëzimi i shumë atdhetarëve, ishin bërë edhe për EDIN. Familja Hoxha nga Juniku, kishte filluar të vihet në shenjestër nga regjimet të shumta te cilat i kishin ndjekur dhe vrarë shumë burra para se të vinte në jetë Edi, si një pasardhës i tyre.

Edmond Hoxha është linder me 10 Tetor të vitit 1975. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Junik. Studimet i pat regjistruar në Fakultetin Juridik dhe arriti deri në vitin e tretë. Ai mbante lidhje të shpeshta me Zahirin dhe kishte besim të madhë në punet e shumta që kishin para vetes dhe koordinonin punet organizative ushtarake, duke krijuar hapsirë per veprim subjektiv ushtarako-politik në lindje Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe ky djal i guximshëm nuk kishte fat të vepronte me gjatë, sepse në atë udhëtim me karakter pune për në Vushtrri gjendet në veturë me dy shoket e tij ,të cilët pabesisht vriten nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe.

„Pikërisht më 31 Janar, rrugës per në Mision të veçantë, ranë në krye të detyrës tre bijtë e mëdhenj të shqiptarisë dhe tre drejtuesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahiri, Hakifi dhe Edmont Hoxha. Ata ishin prej atyre djemëve të cilët Kosova bën gjithnjë vend, e vendi i Tyre është i perjetëshem . Ata ishin prej atyre djemëve të cilet lan pas Vetes përmendoret e lirisë.

19- vjetë më parë, ata deshmuan se jo vetëm kishin hedhur në tokën e rreshkur të Kosovës farën e lirisë, por edhe se ishin të gatshëm ta rritnin me gjakun e Tyre“.

Enigma e kesaj vrasje të trefishtë na ka mbetur pikë, ndërsa në tokën e Kosovës ruhet amaneti i jetës dhe veprës së tyre.

 

Në Pestovë,pushka kërset

Këta tre trima,plumbi si vret

Edmond Hoxha,vlla ti mbahu

Njëqind plagë Hakif Zejnullahu.

 

Lavdi jetës dhe vepres së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut! Ne jemi të perkoshëm, ata janë të perjetshëm.

Lavdi të gjithë atyre që ranë per lirinë e Kosovës.

 

 

 

Teofil Haxhimihali: “Jam dhe do të mbetem përjetësisht shqipëtar”

$
0
0

Nga Fatbardha Demi

 

Tiranë, 11. 02. 2016: Teofil Haxhimihali – sot vlerësohet si piktori më i famshëm i artit popullor i Greqisë dhe një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të rymës moderne të pikturës hellene të fillim shekullit 20. Veprat e tij janë paraqitur në Galeritë e të gjitha qyteteve europiane dhe janë blerë me çmime shumë të larta, në Londër dhe Nju Jork nga koleksionistët privatë.

Emri i tij familjar është Theophilos Kefalas (1863/70-1934) lindur në Varia afër qytetit Mitelen, në ishullin e Lesbos. Ishte më i madhi nga tetë fëmijët e familjes së tij. Njerëzit e kanë njohur me emrin Theofil Haxhimihali, mbiemër i nënës së tij Penelopë, bij e piktorit të njohur të ikonave Kostantin Haxhimihali (Costandinos Hatzimihalis). Që në moshë të njomë çfaqi dëshirën për pikturën dhe pas disa vitesh e la shkollën, për të jetuar në fillim pranë gjyshit dhe më vonë si ndihmës i dajës, i cili punonte si ndërtues dhe piktor në zbukurimin e shtëpive. Tradita e pikturimit mbi copë dhe dru, me të cilën u njoh në punishten e gjyshit dhe përvoja në pikturën murale, prodhimin e ngjyrave dhe përdorimin e tyre në materiale të ndryshme pranë dajës Gjergj Zografi (George Zographos), ishin shkolla e vetme e Teofilit të ri. Zograf, në shqip emërtohesh puna e një piktori dhe shpesh mbetej si mbiemër i tij në vëndin ku jetonte dhe punonte.

Teofil Haxhimihali (1867-1934) – Piktori i panjohur i historisë së shqipetarëve.

Jeta pranë familjës së nënës dhe në vëndlindjen e tij, ishullin Lesbo, ishin vendimtare në formimin e karakterit të tij, si njeri dhe piktor. Sipas shkrimeve të Plinit të Vjetër dhe Strabonit, emri më i lashtë i ishullit ka qënë Pellazgji, emërtuar nga banorët e tij, fiset eole. Herodoti pohon se eolët ishin Pellazgë. (Hérodote, Histoires, 7.95) Lesbo ishte edhe vëndlindja e shumë poetëve të famshëm si Leschès de Pyrrha (VIIIë -VIIpK) , poeteshës Safo ( Sapho, v.-640/-v.-600 pK), poetit e muzikantit Arion de Méthymne (VII pK), Terpandre (Térpandros,VII pK), poetit më të madh lirik, Anacréon (Anakréôn,550 – 464 pK).(1) Në këtë ishull, që nga lashtësia e deri në kohën e Teofilit të ri, kanë banuar përherë fise të pëllazgo-arbërve të vjetër dhe më vonë ata të rinj, të ardhur nga trevat kontinentale. I frymëzuar nga mitet dhe objektet e shumta arkeologjike, me të cilat bashkjetonin banorët e ishullit, në pikturat e Teofilit zënë vënd të rëndësishëm figurat mitologjike dhe pothuajse të gjithë heronjt e shquar të lashtësisë.

Perëndesha Athina dhe Artemisi (rreth vitit 1927/1934); Akili; Aleksandri i Madh, Muzeu Historik Kombëtar, Athinë.

 

Theofili ndjente një dëshirë të madhe të udhëtonte, të njihej me njerëz të rinj dhe sidomos me qytete të famshme të së shkuarës. Në moshën 18 vjeçare vendoset në qytetin e Smirnës në Turqi (Izmiri i sotëm). Përreth këtij qyteti bregdetar ndodheshin qytetet e lashta si Efesi, Laodicea, Filadelfia, Sardi, Thyatira e Pergamo.

Të dhëna për jetën e tij janë shumë të pakta dhe asgjë nuk dihet me siguri. Më tepër për Teofilin-njeri, «flasin» pikturat e tij, se sa ndonjë autor, artikull i kohës apo i ditëve të sotme. Kështu nga periudha e rinisë, kemi firmën e tij tek autoportreti me shënimin «Kafaz i Konsullatës, Smirna». Kjo dëshmon se një nga punët e tij ka qënë si «kafaz» (siç flitej në gjuhën shqipe për rojet) pranë konsullatës së shtetit të ri hellen në Smirna. Gjithashtu shkruhet se edhe kur ka kryer punë të tjera, asnjëherë nuk e braktiste pikturën. Në Ballkan, shqipetarët mbaheshin si rojet më besnike, që e ruanin të zotin duke mos kursyer edhe jetën. Flitet edhe sot, se në Rumaninë e shekullit 19-20, bankierët dhe tregëtarët preferonin të kishin shqipëtarët si «kafaz». Le të kujtojmë rojen besnik të Lord Bajronit, i cili e çoi trupin e tij (në kushtet e atëhershme) deri në Angli, duke plotësuar amanetin e zotit të tij. Kjo detyrë vlerësohej prej tyre si një çështje nderi dhe e shënjtë dhe nuk shikohej thjesht si një burim fitimi. Teofili më vonë tregonte me krenari se si kishte vrarë një turk, për të mbrojtur konsullin nga një tentativë vrasjeje.

Një fakt tjetër na dëshmon shqetësimin e piktorit për luftën çlirimtare kundër turqve. Në 1897 midis Mbretërisë hellene (Greqi) dhe Perandorisë otomane shpërtheu një konflikt ushtarak i njohur si «lufta e 30 ditëve». Shkak u bë problemi i Kretës. Banorët e mbetur nën sundimin e sulltan Abdulhamid II, krahas kryengritjeve të armatosura, kishin dërguar Mbretërisë hellene dhe Fuqive të Mëdha, memorandumin e përfaqësive të të gjitha provincave (3.02.1895) ku kërkonin vetqeverisjen dhe mbrojtjen e tyre. (2) Në atë kohë në shtetin e ri të Helladës, mbretëronte me dorë të hekurt mbreti danez, Giorgio I (1845- 1913), i cili udhëhoqi politikën e tij sipas projektit të “Megáli Idéa” (1844) të mbretit Otton I (1815-1867). Duke përfituar nga vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) Giorgio I, kishte pushtuar krahinën e Thesalisë dhe më 1881 edhe Epirin e jugut. Rasti i Kretës ishte një arsye e mjaftueshme për zgjerimin me toka të reja, dhe për këtë qëllim të hynte në luftë me Perandorinë otomane. Në këtë prag lufte, ku humbësit e vërtetë do të ishin banorët, Teofili u nis drejt Athinës për t’u shkruar vullnëtar. Megjithëse edhe vëndlindja e tij, ishulli Lesbo, ishte akoma e pushtuar, çështjen e lirisë, ay e shikonte si një detyrë kombëtare.

Piktori i oborit të sulltanit Abdyl-hamitit II, italiani Fausto Zonaro e përjetoi masakrën e Domokos duke na lënë edhe dëshminë, se si u flijuan luftëtarët shqipetarë të mbretërisë së Helladës. (piktura lart). (3)

Kulmi i luftës u arit në betejën e Domokos (17.05.1897) që vulosi edhe fitoren e turqve. Ushtria e mbretit Giorgio I u mund keqas, ndërsa Perandoria otomane pati mundësi të pushtonte një pjesë të Thesalisë. Ne nuk e dimë nëse Teofili arriti të marrë pjesë apo jo në luftë, por humbja, gjaku i derdhur dhe masakrat mbi popullsinë e tronditën thellë piktorin e ri. Po këtë vit, tashmë në moshë të pjekur, ai vendoset në Volos, qytetin-port më të rëndësishëm të gadishullit Pelion, ku vijoi, për vite më radhë të pikturonte portrete të njerëzve, muret e brëndshme të shtëpive, dyqaneve dhe kafeneve. Të fitoje jetën si piktor, sidomos në ato kohë kur popullsia ishte më shumë bujqësore dhe e varfëruar nga luftrat civile dhe sulmet pushtuese të shteteve të reja fqinje ishte shumë e vështirë. Teofili megjithatë punonte pa u lodhur në çdo punë që i afrohej, edhe si bari, siç lexojmë në disa shkrime, për të mbajtur veten dhe për të siguruar bojra, furça dhe pëlhurë për pikturat e tij. Në këtë kohë, sipas specialistëve, pikturat e tij tregojnë pjekurinë e Teofilit si artist.

(Majtas) Murri i brëndshëm i shtëpisë së Jani Kondo (Giannis Kondos) në Volos e pikturuar nga Teofil Haxhimihali(1912), sot e kthyer në galeri arti të pikturave të tij; Portreti i dy heronjve, Erotokritos dhe Arethusa, të poemës së poetit të madh të Kretës, italianit Vinçenco Kornaro (Vitsentzos Cornaros) shk 17. Në mbarë Gadishullin e sunduar nga Bizanti, poema ishte shumë popullore, për hymnin e saj kushtuar kurajos, nderit dhe miqësisë. (4)

Mbasi provon fatin e tij duke shëtitur në krahina të ndryshme, i përbuzur dhe i shpërfillur nga «helenët e rinj», i moshuar, i sëmurë dhe i varfër, më së fundit kthehet përfundimisht në vëndlindjen e tij, Mytilenë. Në shtëpinë e vëllait të tij Stavros, ay gjeti mikpritjen dhe mbështetjen për punën e tij në vitet e fundit të jetës. Në murin e shtëpisë së tij, ruhet edhe sot piktura e dy heronjve (foto lart) të poemës së famshme. Më vonë largohet së bashku me nënën, për të jetuar në një shtëpi tjetër, ku edhe mbylli sytë më 26 mars 1934.

Në foto shtëpia ku jetoi vitet e fundit të jetës në Mitilenë. Vdiq në varfëri të plotë dhe i vetmuar, dy vjet pas vdekjes së nënës së tij. (5) Në kujtimet që ka lënë Teofil Haxhimihali tek bashkëkohësit dhe studiuesit e artit të cilët kanë folur për pikturat e tij, është përcaktuar si njëri thellësisht i përkushtuar ndaj historisë, figurave të shquara të mitologjisë dhe heronjve të epokës moderne, natyrës dhe njerëzve të thjeshtë të vëndit të tij.

Kjo «histori popullore» që la piktori shëtitës, më kujton arkivin e fotografive që ka lënë në arkivën e tij, Kol Marubi (Shkodër). Një trashëgimi, që edhe kur mungojnë dokumentet, mund të sjellin fakte për studimet historike të kohës (siç do ta shfrytëzojmë më poshtë edhe ne) por edhe jetësore për autorin. Populli ynë thotë se çdo njëri ka yllin (fatin) e tij, dhe ky yll, do të jetë takimi i piktorit, tashmë me përvojë, me Strati Eleftheriadis (1897-1983) me origjinë po nga ishulli Lesbo. Këtu duhet të ndalemi pak, për të folur për këtë njeri, në mënyrë që lexuesi jo profesionist i pikturës, të kuptojë vlerën artistike të pikturave të Teofil Haxhimihalit.

Stratis Eleftheriadis (1897-1983), i njohur në rrethet artistike të Parisit me emrin E.Tériade, ishte larguar në moshën 18 vjeçare nga vëndlindja e tij, ishulli i Lesbos, drejt Parisit. Në kohën e tij, njihet si një nga kritikët dhe botuesit më të mëdhenj mbi artin në Francë. Fillimisht e nisi punën si kritik arti në revistën «L’Intransigeant», më vonë si bashk-themelues i revistës «Minotaure», themelues i revistës «Verve» dhe autor i 27 botimeve me piktura e gravura të piktorëve të famshëm dhe disa veprave të vetë artistëve. Mbështeti dhe i bëri të njohur autorët e rymave të reja në fushën e letërsisë, skulpturës dhe pikturës, që më vonë krijuan «shkolla» të artit modern europian dhe atij botëror. Tériade bashkëpunoi me figura të shquara si Maurice Raynal, Albert Skira, Michel Leiris, Raymond Queneau, Matisse, Georges Braque, Picasso, Chagall, Fernand Léger, Miró etj. Në kohën e tij, ishte një zë i rëndësishëm i kritikës letrare dhe artistikë, i vlerësuar nga lexuesit francez dhe ata botëror. (6)

Një nga zbulimet e tij qenë edhe pikturat e Teofilit. «Tradita bizantine e pikturës murale, me veprat e tij u rilind në mënyrë natyrale – shkruante E.Teriade për të -Thjeshtësia, ndjesia magjike në çdo kombinim të ngjyrave, ornamentet e freskëta, imagjinata spontane dhe së fundi krijimtaria e thjeshtë, kjo thjeshtësi krijuese e cila e bën artin primitiv (popullor-shën im) të barazvlefshëm, ose më të mirë se çdo shprehje e sofistikuar artitike. Të gjitha këto e bëjnë Teofilin një person unik, në sytë e kaltër të të cilit pasqyrohen thesaret e ngjyrave fisnike, të vështira për t’u gjetur. E bën të barazvlefshëm artistin, me nivelin e të gjithë piktorëve të artit popullor dhe me piktorët e sotëm më novator. Guximi krijues, sundon tek ay deri në atë shkallë, sa na mahnit ». (7) E.Teriade i jep para Teofilit për të siguruar çdo material të nevojshëm për të pikturuar dhe porosit tabllo në pëlhurë, me qëllim që t’i bënte të njohura në Paris. Pikturat e shumta që grumbulloi kritiku i artit në shtëpinë e tij (86 prej të cilave sot ndodhen në muzeun e piktorit), dëshmojnë për punën e madhe të Teofilit gjatë këtyre viteve. Por vetë ay nuk ariti të shijonte suksesin e tyre dhe as përfitimin material në “kryeqytetin e artit botëror” siç emërtohej Parisi, sepse ekspozita u hap në Luvër më 1936, ndërkohë që piktori kishte vdekur në varfëri të plotë, dy vjet para çeljës së saj.

Pikturat e tij lanë mbresa në rrethin artistik të asaj kohe dhe sot tregëtohen me çmime të larta (deri në gjashtë shifra) nga Galeri me emër në Londër, Nju Jork dhe Athinë. Teriade, që në thellësi të shpirtit kishte mbetur bir i vëndlindjes së tij, ishullit Lesbo, jo vetëm që e bëri të njohur botërisht emrin e tij, por në vitin 1965 ndërtoi në Mitelen, (Lesbo) muzeun e Teofil Haxhimihalit duke i dhuruar edhe 86 piktura të autorit, nga koleksioni i tij privat. Mbledhja e pikturave nga E.Triade, ekspozita në Paris dhe sidomos hapja e muzeut, krijoi mundësinë që veprat e tij, të mos jenë thjesht zbukurime të mureve të kafeneve dhe disa shtëpive private (disa prej të cilave u dogjen gjatë luftimeve me turqit dhe disa u shkulën për t’u shitur) por të vlerësohen nga shumë njerëz të shquar. Poeti dhe nobelisti në letërsi (1963) Yórgos Seferiádis, pohon se Teofili në pikturat e tij kishte shprehur një këndvështrim të ri, që shumë artistë nuk e kanë arritur. Ai kishte ndriçuar mendimin e njerëzve. “Ishte një artist i madh por i panjohur për ne dhe kjo është e pafalshme”(8).

Kurse sociollogu francez Louis Roussel (1921 -2011) me keqardhje pohon: “Nuk e kam dëgjuar kurrë emrin e tij. Çfarë gabimi. Kishte një personalitet kaq të jashtzakonshëm dhe arriti të bëjë kaq shumë, duke patur parasysh se kishte filluar nga hiçi». (9)

Piktori Yannis Tsarouchis (1910-1989) vuri në dukje se “veprat e tij kanë sjellë atë, që piktura greke e shekullit XIX nuk e ka shprehur”. (10)

Po çfarë nuk ka shprehur piktura, por edhe historia greke?

Historiografia greke ka heshtur për popullsinë arbërore, pasardhëse e heronjve mitik të lashtësisë dhe autore e luftrave çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Për Teofilin kjo ishte një padrejtësi e madhe që i bëhej banorëve autoktonë të Helladës. Ky udhëtar i palodhur dhe vetmitar, i “armatosur” me penela dhe bojrat e tij, kishtë marrë përsipër një detyrë fisnike, që të bëhej përfaqësues dhe ta përjetësonte historinë e tyre. Ky mission “mesianik” i piktorit, nuk përmëndet në asnjë jetëshkrim të tij. Në fakt nuk ka as ndonjë botim të veçantë për të. E gjithë biografia e botuar mbi Teofil Haxhimihalin mund të përfshihet në “dy rrjeshta”: Ishte i apasionuar mbas miteve të lashtësisë, figurave heroike të 1821 dhe jetës së njerëzve të thjeshtë. Kishte mani të çuditshme të mbante fustanellën e gardës greke.

Personaliteti i vërtetë i Teofil Haxhimihalit, botkuptimi i tij, arsyeja se përse ndëroi mbiemrin, përzgjedhja e tematikës së pikturave dhe mënyra që kishte zgjedhur për jetën e tij, çuditrisht nuk është studiuar asnjëherë, as kur ishte gjallë dhe as në ditët e sotme. Nuk dimë as se çfarë na ka lënë të shkruar vetë piktori mbi copën e portreteve dhe të figurave historike, që të kishim një dokument ku të mësonim se ç’ka dashur të shprehë në ato tabllo.

Ja si përshkruhet përgjithësisht “portreti” i Teofilit, në Greqinë e sotme, i marrë nga libri i Stratis Myrivilis: “Ai ishte njëri i çuditshëm dhe njerëzit mendonin së ishte gjysëm i marrë. E ka kaluar kohën në vetmi dhe varfëri, i veshur me fundin e tij të përçmuar. Ju do të habiteni se si i shkoi ndërmënd një banori të ishullit, të vishte fustanellën. Ky ishte pasioni i tij (…) Ishte një njeri trup-vogël dhe i zbehtë, por tek ay zjente dëshira për të patur pamjen, që Zoti ia kishte mohuar. Nganjëherë në karnavale ai mblidhte miqtë e tij dhe paraqitej me veshjet e Perëndive të Olimpit (…) Shumë herë, i veshur me fustanellë dhe mbasi ngjeshte në brez jataganin, do të pikturonte pjesë nga lufta e Pavarsisë së Helladës. Ai kishtë pasion temat heroike, ngjarjet nga jeta e Ali Pashait…” (Nga libri Vasilis Arvanitis i Stratis Myrivilis shkruar më 1934). (11)

Në të gjitha shkrimet, Teofil Haxhimihali paraqitet si piktor grek. Është e vështirë në botimet biografike të banorëve të Greqisë, të përcaktosh se kush është grek dhe kush nuk është. Kjo për arsyen e thjeshtë se mendohet se të gjithë ata që banojnë apo kanë banuar aty, që nga lashtësija e deri në kohën e Teofilit, dmth në shk. 19, janë helenë-grekë. Gjithashtu në këtë shtet, janë ndryshuar jo vetëm toponimet, por edhe emrat dhe mbiemrat e banorëve të tij, të vjetër dhe të rinj. Prandaj këtë detyrë do t’ia lëmë vetë piktorit.

Siç paraqitet në fotografi (poshtë) dhe siç e kujtojnë bashkohësit e tij, Teofili që në rininë e herëshme dhe deri ditën që mbylli sytë, ka mbajtur vetëm një nga veshjet tradicionale të shqipetarëve, tipin me fustanellë, të përhapur në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut (mjafton t’i drejtohesh fonotekës Marubi-Shkodër). Ai mbante flokë të gjatë të kapur bisht nga mbrapa, siç ishte tradita e lashtë e shqipetarëve, e luftëtarëve të Ali Pash Tepelenës dhe e heronjve të1821-ës. Nga trastja që e hidhte mbas supit, lidhur tek një shkop, i valavitej një flamur i vogël me shqiponjë. (12)

Mbajtja e veshjes së shqipetarëve, nuk ka qënë thjesht një mani e piktorit, siç shkruhet, apo mahnitje ndaj bukurisë burrërore të saj, siç e shikojmë tek fotografitë e të huajve në fonotekën Marubi dhe pikturat e shumta të shekullit 19. Përkundrazi, prej saj ai u përçmua dhe u tall nga “helenët e rinj” dhe nuk u kuptua (apo nuk kanë dashur ta kuptojnë) nga shkruesit mbi jetën e tij.

(Nga e majta) Teofili me nënën e tij; Foto e rojes mbretërore; Oscar Wilde (1854-1900), gjatë vizitës në Helladë,1877; Mbreti Otton me veshjen tradicionale shqipetare. (13)

Për Teofil Haxhimihalin, ky kostum lidhej me vetë qënien e tij shpirtërore, si origjinë, si njeri dhe si piktor. “Fustanella është një provë konkrete e identifikimit të tij” pohon intelektuali siçilian Fernando Buscemi në komentin e tij për dokumentarin “Theofilos”(1987). (14)

 

Siç përmëndëm për toponimet, emrat dhe figurat historike është “greqizuar” edhe fustanella, dhe sot mbahet e shpërfytyruar nga rojet e gardës në Athinë. (foto majtas) Në botimet mbi origjinën e saj, shkruhet se është një veshje e traditës së grekëve dhe shqipetarëve. Dihet se veshja e traditës përcakton edhe origjinën e njerëzve që e mbajnë atë, apo e kanë veshur në të kaluarën. Për këtë problem do të paraqesim mendimin e vetëm disa autorëve që e kanë njohur shtetin e Helladës (Greqi) në fundin e shk.19 dhe fillimin e 20-ës.

Zbuluesi i Trojës, arkeologu Heinrich Schliemann (1822-1890) shkruan: ”Fustanella është veshje origjinale Shqipetare dhe është adaptuar nga Grekët vetëm pas Revolucionit. Ajo është trashëguar në Shqiperi që nga kohët më të lashta; atë e gjejmë shpesh tek statujat antike, duke përfshirë dhe atë të Pirros në Muzeumin e Napolit” (Ithaka, der Peloponnes und Troja: Archäologische Forschungen.by Heinrich Schliemann,1869,f 57) (15) Poeti dhe dipllomati anglez në Athinë James Rennell Rodd (1858-1941) shton se: ”Që nga koha e luftës për pavarësi, veshja shqipetare u bë veshja kombëtare e Greqisë kontinentale” (The Customs and Lore of Modern Greece,Rennell Rodd, botuar D. Stott, 1892, 2006 f23, 73,291) (16)

Edhe gazetari anglez Brailsford Henry Noel, (1873-1958) që morri pjesë në një mision ndihme në Maqedoni në vitin 1903 pohon se: ”Kostumi kombëtar i Toskëve është një “kilt” (si e skocezëve-shën im) ose fustanella e bardhë prej lini, që u përshtat për ushtrinë greke” (Brailsford, Henry Noel “Its Races and Their Future”, 1906 f230) (17)

Lista me emrat e studiuesve edhe më të vonshëm, të cilët pohojnë origjinën shqipetare të fustanellës është shumë e gjatë, por do të mjaftohemi me dëshminë e James P. Verinis, (Journal of Modern Greek Studies (May 2005), pp. 139-175.) se në Greqi fustanella bëhet traditë, falë shqipetarëve në kohën e pushtimit Osman të shk. 15 dhe ka qënë e përdorur gjërësisht që në shk. 12-të. (18)

Huazimet e popujve fqinj nga tradita e shqipetarëve, nuk ka qënë vetëm tek veshja e tyre, por edhe në fusha të tjera të kulturës. Historiani dhe etnologu serb Tatomir P. Vukanović (1907-1997) duke folur për balladat e ngjajshme mesjetare të popujve ballkanik, pohon se: « Janë më të bukura këngët kur këndohen në shqip, se në gjuhët e tjera. Prandaj edhe sllavët edhe turqit edhe ciganët këto këngë i këndojnë, jo në gjuhën e tyre, por në shqip» (19) dhe siç dihet, origjinali gjithmonë është më i bukur se kopja e tij, siç e dëshmon edhe fustanella.

Si përfundim fustanella përfaqëson origjinën shqipetaro-arbërore, të atyre që e kanë veshur në Greqi. Teofili e mbante fustanellën, për të shprehur identitetin e tij kombëtar si kundërvënie ndaj propagandës, aktivitetit shtetëror dhe institucioneve fetare në Greqi, ndaj çdo çfaqjeje shqipetare: në gjuhë, etni, traditë dhe sidomos në kulturë dhe besim. Siç shkruhet,Teofili asnjëherë nuk e ka shkelur pragun e Kishës ortodokse. (20) Odise Andruco, një nga luftëtaret e Ali Pash Tepelenës në luftën kundra Perandorisë osmane, ishte frymëzuesi i Këshillit të kapedanëve të Rumelisë për të krijuar një shtet pa dallime fetare. Portreti i tij ishte një nga më të dashurat për Teofilin.

Si një MESIA i së vërtetës historike të shqipetaro-arbërve të vendit të tij, siç tregojnë banorët që e kanë njohur piktorin, në festat shtetërore apo të traditës, organizonte në sheshin e qytetit apo të fshatit ku banonte, çfaqje teatrale popullore me tematikë nga lufta heroike e 1821 apo mbi figura të lashtësisë si Aleksandri i Madh. Ai luante gjithmonë rolin kryesor duke përgatitur vetë edhe veshjen e tij. (21)

Teofil Haxhimihali, është një figurë madhore si njeri dhe piktor, sepse përjetsoi në pëlhurë, muret e shtëpive dhe kafeneve të qytetit e të fshatit, historinë dhe heronjtë e vërtetë të Helladës, ata që shoqëria helene kishte filluar t’i shikonte ndryshe. Disa prej tyre u vranë, të tjerë u burgosën e u quajtën “tradhëtarë” dhe ata që mbetën u emërtuan grekë. Me penelin e tij të thjeshtë dhe shpesh nën dashamirësinë e banorëve për bukën e gojës, ai u la njerezve “Iliadën” e tij, jo me vargje, por me vizatime. Në “homeriadën”e Teofilit , krahas betejave të Tiseut, Akilit, Aleksandrit të Madh dhe figurave hyjnore të Artemidës, Athinasë, Zeusit dhe shumë të tjerëve, zënë vënd edhe heronjtë e kohëve të reja, që nga Skënderbeu, Paleologu bizantin, e deri të Ali Pash Tepelena, Marko Boçari, bab e bir Andruco dhe shokët e tyre luftëtarë. Tek pikturat e tij ndihet melodia e shtruar e bariut të fshatit, blegerima e tufës që ka pushtuar livadhin në perëndim të diellit, thirrjet entuziaste të valltarëve me fustanella apo heshtja pritëse e shitësit pranë tezgës në rrugën e qytetit.

Veprat e tij, janë bërë shumë të njohura në Greqinë e sotme dhe për artdashësit europiane dhe më gjërë. Por figura madhështore e Teofilit “homerik”, që mbante gjallë në shpirtin e popullit të tij bëmat e të parëve të tyre, nuk është zbuluar as sot. Në sytë e njerëzve ai ka mbetur një njëri i çuditshëm, që kishte zgjedhur një jetë prej nomadi dhe maniak për t’u veshur me fustanellën e tij.

Duke gjetur ato pak të dhëna mbi jetën e tij dhe sidomos duke u njohur me vetë veprat e piktorit (disa prej të cilave paraqiten më poshtë), pa asnjë vështirësi mësojmë përkatësinë e tij etnike, mendimet dhe misionin që i kishte vënë vetes. E.Teriade u përkujdes që “Iliada” arbërore e piktorit të mos humbasë dhe të njihet kudo në botë, duke përcjellë në këtë mënyrë tek çdo shikues, bashkë me veprat edhe “zërin” e vet Teofil Haxhimihalit : Jam dhe do të mbetem përjetësisht shqipetar!

(Nga e majta) Odise Andruco (1790-1825), biri i të famshmit kryekomitit Andrea Verushi, nga Livanti i Lokridhës; Adamantios Korais (shqipetari që hartoi gjuhën moderne greke) dhe Rigas Feraios. (1911) Fatkeqsisht, si edhe në pikturat e tjera, nuk e dimë se çfarë është shkruar posht pikturës; Luftëtari suliot Marko Boçari (1900) (22)


Luftëtarë të 1821


Hakmarrja e Akilit pranë mureve të Trojës, 1922


Agamemnoni duke çuar vajzën e tij, Efigjeninë në tempullin e Artemidës.

Sipas mitit, Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe Argosit, gjatë gjuetisë kishte vrare një dre, kafshën e shënjtë të Artemisës. Kalkante (Calcante), prifti-orakull i tempullit të saj, për t’ia ulur zëmërimin, i tha Agamemnonit, se duhej sakrifikuar një virgjëreshë dhe Ifigjenia ishte zgjedhja më e pranueshme.

Kur një grua e vjetër e pyeti Teofilin «Çfarë po pikturon o bir?» Ai u përgjegj: «Një femër që sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar Helladën» (23)

Shenim: Sipas studiuesit arbëresh At Dhimitër Kamarda, Aristoteli pohon se Hellada e parë ishte Epiri. (Meteor.I,14)

 

 

 


Gjekё Gjonlekaj kodiku i besёs e fjalёs sё lire nё Amerikё…

$
0
0

Nga Zef Pergega

 

Pёr t’a pёrshkruar veprimtarinё e njё njeriu, intelektuali dhe punёtori tё palodhur tё fjalёs sё lirё nё shёrbim tё çmuar tё çёshtjes kombёtare qё lartёsohet nё kufij tё dritёs sё yjeve nuk ёshtё punё e lehtё. Aq mё shumё qё kodiku i besёs sё fjalёs shqipe nё Amerikё, Gjekё Gjonlekaj ka fletё qё ndriçojnё si kallёzat e grurit tё vjeshtёs nё arёn e kombit tonё. Ky princ i guximit nё principatёn e vlerave tё lirisё, humanizmit dhe guximit qytetar e ka shtruar rrugёn e arbёrit me pllaka, ku shkruhet shqip dhe spikat me plot dhunti emri shqitar. Ai e ka pёrdorur emrin e tij, pёr t’a lartёsuar kёtё emёr tё mёrgimtarit nё botёn e lirё, duke i dhёnё atё qё duhet dhe e meriton t’a kёtё, qytetarinё e denjё. Gjonlekaj ёshtё i denjё tё konvertohet ne lёgjёndёn e kuvendeve tё odave tё burrave tё mençur tё kombit, pёr tu ngrohur nё zjarrin e shpirtit tё shqiptarit qё e do mё shumё se çdo gjё tjetёr Nanёn, Shqipёrinё dhe lirinё. Gjekё Gjonlekaj nё shkrimet e tij kurr nuk e takova si konformist dhe pajtues me fenomenet negative tё kohёs dhe tё shqiptarёve, por si njё prijёs i fjalёs dhe i veprёs nё llogorёn e parё tё luftёs, pёr tё drejten, dinjitetin, pёr tё shporrur nga sytё butaforizmin e slloganeve tё rreme qё fshihёn e çelin vezё tё sёmura nёn kapotёn e patriotizmit.

Gjonlekaj, kur ka ligjёruar nё demotratё edhe stralli ka xixelluar shqip dhe thirrja liri i ka kapёrcyer gradaёelat e larta, tё cilat mёgjezet me diell i zgjojnё me qiellin dhe aty valevitet flamuri ynё kombёtar e kёndohet kёnga: “Osa mirё mё qenё shqiptar!. Kur ka i ka trokitur nё Shtёpinё e Bardhё, bardhёsi ka marrё emri shqiptar dhe nё vemendje e ka kthyer administraten amerikane. Kur ka dhёnё nga shpirti pёr katedrale dhe njerёz nё nёvojё provonia e shpirtit e ka dhёnё njё mirёnjohjё mё shumё se njё dekoratё. Gjonlekaj nё komunitetin shqiptar nё Amerikё gёzon respektin mё tё merituar nga shumё figura dhe pёrsonalitete shqiptare dhe amerikane. Oratoria e tij ёshtё tribunale, ku reflekton bukur sfera e ngarkuar e logjikёs sё problemit me njё njohje historike dhe shoqёrore tё temёs qё rrok e referon.

Njё ditё erdhi si pa u ndjerё nё Detroit tё nderonte marinsin shqiptaro-amerikan, Gentian Marku qё dha jetёn nё Irak. Doli para trupit tё tij dhe tha: “…Fli i qetё o bir i Shqipёrisё se je njё hero i vёrtetё. Ke nderuar kombin tёnd dhe kombin amerikan me frymёn e tё cilit u rrite e u edukove…!” Ai foli mё tepёr pёr veprёn e marsit, por nderimi u shfaq nё sytё e tё gjithёve se Gjonlekaj kishte marrё rrugёn enkas nga New-Yorku, pёr ti thёnё ato fjalё para trupit pa jetё tё mbuluar me flamurin shqiptar dhe Amerika. Nё kёtё kuptim them se Gjekё Gjonlekaj ёshtё njё piramidё nderimi, krahёt e tё cilёs rrokun traun e kulmit tё kullave tё moçme shqiptare.

Gjeka, njё herё pasi mbajti njё fjalim nё njё aktivitet tё Kishёs sё Shёn Palit u duatrokit gjatё pёr elekuencёn e shpehjeve tё tij tё gjetura, por dikush nga cmira po kruhej nёn lekurё tё poshtrimit dhe gjeti rastin nё kafeterinё e kishёs tё hidhte ndonjё rromuz, duke sjellё njё motiv popullor tё kёrtollёs sё djegur qё me sa duket pёrdoret ndёr shqiptarёt e Kosovёs se prej andej ishte ai qё bёri suflerin. Gjeka nё atё moment u shfaq nё kafeterinё ku ishin rreth 20 veta dhe e dёgjoj kёtё ofezё tangent. Dikush aty nё koridor e pyeti se pse nuk i ktheu pёrgjigje e ai e dёgjova qё tha: “Kisha ёshtё vend i shenjtё dhe si e tillё asnjё fetar dhe jo fetar nuk guxon tё fyeje tё tjetёrt ti pёrgjigjet tjetrit me monedhen qё e mertion se kёtu nuk lejohet as tё ngrihet zёri se ёshtё vendi i paqёs dhe dashurisё. Zoti pastё mёshirё pёr te!”

Gjekë Gjonlekaj

Gjeka ka qenё vazhdimisht prezent nё komunitetin shqiptar tё Detroitit, me shkrime, me kёshilla dhe biseda tё ndryshme, ku ka dhёnё mendimet e tija pёr zgjidhjen e çdo problemi apo pengesё nё rrugёn e ngritjёs sё shqiptarёve. Ai ka patur njё bashkёpunim tё dёndur me mediat e shkruara dhe audiovizive tё komunitetit tonё, por disi e pashpjegushme se ai pas njё kohe ёshtё larguar. Dikush thotё se Gjeka nuk lejon qё ti pёrdoret emri nga kushdo qё duke njohur aftesive tё tij tё thella kёrkon t’i imponohet dhe tё bёjё emёr.

Kam lёxuar shumё shkrime tё tij sidomos ato qё kanё bёrё jehonё ёshtё vetё jehona e kryengritjёs sё Malёsisё sё Madhe nё shtypin amerikan. Asnjё nuk e ka rrahur kёtё temё historike, ose i ёshtё referuar Gjekes. Kontributi i Gjekёs nё kёtё drejtim ёshtё njё brumё i ardhur qё gjithmonё i gatshёm pёr ta pjekur bukёn

e fjalёs sё lirё ndёr shqiptarёt e Amerikёs. Zani i tij ka qenё i fuqishёm, jo vetёm nёpёrmjet valeve tё “Zёrit tё Amerikёs”, por kudo nё tubime e takime pёr liri e tё drejta njerёzore. Nё gurin e kёndit tё lirisё sё Kosovёs ёshtё shkruar edhe emri i Gjekё Gjonlekes. Nё tingullin e kёmbanes sё katedrales “Nana Tereze” nё Prishtinё ёshtё edhe njё thirrje pёr njё lutje bujare pёr shpirtin e tij tё gjallё e bujar. Gjekё Gjonlekaj ёshtё pothuajse nё çdo evenimet historik dhe tё rёndёsishёm nё jetёn e shqiptarёve tё Amerikё, si njё nxёnёs i shkёlqyer qё nuk mungon nё mёsimin e historisё dhe tё jetёs sё shqiptarёve, duke dhёnё gjithçka nga vetja pa kёrkuar shpёrblime, pa kёrkuar dekorata , qё siç ka thёnё Balzaku se ai qё i kёrkon levdatat nuk i meriton e ai qё i meriton nuk ka nёvojё pёr ta.

Si dashamirё i Gjekёs do ti kёrkoja qё me influencen e tij tё mund tё organizohej njё takim pёr shkёmbime eksperiencash pёr tё diskutuar rreth shuarjes sё gjuhёs shqipe nё Amerikё, tё pёrdhosjes tё datave historike tё kombit, pёr shthurjen dimensionale tё kulturёs kombёtare nё diasporё. E me kёtё rast bashkarisht ti kёrkonim shtetit shqiptar dhe organizmavet tё tij, Presidentit, qё tё ushtronte gjithё autoritetin e tij pёr zbatimin e Kushtetutes pёr tё drejtat e shqiptarёve nё mёrgrim, me qёllim qё diaspora tё jetё e lirё dhe e mbёshtetur nё aspiratat e saj dhe kurrёsesi tё mos jetё pjesё e organizuar e njё partie politike, siç ёshtё nё fakt tani nё fazёn pёrmbyllese tё kёtij proçesi ogurzi.

 

 

 

 

“Profecia”: Ja çfarë shkruante At Fishta 102 vite më parë…

$
0
0

Vitet kanë ecur, por shumë gjëra nuk kanë ndryshuar shumë edhe sot për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Figura e shquar e letrave shqipe, At Gjergj Fishta, vjen në rolin e profetit në këtë shkrim të 102 viteve më parë.

Ripërtëritja shqiptare e Kotorrit

$
0
0

Nga Frrok Kristaj

 

Në 20-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Nikë Preles

 

 

Boka e Kotorrit ishte iliro-arbëro-shqiptare, që më vonë u sllavizua, por që gjithmonë në te kishte shqiptarë. Në këto pjesë edhe sot gjallërojnë antroponimet dhe toponimet që kanë prejardhje shqipe. Në Kotorr u lind edhe ipeshkvi tashmë i ndjerë i Kosovës, imzot Nikë Prela, që kishte prejardhje shkodrane

 

 

Shkrimtarët dhe gjeografët antikë e romakë shumë herët e përmendin Bokën e Kotorrit. Atë, sipas gjuhëve ilire e romake, e quajnë Sinus Rhisonicus. Dëshmi të shkruara lidhur me këtë gjejmë sidomos te Skilaksi (gjysma e shekullit IV para kohës së re), pastaj te Probi, Straboni, Ptolemeu, Livi e Plini plak.

Gjatë kohës së dhënies së të drejtave romake, nëpër lokalitetet e brigjeve të Adriatikut, kishin filluar të dalin disa qytete të rëndësishme, si Acrujum (Ascrivijum), të cilin krahas Plinit plak e përmend edhe Klaudie Ptolemeu.

Kah shekulli VII (sipas anonimit të Ravenës) Kotorri ishte quajtur Dacaderan apo Dacadon. Në shekullin X te Porfirogjeneti e gjejmë Dacatera apo Decatora, kurse në analet e priftit nga Dioklea (shekulli XII) e hasim si Decatorum apo Catharus. Pra, emri i Kotorrit është para sllav. Në anën tjetër, sipas Skënder Rizajt, toponimi Kotorr ka etimologji shqipe kotorr-i, që do të thotë i vogli i buallicës deri në një vjeç – njëvjeçar. Këtë e përforcon edhe e dhëna se në Kotorr gjatë mesjetës ka jetuar një familje fisnike shqiptare, familja Bolica, e cila në stemën e vetë e kishte figurën e buallicës.

Ekzistojnë legjenda për themelimin e Kotorrit. Njëra prej tyre flet për kohën e prosperitetit të familjes së Nikollë Buçës, tjetra për kohën e Don Vita Kuqit, ndërtues i Manastirit të Deçanit, pra për kohën e rindërtimit të Kotorrit e jo të themelimit. Kotorri njihet edhe për punimin e armëve.

 

Në Kotorr flitej edhe gjuha shqipe

Plini plak përmend edhe emra ilirë, për të cilët thotë se vështirë shqiptohen (fliten). Kjo më së miri dëshmon se ilirët kishin gjuhën e tyre, që bile ishte e veçantë në krahasim me atë romake (latine), apo helene (greke).

Sipas B. Hrabak del se numri i shqiptarëve në Bokë të Kotorrit ishte aq i madh sa që mund të thuhet se ata e përbënin elementin themelor të ripërtritjes demografike dhe se ishin pjesë përbërëse e etnogjenezës së popullatës së Kotorrit… Prania e tyre kolektive gjatë mesjetës ishte mjaft e madhe… Për praninë shqiptare në këto treva flet fakti se në Kotorr përdorej gjuha latine, italiane, shqipe dhe sllave.

Gjatë mesjetës shpirti arbëresh jetonte në trupin kotorras. Bile, në Kotorr ka vdekur mjeku Gjergj Spani (nga Lezha) në prill të vitit 1439, që kishte shërbyer mbi dhjetë vjet në Raguzë (Dubrovnikun e sotëm). Në shekullin XIV në Kotorr gjenden edhe pjesëtarët e familjes së humanistit të madh Gjin Gazulit.

Në viset e sotme të Malit të Zi, përkatësisht në hapësirat e Bokës së Kotorrit, por edhe më gjerë në Dalmaci, Istër e vende të tjera, krishterimi kishte filluar të përhapej qysh kah fundi i shekullit të parë dhe në fillim të të dytit të kohës së re.

Boka e Kotorrit dikur kishte rreth 140 objekte kulturore – kishtare, pastaj 30 kisha me arkiva të pasura, një bibliotekë me mbi 20 mijë tituj librash (në Kuvendin Françeskan), Katedralën e Shën Tripunit (e vitit 1166), Ipeshkvinë e Kotorrit, që daton nga shekulli V (“Zani i Shën Ndout”, viti III, nr. 25, kallnuer 2002, faqe 6-8), Ishullin e Zojes së Shkërpelit (Shkrepit e mund të jetë edhe e Shkrelit). Në Kotorr lindën edhe i lumi Ozan, i lumi Gracia (u lind në vitin 1438 në fshatin Muo, ku edhe i ka eshtrat), pastaj shën Leopol Mandiqin (i lindur në Hercegnovi në vitin 1866), si dhe i lumi Adam Françeskani. Ndërkaq, në Perast të Bokës së Kotorrit kishte lindur edhe imzot Vick (Vinçenc) Zmajeviku (1670-1745), arqipeshkv i Tivarit e njëhersh edhe themelues i arqipeshkvisë së Zarës, si dhe figura kryesore e Kuvendit të Arbënit (Mërqijë afër Lezhës në vitin 1703).

Po ashtu, në ato hapësira edhe sot gjallërojnë antroponimet e toponimet që kanë prejardhje shqipe, si Zanoni, Albini, Arbanasi, Paolina, Vapori, Justina (Gjystina), Marta, Modesta, Cuca, Palikuqa, Leka, Gjini, Andrea Spani, Ducaguin (Dukagjini), Scutari (Shkodra), Gjon Albanezi, Çelesha, Bogdani, Pagani, Buttimuri (muratori), Culo (kulla), Gamba (këmba), Mulinari (mullisi), Gorakuqi (Gurakuqi), Toccaferi (toka e ferrit apo toka me ferra) e shumë të tjera.

Të përmendim edhe faktin tjetër që është me shumë interes se në tokat e sotme të Malit të Zi, ku dikur jetonin fiset e ndryshme iliro – arbëro – shqiptare, u lindën dhe vepruan edhe tre mbretër ilirë: mbretëresha Teuta (Risan), mbreti Ardian Genti dhe mbreti Batua, gjurmët e të cilëve (si nëpër kështjella e po ashtu edhe në literaturë) edhe sot janë të pashlyeshme.

Plini plak thotë se në tokat e mbretit Ardian, që përfshinin territorët nga Neretva e deri në Shkodër, kishte këto qendra: Risiniumi (Risani), Acroviumi (Kotorri), Budua (Budva e sotme), Ulciniumi (Ulqini), Scodrea (Shkodra), Lissos (Lezha) e shumë qendra të tjera të mëdha.

Do përmendur se në këto vise kryesisht jetonin pjesëtarët e fisit ilir të dokleatëve me qendrën e tyre kryesore Doklenë, të cilës presioni sllav ia ndërroi emrin në Zeta. Presioni sllav bartët në tërë territorin e Zetës, mirëpo vetëdija qytetare bëri që edhe për një kohë Kotorri të mos i dorëzohet sllavizmit. Kësaj më së shumti i bëri ballë numri i shqiptarëve.

 

Një pjesë e fëmijëve të familjes Prela u linden në Kotorr

Nga ana tjetër, shqiptarët përmenden qysh në analet e moçme të Malit të Zi, ndërsa gjurmë të tyre gjuhësore ka në të gjitha fiset e vjetra malaziase. Të origjinës së tillë janë mbiemrat (llagapët) e këtyre klaneve dhe vëllazërive malaziase: Gjonoviqët (Gjon) në Cërmiq, Gjinoviqët (Gjin) në Kosieret, Lumoviqët (nga shqipja lum) në Bratonozhiq, Shtekoviqët (nga shqipja shtek apo shteg) në Pjeshivce, Zogoviqët (zog) në Vasojeviq, Cërnogllaviqët (Kryezitë), Zonjiqët (zonjë), Zotoviqët (Zot), Drekalloviqët (Ndreka apo Ndrea – Andrea) e Kuqit, Leshoviqët (Lesh apo Llesh, një variant i emrit Aleks) e shumë e shumë të tjerë. Madje, edhe vetë emri i Malit të Zi, i cili shfaqet si përkthim më i moçm josllav – Zeta, e i cili sipas interpretimeve të autorëve antikë do të thoshte gjak, i kuq, i zi, që ka paralele në gjuhën shqipe në të cilën mbiemri “crna” emërtohet me fjalën e vendit të zi, e zezë. Një kombinim i së kuqes dhe i së zezës, ngjyra këto që edhe sot i ka flamuri kombëtar shqiptar, e të cilat ngjyra do t’i gjejmë edhe në veshjen popullore malaziase, por edhe te serbët, sidomos në kapelën e malaziasëve.

Edhe shumë toponime janë përkthyer. Bie fjala, toponimi Podgorica, që kur përkthehet në gjuhën shqipe do të thotë nënkodër, apo siç i thotë populli shkodër, që praktikisht do të thotë se Liqeni i Shkodrës i ka pasur dy qytete – vendbanime në jug e në veri me të njëjtët emërvende, Shkodër – Shkodër, që do të thotë nënkodra, në mes të të cilave gjendet edhe Liqeni i Shkodrës.

Kotorri kishte qenë shumë kohë edhe nën sundimin e Balshajve, si dhe përherë kjo qendër ka qenë e lidhur me Arqipeshkvinë e Tivarit. Në Kotorr përherë ka pasur lëvizje – migrime nga viset e Shqipërisë së Veriut, e sidomos popullata e Shkodrës mjaft shpesh kishte migruar në Kotorr, ku edhe një pjesë e madhe e tyre mbeti për të jetuar.

Ndër familjet, që nga Shkodra kishin migruar në Kotorr, ishte edhe familja Prela. Kësaj familje një pjesë e fëmijëve u lindi në Kotorr. Njëri nga ata fëmijë ishte edhe Nikolla, apo siç e quanin prindërit Nikë. Më vonë edhe u afirmua me këtë emër: Nikë Prela.

 

 

NIKË PRELA U LIND KUR RANË DY PERANDORI E FILLOI NJË TIRANI

 

 

Ipeshkvi shkollimin e filloi në Kotorr, e vazhdoi në Split, kurse e kreu në Strasburg të Francës. U shugurua meshtar në Kotorr, më 13 qershor 1941. Shërbeu si famullitar në Muo e në Sutomore, më 2 tetor 1969 u emrua ipeshkv ndihmës në Ipeshkvinë Shkup-Prizren, kurse shërbeu në Kosovë deri në vdekje (1995). Për shkak se gjithmonë mbajti shtetësi shqiptare u burgos disa herë

 

 

Nikë Prela u edukua nga prindërit e tij të ndershëm dhe besimtarë të përkushtuar, që më vonë e mori rrugën e meshtarit. Nikë Prela u bë prift, e më pastaj edhe ipeshkëv i devotshëm i kishës katolike, në veçanti i kishës shqiptare katolike të Kosovës.

Imzot Nikë Prela u lind në Kotorr, më 3 korrik të vitit 1918, kurse u pagëzua më 14 gusht. Ishte në rrezik edhe të mos lindet, sepse, kur e ëma e tij ishte shtatëzënë, mjeku i quajtur Galvanie, e kishte këshilluar të abortojë, për shkak se ajo kishte shëndet të lig dhe ishte anemike. Nëna Çiçile, si nënë shqiptare (gjithmonë e ka mbajtë veshjen shkodrane), nuk abortoi, por rrezikoj dhe me vështirësi të mëdha e lindi Nikollën, përkatësisht Nikën.

Do përmendur se babai i imzot Nikë Prelës, Gjergji kishte qenë dy herë i martuar. Me gruan e parë, që i kishte vdekur, kishte pasur pesë fëmijë, prej tyre tre djem dhe dy vajza, kurse me gruan e dytë, Çiçilën, po ashtu i kishte pasur pesë fëmijë, prej tyre tre djem dhe dy vajza. Nikë Prela kishte qenë fëmijë i nëntë i babait, kurse i katërti i nënës së tij. I ati i Prelës me bashkëshortën e parë i kishte pasur dy fëmijë me emrin Nikollë (Nikë), por që të dy i kishin vdekur, kurse me bashkëshortën e dytë e kishte Nikollën që i kishte jetuar, pra Nikë Prelën.

 

Ish-Jugosllavia nuk i njihte popujt josllavë

Prindërit e imzot Nikë Prelës kishin pasur një pasuri modeste. Ata ishin të njohur si rrobaqepës dhe tregtarë të dalluar. Ishin punëtorë të vyeshëm dhe shpirtërisht të pasur. Mirëpo, kur u lind Nika, pak vite kishin kaluar nga përfundimi i sundimit të Perandorisë Otomane, përkatësisht ishte kohë kur shkatërrohej edhe perandoria tjetër, ajo e Austro-Hungarisë. Pra, ishte koha kur po binin dy perandori të mëdha, por edhe kur po themelohej një shtet fantazmë, që do të quhej Jugosllavi e serbëve, e kroatëve dhe e sllovenëve, shtet, i cili që në fillim nuk i njihte popujt josllavë brenda territorit që mëtonte ta kishte. Ndaj, edhe luftërat e kishin bërë të vetën dhe pasuria e familjes Prela ishte shkatërruar. Dhe, ja familja e Nikë Prelës, por edhe vet ai, Nika, mbet gjithmonë i huaj në vendin e vet, përkatësisht në shtëpinë e babait e të stërgjyshërve të vet.

Nikë Prela shkollën fillore dhe tri klasë të gjimnazit i kreu në vendlindje – në Kotorr, kurse klasën e katër e vazhdoi pas dhënies së dy provimeve (gjuhën latine dhe greke) diferenciale në gjimnazin klasik në Split. Studimet filozofike – teologjike i kreu në Split të Kroacisë dhe në Strasburg të Francës. Bile, pat probleme deri sa ishte në shkollim në Split. Atje Nikën kompetentët e detyruan të paguaj tatim si i huaj (e trajtonin si shqiptar i Shqipërisë) për banim dhe për mësim (!?) edhe pse ishte i lindur në Kotorr. Po ashtu, derisa ishte në studime në Strasburg kishte kërkuar pasaport nga Ambasada e Shqipërisë, të cilin e kishte marrë, por me emër tjetër, ashtu siç i kishte regjistruar prindi fëmijtë e tij në Shqipëri. Nikë Prela së bashku me prindërit e tij disa herë kishin shkuar në Shqipëri, sidomos në Shkodër te prindërit e nënës – dajat e tij.

Pas kryerjes së studimeve shugurimin si gjakon e bëri në Perast, kurse shugurimin meshtarak dhe meshën e parë i bëri në Kotorr, në Ditën e Shën Ndout, më 13 qershor të vitit 1941, pa ndonjë ceremoni festeje. Shugurimin dhe meshën e parë, i kishte pritur me gëzim, ishin mbajtur në kohën e bombardimeve dhe të rreziqeve të shumëta të fillimit të Luftës së dytë botërore.

Nikë Prela më pastaj shërben famullitar në Sutomore (1941-1954) e më vonë edhe në Muo, nga viti 1955 deri më 1969. Ishte dalluar në shumë veprimtari meshtarake, si prift i zellshëm, si predikator i guximshëm dhe si njeri me zemër të madhe. Për këtë që besimtarët dhe vendasit e tij në Kotorr, si dhe në vendet ku kishte shërbyer, e quanin “ don Nikua ynë”. Megjithatë, Nikë Prela gjatë shërbimit në Sutomore të Malit të Zi, nga të patenzonët, ishte burgosur vetëm e vetëm se kishte kërkuar shtetësi jugosllave, kurse ai konsiderohej shtetas i Shqipërisë, por ishte edhe shqiptar dhe prift katolik, që për pushtetin sllav të kohës, nuk ishte i dëshiruar. Burgun hetues, që i kishte zgjatur afro tri vjet, e mbajti në Cetinë, ku siç thoshte ai deri sa ishte në jetë, “në burg më kanë munduar me punë të rënda fizike, me etje, uri, me spiunime, me rrahje e maltretime të ndryshme psikike, si dhe me kërcënime”.

Meqenëse burgu hetues kishte zgjatur shumë, nëna e tij kishte bërë ankesë te Tito-ja, i cili kishte kërkuar të mbahej menjëherë gjykimi. Gjykimi ishte mbajtur në Tivar, ku ishte dënuar me katër vjet heqje lirie. Pas ankesës i ishte hequr një vjet dhe duhej t’i mbante tri vjet burg. Nga Cetina e kishin dërguar në vuajtje të dënimit në Kotorr, ku të burgosurit i shtynin të punonin nëpër kanalizime të qytetit, ku një herë e kishte parë edhe nëna e tij djalin duke punuar, për çka Nika ishte prekur shumë.

Nikë Prela kur evokonte kujtime nga vuajtjet në burg thoshte: “Nuk dij se si kam mbetur gjallë. Me ka ndihmuar Zoti, feja, urata… Bile, në trup deri në varr do t’i barti gjurmët dhe shenjat e palshyeshme të maltretimit fizik. Në anën tjetër, tri herë më kanë çuar me dhunë në kufi me Shqipërinë kinëse si spiun i tyre vij në ish – Jugosllavi, përkatësisht kinëse nuk dëshiroja të jetoj në ish – Jugosllavi dhe shkoja për të spiunuar në Shqipëri. Më kanë thënë se “e do më shumë Papën fashistë se Titon komunist”. Dhe, siç thotë dr. don Lush Gjergji, as në raste të tilla nuk iu ka trembur syri, nuk ka lëshuar pe, por trimërisht dhe heroikisht Nikë Prela e ka dëshmuar fenë katolike, besnikërinë ndaj Zotit, dhe besnikërinë ndaj popullit të vet shqiptar.

 

Ishte i përndjekur dhe i burgosur

Në Mal të Zi ishte i përndjekur, i burgosur vetëm se ishte shqiptar dhe se këtë përcaktim asnjëherë gjatë jetës së tij nuk e kishte mohuar. Për këtë arsye edhe konsiderohej si shqiptar i rrezikshëm, si shqiptaromadh, si njeri që Zotin dhe popullin e vet i do dhe i rrespekton pamasë dhe mbi të gjitha.

Pas shërbimit të tij në Muo, nga ana e Papës emrohet ipeshkëv ndihmës “sedi datus” për besimtarët shqiptarë të Kosovës në kuadër të Ipeshkvisë Shkup – Prizren. Ky emrim ishte bërë më 2 tetor 1969, kurse ishte shuguruar ipeshkëv në Sarajevë më 21 dhjetor të po atij viti. U intronizua në Konkatedralën e Zojës Ndihmtare në Prizren, më 6 janar të vitit 1970. Për emrimin e tij ipeshkëv kishte diskutuar edhe Kuvendi i Kosovës. Në fakt, pas vendosjes së marrëdhënieve dilomatike në mes të ish-Jugosllavisë me Vatikanin në vitin 1966, kishte mbetur një obligim, që me rastin e emrimit të ipeshkvijve duhej të jepej pëlqimi edhe nga shteti (lexo: ish-Jugosllavia). Megjithatë, me rastin e diskutimit në Kuvend të Kosovës, për emrimin ipeshkëv të Nikë Prelës, ndër të tjera ishte thënë se ai “nuk angazhohet për çështjen shqiptare, se Kosova ka nevojë për një ipeshkv që angazhohet për çështjen shqiptare, se ai duhet të jetë proshqiptar (!)”. Dhe, shih tash kur në Mal të Zi ndiqej si shqiptar, në Kosovë akuzohej si antishqiptar! Duhet thënë se imzot Nikë Prela në ish-Jugosllavinë monarkike ishte i anatemuar dhe i përjashtuar, në ish-Jugosllavinë komuniste ishte i përndjekur dhe i burgosur, por edhe në kohën e shthurjes së ish – Jugosllavisë ishte i sulmuar, i etiketuar se po i helmon të rinjtë shqiptarë, se po propagandon nëpër botë kinëse shqiptarët në Kosovë nuk kanë kurrëfarë të drejtash elementare, se po vriten e burgosen shqiptarët e shumëçka tjetër. Megjithatë, edhe pa pëlqimin e organeve shtetërore imzot Nikë Prela mbet ndihmësipeshkëv i Ipeshkvisë Shkup – Prizren, i angazhuar për punë me besimtarët katolikë shqiptarë në Kosovë dhe në nivel të Ipeshkvisë Shkup – Prizren, ku katolikët shqiptarë përbënin 90 për qind të besimtarëve katolikë.

 

 

FATI I POPULLIT TIM ËSHTË EDHE FATI IM

 

 

- kështu kishte thënë i madhi Pjetër Bogdani, qysh para më shumë se 300 vjetëve. Nikë Prela: “Në popullin tim e gjeta vetvetën”. Gjatë periudhës 1981-1989 Nikë Prela ishte i vetmi zë në mbrojtjen e çështjes së Kosovës. Ai ishte edhe krah i fortë i presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës

 

 

Koha kur imzot Nikë Prela kishte ardhur me shërbim në mesin e shqiptarëve të Kosovës, e që ishte vendosur në Ferizaj, në mungesë të lokalit për ipeshkvijë në Prizren, atmosfera politike nuk ishte e volitshme. Në fakt, ai kishte ardhur në Kosovë menjëherë pas demonstratave studentore të viteve 1968-1970. Në atë kohë të pa kohë në Kosovë ndihej mungesë e madhe e klerikëve shqiptarë, ishte mungesë e lirisë fetare e kombëtare për shqiptarë, ishte mungesë e objekteve kishtare, e shtëpive për priftërinj e motra nderi, ishte mungesë e madhe e literaturës dhe e shtypit fetar në gjuhën shqipe.

 

Do të ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme

Pra, në kohën kur imzot Prela ishte ipeshkëv rrethanat shoqërore dhe politike ishin mjaft të ndërlikuara dhe të tensionuara. Për këtë arsye imzot Prela shpesh thoshte: “Po zihet moti si para shiut apo breshërit. Do të ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme. Zoti na ndihmoftë e na ruajtë nga e keqja. Gjatë jetës sime mjaft shpesh kam përjetuar që kafshata të na vijë deri te goja, por jo edhe në gojë. Shpresoj se kësaj radhe nuk do ta humbim rastin. Besoj se ky rast do të jetë mjaft i mirë për popullin tonë”.

Po ashtu, edhe në takimet e shpeshta që kam pasur edhe vetë unë, autor i këtyre pak rreshtave, sikurse edhe në mjediset tjera, imzot Nikë Prela thoshte: “Deri sa isha me shërbim në trojet shqiptare, por edhe në ato të përziera në Mal të Zi, jetoja për shqiptarët, kurse që kur jam në mesin e njerëzve të gjakut tim, në popullin tim e gjeta vetvetën plotësisht. Dhe, nëse e kërkon nevoja jam i gatshëm që edhe jetën ta flijoj për popullin tim shqiptar pa dallim feje. Me fjalë të tjera, siç ka thënë i madhi imzot Pjetër Bogdani se “Fati i popullit tim është edhe fati im”. Me fuqinë e fesë dhe me frymëzim dashurie ishte vëlla, mik, prind dhe njeri i Zotit dhe i popullit për të gjithë njerëzit pa dallim feje. Në asnjë moment imzot Prela nuk e nënçmoi apo e dëboi askë mbi baza kombëtare apo fetare. Për të gjitha këto virtyte, që i pat shkelqësia e tij, edhe sot njerëzit e kujtojnë me nderim dhe falenderim.

Imzot Prela pat kujdes të madh për meshtarë, për rregulltarë dhe rregulltare, për thirrje të shenjëta, për besimtarë, si dhe për mbarë popullin shqiptarë. Gjatë shërbimit të tij në detyrën e ipeshkvit ai disa herë u takua me papët e kohës të Vatikanit, si dhe shumë herë me Nënën Tereze.

Imzot Nikë Prela kishte qëndrim të veçantë ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të hendikepuarëve. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndaj edhe kafshatën e gojës dhe petkun e trupit, sidomos për skamnorët. Gjatë veprimtarisë së tij në Kosovë ndihmoi varfënjakët me çka pat dhe sa mundi. Bile, në Ferizaj, në vitin 1990, gjashtë familjeve skamnore u ngriti shtëpi, pastaj e ndihmoi popullatën shqiptare me ilaqe e kujdes mjekësor, në veçanti ndihmoi më se 7500 fëmijë dhe të rinj shqiptarë, të cilët i helmoi okupatori serb. Ndihmoi masën e gjerë popullore shqiptare në Kosovë kur çdo ditë e më shumë po shtohej varfëria, veçmas në vitet 90 (pas vitit 1990) pas largimit nga puna të punëtorëve shqiptarë nga okupatori serb. Së bashku me dr. don Lush Gjergjin, pastaj me don Zef Gashin (tash arqipeshkëv i Arqipeshkvisë së Tivarit), me profesor Anton Çettën, me akademik Fehmi Aganin, por edhe me shumë veprimtarë të tjerë, themeluan Shoqatën humanitare bamirëse të Kosovës “Nëna Tereze”.

Imzot Nikë Prela, së bashku me imzot Nikollë Minin, famullitar në Prizren, ishin edhe themelues të revistës fetaro-kulturore “Drita”, si dhe të shtëpisë botuese katolike me të njëjtin emër, si e tillë ishte e vetmja në botë. Imzot Nikë Prela në veçanti u dallua në krijimtarinë letrare e shkencore. Ai ka shkruar disa vepra, por edhe ka përkthyer shumë sosh.

 

Bashkëpunoi ngushtë me Ibrahim Rugovën

Kontribut të madh ka dhënë sidomos në ngritjen e zërit për çështjen kombëtare shqiptare dhe të Kosovës, që nga viti 1981, kur ishte i vetmi zë shqiptar deri në vitin 1989, por edhe deri kur kaloi në amshim trokiti vet, por edhe me shkresa protestuese pothuajse nëpër dyert e të gjitha shteteve evropiane, të SHBA-ve, si dhe në Kombet e Bashkuara.

Madje, ai me shumë veprimtarë të tjerë dhanë kontribut të madh në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave ndërshqiptare. Ishte dorë e djathtë e udhëheqësve shqiptarë, sidomos bashkëpunoi ngushtë me presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, por edhe me institucionet e asociacionet tjera të kohës të Republikës së Kosovës. Në veçanti ai ishte një parashikues i mirë i ardhmërisë së çështjes shqiptare dhe të Kosovës.

Do përmendur se imzot Nikë Prela nuk kishte pasur shëndet të mirë, që ishte pasojë e mundimeve nëpër burgje. Për këtë kishte shkuar edhe në Itali më parë, si dhe në Igallo të Hercegnovit (në Mal të Zi). Ndërkaq, më 27 maj të vitit 1984, në udhëkryqin e Kamaranit, afër Gllogovcit, kishte pësuar në një fatkeqësi të komunikacionit, ku kishte marrë lëndime të rënda trupore, që do të thotë se kishte thyerje të kërdhokulës në këmbën e djathtë. Ipeshkvin e lënduar nga vendi i ngjarjes e kishte marr Shaban Hyseni dhe e kishte dërguar në Spitalin e Prishtinës. Në anën tjetër, më 30 maj të po atij viti, në Klinikën Ortopedike të Shkupit ipeshkvi pati një operacion të rëndë dhe të ndërlikuar. Më vonë shkoi në Ohër (korrik 1984) për shërim, pastaj edhe në Bajë të Kllokotit dhe (më 4 mars 1985) dhe më vonë në Qendrën mjekësore për eshtra në Risan (Mali i Zi). Megjithatë, gjatë vitit 1995, iu desht t’i nënshktrohej katër operacioneve të rënda në Itali. Kjo e detyroi ta amputojë këmbën e djathtë kështu që deri në vdekje jetoi me karrocë. Për këtë fatkeqësi Imzot Nikë Prelës i shkruan Nëna Tereze: “Më vjen shumë keq për fatkeqësinë tuaj. Le t’ju ndihmojë dhe t’ju ushqejë lutja në këto çaste të vështira”.

Imzot Prela gjatë jetës së vet 78-vjeçare, 14 vjet shërbeu në Sutomore e 14 në Muo të Malit të Zi, si dhe 27 vjet ishte në detyrën e ipeshkvit të Kosovës, që do të thotë se ai pa ndërprerë punoi 55 vjet. Do përmendur se imzot Prela ishte ipeshkvi i parë shqiptar, në nivel të Ipeshkvisë Shkup-Prizren, pas 48 vjetëve, përkatësisht pas imzot Lazër Mjedës.

Imzot Nikë Prela, edhe pse i kishte mbushur 75 vjet qysh më parë, në pension shkoi në moshën 78-vjeçare.

Mirëpo, vetëm pas shtatë ditëve të dorëzim-pranimit të detyrës ipeshkvit të ri imzot Mark Sopit, që u bë në Konkatedralën e Zojës Ndihmtare në Prizren, më 18 shkurt të vitit 1996, kaloi në amshim më 25 shkurt 1996, kurse mesha e dritës dhe përcjellja iu mbajt më 26 shkurt, përkatësisht mesha përkujtimore dhe varrimi i të ndjerit u bë në Prizren, në mënyrë madhështore, më 27 shkurt të po atij viti (1996).

Me rastin e kalimit në amshim të imzot Nikë Prelës, Ordinariatit Ipeshkvor në Prizren i kishin arritur shumë telegrame ngushllimi, e ndër ta edhe nga dr. Ibrahim Rugova, kryetar i Republikës së Kosovës.

 

 

PAS 48-VJETËVE – NIKË PRELA IPESHKVI I PARË SHQIPTAR

 

 

Nikë Prela: “Ndërgjegja: Zoti është porsi pasqyrë drejtësie, së vërtetës dhe i mirësisë. Nëse nuk mund të ballafaqohemi me vetën, për arsye të veseve të këqia që i kemi, kot e thejmë pasqyrën, sepse përsëri prej mijëra grimcash të pasqyrës, shohim fytyrën tonë të copëzuar e të shtrembër”

 

 

Imzot Nikë Prela gjatë shërbimit të tij, si në detyrën e meshtarit e po ashtu edhe gjatë kohës sa ishte ipeshkv, kujdes të madh i kushtoi meshtarëve, pra kujdes pat për rregulltarë dhe rregulltare, pastaj për thirrje të shenjta të të rinjve, për besimtarë, si dhe për mbarë popullin shqiptarë. Ai gjatë 28 vjetëve të shërbimit në dy famulli të Ipeshkvisë së Kotorrit – në Sutomore e në Muo, kishte lënë përshtypje shumë të mira te besimtarët. Ishte shumë i adhuruar dhe i dashur.

Si meshtar i ri ishte edhe dëshmitar i masakrës së njohur ndaj shqiptarëve në Tivar, ngjarje kjo e cila e ka përcjellur në formë ankthi gjithë jetën, duke e motivuar kështu për t’u identifikuar më së miri me fatin e popullit të tij – shqiptarë, vazhdoi të përjetojë edhe golgota të tjera bashkë me te (Mr. Qibrie Demiri “Imzot Nikë Prela, njëri nga më të rëndësishmit në galerinë e personaliteteve kombëtare”, temë e mbajtur në manifestimin përkujtimor në Ferizaj, më 24 shkurt 2004).

Megjithatë, Radio Vatikani, më 31 tetor të vitit 1969, kishte lajmëruar mbi një çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët e besimit katolikë në Kosovë dhe në trevat etnike shqiptare, si dhe për ata në diasporë – nëpër botë. Çështja kishte të bënte me emrimin e don Nikë Prelës në detyrën e ipeshkvit. Në fakt, në bullën e shenjtërisë së tij papa Palit VI ndër të tjera thotë:

 

Birit të dashur Nikollë (Nikë) përshëndetje dhe bekim apostolik!

Pasi ishte nevoja tepër e madhe që besimtarëve që gjuhë amtare e kishin shqipen, e që jetojnë në territorin e dioçezës Shkup-Prizren, t’u kushtohet një kujdes i posaçëm, na u dukë e nevojshme që të kujdestarojmë për të mirën e shpirtërve, që t’u japim eprorin e shenjtë, i cili në mënyrë të posaçme dhe të suksesshme do të kujdesohet për ta, dhe njëkohësisht i pasijur me virtyte të jashtëzakonshme dhe me shpirt fisnik, si dhe me ushtrim praktik të fesë ndaj njerëzve dhe rrethanave, do ta mësoj shtërngesën ungjillore pas së cilës shtigjet e kësaj toke do t’i drejtojë kah amshimi. Prandaj, sipas Këshillit të Kongregacionit Shenjtë për Ungjillizim të popujve ose për të përhapurit e fesë, dhe duke e pyetur vëllain e ndershëm Mario Cagnen, arqipeshkvinë titullar të Heraklesë në Evropë dhe delegatin apostolik, me pushteden tonë më të lartë po të emrojmë ipeshkv ndihmës “sedi datus” në Ipeshkvinë Shkup-Prizren për besimtarët e gjuhës shqipe, të cilët me shumicë jetojnë në Kosovë, dhe njëkohësisht po të emrojmë ipeshkv të selisë së zbrazët të Rufinianës duke t’i dhënë të drejtat dhe detyrat e përshtatshme…”

Për t’u kuptuar bulla e Papës më mirë po e citojmë çarkorën e Ordinariatit të Kotorrit:

“Arriti lajmi zyrtar në Ordinariatin tonë, që famullitari i Mullës (Muos) dhe i Shkalarës, don Nikë Prela, është emruar për ipeshkv titullar i Rufinianës për dioçezën e Prizrenit “sedi datus”, që do të thotë ipeshkv ndihmës për shqiptarë në Ipeshkvinë Shkup-Prizren. Shenjtëria e papës Pali VI e kishte ringjallur Ipeshkvinë e Prizrenit me bulën e vet “Ad Ecclesiam Christi”, të datës 2 tetor 1969, e me këtë ai e ringjalli përsëri dioçezën e Prizrenit dhe menjëherë ia bashkoi Shkupit “aeque principaliter” me të njëjtat të drejta. Ipeshkvi i ri është Ordinar për të gjithë besimtarët me kombësi shqiptare në dioçezën Shkup – Prizren (“Drita”, viti I, numër 1, 25 mars 1970, faqe 1). Imzot Nikë Prela pasi e mori detyrën e re, nëpërmjet revistës “Drita”, iu drejtua besimtarëve:

 

Meshtarë të dashur, murgesha e besimtarë, vëllezër e motra shqiptarë!

Si ipeshkv rezidencial i Prizrenit, qytetit historik, të cilin para 48-vjetëve ishte i shtyrë ta lëshonte imzot Lazër Mjeda, ipeshkvi i fundit shqiptarë, Ju drejtoj të gjithëve përshëndetje dhe bekimin tim ipeshkvor.

Me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, edhe më shumë bota mbarë e njohu emrin shqiptarë, kulturën dhe karakterin kreshnik të popullit tonë. Edhe papa Pali VI na dha nderë dhe lavdërime me letrën e vet drejtuar shqiptarëve në botë. Edhe më këtë rast papa e dëshmoi dashurinë e vet ndaj nesh duke e plotësuar dëshirën e meshtarëve dhe të besimtarëve, duke e dërguar në Prizren ipeshkvin e gjakut dhe të gjuhës tonë. Unë jam i prekur që më takoi zgjedhja aq e rëndësishme dhe vetën e detyroj që t’u përgjigjem dëshirave dhe shpresës së popullit tim.

Detyra është e rëndë, por me ndihmën e Zotit dhe me marrëveshje, përkrahje e bashkëpunim me ju, do ta arrijmë qëllimin tonë – përparimin dhe zhvillimin e kishës ndër ne.

Karakteri dhe bujaria jonë, të cilat janë lartësuar deri në besën tradicionale, si dhe mikpritja, kanë hy në leksikografinë botërore. Këto duhet të përhapen me dashuri, zemërgjërësi dhe me nderim ndaj çdo njeriu. Kultura jonë, e cila e ka pasur fillimin e vet me një përmbajtje fetare, është rreshtuar në rendin e kulturave të tjera botërore…” (“Drita”, viti I, numër 1, 25 mars 1970, faqe 2).

Njëherësh, imzot Nikë Prela përveç obligimeve ipeshkvore, rëndësi të veçantë i kushtoi brezit të ri, fëmijëve. Ai përherë u uroi shëndet, por mbi të gjitha fëmijëve u uroi fillim të mbarë të vitit shkollor:

 

Të dashur fëmijë!

Në fillim të këtij viti shkollor ju drejtohem me dëshira të flakta për suksese të mira në shkollë. Më së pari në shtëpi do t’i dëgjoni prindërit tuaj dhe t’i nderoni të moshuarit. Në shkollë do të jeni të urtë. Nderoni dhe ndëgjoni mësimdhënësit me vëmendje, më shumë mësoni në shkollë se sa në shtëpi, por në shtëpi me kohë do të përsëritni të gjitha, sidomos çka keni për të mësuar përmendsh. Në kishë, sidomos të dielave, merrni pjesë në meshë me besimtarë tjerë, si anëtarët e një familje të përbashkët. Bashkëpunoni me besimdhënësit duke mësuar mirë se në çka të besojmë dhe si të jetojmë. Kështu, fëmijë të dashur, Ipeshkvi i juaj kujdeset për ju dhe lut Zotin për ditë për ju, për besimdhënësit dhe për mësimdhënësit tuaj, posaçërisht për farefisin tuaj.

Ju bekoj të gjithëve duke ju dëshiruar shëndet, suksese shembullore në shkollë dhe, si thotë shën Luka për Krishtin dymbdhjetëvjeçar në tempull, përparim në dije, në meshë e në hir para Hyjit e para njerëzve” (“Drita”, nr. 7- 9, 1989).

 

 

TAKIMET E IMZOT NIKË PRELËS ME PAPËT

 

 

Ipeshkëvi i Kosovës disa herë është takuar me papa Plin VI dhe me papa Gjon Palin II. – Papa Pali VI e kishte shënuar 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ne mburremi që Nëna Tereze është shqiptare. Papa Gjon Pali II gjuhën shqipe e rëndit në vendin e gjashtë të gjuhëve të botës. Prela i kishte njohtuar papët për gjendjen e rëndë politike në Kosovë, si dhe me përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi

 

 

Imzot Nikë Prela gjatë kohës sa ishte ipeshkv pati disa takime me papë të Vatikanit. Së pari i shoqëruar nga sekretari i tij don Mark Sopi (tash ipeshkëv i Kosovës), imzot Nikë Prela, gjatë muajit nëntor të vitit 1970, u takua me papa Palin e VI. Me atë rast, papa së pari e pyeti imzot Nikë Prelën se “a je ti ipeshkvi shqiptar që duhet të përkujdesësh për shqiptarët në dioçezën Shkup – Prizren?”, kurse pasi imzot Nikë Prela e siguroi, foli edhe për gjendjen e kishave në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, për meshtarë, si dhe për popullin shqiptarë. Pas një bisede të gjatë papa duke ia dhënë bekimin apostolik për besimtarë dhe tërë dioçezën, u përshëndet me ipeshkvin tonë.

Pasi ishin kthyer, imzot Nikë Prela kishte kërkuar që të mbahen meshë shenjte për t’u lutur për papa Palin VI. Me atë rast ai kishte thënë se papa Pali VI është i rëndësishëm për popullin shqiptarë, sepse ai me rastin e shënimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, me letër që i ishte drejtuar Kardinalit Agagianianit, e kishte përkujtuar këtë hero tonin dhe të botës. Po ashtu, papa Pali VI e kishte ringjallur dioçezin e Prizrenit, duke e emruar ipeshkvin shqiptar imzot Nikë Prelën për besimtarët shqiptarë. Në anën tjetër, papa Pali VI i kishte dërguar letër imzot Nikë Prelës nëpërmjet Sekretariatit shtetëror të Vatikanit, imzot J.Benes-it, në të cilën thuhej:

 

Exelencë dhe fortë i nderuari Imzot Nikë Prela !

Shenjtëria e tij me një gëzim tejet të madh kuptoi prej letrës sate bujare dhe prej revistës së bashkangjitur se me çfarë përpjekje fetare dhe përkushtim të flakët jeni duke u përgatitur për ta përkujtuar 100-vjetorin e kryekishës së Prizrenit, si ti vet, njashtu edhe mbarë kisha dhe të krishterëve shqiptarë.

Duke pasur parasysh tanimë vlerën dhe rëndësinë e asaj kishe të zbukuruar me emrin e Zojes së Bekuar, përkatësisht me emrin e Ndihmëtarës së të krishterëve, për jetën kishtare dhe nxitje në ato anë të fesë, me shpirt, gëzim dhe dëshira lakmoj për pjesëmarrje me ju në kremtim.

Bekimin Aposolik pra të kërkuar nga papa në këtë kohë të lumtur, Shejtëria e Tij me gatishmëri plot andje dhe dashuri atërore uron me gjithë zemër, më së pari Ty, meshtarëve, murgeshave dhe të gjitha familjeve të besimtarëve shqiptarë, që me hire të frytshme e të forcuara, me gëzime qiellore të përtrira, që të përfiton mbarë populli shqiptarë plotërinë e pasurive hyjnore.

Me një pëlqim përnjëmend të madh më ra kjo detyrë që t’u shkruaj dhe në rrethana të volitshme t’i nënshkruhem Shkëlqësisë Tënde shumë të nderuar”.

Imzot Nikë Prela pati edhe disa takime me papa Pali VI. Kurse, imzot Nikë Prela, i përcjellur nga dr. don Lush Gjergji, më 5 shkurt të vitit 1981, në Romë, realizoii takimin e parë me papën e ri Gjon Pali II. Me atë rast imzot Nikë Prela ia dhuroi papës të gjitha botimet e “Dritës”. Ati i shenjtë me interesim të madh e mori “Besëlidhjen e re” të përkthyer nga don Simon Filipaj, si dhe veprën “Nëna jonë Tereze” të dr. don Lush Gjergjit.

Një ditë pas takimit me papën, imzot Nikë Prela dha një intervistë për Radio – Vatikan, ku ndër të tjera tha se “Papa Gjon Pali II më pranoi në vizitë zyrtare dhe në fund të bisedës sonë ia dorëzova kompletin dhjetëvjetor të “Dritës”, si dhe “Biblën e ilustruar”, “Shujtën shpirtërore” dhe katekizmin “Krishti ndër ne”. Ati i Shenjtë i mori dhe i këqyri me vëmendje të madhe duke treguar interesim të posaçëm për këto libra. Veçmas ia tërhoqi vëmendjen “Besëlidhja e re” e përkthyer në gjuhën shqipe nga don Siman Filipaj. Me një interesim të njëjtë e vështroi edhe jetëshkrimin mbi Nënën Tereze, të cilën e përgatiti dr. don Lush Gjergji.

Ne mburremi, jo vetëm se Nëna Tereze është shqiptare, por se ajo u lind në dioçezën tonë Shkup – Prizren. Na vjen mirë që ka hapur një shtëpi në vendlindjen e saj, në Shkup, ku tani veprojnë motrat e saja. .

Papa më priti përzemërsisht, dhe për këtë i falem nderit çiltërisht. Gjatë bisedës ai tregoi ndaj nesh një mirëkuptim të madh. Si person edhe me fjalë të ëmbla ia jep zemrën bashkëbiseduesit duke zgjuar në te shpresën dhe sigurinë. Ai interesohet fare shumë për popullin tonë, gjë që dëshmoi shumë herë edhe botërisht në raste të ndryshme. Ai në të gjashtin vend të rënditjes së gjuhëve të botës e rradhit gjuhën shqipe”.

 

Papa njohtohet mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Romë, imzot Nikë Prela dhe dr. don Lush Gjergji, vizituan bazilikat e Romës, kurse në Kishën e shën Pjetrit, ata u luten mbi varrin e Papës së Parë, mbi varrin e papës së fundit që kishte kaluar në amshim, pastaj mbi varrin e papës shqiptar, papës Klimentit XI (Gjon Françeskut), si dhe vizituan shenjtërorën e Zojes së Shkodrës (Zoja e Këshillit të Mirë) në Gjenecano, afër Romës.

Njëherësh, më 17 mars të vitit 1983, papa Gjon Pali II i priti ipeshkvinjtë tanë – imzot Joakim Herbut-in dhe imzot Nikë Prelën, nga dioçeza Shkup – Prizren. Papa në veçanti u gëzua kur u informua për numrin e thirrjeve të shenjta, veprimtarinë pastorale të meshtarëve dhe besnikërinë e popullit. Në atë takim imzot Nikë Prela ia dorëzoi papës listën e 140 motrave (të nderit) shqiptare, të cilat së bashku me meshtarët shqiptarë, lutën për kthimin e Shqipërisë kah Zoti, si dhe e njohtoi papën me gjendjen e rëndë politike në Kosovë, përkatësisht me gjendjen e përkeqësuar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Po ashtu, më 27 maj të vitit 1987, në Romë, në audiencën e rëndomtë, që e ka papa me besimtarët shtektarë nga mbarë bota, mori pjesë edhe imzot Nikë Prela, i cili bashkë me ipeshkvinjtë tjerë të pranishëm, bekoi besimtarët e pranishëm. Me këtë rast imzot Nikë Prela e përshëndeti papa Gjon Palin II, i cili u ndal në një bisedë me Prelën. Më pastaj, imzot Nikë Prela ia dorëzoi papës botimet më të reja të “Dritës”, si “Katekizmat”, “Lule për Nënën”, “Historia e Ipeshkvisë Shkup – Prizren gjatë shekujve”, “Kisha dhe historia e saj” (10 vëllime), “Lutje dhe Arka”, “Shujta Shpirtërore” e botime të tjera. Papa këto botime i pranoi me gëzim dhe falenderim. Në fund të këtij takimi, papa tha: “Për çdo ditë lutem për popullin shqiptarë”.

Gjatë qëndrimit të imzot Nikë Prelës në Romë, ai e vizitoi edhe Seksionin e Gjuhës Shqipe të Radio – Vatikanit.

Gjatë shërbimit në detyrën e ipeshkvit Nikë Prela u takua me Atin e Shenjt edhe disa herë.

 

 

NËNA TEREZE ËSHTË BIJA MË E MADHE E POPULLIT SHQIPTARË

 

 

Imzot Nikë Prela është takuar shumë herë me Nënë Terezen. Ajo ishte një burim i një dashurie inventive. Pas 52 vjetëve Nëna Tereze përsëri në vendlindje. Sa herë që rrëfehej Nëna tereze “Punën e pendimit” e thoshte në gjuhën amtare shqipe. Nëna Tereze u laurua me Çmimin Nobel për Paqe

 

 

Imzot Nikë Prela: “Me Nënën Tereze jam takuar më së pari në Ferizaj, në korrik të vitit 1970, kur erdh për të më përshëndetur, e kur ishte duke shkuar te shenjtërorja e Zojes së Bekuar në Letnicë. Vizita ishte e shkurtër, e duke mos pasur çka t’i dhuroj, ia dhurova një kryq të thjeshtë, të cilin e mori me gëzim dhe me buzëqeshje.

Të dytën herë, në nëntor të vitit 1970, jam takuar me te në Romë.

Ishte tepër interesant takimi ynë dhe biseda që patëm. Për mua ishte një përjetim i paharrueshëm dhe një befasi – zbulimi i një dashurie inventive. Në mes tjerash, aty i pashë disa të rinj të veshur mirë dhe u interesova për ta. Nëna Tereze më tha se i viziton shtëpitë e të pasurve duke i kërkuar studentët t’i mësojnë falas fëmijtë e të varfërve dhe të të braktisurve, për të cilët Nëna Tereze e mbaroi një banesë në rrethinë të Romës. Kështu, më tha ajo, i mësoj njerëzit të bëjnë vepra të mira. Një muaj pas, më 6 janar të vitit 1971, Nëna Tereze fitoi, e para, “Shpërblimin e papës Gjoni XXIII për paqe”, të cilin ia dorëzoi papa Pali VI.

Të tretën herë, në muajin maj të vitit 1976, e vizitova me një motër shqiptare që vepronte në Romë, barakën e Nënës Tereze, por ajo nuk ishte aty.

Të katërtën herë u takova me Nënën Tereze kur erdh në Shkup, më 28 mars të vitit 1978. Në fakt, para se të vinte Nëna Tereze në Shkup, ajo dërgoi një telegram, ku thuhej:

 

I dashuri në Krishtin, ipeshkv Prela,

Ja po ju sjelli një lajm të mirë, që katër motra tona tani janë të gatshme të vijnë në Shkup. Shpresoj se ju do ta keni një shtëpizë të vogël për to, kështu që kur të vijë unë – vijë së bashku me motra. Ju lutem që për këtë ta lajmëroni edhe kryetarin e Shkupit. Për këtë shpresoj se edhe ai do të na ndihmojë.Unë do t’u lajmëroj se kur do të vijë në Shkup. Motrat do të vijnë në Zagreb qysh kah gjysma e qershorit dhe atje do të më presin mua, kështu që së bashku, pas 52-vjetëve, do të vijmë në Shkup. Lutuni shumë për mua, në Krishtin besnike, Motra Tereze”.

Ndërkaq, me të arritur të Nënë Terezes në Shkup, u mbajt meshë, ku Nikë Prela e përshëdet me këto fjalë:

“Me kënaqësi të madhe, o Nëna Tereze, unë të përshëndes në emër të popullit tënd, në emër të meshtarëve, të rregulltarëve dhe rregulltareve si dhe në emrin tim në vendlindjen tënde, në Shkup.

Sot kam arsye të thënë edhe unë: O ti Shkup dhe o ti komb, prej të cilit ka dalur Nëna jonë Tereze, nuk jem më i vogël në botë, se mbarë bota na njeh përmes Nënë Terezes. Mirë se na ke ardhur, o Nëna Tereze”! (“Drita”, prill 1978, faqe 5 e 6).

Ndërkaq, kur e përcollëm nga aeroporti i Shkupit e pyetëm se si e flet gjuhën amtare shqipe?. Ajo na tha se qysh prej fëmijërisë, kurdo që rrëfehet anglisht apo kroatisht, gjithmonë e thotë “Punën e pendimit” në gjuhën shqipe. Kjo më preku në zemër, sepse është gjë simpatike, duke qenë se e tëra është shqiptare, prandaj edhe kur rrëfehet në gjuhë të huaja, “Punën e pendimit” e thotë në gjuhën amtare të nënës, ashtu e kuptoi Zoti lutjen e saj më mirë” (Kujtime mbi Nënë Terezën, “Drita”, nr. 11, 1979, faqe 10).

Imzot Nikë Prela është takuar me Nënën Tereze edhe më 10 dhjetor të vitit 1979, në Osllo, në ceremoninë e laurimit me Çmimin Nobel për Paqe të Nënë Terezes, pastaj më 26 maj të vitit 1980, kur erdhi si nobeliste në Kosovë. Me atë rast, në Binçë u mbajt një meshë, të cilën e udhëhoqi imzot Nikë Prela, i cili gjatë predikimit ndër të tjera tha: “Në diqezën tonë Shkup-Prizren, e cila shtrihet prej Pejës deri në kufinj të Greqisë, veprojnë përfaqësuesit e 10 shoqërive rregulltare, nëpër spitale, shtëpi të pleqve apo nëpër famulli. Mirëpo, kush e ka paraparë se këtyre motrave ka për t’iu bashkuar edhe një shoqëri, e cila ka për ta pasuruar dioqezën tonë, domethënë Shoqëria e “Misionareve të Dashurisë”, të cilat përndryshe na i njohim si Motrat e Nënës Tereze.

Mirëpo, si tha edhe ajo vetë mu sot, veprimtaria e saj, e cila nuk e ka historinë e gjatë, hapet vrullshëm anembanë botës duke hapur shtëpi të reja gjithnjë e më tepër në shumë vende, në tërë kontinentet, në mbarë botën, e cila botë edhe e thërret “nënë”.

T’i bashkojmë tash uratat, si na thërret Nëna Tereze, për këtë hap të parë të saj në dioqezën tonë, që e bëri në shenjë shpërblimi dhe falënderimi ndaj atdheut të vet” (“Drita”, numër 6-7, 1980, faqe 16-17).

Po ashtu, Imzot Nikë Prela u takua me Nënën Tereze edhe gjatë tetorit të vitit 1982, të cilën e priti në elterin e Kishës së Shën Katarinës në Pejë.

Njëherësh, kur dr. don Lush Gjergji e përgatiti monografinë me krijime kushtuar Nënës Tereze, në vitin

1985. Në te imzot Nikë Prela e kishte shkruar shkrimin “Mbi botën e mjerimit”, që i parapriu librit të përmendur, e i cili shkrim i kushtohej 75-vjetorit të Nënë Terezes. Në te ndër të tjera ku thuhet:

Ishte një grua me emrin Drane, e njohur tani në të tëra gjuhët e botës – “Nëna Loke”, si e thërrisnin fëmijët e saj. I kishte tre fëmijë, një djalë e dy vajza, ndër të cilat e vogla quhej Ganxhe, e e cila edhe sot, pas 75-vjetësh jete, është e përmendur si “Nëna Tereze”.

Ndërsa ende e bartte në parzëm e ëma para 75 pranverave, askujt s’i vete mendja se kjo foshnje shqiptare nga Shkupi, do të dilte në pah si asnjë frymë njeriu përpara, e njohur dhe e përfillur nga mbarë rruzulli.

Kjo monografi e përfituar spontanisht nga elita jonë kulturore është dhurata më e natyrshme, mirënjohja më e çiltër dhe shpërblimi më intim, i cili do t’ia dalë çdo shpërblimi tjetër, për shpirtin e Nënës sonë Tereze, sepse është e zemrës, e gjakut dhe e gjenit të popullit shqiptar.

Monografia është njëherit edhe urimi më i përzemërt në emër të të gjithë vëllezërve dhe të motrave të saja shqiptare si tufë lulesh që kundërmonë këndshëm si vetë ndiesia që ushqejmë në zemrat tona për Nënën Tereze; me ngjyra të ylberta, si vetë rrezet ngushëlluese që lëshon Ganxhja mbi botën e mjerimit për të të strehuarit në kraharorin e Nënës sonë Tereze!” (“Lule për Nënën”, Ferizaj, 1986, faqe 7-9).

Me Nënën Tereze Imzot Prela është takuar edhe në Budapest të Hungarisë, ku qëndruan prej 16-18 qershor të vitit 1989.

 

“Kremtojmë bashk me ty, o Nënë Tereze, o ti nderi i kombit, 80-vjetorin e jetës sate!

Rroftë Nëna Tereze me veprën e saj, e të motrave të saja në mbarë botën! Lavdi i qoftë prindërve të saj që e prunë në jetë në tokën tonë! Lavdi i qoftë popullit që ia dha gjuhën e gjakun e tiparet e rralla të fisit fisnik!

O Nënë Tereze, o motra jonë, o bijë e popullit tim, para të gjithë shqiptarëve të botës mbarë, para të gjithë atyre që e vlerësojnë humanizmin, ta shtrij dorën time, duke të marrë ngrykë vëllazërisht, me rastin e 80-vjetorit që je duke e shënuar me ne”. Imzot Nikë Prela (“Drita”, numër 1-2, 1990, faqe 16).

 

 

NËPËR EVROPË E AMERIKË PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE

 

 

Nikë Prela disa herë kishte qëndruar edhe në mesin e punëtorëve tanë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Ai i kishte vizituar edhe arbëneshët e Zarës, Kelmendasit e Sremit, arbëreshët e Italisë, shqiptarët në Amerikë e gjetiu. Po ashtu, ai kishte hapur edhe Misionet e para Katolike Shqiptare nëpër Evropë. Rëndësi të veçantë i kushtonte bashkëpunimit ndërfetar te shqiptarëve

 

 

Imzot Nikë Prela me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe shumë qendra të ndryshme të Evropës, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka paraqitur gjendjen e kishës katolike në nivel të dioçezës Shkup – Prizren, si dhe çështjen shqiptare dhe të Kosovës. Kështu, imzot Nikë Prela i shoqëruar nga don Zef Gashi (tash arqipeshkëv në Tivar), qëndruan në Belgjikë (1973), kurse më vonë i shoqëruar nga don Ndue Gjergji, në vitin 1985, përsëri e vizituan Belgjikën, ku u priten nga premieri Matrens e shumë personalitete të tjerë të këtij shteti. Përndryshe, Prela mjaft shpesh i ka vizituar punëtorët tanë në mërgim, si në Austri, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali e shtete të tjera të Evropës. Po ashtu, imzot Nikë Prela në vitin l976 shkoi në Itali për të marrë pjesë në festën e lumturimit të Leopold Mandiqit, i lindur në dioçezen e Kotorrit ku edhe Prela kishte shërbyer. Në atë vit (1976), i grishur nga imzot Marjan Obllaku, mori pjesë në 200-vjetorin e arbëreshëve të Zarës, pastaj gjatë marsit e prillit të vitit 1987 gjendej në mjekim në Itali. Megjithatë, edhe gjatë asaj kohe ai bëri disa vizita zyrtare organeve kompetente të Selisë së Shenjtë, ku u takua me etërit basilian në Grottaferrata, me ç’rast e vizitoi edhe seminarin arbëresh (36 nxënës), si dhe i vizitoi disa bamirësa, shoqëri të ndryshme rregulltare, ku edhe shkollohen, përkatësisht veprojnë më se 20 motra shqiptare nga Ipeshkvia jonë.

 

Pasia zyrtare e imzot Nikë Prelës

Më 18 tetor 1985 Imzot Nikë Prela vizitoi në Shëngjergj të Ulqinit famullitarin, priftin dhe përkthyesin e afirmuar e të palodhshëm – don Simon Filipaj, i cili ishte duke e përgatitur “Biblën e ilustruar” për ribotim, si edhe “Besëlidhjen e vjetër”. Pastaj me imzot Perkoliqin, arqipeshkvin e Tivarit, u nis për Kotorr dhe Hercegnovi, ku u festua solemnisht lumturimin e Shën Leopold Mandiqit.

Udhën e vazhdoi për Sarajevë ku u përpoq me tre studentët tanë të teologjisë dhe me dy motra, ndër të cilat ajo e moshuara, Jozefina Vulaj, ka shërbyer më se 40 vjet në katedralën e Sarajevës, ndërsa tjetra punon në redaksi të revistës misionare “Radosna Vijest”.

Në Zagreb Imzot Nikë Prela bashkë me imzot Joakim Herbutin, mori pjesë në tubimet ipeshkvore, përkatësisht në Konferencën Ipeshkvore të ish-Jugosllavisë, pastaj u takua me studentët shqiptarë të teologjisë si edhe me motrat tona që studijojnë apo punojnë në Zagreb. Ipeshkvi, këtu, u takua edhe me besimtarët shqiptarë, ku edhe mori pjesë në meshën që thuhet në gjuhën shqipe të dielave të para të muajit.

Ipeshkvi, pastaj vizitoi edhe studentët tanë të teologjisë në Rijekë si edhe dy seminaristë në Kolegjin salezian. Duke u kthyer vizitoi edhe Gjakovo-n ku studion një student i yni dhe shërbejnë dy motra tona, nga të cilat – Drita Palushaj, që është organiste e njohur. Këtu kemi edhe një grup vajzash që përgatiten për jetën rragulltare (“Drita”, numër 11 – 12, 1985, faqe 23).

Njëherësh, më 22 maj të vitit 1987, imzot Nikë Prela vizitoi seminarin arbëresh në Romë, ku banojnë studentët e teologjisë, që kryejnë studimet në Universitetin e famshëm të Gregorianës. Këta janë studentët arbëresh (19 sish) prej Kalabrisë dhe Sicilisë, ndërkaq në seminarin e vogël në Sicili dhe në Kalabri gjenden edhe më se 30 seminarista të tjerë. Me këtë rast ipeshkvi ynë u takua edhe me dy ipeshkvitë arbëresh, imzot Stamatin dhe imzot Lupinaçin, me të cilët mori pjesë në Konferencën Ipeshkvore të Italisë.

Imzot Nikë Prela, në Romë, e vizitoi edhe famullinë e arbëreshve, që e udhëheq msgr. Eleuterio Fortino, e të cilit Prela ia uroi emrimin nga Ati i Shenjtë për nënsekretar të Sekretariatit për Bashkim të të Krishterëve.

Njëherësh, imzot Nikë Prela shumë shpesh ka shkuar vet, por edhe ka dërguar meshtarë nëpër Evropë për të mbajtur meshë në gjuhën shqipe për punëtorët tanë me punë dhe qëndrim të përkohshëm. Pastaj, ai vet dhe meshtarët tjerë kanë mbajtur meshë në gjuhën shqipe në Slloveni e në qytete të ndryshme të Kroacisë, si në Zagreb, Osijek, Rijekë, Split, Zarë e vende të tjera.

- Kur gjendet njeriu jashtë shtëpisë, larg vendlindjes, përkatësisht jashtë atdheut, në botë të huaj, kaplohet nga një ndjenjë e çuditshme, sidomos kur takohesh me shqiptarë, thoshte imzot Nikë Prela dhe vazhdonte: Kur nisesh në rrugë e ke parasysh se do të gjendesh në mesin e të huajve, kurse atje të presin vëllezërit, motrat… Isha në Detroid të SHBA-ve. As nuk kam mundur të ëndërroj ndonjëherë se në një meshë do të tubohen 3000 veta, siç më ndodhi në Detroid. Tre mijë shqiptarë. Ju thashë: Erdha këtu t’u sjell një pjesë të zemrës që e keni lënë atje… Në fytyrat e tyre shihja lot, lot malli, lot shqetësimi për fatin e vëllezërve e të motrave të lënë në mëshirën e represionit serb. Isha në Zvicër, në Slloveni, në Kroaci… Gjithkund shqiptarë… Shqiptarët kudo që gjenden mendjen e kanë te rrënjët (Ibrahim Kadriu: “Kemi me se të gëzohemi”, “Rilindja”, 10 dhjetor 1994, faqe 6).

 

Themelues i Misioneve Katolike Shqiptare nëpër Evropë

Ai gjatë veprimtarisë së vet ipeshkvore ka hapur misione katolike në Zvicërr, në Austri, në Kroaci dhe në Gjermani, kurse për Shqipëri ka dhënë leje për të shkuar misionarët shqiptarë nga Kosova. Në fakt, imzot Nikë Prela aty kah fundi i viteve të tetëdhjeta të shekullit kaluar, ishte profetik lidhur me Shqipërinë tonë martire. Ai në çdo meshë, pretk apo bisedë profetizonte duke thënë: “Mos u habitni, së shpejti do të hapet Shqipëria… Ne duhet të përgatitemi për t’u ndihmuar”. Ashtu edhe veproi menjëherë pas hapjes së Shqipërisë, dërgoi priftërinjë e motra nderi për të filluar aktiviteti fetar i krishterë.

Po ashtu, ka vizituar familjet shqiptare të fisit Kelmend në Hertkovci e Nikinci të Kroacisë, të cilët në vitin 1737, së bashku me arqipeshkvinë Mihill Sumën, janë larguar nga atdheu ynë. Gjatë vizitës që e realizoi në Hertkovci e Nikinci aty kah vitet shtatëdhjeta të shekullit kaluar, atje e takoi edhe dr. Zekeria Canën, me të cilin më pastaj u shoqëruan mjaft shumë.

Pra, imzot Nikë Prela ishte gjithmonë me besimtarët, me popull dhe në popull, pastaj me thjeshtësi dhe përvuajtëri, me zell baritor, ishte i gatshëm për të dëgjuar dhe dialoguar me të gjithë, në zëvendësim të meshtarëve nëpër famulli të ndryshme, nëpër rrëfime, në pasia baritore të besimtarëve në Kosovë edhe jashtë ipeshkvisë.

 

Bashkëpunimi ndërfetar te shqiptarët

Imzot Nikë Prela rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe bashkëpunimit ndërfetar të shqiptarët. Rregullisht ka bashkëpunuar me Kryesinë e Bashkësinë Ismame të Kosovës. Ai rregullisht ua ka uruar festat fetare islame pjesëtarëve shqiptarë të besimit islam. Sa për ilustrim po e japim urimin e imzot Prelës dërguar BIK-së, përkatësisht ish-kryetarit Rexhep Bojës, ku thuhej: “Uratat dhe lutjet të na bashkojnë. Dashuria dhe të mirat që gjenden në zemër dhe në mendje të njerëzve të na lartësohen dhe të na përsosen për lavdi të Zotit! Urojmë paqe dhe mirëqenie të popullit shqiptarë të Kosovës dhe kudo që jeton! Të jemi të bashkuar në lutje, agjërime e sakrifica!” (“Bujku”, “Uratat të na bashkojnë”, 31 janar 1995, faqe 2).

Apo, urimi për festën tjetër, ku thuhet: “Të dashur vëllezër shqiptar të besimit islam, që ju bashkon kremtimi i Bajramit në uratë, bashkojmë edhe uratat tona për paqe dhe mirëqenie, por mbi të gjitha për popullinm tonë shqiptarë, i cili na është besuar ne udhëheqësve fetarë. Në emër të besimtarëve shqiptarë të fesë katolike, si dhe në emrin tim personal, pranoni shprehjet vëllazërore të urimit të përzemërt (“Bujku”, Avni Shabani “Uratë e përbashkët”, 10 maj 1995, faqe 1).

 

 

IPESHKVI ME ZEMËR HUMANISTI

 

 

Imzot Prela në Ferizaj ka ngritur gjashtë shtëpi banimi për skamnorë shqiptarë. Me ngritjen e ambulancave të improvizuara nëpër kishat katolike të Kosovës ndihmoi të helmuarit e vitit 1990, përkatësisht përkrahu kërkesat e minatorëve, të studentëve dhe të shklollës shqipe që ishte strehuar nëpër shtëpi private. Ishte pjesëmarrës aktiv në aksionin e pajtimeve

 

 

Imzot Nikë Prela u dallua si prindër i mirë i të varfërve dhe i të mjerëve. Ishte i gatshëm të ndaj edhe kafshatën e gojës, edhe petkun e trupit për skamnorët. Thoshte “E di nga përvoja ime familjare çka do të thotë të jesh i pasur, por edhe i varfër. I kam provuar gati të gjitha përveç vdekjes. E di se çka është uria, etja, pasiguria, skamja, varfëria. Jam tejet i lumtur dhe i falenderueshëm Zotit që më ka mundësuar që tani t’u ndihmojë të tjerëve – skamnorëve e të sëmurëve.

Ai përherë e citonte Shën Gjon Ungjilltarin, i cili kishte thënë se “si mund të thuash se e do Zotin, të cilin nuk e sheh, duke mos e dashur të afërmin të cilin e sheh”. Nisur nga kjo thënie e artë, vetëm në Ferizaj, ku që nga viti 1970 jetoi dhe veproi e deri me kalimin e tij në amshim, ka ngritur gjashtë shtëpiza për skamnorë. Mirëpo, për bamirësi të tij nuk kishte dëshirë asnjëherë të flitej, sepse, siç thoshte ai, këtë më së miri e di dhe e shpërblen Zoti.

 

Okupatori serb helmoi 7421 të rinj shqiptarë

Okupatori serb në Kosovë për t’ i shtyrë shqiptarët të pranojnë okupimin, kishte filluar me helmimin e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare nëpër shkolla. Numri i të helmuarëve kishte arritur në 7421 sish.

Për këtë, imzot Nikë Prela, më 23 mars të vitit 1990, lëshon një kumtesë në të cilën thuhej: “Lajmi mbi helmimin e fëmijëve, nxënësve dhe të rinisë shqiptare në Kosovë na ka tronditur thellë në shpirt dhe në zemër. Së bashku me familjet e tyre dhe me mbarë opinionin tonë jemi të brengosur për këto ngjarje. Në emër të humanitetit energjikisht gjykojmë aktet e tilla dhe apelojmë te njerëzit, organizatat kompetente që të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar jetën e të helmuarve, për të qetësuar këtë çështje tejet të ndërlikuar dhe të vështirë, në dobi të të gjithë njerëzve, pa kurrëfarë dallimesh, që të gjithë të jetojmë dhe të veprojmë në paqe e dashuri vëllezërore” – Nikë Prela.

Të helmuarëve në ndihmë së pari u kishte dalur kisha katolike në Binçë dhe në Ferizaj, ku në këtë të fundit ishte hapur një ambulancë e improvizuar me 27 shtretër ku trajtoheshin të helmuarit. Motrat e nderit kishin siguruar pak medikamente nga donatorët, në mënyrë që t’i jepet ndihma e parë fëmijëve dhe rinisë së helmuar. Këtë e kishin hetuar organet e policisë serbe, të cilat kishin ndërmarrë aksione kundër kishës, si dhe akuzonin kishat katolike, meshtarët dhe ipeshkvinë se kinëse “po e helmojnë rininë shqiptare” (Halim Hyseni: “E vërteta për helmimet”, PSHDK në Prishtinë, 1996, faqe 8, 20, 117, 204 – 206).

Helmimi nga okupatorët serb ishte interpretuar së pari si “aktrim i shqiptarëve për ta njollosur pushtetin e Serbisë”, pastaj si “trillim dhe mashtrim apo psikozë kolektive”, dhe së fundi si “organizim i Kishës Katolike Shqiptare, sidomos në Ferizaj dhe në Binçë” (!?). Kjo flet më së miri se sa larg mund të arrijë mendja e prishur e okupatorit.

Në fakt, gjatë natës 3 dhe 4 gusht 1990 njësitë e armatosura speciale serbe e kishin rrethuar Kishën “Engjëlli i Rojës” dhe Shtëpinë e Ipeshkvit e të meshtarëve në Ferizaj për të kërkuar dhe gjetur “barnat helmues”. Shefi i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Ferizajit, Sllavko Stevanoviq ndër të tjera deklaron për mjetet e informimit të Beogradit se në Kishën Katolike të Ferizajit kishin gjetur “depo medikamentesh të ndryshme” dhe se “dyshimi i bazuar ishte treguar i saktë”. Kjo “kampanje” kundër Kishës Katolike u bë, sepse kishat dhe ambulancat tona ishin strehimore për shumë të helmuar, si dhe reagimi kundër internacionalizimit të kësaj çështje, që e kishte ngritur nëpër botë Nikë Prela.

Bile, për kohën e helmimeve, imzot Nikë Prela, më 6 gusht të vitit 1990, i shkruante të gjitha këshillave ekzekutive të republikave dhe të krahinave autonome në RSFJ-së, por pa efekt. Zëri i Prelës te ato organe kishte hasur në veshë të shurdhër!

Për këtë Mazllum Saneja në një letër që ia drejton Papa Gjon Palit II shkruan “…dëshiroj t’Ju informoj, Atë i Shenjtë, përkitazi me sulmin dhe bastisjen e paparë, marrjen e barërave në Kishën Katolike Shqiptare të Kosovës (Binçë, Ferizaj), e cila me shërbimin e saj bamirës po u ndihmon të sëmurve nga helmimi masiv i nxënësve të Kosovës (Mazllum Saneja: “Letër e hapur papa Gjon Palit II”, “Fjala”, tetor 1990, faqe 13).

Gjatë patrollimit dhe kontrollimit disaorësh ipeshkvi me gjakftohtësi dhe dinjitet burëror, por edhe me ironi u kishte thënë policëve: “Bunkeret e barnave për helmime kërkoni gjetiu e jo te ne. Për këtë bastisje pa vendim të gjyqit do ta dij së shpejti mbarë bota. Jemi mësuar me strategjitë tuaja, sepse tri vite i kam kaluar nëpër shkollën tuaj, nëpër burgje”.

 

Me nisjativën e Prelës u themelua SHHBK “Nëna Tereze”

Në anën tjetër, për shkak të thellimit të varfërisë sidomos pas largimit nga puna të punëtorëve shqiptarë nga okupatori serb, varfëria te familjet shqiptare çdo ditë e më shumë ngriste kokë.

Për këtë shkak, pas shumë konsultimesh, më në fund në kohën kur shënohej 80-vjetori i lindjes së Nënës Tereze, përkatësisht 40-vjetori i themelimit të rregullit të saj “Misionarët e dashurisë”, filluar nga imzot Nikë Prela, dr. don Lush Gjergji, don Zef Gashi, profesor Anton Çetta, akademik Fehmi Agani e shumë veprimtarë të tjerë, në Prishtinë, më 10 maj të vitit 1990, u themelua Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës “Nëna Tereze”, e cila deri në çlirimin e Kosovës me të madhe ndihmoi masën shqiptare me ushqime, veshmbathje e kujdes shëndetësor (Frrok Kristaj “Sofra e Nënës”, SHHBK “Nëna Tereze”, Prishtinë, 2000, faqe 14).

Kontribut të jashtëzakonshëm kishte dhënë imzot Nikë Prela edhe në Aksionit për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe të Ngatërresave, aksion ky që kishte filluar nga një grup i të rinjve të Pejës, e të cilit (aksionit) i kishte prirë Plaku i Kosovës Anton Çetta.

Së pari, në emër të Ipeshkvisë Prela e kishte përkrahur aksionin, e pastaj edhe ishte bërë pjesëmarrës i devotshëm në pajtime, fjala e të cilit kishte ndikim të madh te masa e gjerë.

Lidhur me këtë, siç shkruan Mazllum Saneja, “karshi këtyre ngjarjeve dramatike dhe të papara në historinë kosovare, Kisha Katolike Shqiptare në Kosovë, në krye me ipeshkvin e saj, imzot Nikë Prelën, dhe me bashkëpunëtorët e tij të vyeshëm dhe të devotshëm, kontribuan shumë në pajtimin e gjaqeve në Kosovë (Mazllum Saneja: “Letër e hapur Papa Gjon Palit II”, “Fjala”, tetor 1990, faqe 13).

 

 

PRELA – EMBLEMË MENÇURIE E KOHËS

 

 

Përkushtimi i Prelës për traditën, historinë dhe filozofinë e etnisë shqiptare ishte permanent. Në biseda për çështjet kombëtare i këndellej delli patriotik, sidomos kur vlerësohej aktualiteti politik. Prela botoi katër vepra autoriale, përktheu edhe më shumë sosh, si dhe e zbuloi dhe e botoi një vepër të Shtjefën Gjeçovit

 

 

Kreun e Kishës Shqiptare të Kosovës, ipeshkvin Nikë Prela, e njoha nga takimet, që në fillim ishin spontane, e më pastaj me qëllim të caktuar që të ndeshësha me urtinë e tij, me horizontin e gjerë të njohurive mbi traditën, historinë dhe mbi filozofinë e raporteve në etninë shqiptare; mbi te, a që gjithnjë ishin me peshë. Përkushtimi i tij mbi këto baza ishte permanent, i guximshëm prej një kleriku shumë domethënës.

Andaj, temat për të cilat angazhohej, fliste, duke e mbajtur të zgjuar interesimin e bashkëbiseduesit – vinin të peshuara mirë, si reflekse të të përfkushtimit fetar, por edhe shkencor në të njëjtën kohë; tema të avansuara me peshën e mendimit.

Atij i kishte hije biseda, se e bënte me konsideratë ndaj bashkëbiseduesit, se në ato biseda i këndellej delli patriotik, sidomos kur vlerësohej raporti aktual politik, diskriminues ndaj shqiptarëve, që mbante tendosjen në Kosovë. Në ato raste e hetoje afrinë prindore të tij, këshillat për rezonim të drejtë, për krijimin e afërsisë mes njerëzve pa dallim përkushtimi fetar. Imzot Nikë Prela e kishte urtinë për të hapur rrugë ecjeje. Ai e ndiente thellë diskriminimin mbi baza kombëtare dhe përpiqej të gjente mënyrë veprimi për eliminimin e atyre diskriminimeve, ose mënyrën që mund t’i lejonte hirarkia e shërbimit.

 

Njeri i Zotit dhe i popullit

Me ardhjen e imzot Nikë Prelës ipeshkv i shqiptarëve të besimit katolikë në Kosovë, u përtëri idea që ekzistonte edhe më herët për themelimin e një reviste fetaro-kulturore në gjuhën shqipe. Kështu, nisjatori i kësaj ideje don Nikollë Mini, famullitar i Prizrenit, imzot Nikë Prela me meshtarë të tjerë, që shërbenin në Kosovë, themeluan revistën “Drita”. Imzot Nikë Prela me të ardhur në Kosovë, tha: “Le të bëhet “Drita” dhe drita u bë!” Kështu edhe doli në dritë revista “Drita”. Kjo revistë shumë shpejt u afirmua, u rrit dhe u zgjerua edhe me shtëpinë botuese me të njëjtin emër, që në fakt ishte e vetmja revistë në botë e kësaj natyre. Deri më tani kjo shtëpi botuese ka nxjerrë në dritë rreth 65 tituj të natyrës fetaro-kulturore, që në fakt është kjo një vazhdimësi e traditës sonë të lashtë të kulturës së klerit katolik ndër shqiptarë gjatë shekujve (Dr. don Lush Gjergji: “Njëri i Zotit dhe i Popullit”, “Rilindja”, 25 shkurt 2000, faqe 10).

- Si çdo tjetër ndërmarrje pioniere, po ashtu edhe “Drita”, e cila ua hapi rrugën botimeve të tjera, kishte vështirësitë, por edhe sukseset, kuptohet edhe të metat. Të gjithë jemi angazhuar dhe jemi përpjekur të bindur se jemi duke bërë një punë të mirë dhe tejet të nevojshme, duke pasur para sysh mungesat e trashëguara. Zhvillimi dhe përparimi i saj nuk ishte, pra, aspak i lehtë. Megjithëse kemi shpresuar se do të hasim së paku në njëfarë mirëkuptimi, pa pritur përkrahje të posaçme, thoshte Atë Hil Kabashi, tash ipeshkv i Ipeshkvisë Elbasan – Fier.

Do përmendur se revistën “Drita”, që nga numri i parë e deri në fund të vitit 1973, e ka udhëhequr në detyrën e drejtorit përgjegjës don Nikollë Mini, ndërkaq që nga viti 1974 e deri në vitin 1991, kur edhe pushoi së botuari kjo revistë, në detyrën e drejtorit përgjegjës ishte imzot Nikë Prela.

 

Ishte krijues dhe përkthyes

Veprimtarinë në fushën e shkrimeve imzot Nikë Prela e nisi herët. Shumë tekste fetare, sociologjike e filozofike i botoi nëpër shtypin fetar kroat, si dhe në revistën “Drita”.

Në anën tjetër, imzot Nikë Prela ishte edhe krijues i mirëfilltë. Ai që nga numri i parë i revistës “Drita” e deri në numrin e fundit, në çdo numër botoi pjesë nga fjalori biblik, si dhe artikuj të tjerë, që do të thotë se ai është autor i veprës “Fjalori biblik” (1994), që e përktheu në gjuhën shqipe don Simon Filipaj. Nuk ka dyshim se “Fjalori biblik” paraqet njërën nga përpjekjet më të mëdha të imzot Nikë Prelës në sferën e begatimit të jetës shpirtërore.

Nuk do të ishte mirë e të mos përmendet edhe vlerësimi i dr. don Lush Gjergjit për librin “Shenjëtorët – pajtorët tanë”, sipas të cilit ata janë më afër nesh (Mr. Qibrie Demiri ”Imzot Nikë Prela, njëri nga më të rëndësishmit në galerinë e personaliteteve kombëtare”, temë e pabotuar).

Pastaj, hartoi dhe botoi veprën “Shqyrtime dhe mendime”, “Krshqanska sadashnjost”, Zagreb, 1995, “Shenjtërit – pajtorët tanë”, 1995, romanin autobiografaik “I huaji në shtëpinë e babait tim”, që tash për tash ekzistojnë vetëm 21 faqe, përkatësisht nga faqja 23 deri në 44. Imzot Nikë Prela njihet edhe si përkthyes. Ai përktheu veprën “Dokumente konciliare” (1992), “Nëna jonë Tereze” (e autorit dr.don Lush Gjergjit), 1982 dhe “Zbatimi i thirrjes” (1995).

Të shkruash për imzot Nikë Prelën dhe të mos e përmendësh faktin se falë dashurisë dhe kujdesit të tij të jashtëzakonshëm është gjetur, ruajtur dhe është botuar dorëshkrimi i veprës, deriatëherë të panjohur, të Atë Shtjefën Gjeçovit, proza romaneske “Shpërblesi i botës apo jeta e Jezu Krishtit”, që e kishte gjetur në bibliotekën e Famullisë së Pejës në vitin 1987, e që u botua në vitin 1993. Ky libër është ndërlidhës brenda një aktiviteti letrar dhe brenda traditës hasiane, që historikisht mungesa e këtij teksti do të ishte mëkat për faktografinë e letrave tona.

Do përmendur se imzot Nikë Prela të gjitha shkrimet e veta, që i botoi në gjuhën kroate në revistën “Vrelo zhivota”, i botoi me pseudonimin NIP. Madje, imzot Nikë Prela me rastin e shënimit të 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, në faqet e revistës “Drita”, botoi një recital.

Imzot Nikë Prela çdo vepër të vetën apo të të tjerëve, që e botonte “Drita”, apo ndonjë shtëpi tjetër botuese, ai e merrte me dorë ritualisht, së pari e puthte e pastaj e shfletonte dhe e lexonte. Ishte dashamirë i madh i librit e në veçanti i librit në gjuhën amtare shqipe.

 

 

AMBASADOR I ÇËSHTJES SË KOSOVËS

 

 

Nikë Prela ishte zëri i atyre që nuk kishin zë. Edhe të mos isha shqiptar, do të isha në anën e popullit të shkelur, thoshte ai dhe shtonte: “jam ipeshkv shqiptar për shqiptarët, ndaj edhe “faji” i shqiptarëve është edhe imi. Ai ishte identifikuar me fatin e Kosovës. Thoshte: “Herdokur do të ngadhnjejë drejtësia dhe e vërteta për Kosovën dhe popullin shqiptarë”. Ishte martir i gjallë, trasues i rrugës kah liria, demokracia dhe pavarësia e Kosovës. Nikë Prela vërtetë ka hise të madhe në diellin e tashëm të lirisë së Kosovës

 

 

Dhjetë vjetët e para (1970-1980) të shërbimit të imzot Nikë Prelës në detyrën e ipeshkvit në Kosovë ishin në shërbim të Zotit. Ndërkaq, dhjetëvjetori i dytë (1981-1990) karakterizohet sidomos me paraqitjen, mbrojtjen dhe angazhimin e tij të guximshëm e profetik dhe të vetëm në internacionalizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Në veçanti ai ishte vënë në mbrojtje të studentëve, punëtorëve, intelektualëve, institucioneve të Kosovës dhe mbarë popullit të pambrojtur, e në veçanti të shkollës shqipe, e cila mbahej gjallë nëpër shtëpitë private, sidomos pas suprimimit edhe të asaj pak autonomie që kishte Kosova e deri te shpallja e Kosovës Republikë.

Imzot Nikë Prela në veçanti ishte aktiv që nga ngjarjet e vitit 1981, kur urtisht, me guxim dhe profetikisht ngriti zërin kundër dhunës së pushtetit okupator serbë, kundër padrejtësisë, diferencimeve, burgosjeve dhe vrasjeve. Me dashuri, urti dhe guximin e meshtarit të devotshëm, u bë mbrojtës i të pambrojturëve, u bë zëri dhe ndërgjegjia e të shkelurëve e të nëpërkëmbëve, u bë ngushllim i të pikëlluarëve, prind dhe vëlla shpirtëroro – moral i mbarë popullit shqiptar.

 

Dashuria për Zotin, kishën dhe popullin shqiptarë

Që nga viti 1981 e deri me kalimin e tij në amshim, imzot Nikë Prela ka folur, ka shkruar dhe e ka paraqitur gjendjen e popullit shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë në shumë forume kishtare, kombëtare e ndërkombëtare. Kjo veprimtari e tij ishte e frymëzuar nga dashuria për Zotin, për kishën dhe për mbarë popullin shqiptarë. Nikë Prela dhe mbarë kleri katolik shqiptarë, ishte pothuajse e vetmja forcë morale, fetare dhe kombëtare, që u përpoq në çdo mënyrë të jetë me popullin e rrezikuar, duke e paraqitur çështjen shqiptare në të gjitha forumet ndërkombëtare kishtare, fetare, politike e diplomatike. Imzot Nikë Prela ishte bërë zëri i atyre që nuk kishin zë (YAHOO grups në Gjeramani, “Stublla”, numër 4482 të datës 11 janar 2002).

Kaptinë në vete është përpjekja e imzot Nikë Prelës në internacionalizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në qarqet ndërkombëtare. Në takimet e tij me papët, por edhe me përfaqësues të tjerë diplomatikë, dhembja e tij ishte Kosova. Ai në fakt ishte shndërrua në një ambasador të çështjes së Kosovës, duke u identifikuar kështu plotësisht me figurën e ndritshme të Pjetër Bogdanit të madh. Nikë Prela vërtetë ka hise të madhe në diellin e tashëm të lirisë së Kosovës.

Se vërtetë ishte zëri i vetëm në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve dhe të Kosovës e dëshmon e dhëna se fjala e tij kishte arritur pothuajse në të gjitha instancat politike të Evropës dhe të botës. Ai i kishte shkruar kryetarit të SHBA-ve, kryetarit të BRSS-së, Kinës, të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, parlamentit evropian, Konferencës Ipeshkvore të Evropës e shumë e shumë të tjerëve. Për angazhimin e Prelës për çështjen e Kosovës, e kishte falenderuar edhe dr. Ibrahim Rugova (QIK, raporti numër 735, 27 tetor 1995).

Imzot Nikë Prela ishte dhe mbeti deri në vdekje paqedashës, vëzhgues dhe analizator i thellë i ngjarjeve që kishin ndodhur në Kosovë. Për te viti 1989 ishte sfida e jetës dhe tronditja e thellë e ndjenjave njerëzore, kombëtare, fetare dhe kishtare. Ai kurrë nuk u dorëzua para të keqës, para rreziqeve dhe kërcnimeve të shpallura apo të fshehta, por u gjunjëzua vetëm para Zotit dhe para të mirave të popullit të vet dhe të mbarë njerëzimit. Me urti iu përgjegj sfidave dhe kritikave kinëse kjo nuk ishte detyra e tij që të merrej me politikë, për çka thoshte se “bota ende nuk e di mirë dhe sa duhet se çka po ngjan me ne. Edhe të mos isha shqiptar, do të isha në anën e popullit të shkelur, sepse vuan pafajësisht dhe padrejtësisht. Detyra ime është ta njohtoj botën mbi gjendjen tonë. Herdokur do të ngadhnjejë drejtësia, e vërteta, sepse askush nuk e ka botën në dorë përveç Zotit”.

A nuk është e çuditshme se si serbët na quajnë “shiptari” për të na ofenduar, thoshte Prela dhe shtonte ashtu fatkeqësisht veprojnë edhe kishat ortodokse serbe. Në shumë mjete të informimi më quajnë “shiptarski biskup”. Këtë e bëjnë për të më ofenduar, por unë do të ofendohesha sikur ata të më lavdëronin. Harrohet me qëllim se shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve, nga të cilët kanë dalur shumë perandorë romakë e bizantinë, por edhe shumë shenjtër, si shën Jeronimi që e ka përkthyer Daniçiqi e Karaxhiqi. Në fund pyet imzot Nikë Prela se në emër të cilit civilizim sot serbët bëjnë racizëm”.

Më 3 mars 1995 imzot Nikë Prela i dërgon letër protestuese kryetarit të Maqedonisë Kiro Gligorovit, në të cilën thuhet: “Mendimet që i pata për ju për personalitet të arsyeshëm, po frikohem se pas ngjarjeve të fundit në Tetovë, kanë filluar të më zbehen. T’ju kujtoj se jam ipeshkv ndihmës i Ipeshkvisë Shkup – Prizren, për besimtarët shqiptarë dhe se jam solidarizuar me vëllezërit shqiptarë edhe në Maqedoni, për të cilat e ngris zërin e protestës dhe të brengosjes për krejt ato që po ngjajnë ende në Tetovë.

Bile, tezave famëkeqe se në Kosovë vepron terrorizmi, seperatizmi, irredentizmi, ekstremizmi fundamentalist islamik e deri te kanibalizmi shqiptar, ai i përgjegjej qartas se “fjala është për popullin tim, pa dallime fetare, të cilët përndjekën padrejtësisht. Edhe unë jam dënuar tri herë me burg vetëm pse jam shqiptar dhe meshtar katolik. Prandaj, unë nuk do të hjek dorë kurrë nga vetvetja dhe nga e vërteta. S’ka kompromis me rrena, mashtrime e manipulime. Për ta mbrojtur të vërtetën duhet të jemi të gatshëm të flijojmë çdo gjë, nëse është nevoja edhe jetën. Tërë jeta ime sintetizohet në këtë: “për Zotin, për kishën, për popullin tim shqiptar”.

 

“Faji” i shqiptarëve është edhe imi

Në fakt, kur të tjerët heshtën, imzot Nikë Prela foli në emër të Zotit dhe të popullit shqiptar, kur të tjerët fshiheshin e largoheshin nga Kosova, ai doli në skenë për të luftuar si Davidi me Goliatin, kur të tjerët rrahnin gjoks dhe krenoheshin edhe me trillime e mashtrime në shpinë të popullit, ai lutej dhe vepronte në përvuajtëri, kur të tjerët bënim kompromise edhe me rrena dhe mashtrime për t’i ikur përndjekejeve, ai nuk u tremb, por thoshte me vendosmëri “Unë jam ipeshkv shqiptar për shqiptarët, “faji” i shqiptarëve është edhe imi, i gatshëm për çdo lloj flijimi, sepse ishte mishëruar dhe i identifikuar me fatin e Kosovës martire.

Imzot Nikë Prela ishte një flijimtar i vërtetë, një vizionar i shquar, një profet i guximshëm, një meshtar i shenjtë, një martir i gjallë, një trasues i mirëfilltë i rrugës kah liria, demokracia e pavarësia e Kosovës.

Duke e përkujtuar imzot Nikë Prelën kujtojmë shumë ngjarje të rëndësishme dhe vendimmarrëse për kohën tonë e me këtë frymëzohemi që ta duam njëri – tjetrin, për ta nderuar historinë tonë më të lashtë dhe historinë tonë më të re. Dhe, sa më shumë që kalon koha nga kalimi i tij në amshim aq më i madh na duket imzot Nikë Prela. Porosit e tij janë gjithmonë aktuale, shembull për t’u ndjekur, shembull për t’u zbatuar.

Imzot Nikë Prela jetoi me Zotin, me kishën, me popullin e vet shqiptar, kurse tash ai jeton në të tjerët, në kujtesë të të gjithë atyre që e mbajtën mend, por edhe të brezeve të reja që do ta kujtojnë në bazë të veprave dhe porosive, të cilat ndërlidhën me kohën dhe rrethanat tona tash dhe në të ardhmën.

 

 

Legjenda: Ballina e monografisë sime “Imzot Nikë Prela”, të botuar në vitin 2006

 

Shkurte Fejza – këngëtare me vlera të larta profesionale

$
0
0

Nga Beqir  Cikaqi

Shkurte Fejza, erdhi në Treviso si një këngëtare e madhe, këtu u madhërua edhe ma shumë, në saje të paraqitjes së sajë artistike…

Për këngëtaren e mirënjohur, bilbilin e këngës së mirëfilltë, ikonën e muzikës popullore, folklorike e burimore shqiptare, të madhen Shkurte Fejza, është shkruar e folur, është intervistuar e publikuar,… qindra e mijëra herë nëpër faqet elektronike e të shkruara, në radio e televizione më prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare…

Pas KONCERTIT, të mbajtur ditë më parë në Treviso, me moto: 8-të VJET KOSOVA SHTET !, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë Kosovës, organizuar nga Shoqata Kulturore ILIRIA, Shkurte Fejza u dëshmua edhe një herë, se është një këngëtare me vlera të larta artistike, me atribute të veçanta mirëkuptimi e solidarizimi me organizatorët dhe publikun e ardhur për të festuar këtë ditë të madhe për Shtetin e Kosovës, ku kishte nga ata që kanë bërë dhjetëra e qindra kilometra (prej Lecco), madje edhe nga Sllovenia, Zvicëra, Gjermania, etj. Kështu, përkundër mungesës së muzikantit-tasteristit profesional dhe ndërprerjes së kohëpaskohëshme të energjisë elektrike, Shkurte Fejza tregoi cilësi të larta dhe performancë artistike, duke krijuar atmosferë tepër të veçante që di të krijojë vetëm një artiste e nivelit të lartë profesional. Nuk hezitoi për asnjë moment që t’iu plotësojë dëshirat e fansave të shumt të cilët prisnin në radhë për t’u fotografuar me idolin e tyre (Shkurte Fejzën), madje gjithnjë e buzëqeshur, duke mos i lënë hapësirë lodhjes apo “plogështisë” dhe as zhgënjimit nga ndërprerja e dritave,…e cila në një moment me shaka u shpreh; “Pengesat me drita po na ndjekin ne shqiptarëve kah do që jemi…!”

Shkurte Fejza, erdhi në Treviso si një këngëtare e madhe, këtu u madhërua edhe ma shumë, në saje të paraqitjes së sajë artistike, me gjithë atë bagazh të këngëve, këndoi vetëm live, edhe pse nga organizatorët u kërkua të këndojë në plaj-bek, në mungesë te muzikantit profesionist (që ishte fajësi e organizatorit), në këtë mënyrë i demantoi edhe njëherë disa komentues të pandërgjegjshëm që kishin komentuar në facebook gjatë reklamimit nga organizatoret para mbajtjes së koncertit të 14 shkurtit në Treviso.

Urojmë që zëri i sajë melankolikë kurrë të mos i ndalet!

Treviso, shkurt 2016.

Adem Demaçi promethe dhe profet

$
0
0

Nga Gjekë Gjonlekaj/New York
Në vjeshtën e vitit 1963 fillova mësimet në gjimnazin e Gjakovës. Pas një kohe të shkurtër u ndjeva i qetë dhe i lumtur në këtë qytet.  Në këtë gjimnaz të gjitha lëndet e mësimit ishin në gjuhën shqipe. Historia sërbo-sllave dhe marksizëm-leninizmi ishin lëndë monotone, ndërsa historia e popullit shqiptar ishte e ndaluar me ligj. Mësonim vetëm për disa shkrimtarë dhe poetë shqiptarë. Ora e gjuhës shqipe ishte shumë e dashur dhe dëgjohej me vemendje. Pas kësaj  ore nëpër korridore përshpëritej shumë për poetët dhe shkrimtarët e ndaluar. Me zë të ulët flitej me shumë dashuri  për shkrimtarët e ndaluar të Kosovës. Nga ato përshpërima dëgjohej për vuajtjet në burg të Adem Demaçit dhe veprën e tij të njohur”Gjarpijtë e Gjakut”. Kisha dëgjuar edhe për Teki Dervishin dhe Kadri Kusarin. Në janar të vitit 1970 u largova përfundimisht nga Kosova dhe pas një pritjeje të gjatë në Romë imigrova në Shtetet e Bashkuara. Fillimi në Amerikë ishte shumë i mundimshëm. Mërzinë e jetës në këtë vend e shtonte nostalgjia për Vendlindje dhe për Kosovën ku kisha kaluar ditët më të lumtura të jetës. Pastaj punët e rënda fizike dhe mosnjohja e gjuhës anglisht e benin jetën edhe më të vështirë e monotone. Ndarja nga ambientet kulturore të Prishtinës ishte e dhimbshme. Lidhjet me botën shqiptare në atë kohë ishin pothuajse të pamundura dhe për ndonjë zhvillim me rëndësi mësonim vetën nga e përjavshmja e Bostonit gazeta”Dielli”. Kohë pas kohe kjo gazetë shkruante për zhvillimet në Kosovë, duke botuar shkrime të ndryshme për aktivitetet e shqiptarëve të Amerikës, pastaj kjo gazetë ribotonte shkrime nga shtypi amerikan për Shqipërine, por edhe me shumë për Kosovën. Gazetarët amerikanë kishin të dhëna  për Adem Demaçin. Kohë pas kohe ata njoftonin për dënimin dhe vuajtjet e këtij intelektuali disident.  Komentet dhe korrespondencat e gazetave amerikane zgjonin kurajon dhe interesimin e shqiptarëve të Amerikës. Pas një kohe relativisht të shkurtër Adem Demaçi  u shndërrua në simbol të qëndresës. Në vitet 70’ e 80’ asnjë demonstratëtë në Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëhej pa portretin e këtij shkrimtari disident. Në krye të demonstratave të shqiptarëve të Amerikës valvitej flamuri kombetar  dhe portreti i kolosit të çështjes shqiptare Adem Demaçit. Pamja e tij prej intelektuali me gjyslykë të trash e të errët ngacmonin ndjenjat liridashëse të shqiptarëve të Amerikës. Gazetarët amerikanë ishin kurioz dhe kërkonin hollësi për jetën dhe veprën e këtij disidenti klasik shqiptar të Kosovës. Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan për çështjet e Kosovës,  Profesor Sami Repishti shkruante vazhdimisht për aktivitetet kombëtare dhe vuajtjet e Adem Demaçit në burgjet jugosllave, bile kishte të dhëna edhe për  dobësimin e syve, si pasojë e moskujdesit të duhur në burgun e Sremska Mitrovicës.

Kosova dhe Adem Demaçi ishin alfa dhe omega për koloninë shqiptare të Amerikës. Sot e kësaj dite tingëllojnë dhimbshëm në shpirtin tonë thirrjet anglisht: “Free Kosova”, “Free Adem Demaçi”. Këto lutje hujnore u dëgjuan anë e përtej Shteteve të Bashkuara. U dëgjuan në këtë “shtet-planet” do të kishte thënë një rapsod i njohur shqiptar. Më në fund pas pothuajse tri dekadash iu hoqën prangat Prometheut të Kosovës. Dalja e tij nga burgu gëzoi botën liridashëse në përgjithësi dhe shqiptarët atdhetarë në veçanti. Lirimi i profetit shqiptar Adem Demaçi paralajmronte, lirinë e pavarësinë e Kosovës. Për vuajtjet dhe sakrificat e tij u prit dhe u nderua njësoj si lajmtarët në kohërat biblike. Kthimi i këtij Moisiu shqiptar në “tokën e premtuar”,  u prit me gëzim e hare, dhe qysh atëherë e sot, nuk i ndalua asnje çast aktivitetet e tij për të mirën e popullit shqiptar, pavarësisht kërcënimeve, sharjeve, fyerjeve dhe shpifjeve, shumë herë nga disa grupime të mbrapshta. Por titani i Kosovës,  Adem Demaçi  i kapërceu të gjitha me nder e dinjitet.
Pak kohë pas daljes nga burgu jugosllav shqiptarët e Amerikës e ftuan për vizitë. Fondacioni “Dedë Gjo’Luli” në pranverë të vitit 1992 e thirri  Adem Demaçin për pjesëmarrje në përvjetorin e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911. Ai mbajti një fjalim ku midis tjerash tha edhe këto: “Iu falënderoj ju malësorëve që më keni ftuar, por falënderoj edhe më shumë emërin e heroit tonë  Dedë Gjo’Lulit që më thirri këto ditë për vizitë në Shtetet e Bashkuara.
Bile mërgimtari antikomunist nga Shqipëria Dodë Gega  e pyeti indirekt për bindjet e tij të kaluara politike.  Zoti Gega aludonte  për qëndrimin e tij  të dikurshëm ndaj diktaturës së Enver Hoxhës. Para se t’i përgjigjej Ademi buzëqeshi dhe shtoi zotëri e dijë ku e ke fjalën. Adem Demaçi tha ekzaktërisht këto fjalë: “Kohë më parë isha për vizitë në Shqipëri dhe iu them të vërtetën se nuk e kisha paramenduar kurrë  një rrënim të tillë të Shqipërisë. Vetëm ndonjë krijesë monstruoze nga Marsi mund të kishte shkatrruar Shqipërinë ashtu siç e kishte shkatrruar Enver Hoxha dhe Partia e tij e Punës”. Të pranishmit e duartrokitën duke e përshëndetur për përgjigjen e tij të sinqertë. Pas këtij shpjegimi u bë shumë i dashur dhe i nderuar me komunitetin shqiptar antikomunist të Amerikës. Mandela ynë i Kosovës pa asnjë vonesë  filloi aktivitet politike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Washington. I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë pranë OKB, Sokol Neçaj organizoi një konferencë me gazetarët pranë kësaj Organizate. Në atë  konferencë ku morën pjesë shumë gazetarë të akredituar në OKB  midis tyre edhe autori i këtij shënimi i cili në atë kohë ishte  korrespondent i Zërit të Amerikës në New York. Adem Demaçi u gëzua për pjesëmarrjen time, sepse konferenca dhe sqarimet e tij për çështjen e  Kosovës u transmetuan edhe në gjuhën shqipe.
Disa ditë më vonë Drejtori i Zërit të Amerikës në New York, spikeri dhe gazetari i famshëm amerikan Al Banks e ftoi Adem Demaçin për takim dhe intervistë në Zyrën Qëndrore të Zërit të Amerikës në këtë qytet.  E priti me shume respekt, bile para se t’i shtrinte dorën e përshëndetjes  Al Banks tha: “Ku je zoti Demaçi që të pres tash 30 vjet. Mirë se erdhe”. Pas një bisede me Al Banks, zoti Demaçi  shkoi në studion  e madhe të “Zerit të Amerikës’ për intervistë me gazetarë amerikanë dhe korrespondentët e disa gjuhëve të huaja. Ata u mahnitën për qëndrimet e tij pajtuese dhe humaniste ndaj atyre që e kishin dënuar. Në atë intervistë i paralajmroi për tragjeditë që Sllobodan Millosheviqi do t’u shkaktonte: shqiptarëve,boshnjakëve dhe kroatëve. Më në fund kjo luftë tha Demaçi do ta dëmtojë edhe popullin serb. Do të ishte mëkat për botën demokratike nëse nuk vepron kundër këtij diktatori, tha Demaçi.
Një javë më vonë Adem Demaçi u prit me nderime në State Departament nga Sekretari i Shtetit Lawrence Eagelburger. Bile në atë rast nuk i duhej  perkthyesi sepse Eagelburger si ish diplomat amerikan në Jugosllavi e fliste shumë mirë gjuhën serbo-kroate. Ky ishte takimi i parë diplomatik i një personaliteti të lartë të Kosovës me Ministrin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Më vonë Adem Demaçi u prit nga Kryetari i Shumicës në Senat, senatori Robert Dole.  Në Washington u takua me shumë personalitete politike dhe diplomatike. Pritjet dhe nderimet e tij në Washington i kishte organizuar ish kongresmeni Joseph Dio Guardi. Pas disa ditësh u kthye në New York dhe qëndroi për një kohë të gjatë në shtëpinë e aktivistit dhe afaristit shqiptar Shaqir Gashi, i cili e priti dhe e nderoi Adem Demaçin më shumë se asnjë shqiptar tjetër në Amerikë. Për çeshtjet e Kosovës Adem Demaçi e vizitoi Amerikën përsëri. Prania e tij në Shtetet e Bashkuara zgjonte interesim dhe entuziazëm kombetar. Idetë dhe propozimet e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishin shumë të qëlluara.
Adem Demaçi është personalitet i veçantë. Nuk  kam parë njeri që e vlerëson  jetën më shumë se Adem Demaçi, por kurrë nuk kam parë njeri aq të gatshëm për ta flijuar jetën në mbrojtje të popullit shqiptar. Adem Demaçi është njeri i cilësive më heroike dhe fisnike që kam parë ndonjëherë në jetë. Ai ka shumë cilësi fisnike të Nënës Tereze, sepse nuk urren asnjë popull, asnjë rracë, asnjë fe dhe asnjë shtresë shoqërore. Perkundrazi është gati të futet në luftë për të mirën e tyre ashtu siç bënte Nëna Tereze. Adem Demaçi është gati të pajtohet edhe me ata që kryqëzuan. Vuajtjet e tij shumë herë më kujtojnë vargun biblik të uratës për Jezu Krishtin: “Ata e rrahën dhe e munduan e kryet me ferra ia rrethuan”. Davidi ynë Adem Demaçi u përballua për tri dekada me llahtaritë e Goliathit dhe më në fund triumfoi. Pavarësisht mundimeve që i kishin shkaktuar ishte në gjëndje të pajtohet me të gjithë, por jo me ata që për interesa personale e dëmtojnë popullin shqiptar. Adem Demaçi meriton Çmimin Nobel. Mund të thuhet lirisht se ështe disidenti më i pa korruptuar i të gjitha kohërave.
Ky titan i Kosovës  meriton nderime të përjetshme nga populli shqiptar në përgjithësi, ndërsa nga Kosova në veçanti. Është koha për emërimin e shesheve, bulevardeve dhe e qëndrave të ndryshme me emërin e këtij vigani. Është koha e shtatoreve dhe e një Muzeu-Tempull në qytetin e lindjes së tij në Prishtinë. Figura mitologjike e Adem Demaçit meriton përkushtimin e sinqertë të historisë dhe arteve të ndryshme. Ky disident liberator, shkrimtar,publicist,misionar, dhe orator i përkryer duhet të mësohet e të nderohet sot e përgjithëmonë. Kosova qëndron mbi dy shtylla (Pontifex Maximus)  të Adem Demaçit dhe të  Adem Jasharit. Ademi i Parë  tha: “ E fillova”, ndërsa Ademi i Dytë tha: “U krye”
Këto ditë bisedova me  profesorin në pension të  Universitit Columbia, dhe specialistin e kulturës shqiptare, përkthyes i disa veprave nga gjuha shqipe në anglisht midis tyre edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mikut tim Leonard Fox, ia kujtova se këto ditë ështe 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit dhe në shenjë respekti për disidentin tonë legjendar më dërgoi shënimin që vijon:

Profesor Leonard Fox:
“Rreth vitit 1960, ishte hera e parë që mësova për aktivitetet e Adem Demaçit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Që atëherë e kam ndjekur shumë afër veprimtarinë e tij të shquar dhe isha shumë i lumtur kur Parlamenti Evropian më 1991 i njohu veprat e tij. Pikërisht në atë vit i dha Çmimin prestigjioz Sakharov. Gjatë fjalimit kur e pranoi Çmimin zoti Demaçi tha: “Në kohën tonë, themi bindshëm, se liria e fjalës është hapi i parë drejtë demokracisë. Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog, pa dialog nuk zbulohet e vërteta, dhe pa të vërtetën, është i pamundur progresi”. E gjithë jeta e Adem Demaçit i është dedikuar luftës për liri, për nder dhe për të vërtetën. Edhe pse rreth 30 vjetësh në burg, idealizmi,kurajo dhe integriteti i zotit Demaçi nuk mund të mposhtej. Ai ështe pjestar i historisë Shqiptare të pavdekshme së bashku me Skenderbeun, Lekë Dukagjinin, Naim dhe Sami Frashërin, Shtjefën Gjecovin, Gjergj Fishtën, Nënë Terezen dhe figura të tjera heroike të historisë së popullit shqiptar. Shpresoj sinqerisht që Adem Demaçi do të ngelet përjetë një shëmbull moral i rinisë Shqiptare.

 

 

 

Viewing all 114 articles
Browse latest View live