Quantcast
Channel: PERSONALITETE – Revista Drini
Viewing all 114 articles
Browse latest View live

Të hënën pëkujtohet Josif Bageri nga Nistrova e Rekës së Epërme

$
0
0

Shoqata Joqeveritare ”Josif Bageri” dhe Fondacioni ”Josif Bageri”, në kuadër të Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, nën përkujdesjen e liderit të BDIsë Ali Ahmeti, do të shënojë 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Rilindasit tonë nga Reka e Dibrës, Josif Bageri. Manifestimi “Përkujtojmë Josif Bagerin” mbahet të hënën, më 15 qershor 2015, me fillim në ora 13:00 në hotelin Holiday Inn në Shkup ndërsa pjesëmarrja për qytetarët është e lirë.
Josif Bageri lindi më 1870 në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme që asokohë ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës ndërsa vdiq më 15 qershor të vitit 1915 në Prishtinë. Si i ri, emigroi në Sofje të Bulgarisë ku iu bashkangjitët lëvizjes kombëtare shqiptare.

 

Poezi nga Josif Bageri
Botuar në gazetën “Shqipëria”, Bukuresht 16. IV. 1899.

VAJTIM E MALLKIM!

O, Shqypni për ty mejtoj!
Për ty, po qajë e vajtoj.
Se djemt e tu keq jon da
Dhe po vriten vlla me vlla!…

Kom me qa Shqypnin e mjer,
Se ka gjajt si noj skëter!…
Tuj pas kaq shum djem moj non
Pse kështu kta të kan lon?

Dhe kan shku një vise t’huaja,
Atje t’rrojn t’përvut si gruaja!…
Sikur s’kan vendin e vet,
Ah, të cilën kan lon shkret!…

Ah, se ç’paskan shum mëkate!
Këta trima ti që pate,
T’cilët të lan dhe po shkojn…
E për ty spak s’kujton.

Ah, moj non kta bijt e tu,
Fort shum keq u kan hutu!…
Njer sa ty kta, t’kan mohuet
Dhe të kan lon të robnuet.

Më vjen keq për ty moj non,
Se ti kështu s’ke pas kjon;
Si je sot mos kjofsh kuri,
Po përpiqu, fëmin mburri.

Se po vriten vlla me vlla!
Dhe kurkush s’ka me ida!…
Ti pajtojnë për njësi,-
Që t’mos rrish më n’errësi.

Njipal thon: “ ke,o taljan “!
Disa: “turq, grek e sllavjan”!
Tjerët mbahen shum të mençëm,
Si doj fmi e përkëdhelçëm.Me shume…

Kto e bojn për fe e din,
Të zmetitun prej do exhin;
O, exhin u vraft rrëfea!
Dinie, që s’na bon gjë fea.

Gjithë sa jemi shqypëtar:
Kemi një gjak dhe një far…
Nona që na rriti n’gji, -
Të gjithë ne na ka fëmi.

Kur asht kështu, pse mohoni:
Non e gjuh dhe ju shkoni?
Nëpër t’huejat msimtore,
Në ata t’shkreta helmore?

Dhe msimtores thoni shkoll,
Se në të ju bohi t’holl;
T’holl e t’gjat por si peni
Dhe kombtarnin e këmbeni!…

Mbastaj bohi egoist!
Vini quhi elinist!
Tyrkomana dhe të tjer,
Tuj kjon shqyptar, o të mjer!

Ah, ju Zoti u mallkoft!
Turp I madh! mëkat u kjoft!
Se atnin ju kini djeg,
Tuj fleturu deg me deg.

Kështu kta po fleturojn:
Dhe turqishten po na msojn!
E për grekun shpirtin apën,
Se msimtore ky u hapën.

Hapni t’vetat, o t’mallkuet!
Fmia juej shqyp me msuet,
Se keq ju jinni marruet!…
Dhe gjuhën e vet harruet!

O, sa keq tash na turpnuet,
Se gjuhën e vet mohuet!
Dhe sebishten zut të msoni:
“Vake – takë të na thoni!

Mos rrini t’na turpnoni
Po bar mendes vet kërkoni,
Se s’na mbet as’mish as’gjak;
Për gjuhën kujtoni pak…

O, ame, Rekas, bijte tu,
Ma shum se t’gjith jon hutu!
Dërgojn para n’patrikhon,-
Thon se sllaf ne kemi kjon!

Mjera ti moj Shqypëni
Ke të drejt që po mba mni,
Se bijt e tu s’kan mëshir
Ah, kta ty me t’boj doj t’mir.

Kështu Rekasit mendojn,
Po sërbishten këta msojn
Me nxitim e me shie…
Sikur s’jon fëmi Shqypnie!

Disa mbahen shum azgon,
Se paskan emnin Osmon!
Kta i bien vllait kres…
Për të shkretën and të fes.

Kështu vriten vllav me vlla!
Kjo ka ndodh dhe gra me gra;
Të vriten e t’shëmbëtohen,
Njer sa t’mbramen te farohen.

Kështu kta gjith një po grinden
Dhe njëni tjetrin s’i binden!
T’rrojn si vllazën, si shqyptar,
Qe t’u shkojnë puna mbar.

Njëpal thirren: “effendi!-“
E buk s’kan kta në shtëpi;
As’drith me çu mulli:
T’a bjuejn e të bojn ndri.

Disa thirren: “agallar!”
Pa mos pas as ar, as’far;
E të tjerët: “qirie!”
Po kta t’gjith bij Shqypnie.

Thiri: Zotnij, ar’t’mallkuet,
Se amën e vet përvluet!…
Tuj u da ju në shum dega…
Por si toska, ashtu gega.

Rrënko amë rrënko ti éthe!
Se në rezik të madh erdhe;
Ty po t’qeshet dhe aj miku,
Se fmia t’u bo anmiku!

Keq më vjen, më qan zembra,
Dridh më vjen që kah thembra,
Se bijt e tu të kan shty!
Përande vajtoj për ty.

Prani zembra kuj duron,
Gjith mon në t’errët e shkon!
E kush dritën e kërkon,-
Fort shum bukur në jet rron

 

 


Poezia “Vajtim e mallkim” e Josif Bagerit, e botuar në Vitin 1899

$
0
0

VAJTIM E MALLKIM!

O, Shqypni për ty mejtoj!
Për ty, po qajë e vajtoj.
Se djemt e tu keq jon da
Dhe po vriten vlla me vlla!…
Kom me qa Shqypnin e mjer,
Se ka gjajt si noj skëter!…
Tuj pas kaq shum djem moj non
Pse kështu kta të kan lon?
Dhe kan shku një vise t’huaja,
Atje t’rrojn t’përvut si gruaja!…
Sikur s’kan vendin e vet,
Ah, të cilën kan lon shkret!…
Ah, se ç’paskan shum mëkate!
Këta trima ti që pate,
T’cilët të lan dhe po shkojn…
E për ty spak s’kujton.
Ah, moj non kta bijt e tu,
Fort shum keq u kan hutu!…
Njer sa ty kta, t’kan mohuet
Dhe të kan lon të robnuet.
Më vjen keq për ty moj non,
Se ti kështu s’ke pas kjon;
Si je sot mos kjofsh kuri,
Po përpiqu, fëmin mburri.
Se po vriten vlla me vlla!
Dhe kurkush s’ka me ida!…
Ti pajtojnë për njësi,-
Që t’mos rrish më n’errësi.
Njipal thon: “ ke,o taljan “!
Disa: “turq, grek e sllavjan”!
Tjerët mbahen shum të mençëm,
Si doj fmi e përkëdhelçëm.Me shume…
Kto e bojn për fe e din,
Të zmetitun prej do exhin;
O, exhin u vraft rrëfea!
Dinie, që s’na bon gjë fea.
Gjithë sa jemi shqypëtar:
Kemi një gjak dhe një far…
Nona që na rriti n’gji, -
Të gjithë ne na ka fëmi.
Kur asht kështu, pse mohoni:
Non e gjuh dhe ju shkoni?
Nëpër t’huejat msimtore,
Në ata t’shkreta helmore?
Dhe msimtores thoni shkoll,
Se në të ju bohi t’holl;
T’holl e t’gjat por si peni
Dhe kombtarnin e këmbeni!…
Mbastaj bohi egoist!
Vini quhi elinist!
Tyrkomana dhe të tjer,
Tuj kjon shqyptar, o të mjer!
Ah, ju Zoti u mallkoft!
Turp I madh! mëkat u kjoft!
Se atnin ju kini djeg,
Tuj fleturu deg me deg.
Kështu kta po fleturojn:
Dhe turqishten po na msojn!
E për grekun shpirtin apën,
Se msimtore ky u hapën.
Hapni t’vetat, o t’mallkuet!
Fmia juej shqyp me msuet,
Se keq ju jinni marruet!…
Dhe gjuhën e vet harruet!
O, sa keq tash na turpnuet,
Se gjuhën e vet mohuet!
Dhe sebishten zut të msoni:
“Vake – takë të na thoni!
Mos rrini t’na turpnoni
Po bar mendes vet kërkoni,
Se s’na mbet as’mish as’gjak;
Për gjuhën kujtoni pak…
O, ame, Rekas, bijte tu,
Ma shum se t’gjith jon hutu!
Dërgojn para n’patrikhon,-
Thon se sllaf ne kemi kjon!
Mjera ti moj Shqypëni
Ke të drejt që po mba mni,
Se bijt e tu s’kan mëshir
Ah, kta ty me t’boj doj t’mir.
Kështu Rekasit mendojn,
Po sërbishten këta msojn
Me nxitim e me shie…
Sikur s’jon fëmi Shqypnie!
Disa mbahen shum azgon,
Se paskan emnin Osmon!
Kta i bien vllait kres…
Për të shkretën and të fes.
Kështu vriten vllav me vlla!
Kjo ka ndodh dhe gra me gra;
Të vriten e t’shëmbëtohen,
Njer sa t’mbramen te farohen.
Kështu kta gjith një po grinden
Dhe njëni tjetrin s’i binden!
T’rrojn si vllazën, si shqyptar,
Qe t’u shkojnë puna mbar.
Njëpal thirren: “effendi!-“
E buk s’kan kta në shtëpi;
As’drith me çu mulli:
T’a bjuejn e të bojn ndri.
Disa thirren: “agallar!”
Pa mos pas as ar, as’far;
E të tjerët: “qirie!”
Po kta t’gjith bij Shqypnie.
Thiri: Zotnij, ar’t’mallkuet,
Se amën e vet përvluet!…
Tuj u da ju në shum dega…
Por si toska, ashtu gega.
Rrënko amë rrënko ti éthe!
Se në rezik të madh erdhe;
Ty po t’qeshet dhe aj miku,
Se fmia t’u bo anmiku!
Keq më vjen, më qan zembra,
Dridh më vjen që kah thembra,
Se bijt e tu të kan shty!
Përande vajtoj për ty.
Prani zembra kuj duron,
Gjith mon në t’errët e shkon!
E kush dritën e kërkon,-
Fort shum bukur në jet rron.

 

Botuar në gazetën “Shqipëria”, Bukuresht 16. IV. 1899.

 

 

 

Himarioti që u zgjodh kryetari i Republikës së Argjentinës

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.

            Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjinale e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos. Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek.20 nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.

Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth viti 1670 dhe emigruan si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.

Bartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aire për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.

Nga viti 1836-1839 studio në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën Toger. Gjatë kësaj periudhe botoj shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.

            Në janar të 1841 u martuar me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.

Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.

 Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.

            Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën La Nacion, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike Historia de Belgrano dhe Historia de San Martin.

Në vitin 1893, Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoj që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj La Nacion udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.

            Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruaj se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres.

 

Palok Traboini, mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit 1911.

$
0
0

In Memoriam PALOK TRABOINI (Hot, 10 prill 1888 – Shkodër, 14 korrik 1951) Mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit, publicist dhe poet.

 

Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit, Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, “Motra Tone” e Kolë Arsen Idromenos. Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emërohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumenj e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan. Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe, më 24 mars 1911. Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm. Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit “ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”. (sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002). Palok Traboini ish mik e bashkëluftëtar me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtërisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë. Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha – Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë. Palok Traboini është bashkëthemelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit “Mirdita”. Konvikti “Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues (AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f.1). Veç Oroshit të Mirditës(1925-26) ka qënë mësues në shkollën Franceskane, në Barbullush (1923-1924), në Shirokë( 1930-31), Bërdicë, Bajzë të Kastratit, Hot i Ri, në fshatrat shqiptare në Mal të Zi dhe Traboin të Hotit( 1940-1942). Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët e kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike. Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës. Falë librit të çmuar të Petraq Pepos, shkrimeve historike të At Donat Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna, të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti që ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numrat e gazetës “Koha Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i dritës”(1937), falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, e, për të mos i harruar, ish nxënësit e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda që më vunë në dorë dëshmitë e dorëshkrimet e tyre është bërë e mundur që në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë të botohet libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të jetës së këtij autori. Promovimi i librit të Palok Traboinit “Flamuri në Deçiq” është bërë në Prizren ku ka shërbyer mësues para pavarësisë si dhe në Tuz të Malësisë, ku është dhe vendlindja e tij. Nuk ka asnjë dekoratë apo vlerësim nga shteti shqiptar dhe megjithëse propozuar nga veteranët e Pavarësisë në vitin 1962, nuk ka asnjë shkollë me emrin e tij, anipse është mësuesi i parë malësor dhe shkollën e Hotit të Ri e ka themeluar me inisiativën e shpenzimet e veta. Mosmirënjohja njerëzore është cilësia më e keqe që mund të kenë njerëzit, por kur kjo mosmirënjohje ndodh nga shteti, kjo konsiderohet më e rëndë. Sepse kur një shtet nuk nderon atdhetarët, kështu ai harron e çnderon vetveten përkarshi popujve e kombeve të tjerë.[ Gjeresisht per kete figure ne blogun: http://paloktraboini.blogspot.com/

 

PALOK TRABOINI TEACHER, POET, WARRIOR FOR ALBANIAN INDEPENDENCE

As a State, Albania was formed recently – in the early 20th century when after many wars she proclaimed independence on November 28, 1912 – but history knows this peoples from the most ancient of times. She endured scores of invasions since Roman times; nearly 450 years under the Ottoman Empire alone. This nation’s aspiration for freedom and independence has been expressed in countless wars and resistance, which have made it one of the most militant peoples in the Balkans. Albanian national movements for independence, inspired by the deeds of Gjergj Kastrioti-Skenderbeu (Scanderbeg), have had their centers of resistance throughout the Albanian domain, in the south and north. Especially distinguished in the uprising of 1911, which was one of the driving forces that one year later would bring independence and the formation of the Albanian state, are Kosova and Shkoder’s Malësia e Madhe. The uprising of 1911 had its beginning in the Highlands of Hot, a region bordering Montenegro known for its warrior clans, under the leadership of the vastly popular Albanian Hero Ded Gjo Luli. Against this revolt were sent considerable imperial Ottoman forces under the direction of General Shefqet Turgut Pasha, who had extinguished with blood, fire and violence the Kosova uprising of 1910. In the midst of these events was one of Ded Gjo Luli’s fellow fighters, Palok Traboini, a young teacher and very cultured for his time. This book is dedicated to him and his interesting life, and is titled after one of his literary works, the poem “The war of the mountains”. Possessing knowledge of five languages, he began his writing in his city Shkoder’s newspapers, where he presents his ideas for the diffusion of culture and learning among his people. His goal was the revitalization of pride and the national awakening of Albanians who were suffering under foreign occupation. Palok Traboini began his teaching career in Prizren, Kosovë, where upon hearing of the uprising he immediately joined the ranks of the fighters from his birthplace, Hot. Charged by the leader of the revolt Ded Gjo Luli, Traboini carried the Albanian National Flag from Vienna through the Dalmatian coast. This same flag was raised on Mount Deciqi on April 6, 1911, and this event is considered one of the most important in Albanian History. The insurrecting teacher took part in all battles and was wounded on July 15, 1912. Witnesses have recorded in testimonials that Palok Traboini served as secretary to the leader of the revolt, Ded Gjo Luli. During the siege of Shkoder by Montenegrin military forces, which lasted seven months between October 1912 and April 1913, he continued his patriotic operations by creating a connection between the nationalist forces inside the siege and those outside. Palok Traboini continued his teaching work until the end of World War II. In 1920 he fought in the War of Koplik, to defend Albania from the aggression of the Serbs, who wanted to invade Albanian territory. The teacher was also a poet – in the fall of 1911, with impressions from the participation in the uprising, he wrote an epic poem, 1700 lines long. In it he recounts with pathos the heroism of his fellow Albanian warriors who sacrificed their lives for their country. With devotion he describes the figures of the fallen freedom fighters, especially that of the leader of the uprising, Ded Gjo Luli. Palok Traboini, teacher, poet, warrior, passed away in 1951 and was buried in Rrmaj, the catholic cemetery in Shkoder. Numerous authors, historians, and journalists have written about his activities and creative output including Prof. Petraq Pepo, journalism historian Prof.dr. Hamit Boriçi, writer Fran Camaj, Prof. dr. Gazmend Shpuza, historian Gjergj Nikprelaj, writer Prenk Gruda, journalist Dalip Greca, author Kujtim Dashi, teacher Gjush Sheldia, Preng Uli, Ilinden Spasse, Gjok Luli, among others. Palok Traboini left two daughters and one son, Kolec Traboini, the latter being journalist and writer. He has collected and published accounts, documents, press articles as well as part of his father’s literary work “Flag in Deciq” published in 2012.

 

Zbulohet misteri, ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastrioti

$
0
0

Kur është fjala për ato personalitete që kanë lënë shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe gjëra dhe detaje nga më të voglat.

Kështu, figura më madhore e popullit shqiptar, Kryezoti mesjetar, Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skënderbe, shpeshherë është portretizuar dhe përshkruar si një njeri fort i madh dhe tejet i fuqishëm. Por sa realisht ishte i gjatë Gjergj Kastrioti?

 

 

Ndonëse Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij.

Këtë përllogaritje e ka bërë albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët: “Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar.

 

 

Le ta marrim si gjatësi mesatare lartësinë trupore prej 1.75 m. Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra. Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m. Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth 2 metra i gjatë.

 

Ndërkaq në anën tjetër, për të pasur një ide se si mund të jetë dukur veshja e Skënderbeut, mjafton të përmendet fakti që 1 krah venedikas ishte 0.58 m, rrjedhimisht, i bie që trupi i Princit arbëror, mbulohej me veshje të bëra nga 10.44 metra stof (0.58 x 9 = 5.22; 5.22 x 2 = 10.44).

Po ashtu, për këtë mund të na ndihmojë edhe një portret anonim i Skënderbeut, vepër italiane e shekullit të XVI.

Jeta e Nënës Terezë! (Foto)

$
0
0

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Jeta e hershme

Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910[4]. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[5]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga [[Rrethi i Shkodres|Shkodra] dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme.

Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[6].

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Jeta si murgeshë

Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.
Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në xhqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi:
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe. Për shembull poezinë e mëposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjatë rrugës për në Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.[7]

Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit te Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

Bamirësia Ndërkombëtare

Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise Israelite dhe guerilëve palestinez. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali I shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thene, “ Pavarësisht kush thotë cfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republiken Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionarë të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; deri më 1984 asambleja punonte në 19 institucione gjatë gjithë vendit. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë : Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindishte.

Përkeqësimi i shëndetit dhe Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]
Nënë Tereza vuajti një sulm në zemër në 1983 përderisa vizitonte Papa John Paul-in II. Pas një sulmi të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunomine derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por motrat e asamblesë, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punen e saj si kryetare e asamblesë.[9]

Në Prill 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu kockën e qafës. Në Gusht ajo vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushe të majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qarte se shëndeti I saj ishte duke rënë. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.[10]

Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.[11]

Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë së Nënë Terezës pati mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, duke punuar në 610 misione në 123 vende.[12] Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me lebrozë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmua edhe nga bashkë-punëtorët, të cilët ishin mbi 1 milion deri me 1990.

Nënë Tereza u prehë në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në Shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria Indiane në shenjë falenderimi për shërbimin e saj për të varfurit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj ishe u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Naëaz Sharif, kryeminstri I Pakistanit tha se ajo ishe një “ një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për tu kujdesur për të varfurit, të sëmurët dhe të pafatë ishe një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tone.” Ish Sekretari- Gjeneral i KB Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”

Trashëgimia

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bëmirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shperblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.

Shtëpia e Nënë Terezës në Maqedoni

Me 5 shtator 1997 : bota mësoi se Nënë Tereza ( Angel of Mercy) vdiq në moshën 87 vjeçare duke lënë pas dashuri .

Ndërkohë në Maqedoni është botuar një monografi që paraqet Nënë Terezën si maqedonase! Sipas gazetës Washington Post, 16 tetor 2003, deklarohet qartë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup në kohën kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i perandorisë otomane. Më tej rikujtohet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo është shqiptare. Në librin e Kathryn Spink të përkthyer në gjermanisht, biografi që është e autorizuar nga Nënë Tereza, thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me një shëndet shumë të mirë dhe u kthye prapa i shtrirë për vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se Nikola ishte helmuar në Beograd.

Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të madhen Nena Terezë, por të gjitha flasin në të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete.

Vizionari i arkitekturës bashkëkohore

$
0
0

(Me rastin e 50 vjetorit të vdekjes së arkitektit të njohur botëror Le Corbusier -Sharl Eduard Zhanere )
“Avangardë janë ata të cilët arkitektin
e detyrojnë që gjithnjë të ndërtojë me
materiale dhe me teknikën më bashkëkohore”

 

Nga Ylber Vokshi*

 

Është vështirë që në një vështrim të tillë të përshkruhet portreti i Korbizieut (Le Courbusier) pa dyshim njërit prej vizionarëve më madhështorë në botën e arkitekturës bashkëkohore.
Duke analizuar jetën e tij,vetvetiu parashtrohet pyetja:si të gjurmohen ato rrugët e çuditshme dhe të fshehta,nëpër të cilat kaluan idetë e tij,duke formuluar shikime të reja,jo vetëm në arkitekturë,por edhe në të gjitha fushat e jetës njerëzore.
Lindi në tetor të vitit 1887,në qytetin zvicëran La Sho De Fon (La Chaux-de Fonos).Emri i vërtet i tij ishte Sharl Eduard Zhanere. Teknikën e vizatimit,si dhe mjeshtërinë e dekorimeve,i përvetësoi në shkollën e artit në vendlindje. Kjo ishte krejt çka mësoi në institucionet shkollore. Njëra prej mënyrave e studimeve të tij,ishin udhëtimet,që i bëri nëpër qendrat e njohura kulturore në Europë,në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën Veriore,ku njoftohet me veprat arkitektonike të epokave të kaluara.
Korbizie ishte autodidakt,një kohë të shkurtër punoi në atelienë e Gustav Peretit,për të filluar rrugën e vet origjinale. Si Rafaelo edhe ky ka pasur në rini prirje artistike që pa humbur kohë ,vetëm në shikim të vërejë,të kuptoi,dhe të përvetësojë të mbërriturat e arkitektëve në objekte. Individualitetin dhe shkollimin nuk e fitoi pas mureve të akademive. Mu këtu shihet gjenialiteti  dhe virtuoziteti i tij.
Në vitin 1920 në Paris,në bashkëpunim me piktorin Ozenfant,boton revistën “L’esprit Nouveau”(“Frymëzimi i ri”) me anën e të cilës predikon idetë e tij arkitektonike dhe artistike. Tendencat e kësaj reviste,më së miri shihen në citatin ”Ka filluar një epokë e re,me frymëzime të reja,kjo është fryma e ndërtimit dhe e sintezës,e udhëhequr me koncepte të qarta”.
Në këtë periodë Korbizieu vizaton edhe pikturat e para, dhe themelon doktrinën estetike Purizmin, e cila me programin e vet i ka fascinuar të gjithë artistet përparimtar të asaj kohe. Korbizieu ishte piktor abstrakt,plasticitetin në pikturë e arrin duke përdorur me mjeshtri ngjyrat primare. Nën ndikimin e abstraksionit, ai përvetësoi mënyrën e re të paraqitjes së hapësirës,e cila me zgjedhjen e formave hapësinore plastike,paraqet “tonet kryesore hapësinore”.
Ai shpesh theksonte “s’ka mbetur asgjë nga arkitektura e  epokave të kaluara,të cilat i ofron literatura shkollore,dhe nevojitet të mendohet dhe të veprohet në frymën e kohës në të cilën jetojmë”.
Në librin “Vers unë architecture” (“Drejt arkitekturës së vërtetë”),Korbizie paralajmëron arkitekturën e ardhmërisë,e cila mbështetet në konstruksionet dhe materialet e reja,dhe paraqet lidhshmërinë funksionale të formave të reja.
Bazat e arkitekturës bashkëkohore i formuloi në principet sipas të cilave realizoi disa objekte individuale. Ndër ma të njohurat është “Villa Savoy” në periferi të Parisit,e realizuar në vitin 1929. Këtu vërejmë bazën në formë të katërkëndëshit,konstruksioni është i formuluar në shtyllat e beton armës. Kjo njëherit mundëson zgjidhjen funksionale të dispozicionit (bazës).Në eksterier dominonin format kubistike,të cilat në ambient fitojnë plasticitet mahnitës në kompozicionin Hapësinor.
Njëra nga veprat më të rëndësishme të Korbizieut në lëmin e banimit individual,pa dyshim,është ndërtesa “L’unitet d’habitation”e realizuar në Marsej. Këtu ky realizon të gjitha parimet teorike mbi “banimin e përbashkët individual”.Me anën e polikromisë,arrin të theksojë strukturalitetin e materialit natyror,gjegjësisht strukturalitetin e beton – armesë. Përdhesa është në shtylla të modeluara në mënyrë origjinale. Në tërësi përmbajtja e këtij objekti e ngrit këtë objekt në nivel monumental.
Me 1946 merr pjesë në konsultime,për realizimin e pallatit të OKB në Nju –Jork. Është e vërtetë se realizimi i ndërtesës së OKB,nuk ndryshon aspak nga skicat e Korbizieut,çka vërteton së Korbzieu ishte ai,i cili e ka  zgjidhur projektin. Duhet theksuar se kompleksi i OKB paraqet tërësi të harmonizuara në nivel të lartë për të cilën pa dyshim,mund të konkludojmë se është triumf i arkitekturës  së Korbizieut.
Me projektimin e ca objekteve sakrale, Korbizieu,lidhur nga problemi i funksionalitetit,projekton forma të lira në beton-arme. Këto tendenca më së miti shihen në kishën”Notre-Dame Du-Haut”,në Ronshan. Plasticiteti i fituar me anën e formave të lira,fascinon në shikimin e parë. Në enterier-brendi loja e dritës dhe e ngjyrave-është arritur me anën e xhamit me ngjyra,të futur në masat e mureve. Kjo ndikon që në enterier të fitohet një dritë diskrete-mistike që fascinon vizitorët.
Paralelisht me punën teorike dhe praktike në lëmin e arkitekturës,Korbizie i rreket problemit delikat-rregullimit hapësinor të qyteteve.                                            Në librin”L’Urbanisme”formulon principet kryesore të rregullimit bashkëkohor të qytetit. Caku kryesor është njeriu”Duhet t’i bëjmë të mundshme që jetën ta kaloi në lumturi” e këtë mund ta arrijmë nëse e realizojmë qytetin plot diell,ajër të pastër,dhe gjelbërim,-thotë ai dhe e ndërton qytetin me shikime dhe horizonte të largëta,me shtëpia për të gjithë,pa zhurmë,me shumë hapësira, për rekreacionin e fëmijëve dhe të rriturve. Ishte kundërshtar i ndotjes së ambientit të njeriut. Luftoi për ruajtjen e bukurive natyrore,të cilat na zbukurojnë dhe mundësojnë jetë të shëndosh dhe të lumtur.
Rasti për realizimin e ideve teorike iu ofrua në vitin 1950,kur e projektoi kryeqytetin e Penxhapit, Çandigarin. Këtu për herë të parë,përdor principin “Sept vois”(shtatë rrugët),i cili mundëson të zgjidhë problemin e komunikacionit në baza bashkëkohore. Qarkullimi është zgjidhur në detale,prej rrugëve interkontinentale gjer në stazat  për këmbësorë. Tërë qyteti është i rrethuar me gjelbërime,dhe hapësira për rekreacion. Edhe zgjidhjet  arkitektonike të  këtij qyteti bazohen në principet e njohura. Posaçërisht dallohej qendra e qytetit,ku,përveç aktiviteteve politike,janë përfshirë edhe aktivitetet shoqërore.
Korbizieu ka arritur që me punën e vet të gjithanshme të jetë një prej figurave më markante në botën e artit. Ai ishte, me një fjalë,themelues i arkitekturës bashkëkohore. Emri i tij depërtoi në botën e kulturës,si për të mirë,ashtu edhe për të keq. Për të mirë në mendjen e njerëzve përparimtarë,për idetë e tij revolucionare. Kurse për, të keq sipas mendimeve konservatore,të shkollave dhe akademive artistike.
Figura e Korbizieut ishte komplete. Ai dominoi në të gjitha sferat e arkitekturës dhe të urbanizmit. Ai në detale i analizoi të gjitha fushat duke gjurmuar problemet e jetës bashkëkohore. Në frymën e problematikës arkitektonike,studion materialin nga shkencat përcjellëse si:teknikën,sociologjinë,ekonominë,filozofinë etj. Idetë e tija të guximshme,janë shkas që shumë e quajnë UTOPIST.
Ishte i vetëdijshëm se në rrugën e vet,do të ketë kundërshtar. Gjithnjë i mbronte me sukses tezat e veta,duke shpresuar që gjeneratat e reja do t’i përkrahin idetë e tij.
Ashtu edhe ngjau. Sot urbanizmi mbështetet në qytete me sisteme të hapura  të ndërtimit,me plot diell,ajër dhe gjelbërime. Ndërtimet me teknologji bashkëkohore si dhe alet për këmbësorë,janë pjesë përbërëse e qyteteve bashkëkohore.
Ishte përkrahës i të gjitha ideve progresive,në të gjitha anët e botës. Idetë e tij i bashkuan përfaqësuesit e të gjitha racave dhe popujve. Rëndësia e Korbizieut është se arkitekturën dhe urbanizmin i ka liruar nga mendimet e kufizuara të arkitektëve akademik.
Ishte autodidakt,pa kurrfarë shkollimi akademik,krejtësisht i dhënë drejt asaj që quhet art,me forcë të jashtëzakonshme të gjurmuesit,ai vazhdimisht ndoqi rrugën që vet e kishte caktuar,duke mos përfillur ata të cilët, duke u fshehur pas titujve akademike,pa ide të definuara,mundoheshin t’i pengojnë tendencat e tij të reja,në arkitekturë  dhe jetë.
Pas shumë kritikave,të cilat trimërisht i ktheu,në fund valët e detit Mesdhe për gjithmonë e shuan gjenialitetin dhe temperamentin e Korbizieut në moshën 78 –vjeçare.

*Autori eshte arkitekt

 

 

190 vjet Pashko Vasa, Labirinthet e jetës së një patrioti të madh

$
0
0

Është një fenomen psiko-antropologjik i njohur, por i pastudiuar sa dhe si duhet në historinë shqiptare, që nis nga antikiteti dhe vjen deri në kohët moderne prania dhe karriera e suksesshme e iliro-shqiptarëve që ngjitën shkallët më të larta udhëheqëse shtetërore dhe ushtarake dhe hynë në histori në vende të huaja.

Hynë në radhë të parë në historinë e perandorive të mëdha si ajo romake, bizantine dhe osmane, por dhe në ato vende evropiane si Italia, Greqia, Rumania etj. U bënë perandorë si Kostandini në Romë, si Komnenët në Kostandinopojë, dhjetëra krye-vezirë në Stamboll, princa si Gjikajt në Rumani apo shtetarë të lartë në Greqi.

M’u kujtuan këto, kur zura të mendoj e të shkruaj mbi ditëlindjen jubilare të Pashko Vasës. Ç’është e vërteta, përherë më ka tërhequr dhe impresionuar, madje më është imponuar figura e tij si një personalitet i gjithanshëm me vlera të spikatura dhe kontribute shumë të çmuara, që dëshmon dhe vërteton me këtë rast fjalët mirëdashëse të historianit të shquar anglez Paul Johnson se “shqiptarët janë njerëz shumë të zgjuar, dinamikë dhe origjinalë. Kanë shumë cilësi favorizuese.”

Pashko Vasa është nga fytyrat emblematike të Lëvizjes sonë Kombëtare, një nga ideologët e saj të parë që mori pjesë dhe u angazhua që në krye në aksione patriotike në shërbim të atdheut të robëruar. Nga kjo pikëpamje, rruga e jetës së tij do të qe e gjatë, e mundimshme, plot sakrifica, e frymëzuar nga ideale liridashëse. I lindur në Shkodër, më 17 shtator 1825, në një familje patriotike me origjinë mirditore, pasi kreu mësimet e para në vendlindje duke qene një i ri inteligjent dhe energjik, pasi punoi si sekretar i konsullatës britanike në qytetin e tij, në moshën 25 vjeçare, i nxitur dhe i inspiruar nga idetë revolucionare, hidhet në Itali dhe merr pjesë aktive në kryengritjen që kish shpërthyer atje dhe lufton kundër pushtuesve austriakë, duke u bërë shpejt dhe oficer i Kalorësisë Qytetare.

Ai shkruan veçanërisht një faqe të lavdishme trimërie e besnikërie në luftën për çlirimin e Venedikut, duke manifestuar një shpirt të lartë vetëflijimi e sakrificash. Edhe pse u kap rob nga austriakët dhe u burgos, ai rezistoi heroikisht deri sa u largua nga Italia dhe vendoset në Stamboll. Kjo periudhë 2-3 vjeçare përbënte vetëm prologun e jetës së tij politike, një jetë të ngarkuar me ngjarje, përpjekje, sakrifica, por dhe vlera që i hapën rrugën e një karriere të gjatë e komplekse politike e jo vetëm politike.

Në Stamboll ai do ta fillojë jetën nga hiçi, duke u marrë me punë të rëndomta, por gjithnjë besimplotë në vetvete, i mbajtur pas mendimesh e planesh të guximshme, me vullnet e kurajë për të shkuar përpara. Jetën që e pret dhe detyrat që i vë vetës djaloshi inteligjent dhe trim e vështron në dy plane: si shqiptar dhe si qytetar i perandorisë turke, i pari që do të përbënte identitetin  dhe ndërgjegjen atdhetare, ndërsa i dyti mundësinë dhe aspiratat për mbijetesë në kushtet e shtetit dhe shoqërisë osmane.

Në këto dy drejtime do të orientohet dhe do të përpiqet t’i gjejë vend vetes. Ai kishte, siç dëshmojnë bashkëkohësit, cilësi të çmuara intelektuale, shpirtërore dhe të karakterit dhe do të qenë këto që e bënë të çajë në jetë. Pashko Shkodrani nuk ishte vetëm i zgjuar, i kulturuar, me iniciativë e shpirt krijues, poliglot sado që qe autodidakt (dinte 9 gjuhë të huaja), por i frymëzuar dhe nga ide të mëdha e aspirata të guximshme. Pas punëve të rëndomta, arriti të futet në Shoqërinë e tramvajeve dhe të zërë poste në administratën e huaj.

Tani nuk flinte më në varrezat e armenëve dhe s’endej rrugëve. Kish krijuar në një farë mënyre individualitetin qytetar dhe jo rastësisht, në moshën 25 vjeçare, boton në italisht librin me kujtime “Burgu im” (1850). Ndofta ky moment ka luajtur rol pozitiv në afirmimin e tij, sepse s’kaloi shumë kohë dhe ai u punësua në aparatin e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë. Sukseset që arriti në këtë detyrë, e ndihmuan të ngjisë shkallët e karrierës diplomatike, duke u dërguar me detyra të rëndësishme në Halep të Sirisë dhe në ambasadën turke të Londrës. Më pas ai kreu një mision diplomatik në Bosnje-Hercegovinë.

Kurse më 1878, në kohën e ndezur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Pashko Vasa u caktua këshilltar i Valiut të Kosovës, por në fakt, pa u shfaqur publikisht, falë atdhetarisë dhe diplomacisë së mençur, do të kontribuonte për një orientim të drejtë të veprimtarisë së Lidhjes.

Është kuptimplotë dhe për meritë të tij Pashko Vasa, edhe pse kryente detyra shtetërore të rëndësishme, dinte t’i shfrytëzonte postet në favor të kauzës shqiptare. Kjo veprimtari patriotike nis qysh në fillim të viteve 70, kur së bashku me K. Kristoforidhin, I. Qemalin e të tjerë,  arritën të  grumbullonin fonde për të krijuar një shoqëri për shkronjat shqipe.

Më pas kjo veprimtari u zgjerua duke krijuar një shoqëri kulturore për një alfabet të përbashkët shqip mbi bazën e alfabetit latin, ku Pashko Vasa dhe Sami Frashëri luajtën rolin kryesor. Në 1877, Pashko Vasa u bë anëtar i “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”.

Ndërkaq aksionet organizative Pashko Vasa do t’i shoqëronte me studime shkencore kushtuar gjuhës shqipe, siç qe vepra “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (botuar në Stamboll) dhe “Gramatika e gjuhës shqipe” (botuar në Londër në frëngjisht), por dhe vepra që e bënin të njohur çështjen shqiptare dhe gjuhën shqipe në botën politike dhe shkencore, si libri “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë”.

Në këtë fushë, ku shpërfaqen shkencërisht idetë e tij politike për fatin dhe të ardhmen e atdheut të tij, është “Shqipëria dhe shqiptarët”, botuar në gjuhën shqipe po të njëjtin vit (1879). Ky vit ishte produktiv dhe për faktin se ai u bë nga themeluesit e “Shoqëria e të shtypurit të shkronjave shqipe”. Patriotizmi i thellë i Pashko Vasës nuk mjaftoi të shfaqet e të argumentohet vetëm me veprat studimore, por fill pas tyre ai do të shpërthejë në vargje përmes poemës kushtruese “Mori moj Shqypni e mjera Shqypni”, që mbeti gjithnjë aktuale në historinë shqiptare.

Ajo pati një pritje të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në rrethet patriotike të diasporës, duke bërë për vete zemrat e shqiptarëve me frymën atdhetare, thirrjet për bashkim kombëtar, qëndrimet realiste dhe frymën e theksuar kritike sidomos ndaj institucioneve fetare. Duke pasur në qendër figurën e nënës, poema ngriti lartë zemrat e shqiptarëve dhe tingëlloi si kushtrim lufte për Shqipërinë e lirë. Aq jehonë pati, sa u përkthye në disa gjuhë të huaja si italisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht etj.

Pashko Vasa nuk do të ishte vetëm publicist, gjuhëtar, historian, memuarialist, por dhe krijues, një shkrimtar i talentuar që dha vepra letrare me vlera, të cilat pasuruan letërsinë shqipe. Ai shkroi në poezi, prozë e dramaturgji. Përveç poemës “Mori Shqypni e mjera Shqypni”, ai botoi përmbledhjen poetike “Trandafila dhe gjemba” në italisht (Stamboll1873), me një tematikë kryesisht humane, jashtë politikës, me motive autobiografike dhe frymë intimiteti. Poeti i këndon dhe evokon në radhë të parë njerëzit e familjes, nënën (Nënës sime), gratë e ndjera (Në kujtim të Maries sime), vdekjen e pangushëllueshme të fëmijëve (Birit tim).

Ndjehet në to dhimbja e thellë e njeriut human, lidhja shpirtërore me to. Por nuk mungojnë motivet për vetveten si “Ëndrra e mërgimtarit” që trajton mendimin se ai është gati të luftojë jo vetëm për lirinë e popujve fqinjë, por dhe për çlirimin e popullit të vet.

“Sikur nën qiell të atdheut / të kish paqe shpirti im” shprehet tek “Ëndrra e mërgimtarit”. Shpirti i tij poetik vlon nga ndjenja liridashëse, por për kushtet dhe pozitën që ka, ai shprehet përmes aludimesh të largëta. Në poezinë e tij që karakterizohet nga fryma romantike dhe nga nota të theksuara lirike nuk mungojnë motive kushtuar poetëve klasikë e bashkëkohorë italianë si Petrarkës, Tasos etj., dhënë përmes soneteve të goditura. Gjithashtu paraqesin interes disa nga poezitë lirike kushtuar dashurisë, dufeve shpirtërore e zhgënjimeve që dëshmojnë për shpirtin delikat të poetit.

Pashko Vasa ngrihet në lartësinë e një shkrimtari me nivel të panjohur në letërsinë shqiptare, kur më 1890 boton në Paris në gjuhën frënge romanin “Bardha e Temalit” nën pseudonimin  Albanus Albano (Shqiptar Shqiptari). Botimi i tij përbën një ngjarje në letërsinë tonë si një nga romanet e parë në historinë e saj. Përpara kësaj vepre ishte botuar romani “Dashuria e Talatit me Fitnetin” në gjuhën turke i Sami Frashërit (jo me temë shqiptare), por romani i Vasës, për vlerat e përmbajtjes dhe nivelin artistik, duke trajtuar një temë kryesisht shqiptare, i kapërcen kufijtë e veprës së sivëllait të tij.

Ai hedh një hap më tej përpara. “Bardha e Temalit”, për subjektin, karakteret dhe atmosferën shoqërore, përshkrimin e jetës zakonore, paraqitet thellësisht shqiptare dhe i motivuar nga pikëpamja sociale dhe psikologjike.

Romani ka për subjekt jetën shqiptare të kohës, historinë e një krushqie të martesës së Bardhës, vajzës së një familjeje të pasur shkodrane, me Lulin, një bajraktar nga një derë e moçme e Malësisë. Është një martesë pa dashuri dhe krijon një familje sipas kanuneve të jetës zakonore të maleve.

Subjekti i romanit ndërthuret me konflikte nga më të ndryshmet, me ndeshje nga më të egrat, me akte kriminale, me intriga, besëtytni, paragjykime nga më tronditëse. Flitet për prapambetje e padituri, shkak i të cilave, sipas autorit, është pushtimi otoman. Shkrimtari tregohet realist kur bën dallimin në mes popullit të virtytshëm e fisnik dhe shtresave të larta, bartëse të zakoneve prapanike, instinkteve të egra, krimeve, pabesive etj. Në këtë drejtim autori nuk kursen kritikat ndaj klerit katolik, që në vend t’i luftojë ata, i mbështet. Përjashtim bën prifti Leonardo me përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë popullit me mësimet kishtare.

Vlerë të veçantë i jep romanit trajtimi i problemit të emancipimit të gruas, që bartet e mishërohet në figurën e Bardhës. Kjo e bën veprën me karakter të dyfishtë, social dhe zakonor, gjë që autori ia ka dalë me sukses, shprehje kjo e botëkuptimit të tij liberal e demokrat. Marrja në mbrojtje e gruas, ideja për emancipimin e saj në një kohë të errët e në një shoqëri të prapambetur përbën një nga shtyllat e veprës, ashtu siç bën përgjegjës indirekt pushtuesit otomanë për gjithçka të keqe që ndodh në vendin e tij.

Pashko Vasa me këtë roman, duke e shkruar në frëngjisht, i bën të njohur opinionit evropian realitetin e rëndë shqiptar dhe shpall mesazhe liridashëse.
Është interesant që pas botimit të romanit në Paris, Pashko Vasa u emërua nga Sulltani Guvernator i Libanit, i titulluar tani Vaso Pasha, një pozitë shumë e lartë që flet për aftësitë e kapacitetin e shquar qeverisës të tij në një vend pak a shumë të zhvilluar, siç ishte kjo pjesë e perandorisë . nga ana tjetër, ai qeverisi këtu për afro dhjetë vjet (1883-1892), kur sipas  rregullit perandorak nuk duhet t’i kalonte më shumë se pesë vjet. Kjo dëshmon qartë se, pavarësisht nga opozicioni i fshehtë patriotik, ai ishte një burrë shteti me cilësi të veçanta.

Prof. Vehbi Bala, nga kërkimet dhe studimet e tij për Pashko Vasën, na sjell të dhëna dokumentare shumë të çmuara për veprimtarinë e tij shtetërore-kulturore-emancipuese gjatë shërbimit në Liban. Sipas kronikave libaneze guvernatori shqiptar bëri reforma administrative, krijoi një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet elementeve fetare dhe atyre krahinore, ndërmori ndërtime të mëdha ushtarake, si ura e rrugë, sa filluan ta quajnë Libanin “Venediku i thatë”, hapi shkolla në vende të prapambetura, nxori organin “El Liban” në gjuhën libaneze, duke shkruar edhe vetë artikuj për çështjet jetike të ditës.

Nga kujtimet e një mikut tim diplomat që shkoi në Liban i ngarkuar nga qeveria jonë në vitet 70 për të marrë eshtrat e Pashko Vasës mbaj mend të më ketë thënë se sa vështirë e kish pasur nga qeveria libaneze të tërhiqte eshtrat e Vasës.

Ajo paraqiste shumë arsye për të mos i dhënë ato duke i argumentuar me meritat dhe kontributet e Vasës për të mirën e Libanit, veç të tjerash, përpjekjet e tij për themelimin e një teatri kombëtar libanez, faktin që ai kish shkruar dhe vetë pjesë teatrale, të cilat ishin vënë në skenë. Madje, nga të dhënat e historianit libanez I. Asuadi, del që Guvernatori ishte enciklopedik, tepër i kulturuar, njohës i thellë i letërsisë dhe arteve, fliste në shumë gjuhë dhe i bënte për vete njerëzit me natyrën fisnike dhe horizontin e gjerë.

Duke qenë në postin e lartë në një vend afrikan, ai do të ndihmonte politikisht, moralisht dhe financiarisht diasporën shqiptare. Ndihmoi F. Shirokën, J. Vreton etj. Ai mbante lidhje me gazetën “Drita” të Bukureshtit, nga merrte libra, sidomos të N. Frashërit, dhe shprehej me admirim për poemën “Bagëti e Bujqësi”. Ai thoshte për veprat e Naimit se “ato janë shkrue për të gjithë motet”.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se me gjithë sukseset që arriti në jetën e tij si burrë shteti, si njeri plot talente, veçanërisht si veprimtar e ideolog i Lëvizjes sonë Kombëtare, ai pati dhe fatkeqësi të rënda familjare. Kështu nuk qe fatlum në martesat, i vdiqën disa gra njëra pas tjetrës, po kështu disa fëmijë në moshë të mitur. Më jetëgjatë qe martesa me francezen Berta Lerishin me të cilën pati dy djem, njërin nga të cilët e pagëzuan me emrin e gjyshit Mëhill.

Pashko Vasa u nda nga jeta më 2 korrik 1892, në moshën 77 vjeçare. Ishte guvernatori më jetëgjatë në këtë detyrë të Libanit. Një personalitet që, nën kostumin e burrit të lartë të shtetit, fshihej një nga ideologët dhe udhëheqësit e Rilindjes sonë Kombëtare, një republikan i bindur, intelektual iluminist dhe enciklopedik, krijuesi, poeti, prozatori dhe dramaturgu, historiani dhe gjuhëtari, publicisti dhe ekonomisti.

Nga gjithë sa shkroi dhe na la si trashëgim shpirtëror do të citoja, në përkujtim të 190 vjetorit të lindjes, fjalët e shkëputura nga libri “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, ku përshkruan vizionin që ka për të ardhmen e atdheut të tij: “Në kushtet më të mira, Shqipëria jo vetëm nuk do t’ia kishte zili Zvicrës, por do t’ia kishte kaluar kësaj nga bukuria, poezia dhe fuqia.”

Shqiptarja.com

 

 


Në Chicago, me kolosin Branko Manojloski -Tanashi

$
0
0

Secili takim me kolosin shqiptar ortodoks Branko Manojloski -Tanashi, është epizodë në veti.
Zt. Branko të cilin zakonisht e quajmë xha Branko, është i lindur në Kiçinicë të Rekës së Epërme,  rrethi i Gostivarit, eshtë i njohur për deklarimet e tij trimërore si shqiptar ortodoks i kësaj rrethine, i cili me veprimet e tij kombëtare, tronditi qarqet shtetërore sllavomaqedonase.
                                Në foton e përbashkët, nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi

Fillimisht u deklarua shqiptar autokton i Rekës së Epërme, ku gjysh e stërgjysh,u rritën së bashku që nga kohët e lashta të Pellazgo-Illirisë, mbijetuan pushtimet romake, bizantine dhe otomane, për të rrëshqitur kombëtarisht rëndë pas Luftës së I dhe të II Botërore.
Pas ketij deklarimi bombastik,  Zt. Tanashi ishte iniciatori i formimit të shoqates ” Josif Bageri ” ku Branko është kryetar nderi i saj. Menjëherë organizoi marshutën e rrjedhes së Vardarit gjer ne Greqi. E tërë kjo nuk kaloi pa pengesa.
Por Kolosi akoma nuk ndalet.
Edhe pse në moshë,  por fizikisht në gjendje shumë të mirë, 5 muaj vere jeton në Kiçinicë, kurse 7 të tjera në Chicago.
Tani,  posa u kthye nga vendlindja në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit.
Duke qënë në kontakte të përhershme telefonike, këtë herë na ftoi ne drekë mua dhe konzulin gjeneral shqiptar të RM, zt. Jakup Rexhepin.
Si zakonisht, zt. Branko ishte mu në vendin e caktuar në ora 13:00.
Urtësinë dhe mençurinë, plaku e tregon me sjelljet e tij që nga fillimi i takimit. Xha Brankos i dëshiruam mirëseardhje në atdheun e dytë të tij,  për të cilin ai ka konsideratë dhe dashuri të veçantë.
Për të rifreskuar memorien zt.Branko, e pyetëm se si qëndronte situata në Maqedoni ?
Na tregoi se kishte marrur pjesë në promovimin e shumë librave të autorëve të ndryshem në Shkup, Tetovë, Strugë e tj.
Situatën e acaruar politike e përshkroi si shumë të komplikuar duke theksuar se kundërshtarët politik nuk janë në gjendje as të drekojnë së bashku.
Shpresojmë që intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare ti rregullojë marrëdhëniet e acaruara nderetnike nga të cilat varet edhe ardhmëria e shtetit të Maqedonisë si dhe ardhmëria e shqiptarëve në të.
Takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, pasi Zt. Branko Tanashi në cilësinë e kolosit i cili theu akullin dhe e mundi frigen, gëzon respekt të vecantë nga i gjithë komuniteti shqiptar në Chicago.

Në foton e përbashkët, nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi

Përkujtohet në Vatikan vrasja e Shtjefën Gjeçovit

$
0
0

U përkujtua në Vatikan, në ambjentet e Universitetit Urbanian, 86 vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovit, françeskanit kosovar, mbledhësit dhe kodifikuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, relike kjo mesjetare që tregon se populli shqiptar edhe gjatë asaj periudhe të errët ka pasur ligjet e veta. Atë Gjeçovi, siç kujtonte Faik Konica në një shkrim të vitit 1930, ishte një njeri fjalëpakë dhe i ditur, i dashur dhe punëtor, që përmblidhte në vetvete një “lartësi të përulur”, pasi nga një anë i mësonte fëmijëve të famullisë, nga ana tjetër mblidhte dhe studionte të dhënat e së drejtës dokësore mesjetare dhe bënte gërmime arkeologjike duke nxjerrë në dritë materiale me vlerë të veçantë historike.

Pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij nga fanatikët nacionalistë serb, Universiteti Urbanian në Vatikan në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Occhio Blu”, të drejtuar nga ambasadori Mario Bova, përkujtuan Gjeçovin me tre kumtesa që u mbajtën nga antropologu Donato Martucci, studiuesja e letërsisë Blerina Suta dhe profesor Ardian Ndreca.

​Takimin e ​pershendeti i Ngarkuari me Pune i Ambasades shqiptare prane Selise se Shenjte, z. Visar Zhiti.

 

B.D

Dom Ndoc Nikaj, 30 botime dhe shtypshkronja Nikaj

$
0
0

Nga Frano Kulli

 

Sivjet mbushen 25 vjet nga dita, kur në kapelen e rrënuar të “Vorreve t’Rrmjajit” në Shkoder u tha mesha hymn dhe sfidë, ndaj rregjimit paranojak ateist, e para pas një ndërprerjeje po kaq të gjatë të të drejtës për të besuar.Kjo ka ngjarë me 4 nëntor 1990…dhe rendin e përkujtimoreve sivjet në këtë përvjetor e hap paraqitja e ribotimit të një libri të hershëm, që për autor ka njërin prej famullitarëve  të radhës, Dom Ndoc Nikaj.
”Histori e Shcypnis” është vepra në dy pjesë; pjesa e parë, botuar në Bruksel me 1902 dhe e dyta, botuar në Shkoder, me 1917”. Tani, të dyja përmbledhur në një libër., me kujdesin e përkorë të famullitarit të ri të Shkodrës Dom Artur Jaku dhe puntorit pasionant të shkencës së historisë, Dr. Dom Nikë Ukgjini.
Lindur në Shkoder 150 vjet më parë, Dom Ndoc Nikaj, prift katolik dioçezan, historian, veprimtar atdhetar, është gjithashtu autori i romanit të parë, shkruar në shqip. Titulli në origjinalin e veprës është: “Marzia e ksctenimi n’filles t’vet”  (Marcia e krishtënimi në fillesë të vet). Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet agjiografisë e romanit, me gjatësinë e një novele. Ndoc Nikaj ka lënë shtatë romane të pabotuara.Është pararendës i prozës në gjuhën shqipe, pararendës i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrës, i prozës se Foqion Postolit, Filip Papajanit, Mid’hat Frashërit, Ernest Koliqit
”Unë fillova me shkrue vakinat (ndodhitë) e kishës ,që me ndihmën e Pieter Dodmasejt mbujta me shtyp në shtypshrojen e Propagandës së Romës në vjetin 1888.Mbas atij libri ,në shtypshkrojen e Jezuitve shtypa ma t’parin romanzë “Marzia e ksctenimi n’fillesë t’vet”…e qi kjenë fillesa e botimeve mija. –(Kujtime të një jetes së kalueme-Plejad,2003)
Siç është e njohur, më 1897 Faik Konica fillon botimin e së përkohshmes “Albania”. Që në fillesë, don Ndoc Nikaj bashkëpunon pothuaj rregullisht me artikuj me përmbajtje politike, shoqërore dhe atdhetare.Me pseudonimin “Nakdomonici”…Nëpërmjet pseudonimit të Nikajt, bashkëpuntorit të zellshëm të revistës presigjioze, Atë Gjergj Fishta në poezinë satirike “Nakdomonicipedia” , në hyrje të vëllimit të tij me satira  “Anzat e Parnasit” me përpjekjet fisnike dhe atdhetare të mikut të tij, përqesh hierarkinë e përmbysur të vlerave sociale në Shqipninë e kohës (1907)…
Me at’ t’bukren histori,
Qi ke shkrue permbi Shqipni,
Aq idhnim pa fe nevoje,
E ndoj borxh edhe n’shtypshroje ?…
Sot n’Shqipni, more lum miku,
Histori asht meteliku .(Gj.Fishta-vepra 7-Botimet Fishta)
Më pas, Nikaj do të vijojë edhe me të tjera botime historike, por edhe libra këndimi e tekste të tjera mësimi për shkolla.Të botuara janë rreth 30 vepra të gjinive e zhanrreve të ndryshme, pa numëruar këtu ata të lëna në dorëshkrim, një bilanc krijues ky i lakmueshëm për shumë të tjerë vërsnikë të Nikajt por dhe jo vetëm.
Dom Ndoc Nikaj solli të parën shtypshkronjë  publike në Shkodër, me 1909.Dhe e para punë  në të ishte shtypshkrimi i fletores së vet, fletores së parë politike të botuar në shqip me 1910-tën me emrin “Koha”, periodik, i cili gjithashtu do te vijoje te botohet edhe 11 vjet me vonë, deri më 1921, me të tjerë emra “Bashkimi” “Besa shqyptare” dhe “Zani i Shkodres”. Kjo fletore  shënon  fillesën e të botuemit të librave në gjuhën shqipe , në Shqipëri…
Në një artikull të “Hylli i Dritës”, të vitit 1938, në 50 vjetorin e meshtarisë së tij shkruhet:
“…Shpìrt energjik e shqyptàr në veshtrimin e njimendtë të fjalës, D. Ndoc Nikaj kje nji nder mâ të parët reakcjonarë qi ndieu me nji intensitet të këthellë nevojen e të perhapunit të gjuhës shqype. Shkrimet e tija të shumëta nuk paten qellim tjeter veç me e rrajosë në zemren e popullit dashtnìn e gjuhës amtare…Në vjetin 1892, në sà gjindej famulltàr në Shkrel, Emzot Doçi prej Oroshi rà në Shkrel, kû u formue ndermjet tyne nji lidhëje veprimi patriotike, qi mâ vonë dha fryte mjaft të dobishme për ngritjen e indipendencës s’onë kombtare. Kjo lidhëje kje thirrë “Lidhëja e msheftë per Fè e Atdhè”. Kjo lidhëje e msheftë muer të hapun e dha mâ vone frytet e duehuna në rasen e kryengritëjes kundra Turkìs…”
Dhe si shpërblim për gjithë sa bëri për kulturen shqiptare ,për gjuhën, historinë dhe lirinë e kombit të vet…dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë. Vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951.

 

 

 

Intervistë me Prof. Ardian Ndreca: Arkivat e Vatikanit na ndihmojnë të njohim vetveten

$
0
0

Pyetje: Zoti Ndreca para pak ditësh në Vatikan u zhvillua një kuvend ndërkombëtar kushtuar pranisë së dokumenteve që kanë të bëjnë me Shqipërinë në arkivat e Vatikanit. Ishin të ftuara figura të rëndësishme të albanologjisë si P. Bartl, M. Mandalà, B. Demiraj, L. Nadin, I. Sarro etj. U tha madje se në Romë nuk zhvillohej një kuvend i këtyre përmasave që nga koha e Koliqit. A mund të na tregoni cilat ishin objektivat e këtij kuvendi ndërkombëtar.

A.N.: Kuvendi trajtonte problemin e randësisë së arkivave të Vatikanit për shkrimin e historisë sonë. Siç dihet, studjues si Valentini, Zamputti, Bartl, Sarro, Demiraj etj. janë marrë gjansisht me ato arkiva, tue na dhanë nji mozaik interesant që mundet dhe duhet të përditësohet tue shtue tesera të reja që të ndriçojnë ma shumë të kaluemen tonë. Nji prej objektivave ishte që të tërhiqej vemendja e shtetit shqiptar për randësinë e hulumtimeve sistematike nga ana e institucioneve shkencore të këtyne arkivave.

Pyetje: A mendoni se ka gjëra të reja për tu zbuluar?

A.N.: Patjetër që po. Për shembull studjuesja Blerina Suta solli diçka krejt të panjohun për Pjetër Budin, historiani Italo Sarro ka botue kohët e fundit dokumente të reja shumë interesante, edhe studjuesja Lucia Nadin solli disa letra të panjohuna të Bogdanit. Megjithatë nuk duhet të ndalemi vetëm tek “zbulimet sensacionale”, pse kemi pa dekadat e fundit mjaft sharlatanë që e kanë luejt deri në fund ketë kartë nepër media. Historia asht interpretim i fakteve dhe i dokumenteve, asht vizion në tanësi i asaj që njihet në detaj, prandaj duhet punë dhe mbi të gjitha duhen formue kërkues të rinj të pajisun me metodë shkencore dhe me instrumentet e nevojshme që mundësojë kërkimet arkivore.

Pyetje: Kemi vënë re sesi nga viti 2006 i keni dhënë hapësirë albanologëve të huaj dhe vendas në revistën Hylli i Dritës që ju drejtoni. A keni gjetur mbështetje tek shteti shqiptar për këtë mision?

A.N.: Nuk mendoj se shteti duhet të bajë gjithçka, nganjiherë mjafton edhe nji fjalë e mirë. Në të vërtetë revista mbahet vetëm me kontributin financiar të françeskanëve. Megjithatë, meqë doli kjo gja, mund t’ju them se kuvendi doli me nji rezolutë drejtue kryeministrit Rama, me anë të së cilës i kërkohet që të themelojë në Romë nji institut studimesh, apo akademi, siç e kanë shumë vende tjera si Hollanda, Egjipti, Rumania, Franca, ShBA etj., që të merret me studimin e arkivave vatikanase dhe italiane. Shpresojmë që kjo qeveri të mund të realizojë diçka në ketë drejtim.

Pyetje: Arkivat, dokumentet e pazbuluara, faktet e panjohura, na ndihmojmë që të shikojmë më me qetësi të shkuarën dhe të ecim drejt së ardhmes disi më të shpenguar. Besoj e keni ndjekur polemikën e fundit të Ben Blushit me figurën e Lef Nosit. A mendoni se po të kishte studjuar më thellë Blushi figurën e Lef Nosit, ndoshta nuk do të kishte bërë thirrje për të prishur monumentin e tij?

A.N.: E ndoqa nepërmjet shtypit polemikën që Blushi ka shkaktue këto ditë, me qëllim me promovue vetveten. Tue e pa çeshtjen me ftohtësi më ban përshtypje sesi nji parlamentar ban thirrje për shkatrrim të dhunshëm monumentesh. Në rastin konkret ai monument asht vu konform me ligjet dhe asnji deputet nuk e nderon nji thirrje si ajo e Blushit, prandaj jam dakord me të kur thotë se parlamenti asht i mbushun me individë mjerana.

Në qoftë se do ta kishte studjue sadopak historinë do ta dinte se populli i Elbasanit e donte dhe i ishte mirënjohës Lef Nosit pse ai e mbajti me bukë në kohën e krizave të Luftës së Parë Botnore, e shpëtoi prej lukunisë së haxhiqamilistave, ndihmoi me nji veprim filantropik bashkëqytetarët e tij, mblodhi dhe botoi dokumente historike me vlerë të padiskutueshme.

Nuk e di nëse qytetarët e Elbasanit kanë arsye me i qenë mirënjohësa Blushit sot për arsye të ngjashme? Sigurisht Blushi nuk ban mirë që mburret se nuk shkon prej disa kohësh në parlament, të paktën të kishte ndershmëninë me lanë mandatin dhe me u engledisë me romanza, por jo me marrë leje krijimtarie tue u pague me taksat e shqiptarëve që e kanë votue me i përfaqsue.

Do të ishte me shumë interes me zbulue proces verbalin e arrestimit të Lef Nosit, pse kur ai lëvizte prej malsive të Shkodrës drejt kryeqytetit, deri në ditët e fundit para arrestimit, kishte me vete, siç kanë dëshmue njerëz që e kanë takue para arrestimit, nji këllef të vogël me gur të çmueshëm që janë zhdukë. Do të ishte me interes me dijtë se ku kanë përfundue, pse sigurisht që ishin pronë e ligjshme e të zotit dhe vjedhja e tyne përban nji krim mbrenda krimit.

Do të shtoja se në qoftë se Blushit do t’i jepnin bezdi ata honxho-bonxhot që çdo vit dalin me fotot e diktatorit Enver Hoxha, do t’ia kishim marrë si parimor këtë reagimin ndaj Nosit, por Blushi ka nji ide komuniste për të majtën, prandaj ka qenë nji e mirë e madhe që e kanë mënjanue nga ajo parti. Blushin e shoh ma mirë përkrah Kastriot Islamit, Sali Berishës, Fatos Nanos, sesa Milena Haritos apo Niko Peleshit. Ndërsa si shkrimtar Blushi ka shumë shokë në Shqipni, ata të aradhës së logorroikëve pa talent, që janë shumica absolute e kategorisë dhe ta neverisin letërsinë.

 

 

 

Jehona e vizitës së Dom Simon Jubanit në Amerikë

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Katër nëntori shënoi 25-vjetorin e Meshës së Parë, pas një periudhe prej 45 vjetësh persekutimesh fetare në Shqipëri, meshë e cila u celebrua nga kleriku i njohur dhe guximtar, Dom Simon Jubani, më 4 nëntor, 1990 në Shkodër.   Konsiderohet kjo si mesha që shënoi fillimin e shëmbjes së komunizmit dhe rivendosjen e lirive, përfshirë lirinë fetare, në Shqipëri.  Të mërkurën, në qytetin e Shkodrës u përkujtua ky përvjetor me ceremoni fetare nga udhëheqës të Kishës Katolike, ku morën pjesë edhe përfaqsues të feve të tjera.   Të pranishëm ishin gjithashtu zyrtarë të lartë politik të vendit, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

Ia vlen që me rastin e këtij përvjetori të kujtohet edhe vizita e parë e protagonistit kryesor të kësaj ngjarjeje me rëndësi, Dom Simon Jubanit në Amerikë, në maj të vitit 1991 dhe pritjes madhështore që iu bë atij në atë kohë anë e mbanë Amerikës, në qarqet amerikane si edhe në komunitetet shqiptaro-amerikane dhe nga besimtarët shqiptarë të tre feve.

 

Protagonisti një epoke të re në Shqipëri! Kështu qe cilësuar Dom Simon Jubani gjatë vizitës së tij në maj të vitit 1991 në Universitetin e San Franciscos në Shtetet e Bashkuara, universiteti që i akordoi atij doktoratën e nderit.  Në maj të vitit 1991, Dom Simon Jubani, i mbijetuari i burgjeve të Enver Hoxhës,  vizitoi një numër  shtetesh dhe qytetesh amerikane, përfshirë San Franciskon, Los Angjelesin, New Jorkun, Detroitin dhe Washingtonin.    Gjatë vizitës së tij në Shtetetet e Bashkuara, kudo shkoi, ai u prit me entuziazëm dhe si hero, ndërkohë që i ishin rezervuar nderimet dhe pritjet më të mëdha, jo vetëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga vet amerikanët, zyrtarë dhe joyzrtarë, me të cilët ai takua gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, e të cilët tani kishin dëgjuar për aktin e tij guximtar.   Shtypi i kohës, si ai amerikan ashtu edhe shtypi i komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë Buletinin Katolik Shqiptar, mbuluan vizitën e tij dhe këto shënime janë nga burime të ndryshme dhe nga kujtimet e mia të asaj vizite të paharrueshme.

 

Në San Francisco, Dom Jubanit iu akordua doktorata e nderit nga Universiteti i San Franciskos, i treti shqiptar, pas Nën Terezës dhe At Shtjefën Gjeçovit që është nderuar me atë titull nga i njëjti universitet, me motivacionin:

“Për qëndrimin tuaj të guximshëm ndaj lirisë së fesë madje edhe me mohimin e lirisë, duke paguar një kosto të lartë prej 26 vjetë burgim dhe kampe pune.  Për përpjekjet tuaja të palodhshme dhe për thirrjet tua për një pajtim kombëtar në Shqipërinë e re postkomuniste, ashtuqë falja dhe drejtësia të kenë mundësi të zëvendsojnë shtypjet totalitare komuniste. Për bashkpunimin tuaj ekumenik me vëllëzërit e krishtërë dhe për bashkpunimin tuaj ndërfetar me besimtarët myslimanë dhe hebrejë. Dhe për praninë tuaj profetike këtu, duke përfaqësuar një numër të madh shqiptarësh të cilët kanë vuajtur persekutimet fetare dhe të cilët kanë dhënë jetën për besimin e tyre, për drejtësinë dhe për paqën.”   Ky ishte motivacioni për nderimin e lartë akademik dhe njohja publike që iu akordua Dom Simon Jubanit në Amerikë – të burgosurit shqiptar të ndërgjegjës fetare dhe apostullit të lirisë fetare, nga Universiteti i San Franciskos më 4 maj, 1991. 

 

Tepër i emocionuar nga ky nderim që iu akordua atij nga një universitet amerikan, Dom Simon Jubani nuk mundi të përmbante entuziazmin dhe  kënaqësinë e tij të madhe për praninë e tij aty dhe për nderimin që iu akordua atij, duke thënë, ndër të tjera se në të vërtetë, ky ishte një nderim që i bëhej mbarë kombit shqiptar dhe vazhdoi duke thënë:  “Unë nuk jam ipeshkëv, por një prift i thjeshtë katundi. Jam përpjekur të jetoj sipas besimit tim dhe të inkurajojë gjithashtu popullin tim që t’i rrij besnik Perëndisë dhe besimeve të veta fetare.  Për këtë aktivitet, unë dhe vëllai im Lazëri, gjithashtu prift, kemi kaluar gjithsejt 62 vjetë në burgjet dhe në kampet e punës në Shqipërinë komuniste. Vëllai im Lazëri ishte me fat sepse vdiq atje si martir i Kishës. Por siç duket,  ishte caktuar prej Zotit që unë të jem sot para jush një dëshmitar i vuajtjeve dhe martirizimit të katolikëve dhe besimtarëve të tjerë në Shqipëri. Unë e pranojë me kënaqësi këtë nderim akademik të çmueshëm, jo për meritat e mia, por në emër të klerit katolik shqiptar dhe të gjithë atyre besimtarëve të feve të tjera të cilët gjithashtu kanë vuajtur dhe kanë dhënë jetën për fe, për drejtësi dhe për liri. Sot, në të vërtetë, ju po nderoni mbarë kombin shqiptar”, përfundoi Dom Jubani fjalimin e tij me rastin e dekorimit nga Universiteti San Francisco, ndërkohë që në emër të popullit shqiptar falenderoi universitetin dhe të pranishmit. Në takimet e tija në San Francisco dhe në të vërtetë gjatë gjithë asaj vizite, Dom Jubani fliste më shumë për të tjerët se sa për veten, duke thënë se të tjerët kanë vuajtur më shumë se ai, dhe se i mbarë populli shqiptar ishte një viktimë e pafajshme e një regjimi të ashpër e të mbrapsht, që promovonte aktivitetet kundër besimit, ndërkohë që kishte shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, diçka e pa dëgjuar dhe e pa parë më përpara në botë, duke i shpallur luftë edhe Perëndisë.

 

Ndërkaq, duke falenderuar Dom Jubanin për praninë e tij aty, Presidenti i Universitetit San Francisco, At Lo Schiavo u tha të pranishëmve se Dom Simon Jubani ishte, “Një inspirim për të gjithë ne në këtë universitet, si dëshmitar heroik i fesë. Për më tepër”, shtoi ai Dom Jubani, “Është simbol i feve të shqiptarëve, kështuqë besoj se duke nderuar atë, ne nderojmë shqiptarët e të gjitha feve, për heroizmin dhe për besinkërinë e tyre ndaj besimeve të veta gjatë asaj periudhe aq të vështirë për ta.  Kam bindjen”, shtoi presdienti i Universitetot San Francisco se, “Ceremnia e sotëme shpreh unitetin dhe solidaritetin tonë me popullin shqiptar. Ne shpresojmë se liria e tyre në përgjithësi dhe ajo fetare në veçanti, do të rritet e do të konsolidohet dhe se besimi në Perëndinë do të përhapet jo vetëm në Shqipëri, por anë e mbanë botës, përfshirë vendin tonë.”

 

Pas vizitës San Francisco ai vizitoi Los Angjelesin ku sipas Buletinit Katolik Shqiptar, Dom Jubani  gjatë qëndrimit atje, ka thënë një meshë për shqiptarët e të gjitha besimeve dhe se gjatë predikimit i kishte  këshilluar shqiptaro-amerikanët që të mbeten qytetarë të mirë,  besnikë dhe të denjë të Amerikës, duke shtuar se duhet të ishin mirënjohës që ishin larguar nga ferri dhe ardhur në parajsë dhe si të tillë duhet të respektojnë mikpritjen që u është ofruar atyre. Gjatë turneut të tij në Amerikë dhe pas largimit nga Kalifornia, Dom Simon Jubani vizitoi komunitetet e mëdha shqiptaro-amerikane në New York dhe në Detroit, ku u prit si hero jo vetëm nga besimtarët katolikë, por edhe nga udhëheqsit fetarë të besimeve të tjera dhe nga besimtarët e tyre.

Ndonëse në bisedë me të gjatë vizitës në Washintgton ai nuk mungonte të ishte kritik ndaj Shteteve të Bashkuara dhe e quante Amerikën si vendi i paradokseve, gazeta katolike Register njoftonte në atë kohë se gjatë një vizite në një shkollë fillore në Holivud ai u kishte thënë nxensëve, se “Amerika është kampione e demokracisë, e paqës dhe e përparimit. Europa kishte të gjitha luftërat. Amerikanët janë paqësorë e duan paqën. Edhe ju duhet të jeni paqësor dhe të doni njëri tjetërin – të falni dhe të harroni”. Megjithë kritikat e tija, në të vërtetë ky ishte mesazhi kryesor i Dom Jubanit gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe sidomos gjatë qëndrimit të tij në Washington.

Dom Simon Jubani, kishte rezervuar gjithashtu disa ditë për të vizituar kryeqytetin amerikan ku pat zhvilluar një numër takimesh me anëtarë të njohur të Kongresit të Shteteteve të Bashkuara që dalloheshin si mbrojtës të të drejtave të njeriut, Senatori dennis De Concini dhe Chris . përfshirë Senatorin Dennis DeConcini, Deputetin Cristopher Smith e të tjerë. Ndër takimet e tjera në kryeqytetin amerikan, Dom Simon Jubani u prit gjithashtu edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe u takua me udhëheqës të lartë të Kishës Katolike Amerikane. Në takimet e tija me zyrtarët e lartë amerikanë, ai bëri thirrje për ndihma urgjente ekonomike dhe humanitare për Shqipërinë. Ndërkaq, Kongresi Amerikan shënoi vizitën e tij në Amerikë me një kryeartikull në gazetën zyrtare të Kongresit (Congressional Record) me titull: Përshëndetje dhe nderim për Dom Simon Jubanin, një mbijetues i kampeve të vdekjes në Shqipëri (SALUTE TO FATHER JUBANI, A BRAVE SURVIVOR OF ALBANIAN DEATH CAMPS).Miku i Shqiptarëve, deputeti nga shteti Michigan, William Broomfield për informacion për kolegët e tij shkruante më 25 qershor, 1991: “Për 26 vjetë, Dom Simon Jubani mbahej në burgjet e Shqipërisë sepse refuzonte të mohonte fenë e vet. I izoluar në një dhomë të vogël me viktima të tjera të atij regjimi shtypës, ai u rrah dhe u mundua, nën kushte të rënda dhe shumë të tmershme. Vëllai i tij, gjithashtu një klerik katolik, u helmua nga rojet e burgut. Dom Jubani mbijetoi dhe u lirua nga burgu në vitin 1989. Sot e mbarë Shqipëria po çlirohet nga komunizmi… Ashtu siç mori fund tmerri i gjatë i Dom Jubanit, le të shpresojmë se edhe terri i natës së gjatë dhe pikëllues për Shqipërinë, të marrë fund këtë vit me fitoren e lirisë mbi forcat e territ.”

Në këtë 25-vjetor të meshës së parë nga Dom Simon Jubani dhe të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kujtojmë guximin e Dom Jubanit, bashkvuajtësit e tij dhe të gjitha vikimat e komunizmit në Shqipëri, pa dallim feje ose krahine. Gjatë vizitës në Amerikë, Dom Jubani u prit me entuziazëm dhe dashuri nga të gjithë, e pa dallim, si përfaqsues i të gjithë atyre që vuajtën dhe dhanë jetën, vetëm e vetëm, sepse donin të gëzonin lirinë e fesë dhe liritë e tjera themelore të njeriut. 25-vjetë më vonë, shpresojmë që nga ajo vizitë edhe Dom Jubani të jetë këthyer në atdhe me përshtypje të mira nga pritja entuziaste dhe nderimet që iu akorduan atij nga bashkatdhetarët e vet të të gjitha feve dhe nga përfaqsues të lartë politikë dhe fetarë të Shteteve të Bashkuara.

 

 

 

Babeli Shqiptar

$
0
0

Nga Mark Lucgjonaj

 

Familja jonë Shytaj
Sot ka me se mbi dyqind vetë
Të shpërndarë nga Shkodra deri në Kaliforni

Fëmijët e mi,që sot banojnë në Luzern
Flasin gjermanisht
Fëmijët i vëllait tim Nikës që banon në Zagreb
Flasin kroatisht
Fëmijët e vëllait tim Lucës që banon në Tuz
Flasin shqip e malazezçe
Fëmijët e vëllait tim Lekës
Flasin anglisht
Fëmijët e vëllait tim Prelës që banon në Detroit
Flasin amerikançe

Fëmijët e axhave,kushërinjve dhe të kushërirave tona
Flasin italisht,frëngjisht,spanjisht,portugalisht e polonisht…

Ja Kulla e Babelit
E ndërtuar nga pasardhësit e familjes sonë
E ndërtuar gjithashtu nga pinjojt
E shumicës së familjeve shqiptare
Të shpërndara në të gjitha viset e Planetit

Nga rrebeshet e pamëshirshme të shekujve

S eshte veç për ju,o,Shytaj,kjo elegji,
por për mbarë tonën Shqiptaro-Malësi!

 

Kulla e Babelit, një poezi interesante, që më bëri të bëj këtë shkrim (analizë) e poetit Nokë Sinishtaj, ka një temë që është shumë aktuale por që është edhe temë shumë e vjetër, sa vetë njerëzimi, një temë biblike, temë që poeti shpesh e preferon pasi e njeh shumë mirë por, ai gjithsesi e nderlidhë me jetën e vendit të vet, popullit të vet e mbi të gjitha, të familjes së tij Shytaj. Kulla e Babelit është një histori nga Bibla, pikërisht te Zanafilla 11,1-9.

Është interesant se si autori e fillon poezinë me varegjet:
Familja jonë Shytaj
Sot ka më se mbi dyqind vetë
Të shpërndarë nga Shkodra deri në Kaliforni

Fillimisht, duhet rikujtuar lexuesi për familjen e autorit, familje e cila ka jetuar në një kullë të madhe , mbi gjashtëdhjetë anëtarë dhe ka qenë një nder familjet më të pasura në Malësinë në Mal të Zi. Mirëpo autori e fillon poezinë pernjëherë me një rrebesh, me një shkapërderdhje familjare që të kujton rrugëtimet e mëdhaja e të shpeshta të popullit hebre që paraqiten në Dhiaten e Vjetër. Kështu, familja e autorit, pas shëmbjes së Kullës së Shytajve, shkapërderdhet në katër anët e botës në kërkim të fatit të vet, duke harruar se këta njerëz që jetojnë tashmë të ndarë, dikurë jetonin bashkë, të fortë dhe me një projekt të madh për jetën. Në kohët më të vështira sakrifikonin jetën përsonale për atë kolektive, por duke dhënë një rezultat të paparë në jetën ekonomike, familjare dhe pse jo , në atë politike. Mirëpo sot, autori e thekson se kjo ndarje, nuk ka ndodhur në menyrë normale, që familjet të kalojnë në jetë përsonale, të ndahën si gjithë familjet e tjera moderne evropiane, por kjo ndarje u bë si një eksod, si një dënim, si një mallkim që vjen nga një forcë më e madhe me të cilën kjo familje malësore, ky popull, ky komb i tërë është i detyruar të bashkëjetojë.
Ja Kulla e Babelit
E ndërtuar nga pasardhësit e familjes sonë
E ndërtuar gjithashtu nga pinjojt
E shumicës së familjeve shqiptare
Të shpërndara në të gjitha viset e Planetit

Nga rrebeshet e pamëshirshme të shekujve

Mëndoj se autori kërkon që përmes kësaj poezi, të na transmetoj mesazhin se diçka duhet ruajtur nga gjithë kjo, duhet diçka të trashëgohet që mos të humbasë bërthama e familjes, bërthama e kombit.
Ashtu si te pjesa që paraqitet te Bibla, ku gjuha është elementi bazë i njerëzve që po ndërtonin Kullën e Babelit, ashtu autori e përdorë elementin kryesor të kombin tonë, gjuhën e cila ka fuqinë unike për  ruajtjen e qënjes kombëtare.
Autori thotë:
Fëmijët e mi,që sot banojnë në Luzern
Flasin gjermanisht
Fëmijët i vëllait tim Nikës që banon në Zagreb
Flasin kroatisht
Fëmijët e vëllait tim Lucës që banon në Tuz
Flasin shqip e malazezçe
Fëmijët e vëllait tim Lekës
Flasin anglisht
Fëmijët e vëllait tim Prelës që banon në Detroit
Flasin amerikançe

Fëmijët e axhave,kushërinjve dhe të kushërirave tona
Flasin italisht,frëngjisht,spanjisht,portugalisht e polonisht…

Pra vetëm familja Shytaj, të cilën e përdorë autori si pemë gjenealogjike, na del se sot përdorë më shumë se nëntë gjuhë në familje. A nuk është ky një realitet që ka prekur shumë familje, që mos të themi të gjitha?
Po në kohët e sotme, kombi shqiptarë nuk po ndalon së qenuri një komb biblik, një komb që vetëm po shtegton, vetëm po kërkon të ikë dhe të largohet nga Kulla e Babelit për tu bërë themel i shumë kullave të tjera që vetëm shqip nuk flasin.
Deri sa lexon vargjet e para të kesaj poezie të krijohet përshtypja se dikush e ka një shegë në dorë dhe kokrrat i shkapërderdhën rreth e rrotull sa nuk ia del ti mbajë, të ushqehet me to e ti përdorë për atë që ato janë krijuar, por me një frut aq të mirë, aq të shëndosh e të pjekur nuk ia del të ushqehet por vihet në pikepyetje nëse vazhdon që të ekzistojë apo do të vdesë nga uria.
Vargjet e kësaj poezie janë vargje prozaike, pa rimë, rrjedhin si një ligjërim, si një uratë që ka përbrenda një lutje drejtuar gjithkuj që mund ta ndalojë një gjë të tillë. Është një elegji për kombin tonë të vuajtur, por duke u nisur nga familja, Malësia e në fund i gjithë kombi. Autori e vëndos veten të parin si braktisës të kullës, e pastaj vazhdon me të tjerët që i ka pothuajse aq të afërm sa veten, duke vënë përballë pasqyrës kombin shqiptar i cili ënde zgjohet me mëndimin: a thua po më del fati që të largohem një herë nga kjo tokë, e të tretem e të përzihem në njëqind farë e fise, të bëhem çtë bëhem por vetëm jo shqiptar.
Autori fare hapur thotë në fund:
S eshte veç për ju,o,Shytaj,kjo elegji,
por për mbarë tonën Shqiptaro-Malësi!

Biografia e Nokë Sinishtaj

Nokë (Ndue) Sinishtaj ka lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Kshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7km në largësi të qytezës së Tuzit. Pseudonimin Nokë, e merr nga prindërit e tij, një pseudonim që në fakt në zonë të Malësisë së Tuzit është emër pasi emri Ndue në këto anë njihet si Nua apo Nokë. I takon një familjeje të madhe, familjes së Shytajve e cila numëronte rreth 60 anëtarë që mblidheshin të gjithë në të ashtuquajturën “Kulla e Shytajve”. Ai është fëmija i katërt me rrallë nga trembëdhjetë fëmijët e familjes Sinishtaj.
Shkollën fillore e filloi në Kshevë dhe Tuz me mësues që flisnin të folmen e Malësisë së Madhe, për të vazhduar drejt një kryeqendre siç është qyteti i Zarës dhe ai i Pazinit ku përfundoi gjimnazin klasik. Nga qendrat ballkanike si Zagrebi dhe Rijeka ku fillon studimet për teologji, Noka, merr rrugën drejt një qendre të madhe evropiane siç ishte Firenca e Italisë ku edhe diplomohet për teologji.
Mirëpo Noka nuk mjaftohet vetëm me kaq sa i përket formësimit të tij intelektual pasi ai në vitin 1975 regjistroi Filozofinë dhe Letërsinë Italiane në Universitetin e Friburgut ku u diplomua në vitin 1981.
Veprat në gjuhën Shqipe:
“Mogilat e Kshevës” (1976)
“Te varret e Kshevës”, poezi (1976)
“Syri i ngujuar”, poezi (1998)
“Në vend të epitafit”, poezi (2002)
“I vetmuar, në kopshtin tim, qaj për të afërmit e mi”,(2002)
“Spirale”, poezi (2003)
“Rekuiem për fshatin tim”, poezi (2005)
“Tetë letra të Martin Camaj”, (2000)
“Nga sergjeni i harruar”, poezi (2007)
“Rrefimet e një prifti të rebeluar”, publicist (2000)
”Kupa e thyer e heshtjes”,poezi (2010)
“Nën arkada të universit”,poezi (2013)
“Dejka Kujtimesh”, poezi, 2014

 

 

 

Mons. Dr. Zef Oroshi vigan ne fe dhe atdhe

$
0
0

Nga Zef Pergega

 

Neper faqet e revistes “Jeta katolike” takohesh me emra te dritur te diaspores shqiptare, shembull bashkepunimi dhe uniteti te sinqerte, te cilet iu pergjigjen thirjes vellazerore te Mons. Zef Oroshit per te qene bashke ne kete sofer te shqiptarizmen ne fe e atdhe si Prof. Ernest Koliqi. At Andrea Narkaj, At Paulin Margjokaj, Prof. Dr. Zef Valentini, Dom Prek Ndrevashaj, Dr. H. Gurashi, S. Muka. Dr. Cesk Ashta, kole Cuni, Tonin e Zef Mirakaj, Zef Pashko Dedaj, Ndoc Vulaj, Fran Shkreli, Lec Shllaku. Revista i la nje hapesire Nana Terezes, por edhe Buletini Katolik i kushtoj vemendje te posacme veprimtarise se Mon. Oroshit, duke shkruar dhe perkujtuar kete figure emblematike.
Me 21 nendor 1915 lindi ne Kaftalle te Miridtes Zef Oroshi. Ne vitin 1927, Ambasadori i Selise se Shenjte, Della Pietra, beri nje vizite ne Abacine e Oroshit dhe aty pa me syte e tij deshiren e pakufishme te vocrrakut mirditor kushtuar fese tek sherbente si xhakua i varfer. Bashke me At Engjel Serdanin e ftojne Oroshin te vazhdoje studimet ne Shkoder. Me 1936 studenti Oroshi pasi kryer me sukses studimet ne Seminarin Pontifikal te Shkodres fillon frekuentimin e Kolegjit te Propagandes Fide ne Rome. Ne vitin 1938 fiton Bachelors degree ne teologji. Me 1940 perftioj master degee, dokumentuar me firmen e Cardinal Fumassoni Biodni, Prefekt i Congregates se Propagandes Fide. Me 23 Mars 1940 shugurohet prift ne Rome.
Po ne kete vit Oroshi kthehet ne Shqiperi dhe merr detyren e sekretarit te Mons Frano Gjinit, Abatit te Mirdites dhe njekohesit jepte meshe ne kishen “Shen Nikolla” te Spacit te kesaj krahine te pastert katolike. Pas dy vitesh me 1942eshte meshtar ne kishen “St. Mary Magdalene” Ungrej te Malesise se Lezhes. Me 1946 eshte prane Dioqezes se Mirdites dhe me 1948 eshte zv i ambasadorit te Selise se Shenjte me qender ne Shkoder. Meshen e fundit ne Shqiperi e jep ne pyllin e Molungut te fshatit Berzane te Lezhes, diten e pashkeve me 1951 me 14 luftetare antikomunist qe kishin dale malit per te luftuar mortajen e kuqe qe i kanosej fese dhe atdheut. Po kete vit mbasi merr plage ne trup kalon ne Jugosllavi. Nje vit me vome me 1952 regjistrohet ne Universitetin e Belgjikes ne degen e psikologjise. Ne vitin 1954 siguroi lejen per te shkuar ne Rome. Ne vitin 1955 prifti Oroshi emerohet kapelan i shqiptareve katolik te emigruar ne Europen Perendimore dhe ne te njejten kohe regjistrohet ne Universitetin e Romes, me ndihmen e Ernest Koliqit, ne literature shqiptare dhe ne psikologji. Ndersa ne vitin 1958, publikoi The Spiritual Treasure dhe The Cristian Doctrine in Albania, for refugees. Ne vitin 1958 vazhdon studimet ne Unversiteti Angelicum ne Rome ne teologji. Me 1960 e fiton doktoraturen me temen “Kishat e Irlandes ne shek. XII” dhe boton The Gospel and The New Testament According to St. Mattew.
Ne vitin 1961 Dr. Dom Zef Oroshi emigron ne SHBA dhe filimisht vendoset ne Boston dhe fillon realizimin e nje projekti ekumenik. Nje vit me vone themelon ne New-York Lidhjen katolike Shqiptaro- Amerikane. Ne vitin 1965 Oroshi njihet zyrtarisht si meshtar ne baze te ligjit kanonik. Themelon revisten “Jeta katolike” ne vitin 1966. Ne vitin 1968 apeloi tek komunteti shqiptar i besimt musliman ortodoks per themelimin e kishes katolike ne New- York. Pa kaluar nje vit me 15 nentor 1969 jep meshen e shenjte ne kishen “Zonja e Keshillit te Mire” e themeluar nga vete Dom Zefi. Nje vit me vone kisha e tij ishte gati per sherbime fetare. Ne vitin 1973 me 6 shtator, Arkidioqeza e Tivarit dergoi si meshtar prane Oroshit, Dom Rrok Mirditen. Me 10 korik 1973 Cardinali I New-Yorkut e emeron Dom Zef Oroshin administrator i kishes “Zonja e keshillit te Mire” dhe 24 janar 1974 papa Paul VI i jep Zef Oroshit titullin Monsinjor. Publikon ne Rome ne gjuhen shqipe The Four Gospel dhe The Arts of Apostles at Vatican me 13 janar 1978. Ne kete vit inagurohet kisha e re “Zonja e Keshillit te Mire”
Mons Zeforoshi eshte perkthyesi i Bibles ne gjuhen shqipe “Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” Ne vitin 1986 Mons. Dr. Zef Oroshi del ne pension. Me 15 mars 1989 nderron jete ne Spitalin Albert Einstein te New-Yorkut. Ne nje leter qe dergon motres se tij te lexuar nga nipat, Zef Oroshi iku nga kjo jete me nje peng, pengun e lotit te dhimbjes per humbjen e materialit te doktatures dhe mbi te gjitha per humbjen e bibliotekes, kur u arratis nga Shqiperia dhe te vjedhjes se bibliotekes mbasi doli ne pension. Per te paren e kam degjuar vete ne nje interviste, ndersa per bibliotekat ma tha nipi i vet, te cilin e takova me 13 shtator 2015, ne Katedralen e “Shen Palit” ne Tirane ne diten e promovimit e librit tim “Shqiponjat fluturojne lart” C’thesar eshte zhdukur!
Më 15 mars 1989, në prag të festës së Shën Jozefit, në një nga spitalet e Bronx-it në Nju-Jork, në moshën 74 vjeçare, nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme, kaloi në jetën e pasosur meshtari shqiptar mons. Zef Oroshi. Ky prift i përkushtuar, tërë jetën ia kushtoi Zotit e popullit, qe punëtor i palodhur në shërbim të Fesë e të Atdheut. Me besimtarët katolike të gjithë shqiptarët e detyruar të jetojnë në SHBA si emigrantë, dom Zef Oroshi ndau me ankthet, dhimbjet, por edhe qëndresën e shpresat. Qe bashkatdhetar i nderuar i diasporës shqiptare në SHBA, atdhetar e antikomunisti i vendosur, fetari i përkushtuar në misionin e tij meshtarak. Mbrojti e kultivoi vlerat ungjillore, vlerat burrnore të bukura shqiptare në demokracinë më të madhe të botës, në shoqërinë e lirë siç ishte e është ajo amerikane. Dom Zef Oroshi themeloi pra bashkësinë e parë katolike shqiptare e hapi Kishën katolike “Zonja e Shkodrës” në Nju Jork të SHBA-së.
Dom Zef Oroshi, lindi më 21 nëntor 1915, në vendin ku jeta dhe dielli lindte e perëndonte në hapësirën krenare të Sarajave të Gjonmarkut të Mirditës, aty ku në oborrin e Kishës së Abacisë së Oroshit e kaloi fëmijërinë dhe në shkollën e saj e mësoi për herë të parë abetaren e gjuhës së ëmbël shqipe.
Pas mësimeve fillestare, Zef Oroshi vijon studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Më 1937 shkon në Romë kuvijon studimet e larta të filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’ të “Propaganda Fides” dhe më 23 mars 1940 shugurohet meshtar dhe kthehet në Shqipëri .
Në Atdhe si meshtar i ri shërbeu si sekretar i Abatit të Mirditës Mons. Frano Gjinit , po kështu shërbente si meshtar në bashkësinë Kishtare në Ungrej.
Me 1951, ndërsa po kremtonte Meshën Shenjte në Kishën e Ungrejt të Lezhës, njerëz të regjimit komunist, anti-fetar e anti-shqiptar, hyjnë në Kishë për ta arrestuar, por me ndihmën e besimtarëve kaloi nga dera e pasme e Kishës dhe u arratis në mal, ku qëndroi tetë muaj në një dimë të egër. I kërkuar e rrezikuar me jetë kudo nga forcat e sigurimit komunist, meshtari i guximtar Pagëzoi me dorën e tij fëmijën e fundit në Atdheun e pushtuar nga komunistët dhe u detyrua të largohej…
Po në këtë vit dom Zefi në pyllin e Molungut në fashatin Berzane, papritmas e duke rrezikuar me jetë, kremtoi Meshën e Mundimeve të Jezu Krishtit Zot e Shpëtimtar të Dielën e Larit me dafina, për 14 luftëtarët e lirisë, të cilët kishin vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut kundër vendosjes së regjimit komunist e ateist në Shqipëri. Pasi detyrohet të ikën nga Vendlindja, dom Zef Oroshi kalon në Jugosllavi, e këtu në fillim ia regjistrohet për të vazhduar studimet në Beograd, por më pas kalon në Itali, ku mbaroi doktoratën në teologji e histori, duke studiuar nga afër veprimtarinë e Kishave katolike në Irlande gjatë shekullit 12-të. Gjatë veprimtarisë së tij meshtarake në Romë dom Zef Oroshi punoi me emigracionin shqiptar që largohej nga vendlindja për të shpëtuar nga persekutimi i regjimit komunist, e ndihmoi ata që të pajiseshin me dokumente dhe leje për ato shtete ku ata dëshironin të shkonin, sipas rregulloreve e ligjeve të kohës në Shtetet demokratike si Italia e të tjera.
Dom Zef Oroshi qe studiues i pasionuar i Biblës, Shkrimit të Shenjtë. Përktheu në gjuhën shqipe “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet” nga Besëlidhja e Re. Këtë vepër të rëndësishme e tejet të nevojshme për bashkësinë katolike shqiptare, dom Zef e shkroi, siç pohon në parathënie “ per dobì shpirtnore e morale të lexuesavet, dhe nji ndihmesë e përvujtë gjuhës shqipe”. Në këtë kryevepër të tij, sikur pohon në hyrje Atë Zef Valentini, Dom Zefi në vazhdim me traditën e nisur që me dom Gjon Buzukun e të tjerë.
“…njij të tillës punë ka dashtun me i u vù, me pregatitjen shkencore të nevojshme e me njaq ndihmë librash sà duhen, përkthyesi i ynë. Ai (dom Zefi) çështjen prej anës së vet e preu tue zgjedhun nji gjuhë të përbàme me elementa mjaftë të përdoruna e të kuptueshme për çdo shqiptàr, veç rrallë e me arsye tue kërkuem ndonji shprehje të veçantë e cila, por, mund të kuptohet mjaftë lètas, nemose tue mbajtë kontekstin para sysh. Po shka mà fort na gëzon – në nji kohë si e jona kùr gjithkund kërkohet rindërtimi i njaj gjuhe të përbashkët, ekumenike, ndër krahina të ndryshme të Kështenimit, sidomos kùr piqen në nji kòm të vetëm – àsht se ketë përkthim, jo mà pak e ndoshta dishka mà tepër se përkthimin gegërisht të Kristoforidhit mund ta kuptojë çdo shqiptàr, gegë a toskë, latin o bizantin, e se prandej ai mundet m’u bà tryesë e vegël nierzore e hyjnore shoqnimi. Përkthimi ka dalë, për sà mund të gjikohet në temel të dijenìs së soçme të Dhiatës së Ré, i përpikët. Besoj se edhé mjaftë i gjashëm me stilin e origjinalit”.
Në aspektin kishtar e fetar dom Zef Oroshi bashkëpunoi me të gjithë meshtarët e rregulltarët shqiptarë të diasporës si dom Prenk Ndrevashaj, edhe ai meshtar i diasporës shqiptare në Detroit të SHBA-së, me françeskanin atë
Adrea Narkaj, me bashkëpunëtorin e ngushtë e ndihmësin, dom Rrok Mirdita, që më 1993 emërohet kryeipeshkëv i Tiranës. Në fushën atdhetare e kulturore dom Zef Oroshi bashkëpunoi shumë me shkrimtarin prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, atë Zef Valentinin, dom Prek Ndrevashen e shumë personalitete tjera. Përveç veprës së përmendur ‘Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” dom Zef Oroshi përktheu në gjuhën shqipe një doracak me uratë“Visarthi Shpirtnuer”, “Ungjillin e Shen Mateut” si drejtoi për shumë vite revistën “Jeta Katolike.”
Me ardhjen e tij ne SHBA ne vitin 1962, pa humbur kohe dom Zef Oroshi nisi punën për afrimin e bashkimin e komunitetit shqiptar në SHBA e posaçërisht në Nju Jork, duke krijuar së pari Lidhjen Katolike Shqiptare në Amerike dhe pas shtatë vitesh arriti që Natën e Shenjtë të Krishtlindjes së vitit 1969 me kremtimin e Meshës së Shenjtë të përuronte Kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, atë të “Zonjës së Shkodrës” . E vërtetë dom Zef Oroshi luftoi shumë për mbrojtjen dhe organizimin e bashkësisë shqiptare të diasporës pa dallim e pa përjashtim, pati marrëdhënie vëllazërore me Kishën ortodokse shqiptare të themeluar nga peshkopi shqiptar Fan Noli, me bashkësinë islame shqiptare të diasporës amerikane e me të gjithë ata që vepronin për të mirën e kombit shqiptar e për Atdhe..
Më tepër për jetën dhe veprimtarinë meshtarake e atdhetare të dom Zefi Oroshi, është shkruar një libër nga Zef Pergega me titullin “Vigan në Krisht e Vatan” 2003 dhe me vone Tom Mrijaj “Mons. Zef Oroshi nje jete e shkrire per fe e atdhe.

 

 

 

 

 

 


Kostandini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani

$
0
0

 

Nga Prof. Dr. Jahja Drançoli

 

 

Gjatë vitit 2013 e tërë bota e krishterë ka shënuar  1700-vjetorin, nga miratimi i të ashtuquajturit Edikti i Milanit më 313. Me kalimin e kësaj date, e cila konsiderohet për njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, të krishterët kanë mundur përfundimisht për të marrë frymë lirisht pas përndjekjeve të tmershme. Për më tepër, krishterimi nga kapërcyelli i shekullit IV shpallët për fe shtetërore në Perandorinë Romake.

 

Personaliteti kryesor për këtë kthesë të madhe historike konsiderohet perandori Kostandin (306-307; 307-337), i cili duke bërë konventë me krishtertimin dhe duke hapur epokë  të re në historinë botërore, me të drejtë e ka merituar epitetin i Madh, i cili u ka takuar vetëm disa personaliteteve të shquara historike.

 

Në gjashtë shekujt e parë pas/Kr., edhe pse administrata romake kishte sjellur procese të reja ekonomike, shoqërore, politike, fetare e kulturore, qyteti i lindjes së Kostandinit, Naissus,  si dhe provinca e Dardanisë ku është gjendur qyteti në fjalë, sipas burimeve të kohës përfshiheshin në kuadrin e konceptit  etnogjeografik “Dardani”, respektivisht “Iliri”. Themeluesi i dinastisë, babai i Kostandinit, Flavius Valerius Constantius Chlorus, ishte nga Iliriku, “Illyricum patria fuit”,  sikurse shkruante Aurelii Victoris në Liber Caesaribus, respektivisht në Jetëshkrimin e Perandorëve  (Aur. Vict. Caes. 39. 26):. Për vendlindjen e Kostadinit, qytetin Naissus shkruante Anonymi Valesiani, në Origo Constantini Imperatoris. Gjithashtu, për këtë qytetet si vendlindje të Kostandinit shkruante edhe Prisci në Fragmenta, Historia Gothica ku theksohet se Naissus ishte qytet në Iliri.

 

Origjinë dardane kishte edhe perandori ngadhnjimtar mbi gotët, Klaudi II (268-270), i cili për nga linia femërore ruante lidhje perandorake. Këtë njoftim e ndeshim në shkrimin Vita Aureliani në Historia Augusta, ku thuhet se Klaudi II ishte nip i Eutropit me origjinë nga një familje e respektuar dardane (Eutropius, nobilissimus gentis Dardanae vir, krahaso edhe Scriptores, Historiae Augustae, lib. XXV, 9. 9; 11. 9; 13.2). Eutropi, siç është e njohur ka qenë babai i Constantius Chlorus-it. Njoftime të përafërta ndeshim edhe te panegjerikët e Kostandinit. Mirëpo, ndonjë historian i sotëm lidhjet gjeneaologjike të Kostandinit me Klaudin II i pranon ca me rezerva.

 

Duhët përkujtuar edhe fakti se në Dardani, respektivisht në Naissus sipas Olympiodori Fragmenta, kishte lindur edhe Flavius Constantius, respektivisht perandori romak Konstanci III, i cili vdiq në vitin 421. Ky ishte baba i perandorit tjetër romak, Valentianus III Flavius Placidius (425-455). Ndërkaq, në rajonin në mes të Naissus-it dhe Scupi-t rreth vitit 482 lindi njëri ndër perandorët më të mëdhenjë bizantin, Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Augustus, respektivisht Justiniani I (527-565). Ky perandor me origjinë të gjakut dardan përveç se kishte themeluar qendrën e madhe Iusiniana Prima, sipas veprës De Aedificis, të Procopii Caesariensis, vetëm në provincën e tij të lindjës, Dardani, kishte rindërtuar 61 kështjella, dhe i kishte ndërtuar 8 kështjella të reja. Ekzistimi i këtyre kështjellave dëshmohet pjesërisht edhe nga autori bizantin, Marcellinus Comes në veprën e tij Chronicon, i cili duke bërë fjalë për termetin e madh të vitit 518, që kishte përfshirë provincën e Dardanisë ishin shkatërruar 24 kështjella.

 

E quaj më vend të theksoj se, pjesë të Dardanisë dhe dardanët i ndeshim edhe në pjesën veriperëndimore të Azisë dhe në disa zona në jug të Gadishullit Apenin. Për Heroin eponim të tyre, Eneun, këndon Homeri në këngën njëzetë të Iliadës si djalin e Zeusit dhe themeluesin i linjës mbretërore Trojës. Përveç Eneut, si themelues i fuqisë dhe lavdisë së Romës, me origjinë dardane krenoheshin edhe shumë popuj të botës së antikitetit – Epirotët,  maqedonasit dhe romakët, si dhe shumë personalitete të shquara të historisë – Julius Caesar, Oktavian Augusti, Klaudi II, dhe natyrisht Kostandini i Madh dhe Justiniani.

 

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është se, që nga mijëvjeçari i parë para/Kr., treva e qytetit të lindjës së Kostandinit të Madh, Naissusi është përfshirë brenda një uniteti kulturor e etnik të Dardanisë, respektivisht të dardanëve të Gadishullit Ballkanik, si një nga fiset kryesore ilire. Prania e këtij etnosi në këtë hapësirë dëshmohet edhe nga historianë dhe gjeografë më të shquar të antikitetit. Këtej, Herodoti në veprën Historia zbulon se territori i Dardanisë qe pjesë përbërse e Ilirisë. Historiani romak Apijani, si dhe gjeografi grek Straboni, shkruajnë për iliricitetin e dardanëve, sikurse edhe të fiset të tjera të kësaj hapësire. Pliniu, ndërkaq konstatatonte se lumi Vardar ndante Dardaninë prej Maqedonisë. Ndërkaq, historiani i madh romak, Tit Livi shkruante për luftrat kufitare dardano-maqedonase e për inkursionet romake në Dardani. Nga shek. II burimet lidhur me Naissusin janë gjithnjë më të shpeshta, më të plota, ndërkaq ngjarjet në qytet mund të ndiqën pa ndërprerje. Atëbotë, qyteti në fjalë ishte bërë qendër për organizimin e  mbrojtjës së Dardanisë Veriore.

 

Edhe kartografia e kohës antike, si, Tabula Peutingeriana dhe gjeografi Ptolomeu ofrojnë të dhëna për shtrirjen gjeografike të Dardanisë, që mund të ndiqet përmes kufijve veriorë Novi Pazar-Nish, e gjithë treva e Kosovës dhe e Maqedonisë Veripërendimore me kryeqendër, Scupin. Në këtë kuadër, ndonjë studiues ka bërë përpjekje që të përkufizonte edhe kufirin etnogjeografik të Dardanisë, kufij ky që mund të ndiqet përmes kufijëve Perëndimor sipas linjës së sotme  Gjakovë-Pejë-Novipazar-Ivanjicë-Çaçak, e cila ishte njëkohësisht edhe kufiri i provincës. Në Lindje ndërkaq, kufirin e Dardanisë duhet kërkuar nga pozicioni Kumanovë-Vranje,  deri në rrethet e Remesianës (Bela Palanka e sotme) te lumi Nishava. Kufiri Verior është shtrirë mbi rajonin e qytetit Naissus. Në mbështetje të kësaj bën fjalë edhe një njoftim i Ptolomeut të përmendur më lartë, sipas të cilit, Naissus ishte njëri ndër katër qytete të Dardanisë, njoftim ky që pajtohet deri diku me pohimet e Plinit, sipas të cilit, lumejtë e njohur Margus, Timachus dhe Pingus rrjedhin nga Dardania (Plin. Naturalis Historia, lib. III, 149: “Flumina clara e Dardanis Margus, Pingus, Timachus”). Ndërkaq, sipas një monumenti epigrafik ku përmendet Dea Dardania, të zbuluar në vendin Kamenica, në mes të Kragujevacit dhe Milanovcit të Epërm,  mund të dyshohet se kufiri i Dardanisë shkon edhe më në veri nga kufiri, të cilin e përcaktonin, Ptolomeu dhe Plini.

 

Se territori i Naissusit dhe Timachus Maius dhe Timachus Minus, gjendën në trevën e Dardanisë, dëshmohet jo vetëm nga materiali epigrafik, por edhe ai arkeologjik. Së këtejmi, element me peshë nuk është onomastika, sa do të ishte arti ose stili i përmendoreve nga trualli i Naissusit dhe Timokut, art ose stil ky i quajtur Dardan, që ishte identik edhe me përmendoret të tjera të territorit klasik të Dardanisë. Aq më tepër kjo ngjashmëri stilistike shpjegohet edhe me faktin se në truallin e Dardanisë nga mesi i  shek. II, dhe sidomos pas vitit 250 ishin të lidhura dy kohorte, si milici territoriale të rekrutuar nga popullata autoktone lokale: I Aurelia Dardanorum me seli në Nais, dhe II Aurelia Dardanorum e vendosur në Timachum Minus.

 

Nga kapërcyelli i shek. III, respektivisht në vitin 297 perandori Dioklecian pasi që kishte reformuar adminsitratën romake, Dardania paraqitet si provincë në vete, që dëshmohet nga një mbishkrim i zbuluar në Romë: [Nai]sso Darda(niae). Është për të vënë re se, Provinca e Dardanisë përfshinte në verilindje këto qytete: Naissus, Remesiana (Bela Palanka e sotme), Justinopolis (Cariçin Grad i sotëm), dhe Serdica (Sofia e sotme), qendra këto, të cilat do të bëhen edhe qendra kryesore administrative të Dardanisë. Për ta zbardhur sa më mirë këtë çështje lypset të ndalemi edhe në të dhëna të autorëve dhe burimeve të antikitetit të vonë dhe bizantinë. Më këtë rast mua më pëlqen tu referohem më tepër këtyre burimeve: Eutropius, Joan Malala, Laterculus Veronensis, Lucius Caecilius Firmianus Lactantius, Marcellinus Comes, Notitia Dignitatum,  Prisci, Sozomenus, Vita Aureliani në Historia Augusta, etj.

 

Një gjendje e këtillë e rregullimit adminstrativ romak ka vazhduar gjatë gjithë shek. IV, por edhe pas ndarjës së Perandorisë Romake në vitin 395 dhe deri në vitin 618, vit ky i përmendur sipas Miracula Sancti Demetri, ku qyteti Naissus qe përfshirë në Provincën e Dardanisë, e cila sikurse edhe provincat të tjera jugore të Ilirikut kanë hyrë në përbërjen e Perandorisë Bizantine. Gjatë kësaj kohe janë vërejtur në mjaftë vendbanime të lashta dhe të reja që kanë të bëjnë me gjallërimin e popullsisë autoktone dhe me forcimin e karakterit etnik të saj. Në këtë kontekst, duke lexuar veprën e Hieroclis Synecdemus, burim i rëndësishëm i shek. VI-të për njohjen e gjeografisë dhe të organizimit administrativ të Ilirikut, do të shohim se provincën e Dardanisë e kanë adminstruar tre hegjemonë të qyteteve: Skupometropolis, Merion dhe Ulpiana. Në këtë kohë, kufiri lindor i Dardanisë, përputhej me kufirin verior të municipiumit të Ulpianës, me kufirin lindor të municipiumit DD (në veri të Mitrovicës) dhe me kufirin perëndimor të municipiumit Naissus.

 

Nga ajo që u tha më sipër del se, ky territor kaq i gjërë Dardanisë, dhe papullata dardane që ka jetuar këtu ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e etnosit ilir dhe në zhvillimin e historisë ilire gjatë gjithë procesit deri në transformimin e tyre në arbër. Për këtë çështje është ruajtur një bibliografi e pasur e shkruar në gjuhë të ndryshme botërore. Nga vargu i përkrahësve të tezës që i konsideronin dardanët ilirë dhe kufirin etnogjeografik të tyre të përmendur më sipër, po i përmendim studiuesit: Jireček, Tomaschek, Kretschmer, Krahe, Jokli, Vulić, Truhelka, Sufflay, Vulpe, Moscy, Ćerškov, Papazoglu, Stipçeviq, Anamali, Mirdita, etj. Në këtë kontekst, sipas studiuesit A. Mocsy në kohën e perandorit Kostandin, është bërë një reformë e re administrative ku qyteti Naissus sërish është përfshirë brenda Provincës së  Dardanisë. Arsyen për një reformë të këtillë adminsitrative të Kostandinit duhet kërkuar jo vetëm në pragmatizmin e tij politik, meqë, sipas tij ai i cili do të zotëronte Naissusin, do të kontrollonte kahjet që shpienin në Lindje dhe Perëndim. Me fjalë të tjera, Naissus paraqiste atëbotë udhëkryqin e magjistralës transballkanike dhe transpanonike, pjesë e së cilës kanë qenë edhe rrugët e njohur Via publica, e cila nga Naissus përmes Serdikës shpiente për në Constantinopilis, si dhe rruga  tjetër e njohur: Naissus – Lissus, Nish-Lezhë, rrugë kjo e cila sipas Tabula Peutingeriana zotëronte këtë listë të stacioneve, si dhe distancën mes tyre sipas kësaj radhe: Naisso XIV Ad Herculem VI Hammeo XX Ad Fines XX Vindenis XIX Viciano XXV Theranda XXX Gabuleo XVII Creveni XXX Ad Picaria XXX Lissum. Distanca mes Nishit dhe Lezhës sipas burimit në fjalë ishte 211 mila (rreth 315 km). Po në këtë qytet të Dardanisë në vitet 315-334 janë nënshkruar disa edikte perandorake, çështje kjo e cila dëshmohet sipas Codex Theodosianus të shekullit të V. Nga realizimi i këtyre edikteve perandorake njëkohësisht mund të dëshmohën edhe vizitat e shpeshta të perandorit Kostandin, si dhe të pasuesve të tij, që i kishin bërë Naissus-it dhe Medianës në afërsi (3 mila), një rezidencë e tij verore sikurse na njoftonte Ammianus Marcellinus (325/330-ca. 391) në veprën Res Gestae ose ndryshe të quajtur Historiae.

 

Gjatë shekujve I-VI, Dardania ishte një nga regjionet ballkanike më pak të romanizuar, dhe pothuaj tërësisht i krishterizuar, dukuri kjo, që ndryshe nga ardhacakët sllavë, bullgarë e hungarezë, të cilët krishterimin e kishin përqafuar në fazat e mëvonshme të saj, dardanët si popullatë autoktone e  përqafuan krishterimin që në fazën e parë, e cila, sipas Shën Palit kishte përfshirë edhe Ilirinë. Sipas Illyricum Sacri, të Farlatit mund të dëshmohet se në Dardani, i pari prej apostujve që ka predikuar Ungjillin ka qenë Mateu, i cili në radhët e apostujve ishte zgjedhur në vend të Judës Iskariot. Ai ua ka predikuar krishterimin fiseve maqedone, dardane, tribale dhe bastarne (“Gentes Macedonum, Dardanorum, Triballorum, Bastarnorum”).

 

Burimët e ruajtura flasin se gjatë kësaj përiudhe në provincat jugore të Ilirikut kishte afro 20 qytete të njohura. Këto emra qytetesh, në trajtë origjinale ilire-arbërore, u ruajtën gjatë gjithë shekujve të historisë sonë. Në mesin e tyre përmendën edhe disa qytete të Dardanisë, si, Binça (Arribantium),  Lipian (Ulpiana), Nishi (Naissus), Shkupi (Scupi). Nga këto të dhëna onomastike, si dhe nga fondi i më së 200 fjalëve të ruajtura nga leksiku bimor del se Dardania ishte një nga vatrat e formimit të arbërve dhe gjuhës shqipe. Prandaj, prania shumë e lashtë iliro-arbërore e shoqëruar me krishterim nga periudha apostolike në Dardani, bëri që më shumë studiues të shpjegojnë takimet intensive të shqipës së këtyre anëve me gjuhë të tjera të moçme të Ballkanit.

 

 

 

Organizimi kishtar

 

Dardania dhe dardanët e antikitetit si pjesë e civilizimit  mesdhetar europian përqafuan krishterimin si fenomen religjioz e kulturor që përhapte vlera të reja të panjohura deri në atë kohë në këto hapsira.

 

Sipas Ediktit të Milanit më 313, kur organizimi kishtarë u legalizua edhe në Provincën e Dardanisë, ky religjion mori edhe frymën e zhvillimit institucional. Këtej, përmes statusit të veçantë administrativë e juridik, Dardania kishte edhe qëndren e ipeshkvisë ose mitropolinë të sanksionuar me Koncilin e Nikesë më 325. Në këtë koncil morën pjesë edhe ipeshkvijtë nga Iliriku, ne mesin e tyre përmendët edhe Dacus Dardaniae nga Scupi. Ndërsa sipas të dhënave të tjera, së bashku me këtë ipeshkëv ka qenë edhe ipeshkvi Budius Stobiensis.  Në ndërkohë në periudhën gjatë viteteve 325-343 ndeshim edhe në seli të tjera ipeshkvnore, si, ajo e Ulpianës, Naissusit dhe Remesianës. Ipeshkëvi i Ulpianës (Machedonius a Dardania de Ulpianensis) së bashku më atë të Scupit (Paregorius a Dardania de Scupis), dhe të Naissusit (Gaudentius Naissi), kishin marrë pjesë në Koncilin e Serdikës dhe kishin nënshkruar aktet e koncilit në fjalë. Kur është fjala për ipeshkvinë e Nishit  Gaudentius duhet theksuar se, ai është mbajtur në mend për njërin ndër të rallët ipeshkëv deri në shekullin VI. Ndërkaq, ipeshkvi i Remisianës së Dardanisë, i quajtur Niketë Remesiana (Niceta Remisiane civitatis episcopus) paraqitet më vonë në vitet 366-414. Është fjala për Niketën e Dardanisë, teologun, muzikantin, shkrimtarin dhe oratorin e madh të kohës, i njohur sipas hymnit Te Deum Laudamus, vepër kjo, të cilën ndonjë studiues ia atribuon Shën Ambrozit.

 

Derisa pas  koncilit të Serdikës, ipeshkëvia e Scupit mori rangun e mitropolisë (Johannes episcopus ecclesiae scopinae metropolitanae civitatis).  Në anë tjetër, ipeshkëvinë e Naissusit e kishte përfshirë errësira shpirtërore. Këtej, ipeshkvi Bonosus, nënshkrimin e të cilit e ndeshim të pranishëm në koncilin e Sirmiumit në vitin 351, emri tij shpesh është ngatërruar në historiografi me ipeshkvin e Serdikës. Pas Bonosus-it, sipas një letre  të papës Innocentius PP (401-417) nga viti 414 për ipeshkëv të Naissusit përmendët Martianus, për të cilin përveç letrës së përmendur më sipër nuk kemi ndeshur në  ndonjë dokument tjetër. Pas këtij për fron ipeshkvor të Naissusit është caktuar Dalmatius (448-449). Për te kemi njoftime vetëm si pjesëmarrës në Koncilin e Efesit më 449. Nuk kemi njoftime as kush ishte ipeshkëv gjatë kohës kur Naissus ishte rrënuar deri në themel nga Hunët në vitin 441. Për këto sulme barbare në këtë kohë që kishin përfshirë Ilirikun ka bërë fjalë edhe shën Jeronimi. Disa vite më pas, respektivisht në vitin 448 kur përmendet ipeshkvi Dalmatius, nëpër qytetin e Naissusit kishte kaluar shkrimtari bizantin Prisci, duke na lënë edhe këtë njoftim: “Kur arritëm në Nais, ne kemi gjetur qytetin e braktisur plotësisht, meqë deri në themele ishte shkatërrua nga armiku. Në rrënojat e tempujve kishin mbetur ca njerëz, të cilët kishin mbetur aty për shkak të sëmundjes. Kaluam natën nën qiell të hapur, pak më larg nga lumi, meqë e gjithë zona bregore ishte mbuluar me eshtrat e atyre që kishin rënë në betejë.”

 

Meqë, nuk zotërojmë me ndonjë dokument tjetër nga gjysma e dytë e shek. V, kohë kjo kur kishin pësuar numër i madh i qyteteve të Dardanisë  nga sulmet e hunëve dhe të barbarëve të tjerë, është vështirë të kemi një pasqyrë sa më të qartë se çka kishte ndodhur në këtë hapësirë gjeografike. Për këtë arsye nuk duhet habitur se, Gaianus, një ipeshkëv i ardhshëm i Naissusit na paraqitet vetëm në vitin 516.

 

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është fakti se Naissus si qendër ipeshkvnore zotëronte me tempull ose tempujë, të cilët u shërbenin martirëve të krishterë vendor, veçanërisht të respektuar në këtë qytet. Përveç kultit të shën Prokopit, Naissus zotëronte edhe shenjtorë vendorë të zbuluar në mbështetje të rezultateve arkeologjike.

 

Pas termetit të vitit 518, që në vitin 535 jurisdiksioni kishtar kishte kaluar nga Scupi te Iustiniana Prima, qytet ky i ndërtuar në arealin e Scupit, respektivisht te Taurisiumi, vendlindje e perandorit Justiniani I. Ky perandor duke mbajtur në mend origjinën e tij të gjakut dardan, sipas Novelës XI ipeshkvinë Iustiniana Prima e ngriti për qendër argjipeshkëvnore nën jurisdiksionin e së cilës hynin këto dioçeza: Dacia Mediterranea (Serdica), Dacia Ripensis (Ratiaria), Moesia Superior (Viminacium), Dardania (Iustiniana), Prevalis (Scodra), Macedonia Secunda (Stobi) dhe Panoniaa Secunda (Civitas Bacensis). Për argjipeshkëv të parë qe emëruar Catellianus, i cili në fillim kishte statusin e pavarur, por më pastaj hyri nën jurisdiksionin papnor. I dyti argjipeshkëv i Iustiniana Primës ishte Benenatus. Ndërkaq, i treti dhe i fundit i njohur në Dardani ishte Johannes (Gjoni), i cili u bë i njohur sipas korrespodencave të tij me papën Gregorius (Gregori i Madh ose i Shenjtë, 540-604).

 

Gjatë shek. IV-VI organizimi kishtarë në Iliri mori hovë aqë të madhë, sa që vëtëm në Dardani u ngritën 5-7 ipeshkvni. Këto u organizuan sipas ndarjës administrative të Perandirisë Romake. Më invadimin e barbarëve nga kapërcyelli i shek. VI dhe në fillimet e shek. VII ndërroi edhe harta kishtare e Dardanisë, meqë rritja e presionit barbar e kishte detyruar popullatën vendore të tërhiqej në pjesët jugore të Gadishullit Ballkanik. Danubi atëherë ishte braktisur, dhe në dekadën e dytë të shek. VII, gjatë sundimit të perandorit Herakli, pjesa e madhe e territorit të Dardanisë përfundimisht i kishin pushtuar Avarët dhe Sllavët.  Gjatë kësajë përiudhe pësojnë dëme të mëdha selitë ipeshkvnore e argjipeshkvnore të cilat u përmendën më sipër. Gjithashtu u ndërprenë edhe lidhjet me Papatin, për t’u shkëputur për një kohë me të gjatë, sidomos pas mesit të shek. VIII, kur Iliriku Lindor iu bashkangjit Kostandinopojës. Jashtë ndikimit të Kishës bizantine mbeti ende Mitropolia e Scupit dhe e Prizrenit. Në fakt edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentin e Bazilit II, më 1019, ka dëshmi të tërthorta se kjo ipeshkvi përmëndet që në vitin 458, lidhur më Koncilin e Kalcedonit.

 

 

 

Kultura materiale

 

Gjetjet arkeologjike të rastit nga studiues të huaj dhe studiues vendor provojnë se, gjurmët materiale të kulturës paleokristiane në trevat e Dardanisë i ndeshim nga shek. II, dhe që këtej duke u ngjitur në shek. III-XI janë zbuluar njoftime interesante për çështjën që e kemi në shqyrtim. Në  lokalitet arkeologjike, si, Bardh të Madh, Bajicë dhe Stdenicë të Pejës, Buçan, Caričin Grad, Çeçan të Vushtrisë, Dërrsnik, Graçanicë, Harilaq, Kabash, Korishë të Prizrenit, Lece, Leskovac dhe rrethe, Lipjan, Medianë, Novobërdë, Pejë, Prizren, Raçë të Gjakovës, Shashkoc dhe Veletin të Janjevës, Greme, Nerodime dhe Surçin të Ferizajit, Syroganë të Skënderajt, Shtime, etj. janë zbuluar burime të bollshme të trashëgimisë së luajtshme dhe të palujatshme të periudhës paleokristiane. Një ndër qendrat dardane, që gjatë gërmimeve arkeologjike në shek. XX ka ofruar material të pasur të kulturës materiale është vendlindja e Kostandinit të Madh, Naissus. Aty është zbuluar dhe më pastaj është botuar materiali pasur epigrafik i shkruar ekskluzivisht në gjuhën latine, si, monogrami i Krishtit i qujatur signum Christi,. Është fjala për një shenjë të fitorës së Krishtit, të cilin për herë të parë e kishte përdorur Kostandini i Madh në vitin 313. Ndërkaq, në lagjën-Jagodin të Nishit, në murin lindor të një varri është zbuluar një monogram në kurorë të gjethës së palmës kushtuar Krishtit, ndërsa në anën e majtë dhe në anën e djathtë të saj janë paraqitur dy figura burrash në këmbë. Njëra që mban një libër dhe tjetra bekimin. Si një homolog të këtyre paraqitjeve në murin perëndimor të varrit dyshohet se është paraqitur motivi kushtuar apostujve, Pjetri dhe Pali.

 

Në Ulpianë, si qendër ipeshvnore, nga arkeologë është zbuluar një bazilikë e madhe, ku janë ruajtur reliktet, përkatësisht eshtrat e martirëve të Ulpianës, Florit dhe Laurit. Në këtë kontekst mund të përmendën edhe martirët Prokuli dhe Maksimi, mësues të Florit dhe Laurit, të cilët u përsekutuan gjatë kohës së perandorit Hadrian (117-138). Kur është fjala për Florin dhe Laurin, është për të vënë re se, martirët në fjalë dardanë nga Ulpiana, u ngritën gjatë mesjetës në kultin e martirëve kishtarë bizantin, si dhe të sllavëve të ardhur, të cilët krishterimin e përqafuan nga gjysma e dytë e shek. IX. Që këtej, në një kalendar palestinezo-gruzian të shekullit X (atëbotë pjesë të Bizantit), përmendet Flori dhe Lauri, së bashku me Palin e me motrën Julianën:”Flor et Lauri, Pauli et sororis eius Juliana [...]“. Emri i këtyre martirëve nepërmjet kishës bizantine, është nderuar shekuj me radhë edhe nga sllavët e ritit ortodoks. Me siguri se, emrat e këtyre martirëve, sllavët i përvetësuan nga popullësia vendëse arbërore. Një shembull të mirë ku përmendet Flori dhe Lauri është menologu i Patrikanës së Pejës i vitit 1561. Po në këtë monument të kultit, në kishën e Shën Apostujve ruhet edhe afreska nga fillimët e shek. XIV kushtuar Shën Kostandinit dhe gruas së tij Helenës.

 

Duke përmbyllur punimin në fjalë është për të vënë re se, dardanët nuk arritën për të realizuar apogeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u shfytëzuan për të mbrojtur atdheun nga armiqët e shumtë, së pari nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e më vonë nga ana e maqedonsasve, keltëve dhe përfundimisht për tu inkuadruar nën Perandorin Romake, forcat e tyre ishin fshehur plotësisht, por në shek. III – VII, gjatë periudhës së krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Provinca e Dardanisë dhe popullata e saj u gjendën përseri në fokus të ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga Ballkani Qëndror-Kostandini Madh – sikurse i realizonte të gjitha aspiratat e paraardhësve të tij të largët: vendlindjen e tij e ngriti në masën më të madhe të mundshme, duke reziduar në Romën e Re – Kostandinopojën, e cila ishte ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën, ku ajo dikur sundohej nga paraardhësi tij i largët Dardani.

 

 

BIBLIOGRAFIA SELEKTIVE

 

1. Benac, Alojz, ed. [1987], Prahistorija Jugoslovenskih Zemalja, V,

        Sarajevo, akademija Nauka i Umjetnosti Bosne i Hercegovine,

        Centar za Balkanološka ispitivanja;

2. Burckhardt, Jacob [1949], The Age of Constantine the Great, London,

        Routledge & Kegan Paul Limited;

3. Bury, J. B. [1923], The Provincial List of Verona, in: The Journal of

     Roman Studies, vol. 13;

4. Casiday, Augustine & Norris, W. Frederick eds. [2008], Christianity,

        Constantine to c. 600, vol. 2, in: The Cambridge History of Christianity,

        Cambridge University Press;

5. Dam, Van Raymond [2008], The Roman Revolution of Constantine, 

       Cambridge University Press;;

6. Dodds, E. R. [1965], Pagan and Christian in an Age of Anxiety, some

       aspects of religious experience from Marcus Aurelius to Constantine,    

       Cambridge University Press;

7. Drançolli, Jahja [2008], Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë

         Mesjetës, Zagreb;

8. Farlati, Daniele – Coleti, Jacopo [1751-1819], Illyricum Sacri, vol. I-VIII,

         Venezia;

9. Gjini, Gaspër [2011], Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, përgaditi

         Don Lush Gjergji, Prizren, Drita;

10. Holloway, R. Ross [2004], Constantine and Rome, New Haven &

        London, Yale University Press; 

11. Jedin, Hubert [1972], Velika Povijest Crkve, Zagreb, Krščanska

        Sadašnjost;

12. Lenski, Noel [2007], The Cambridge Companion to the Age of

        Constantine, Cambridge University Press; 

13. Lieu, N. C. & Montserrat Dominic [1998], Constantine, History,

        historiography and legend, London and New York, Routledge;

14. Lieu, N. C. & Montserrat Dominic [1996], From Constantine to Julian:

         Pagan and Byzantine views, A Source History, London and New York,

         Routledge;

15. Mansi, J. D. [1759-1798], Sanctorum Conciliorum nova et amplissima

         collectio v. 31, Florentiae et Venetiis;

16. Migne, Jacques-Paul [1857-1866], Patrologia cursus completus, series

         Graeca, Paris;

17. Migne, Jacques-Paul [1844-1864], Patrologia cursus completus, series

         Latina, Paris;

18. Mirdita, Zef [2000], Gjashtë shekujt e parë të krishtenizimit në trevat

       iliro – shqiptare, in: Simpozium Ndërkombëtar, Tiranë, 16-19 Nëntor

       1999, Shkodër, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë;

19. Mirdita, Zef [2001], Religjioni dhe kultet e Dardanëve dhe Dardanisë në

        Antikë, Zagreb, Unioni i Bashkësive Shqiptare në Republikën e

         Kroacisë;

20. Mirdita, Zef [2006], Mbi kufirin lindor dhe verior të dardanëve dhe

         Dardanisë në Antikë, in: Kosova Archaeologica-Kosova Arkeologjike,

         No. 1, Prishtinë;

21. Mitchel, M. Margaret & Young M. Frances [2008], Origins to

         Constantine, in: The Cambridge History of Christianity, vol. 1,

         Cambridge University Press;

22. Odahl, Matson Charles [2004], Constantine and the Christian Empire,

         London & New York, Routledge;

23. Papazoglu, Fanula-Petrović, Petar [1979, 1982, 1995], Inscriptiones de la

         Mésie Supérieure, vol. III/2 (Timacum Minus et la Vallée du Timok-

         1995); vol. IV (Naissus-Remesiana-Horreum Margi-1979); vol. VI

         (Scupi et la Région de Kumanovo-1982);

24. Pohlsander, A. Hans [2004], The Emperor Constantine, London & New

          York, Routledge;

25. Schaff, Philip [2010], History of the Christian Church, vol. III, in:

          Christian Classics Ethereal Library;

26. Southern, Pat [2001], The Roman Empire from Severius to Constantine,

London & New York, Routledge;

27. Truhelka, Ćiro [1929], Dardanci, in: Glasnik Skopskog Naučnog

          Društva, knj. V, Skoplje;

28. Vulić, Nikola [1925], Znameniti ljudi starog doba u našoj zemlji, in:

       Društvo Sv. Save, knj. 32, Bratstvo, Beograd.

Fund

Universiteti i Prishtinës

No. tel. 045 388 88 045 388 883

e-mail: jdrancolli@yahoo.com

 

 

 

Sophie Castriota: Krenohem që jam gjaku i Skënderbeut

$
0
0

Nga Valmira Halimi

 

Paraardhësit e saj, por edhe ajo dhe familjarët e saj kanë jetuar në shtete të ndryshme, kanë lëvizur nga një vend në tjetrin, por ajo që gjithmonë kanë bartur me vete është historia e tyre, duke qenë familjarë, pasardhës të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Sophie Castriota thotë për “Zërin” se kur e ka kuptuar sa i rëndësishëm është Skënderbeu për popullin shqiptar është mbuluar nga emocionet dhe se është shumë krenare për një gjë të tillë. Ashtu si është trashëguar emrin i familjes “Castriota Skanderbeg”, shumë anëtarë të saj kanë trashëguar emra tradicionalë të familjes e sidomos emrin George apo Gjergj. Madje, Sophie ka vendosur që si logo të saj ta ketë shqiponjën e kohës së Skënderbeut.

Zëri: Ju jeni pasardhësja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeut. A e ndieni veten shqiptare?

Castriota: Jam vetëm njëra nga pasardhësit e Skënderbeut. Janë anëtarë të tjerë familjarë dhe disa prej tyre që ende e mbajnë emrin “Castriota Scanderbeg” në Itali, gjë që është bartur gjeneratë pas gjenerate. Fatkeqësisht unë nuk e trashëgova këtë emër, por që të gjithë e ndajmë gjakun e njëjtë nga Skënderbeu. Kam qenë në Evropë disa herë dhe kam vizituar shtete në të cilat kam krijuar kontakte, por asnjëra nuk më ka dhënë ndjenja të forta sikurse Shqipëria.

Zëri: Çfarë dini për stërgjyshin tuaj?

Castriota: Po mësoj çdo ditë e më shumë për të. Historia e tij është e komplikuar dhe gjendja politike në atë kohë ishte jostabile. Ai u rrëmbye nga osmanët për t’u bërë më pas gjeneral i fuqishëm në ushtrinë osmane. Ai u kthye në Krujë, edhe pse atëherë ishte një vend me shumë përçarje. Gjithashtu atij iu desh që të luftojë presionin politik nga udhëheqësit e Vatikanit, të cilët ishin të vendosur në tokat e Shqipërisë së tanishme. Reputacioni i tij në Evropë ishte aq i mirë, saqë iu kërkuar të luftojë edhe për vende të tjera evropiane. E di që Evropa, por ndoshta dhe bota, do të ishin shumë më ndryshe sot nëse ai nuk do ta kishte ndaluar pushtimin e Evropës Perëndimore nga Perandoria Osmane për më shumë se 25 vjet.

Zëri: A keni qenë ndonjëherë në Krujë, në shtëpinë e stërgjyshit tuaj?

Castriota: Jo, fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi herën e kaluar që isha në Shqipëri, por është një ndër vendet e para që do të vizitoj kur do ta vizitoj prapë Shqipërinë. Shpresoj që kjo të ndodhë vitin tjetër.

Zëri: Si ndiheni nëse dikush ju drejtohet si trashëgimtare e Skënderbeut?

Castriota: Ndihem shumë krenare që jam ambasadore e emrit tij. Ndihem e detyruar të jap diçka për shqiptarët në emër të tij.

Zëri: Si ka reaguar shoqëria juaj, duke e ditur se jeni pasardhëse e një heroi?

Castriota: Kur e kuptova se sa i rëndësishëm është Skënderbeu për popullin e tij, u mbulova nga emocionet dhe u ndjeva shumë krenare. Nuk e kam kuptuar rëndësinë e tij për Shqipërinë deri tash vonë. Për fat të keq ka ende vende që nuk kanë dëgjuar për madhështinë e tij dhe unë ngadalë tek ato vende jam duke e prezantuar me anë të muzikës sime.

Zëri: Meqenëse përmendët muzikën, sa ka qenë e vështirë të depërtosh në tregun muzikor australian?

Castriota: Është e njëjtë si në çdo vend tjetër. Besoj se të duhet të krijosh tregun tënd. Pak kohë më parë kam rënë në kontakt me një kompani internacionale regjistrimi, e cila dëshiron që unë të vendosem diku në Evropë, saktësisht në Londër, në mënyrë që të nënshkruajmë kontratë. Atëherë nuk ndihesha e gatshme, por në momentin që jam e gatshme të largohem nga Australia do ta bëj, oferta vlen ende.

Zëri: Në familjen tuaj më të gjerë, a keni trashëguar emra si Gjergj, Donika apo ndonjë emër tjetër të historisë shqiptare?

Castriota: Siç thashë dhe më lart, pasi jam pasardhëse nga ana e nënës, familja ime nuk e ka trashëguar emrin “Castriota Skanderbeg”, anëtarë të familjes në Itali kanë trashëguar emra tradicionalë të familjes e sidomos emrin George apo Gjergj.

Zëri: Ju keni lindur në Itali, mirëpo tani jetoni në Australi. Prej sa vitesh jetoni në Australi?

Castriota: Kam lindur në Australi. Gjysha ime nga ana e nënës ka lindur në Itali, por unë kam jetuar në Australi gjatë tërë jetës sime. Gjysha ime ka emigruar nga Italia për në Britani, ndërsa nëna dhe babai im emigruan në Australi bashkë më gjyshen në vitet e hershme të 1990-s.

Zëri: A ju kanë treguar gjyshërit se cila ka qenë arsyeja që jeni larguar nga Shqipëria?

Castriota: Pas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjon Kastrioti Skënderbeu shkoi për në Itali me ftesë të mbretit të atëhershëm të Napolit, Ferdinandi i Parë. Që nga ajo kohë pasardhësit e tij kanë mbetur në Italinë Jugore përpos pasardhësve, të cilët emigruan në vendet e tjera. Paraardhësit e mi ishin vendosur në Lecce.

Zëri: Sa dini ju për Shqipërinë, për historinë shqiptare?

Castriota: Jam duke mësuar, ashtu siç jam duke e mësuar gjuhën shqipe.

Zëri: Po për Kosovën çfarë dini?

Castriota: Kush nuk ka dëgjuar për Kosovën? Anash ndërlikimeve politike në Kosovë ajo është një shtëpi për shqiptarët dhe ajo është e rëndësishme për mua. Mendoj që Kosova ka potencial për t’u zhvilluar dhe lulëzuar si një shtet i ri dinamik.

Zëri: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të mirën e tyre në përgjithësi dhe në veçanti ata të Shqipërisë e të Kosovës?

Castriota: Mendoj që shqiptarët duhet të koncentrohen për t’u bashkuar për të mirën e vendit dhe popullit, pavarësisht ku jetojnë, religjionit, apo nga cili fis e kanë prejardhjen, në mënyrë që të mbajnë shpirtin shqiptar të fortë. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e kuptoi se bashkimi i Shqipërisë sjell fuqi dhe i inkurajoi njerëzit të bashkohen në një shtet dhe për një kauzë. Kosova dhe Shqipëria si shtete kanë shumë për të ofruar dhe mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të tregojë se ka përparuar nga vitet komuniste. Meqë të dy shtetet kanë bukuri natyrore besoj se mund të bëhen destinacione të mrekullueshme për turizëm. Të dy vendet kanë nevojë për investime dhe sipërmarrje të shëndetshme në mënyrë që të krijojnë një mjedis të begatë për njerëzit, ku mund të mësojnë dhe të punojnë. Në vend të kërkimit të “pasurimit të shpejtë” duhet të ketë një theksim të qartë mbi qëndrueshmërinë, punësimin dhe edukimin.

Zëri: Shqipëria ka 103 vjet nga koha kur është shpallur shtet i pavarur dhe duke qenë një nga vendet më të vjetra në Evropë, çfarë mendoni, pse ende nuk është në BE? Si e shihni udhëheqjen politike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë?

Castriota: Mendoj që Shqipëria duhet të punojë shumë për t’i përmbushur standardet për t’u pranuar në BE. Duke qenë të vendosura në Evropë e bën edhe më të rëndësishme pranimin e Kosovës dhe Shqipërisë në BE, duke përfshirë arsye si: mundësi më të mira tregtie, marrëdhënie të mira me shtete të tjera evropiane. Për fat të keq, që të dyja shtetet duhet të dalin nga rrethana të vështira dhe duhet të gjejnë një balancë nga e cila mund të krijojnë një identitet të favorshëm brenda Evropës. Ka ende disa zona, të cilat duhet të “pastrohen” dhe që të dy shtetet duhet të themelojnë infrastrukturë të mirë, në mënyrë që populli të ketë një standard të mirë të jetës, duke përfshirë sigurime shëndetësore, edukim dhe punësim, si të drejta themelore të njeriut.

Zëri: Cili është mesazhi juaj për këtë Vit të Ri për të gjithë shqiptarët?

Castriota: Uroj që të gjithë shqiptarët të përvetësojnë shpirtin e madh të paraardhësve të tyre e në veçanti shpirtin e stërgjyshit tim të 14-të, Gjergj Kastriot-Skënderbeut, që sipas shembullit të tij të përmirësojnë prosperitetin e vendeve përkatëse, por edhe të mëmëdheut të tyre, Shqipërisë. Uroj që të japin një shembull të mirë tek bota dhe të ndihmojnë dhe inkurajojnë bashkatdhetarët e tyre kudo që munden dhe të krijojnë lidhje të forta familjare e të mbajnë vlera morale të larta në një botë,  ku ato po humben. Besoj se nëse tregojmë dashuri ndaj njëri-tjetrit, duke u treguar tolerantë, të sinqertë dhe të bashkuar do të bëjë që shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova dhe nga e gjithë bota të respektohen dhe të nderohen nga të gjithë.

 

Prof. Zef Pali flakё e pashuar e fjalёs shqipe

$
0
0

“ …pёr 30 vjet drejtoi shtypin e Ballit Kombёtar dhe pёr disa vite gazetar i Radio Vatikanit, seksioni shqip!”

 

Nga Zef Pergega

 

Trimëria, guximi e kurajo civile nuk maten vetëm me grykёn e pushkës. Fjala e lirё nё vetvete dhe pena qё e njom shpirtin e shpresës ёshtё mё e fortё se plumbi. Pena e prof. Zef Palit nё dorё tё kurajës qytetare, nё sy tё ardhmërisë shqiptare ishte mё e fortё se arma qё vret. Fuqi e fjalës dhe e mendimit tё tij tё pastër ishte mё e rёndё se floriri. Ai e shkruante fjalën siç e mendonte, siç e ndjente pavarësisht nga rrethi i telave qё kishte nё rrugën e tij. Ai shkruante vetëm kur i fliste shpirti e atëherë tingulli dëgjohej larg. Ai nuk u tremb nga policia sekrete, nga ushtritë pushtuese dhe as nga agjentet e komunizmit ndërkombëtar.
Kur lindi Balli Kombёtar, qё i pari ndёr tё parёt pranë Mit-hat Frashёrit. Nё dialogun e shpallur me kёtё rast, hyri dhe aktivizohet pozitivisht, ku u shpalos ideja dhe atdhedashuria e Prof. Zef Palit. Shumё nga traktet qё ngjitёshin nё mure, shtylla, institucione, shtëpi private, apo hidheshin nёn derё tё mikut dhe tё armikut, kanё patur vulën e nacionalistit dhe intelektualit Zef Pali…
Nё mërgim fjala e tij ishte dritё e shenj dallues, qё nrgohte zemrat dhe u tregonte shqiptarёve jashtë atdheut rrugën e drejtё. Nё çdo numër tё gazetës “Flamuri” organ i Ballit Kombëtar nё mërgim ka shkrime tё ndryshme qё mbajnë firmën e Zef Palit. Gjithmonё mendime tё qarta, shprehje tё goditura dhe tё mprehta e mbi tё gjitha tё zjarrta edhe kur shkruante me pseodonime si: Flaka, Kendo Vreti, Magjistër, ose pa emër. Nё vitin 1949, kur u shpall Komiteti Kombetar “Shqipёria e Lirё” Zef Pali u zgjodh antar i Komitetit Ekzekutiv, pranë Mit-hat Frashёrit. Disa vjet mё vonё u emrua spikёr nё Emisionin shqip tё Radio Vatikanit Romё, duke bashkёpuniuar ngusht me Imzot Zef Shestani, drejtor i kёtij institucioni.
Mund tё jetё njё koicidencё fatale e fatit tё Zef Palit, apo njё gjё e pashpjegueshme e mistike, ndoshta dhe hyjnore…mё 21 nёndor 1944, Zef Pali u largua nga Shqipёria. 30 vjet mё vomё mё 21 nёndor 1977 ndёroi jetё.
Shokёt e luftës, miqtë e ngushtё, vëllezërit e familjёs sё madhe tё Ballit Kombёtar nё mërgim shprehen mendimin qё trupi i tij pa jetё tё sillej nga Roma nё Amerikё, pёr t’u varrosur aty ku prehen eshtrat e Mit-hat Frashёrit nё Ferneliff Cemetery Hartsdale nё New-York, derisa tё lirohet Shqipёria dhe tё dërgohen tё gjithë pёr pushimin e përjetshëm nё truallin e Nёnёs Shqipёri qё e pati pёr nder ёe i lindi.
Ky mbishkrim mund tё shkruhej nё epitafin e Prof. Zef Palit.
“Me Mit-hat Frashёrin e fillove
Me Mit-hat Frashёrin punove e luftove
Pranё Mit-hat Frashёrit erdhe dhe pushove!”

Njё bashkëluftëtar e qau me dy pika loti.

“Ҫ’pate Zef qё na hidhërove
Ballistёt po qajnë me lot
Pёr Shqipёrinё pse s’mendove
E shkreta tё donte fort!”

“ZERI I AMERIKES” njofton vdekjen e Zef Palit

Mё 22. 11. 1977, programi i gjuhës shqipe i “Zёrit tё Amerikёs” lajmëroi nё dy emisione vdekjen tragjike te prof. Zef palit me këto fjalё:
Mbas njё aksidenti automobilistik ndërroi jetё dje nё Romё Prof Zef Pali, shkrimtar, gazetar, arsimtar, udhëheqës politik dhe mbrojtës i pa lodhur i çështjes kombёtare. Me stilin e tij tё mprehtё dhe me gjuhёn e tij tё kthjellёt, Prof. Zef Pali u bё njё nga pishtarët e parё pёr drejtësi shoqёrore pёr njё Shqipёri tё pavarur. Qysh nё ditët e para tё pushtimit fashist, shkrimet e tij tё shumta nё revistën e mirënjohur “Hylli i Drites” nё trakte tё fshehta tё nënshkruara me pseudonimin “Flaka” ndezën flakёn e rinisё shqiptare, tё cilët kërkonin tё shihnin njё Shqipёri tё lirё dhe demokratike dhe jo nёn thundrën e pushtuesit fashist. Zef Pali ishte njё nga udhëheqësit dhe inspiruesit mё tё ëmbël tё lëvizjes sё qëndresës sё popullit shqiptar. U largue nga vendi bashkё me tё tjerët, kur vendi ra nё duart e komunizmit. Pasues i denjё i ndjenjave tё pastra atdhetare tё Luigj Gurakuqit dhe besnik tё idealeve te Mit-hat Frashёrit, Prof Zef Pali, vazhdoi jashtë atdheut tё mbrojё me këmbëngulje kauzën shqiptare dhe atё tё lirisë sё popullit shqiptar!
Me datën 23 nёndor 1977 radio Vatikani jep lajmin e hidhur tё ndarjes nga jeta tё Prof Zef Palit nё moshën 67 vjeçare. “…Zef Pali mbaroi gjimnazin Saverian nё Shkodёr dhe me pas vazhdoi studimet larta nё Universitetin e Firences dhe me kthimin nё Shqipёri bёhet drejtor i shkollës “Skenderbeg” nё Shkodёr. Ai ishte njё kundërshtar i hapur i regjimit komunist. Qё nga viti 1955, Zef Pali pati njё bashkëpunim tё ngushtё me Radio Vatikanin!”

Po kush ishte Prof.. Zef Pali?!

Ai u lind ne Shkodёr mё 1910. Shkollёn fillore e mbaroi nё qytetin e lindjёs. Po ashtu përfundoj studimet e mesme ne Gjimnazin katolik Shkodёr. Thuhet se mbaroi edhe normalen e Elbasanit pёr mësues dhe mё pas nё Firence tё Italisё pёr tё përfunduar studimet nё shkencat shoqerore.
Mё kthimin nё atdhe iu përvesh punës me energji rinore dhe praktikё perёndimore, tepër pasinonat me rininë, pёr te edukuar e brezin e ri me ndjenjat e bukura dhe fisnikëruese tё lirisë, drejtësisë dhe tё pastërtisë, si jeta e tyre, nё rrugën e veshtirё tё ndryshimeve te thella qё e priste kombin tonё, nga ajo mesjetare nё aplikimin e metodave mё qytetëruese tё kombёve tё cilivizuar perëndimor.
Veprimi mё i gjatё qё u lidh nё jetën e tij si pullat e bardha tё këmishës sё bardhё, ishte prilli i vitit 1939, kur njё fuqi e jashtë përtej Adriatikut pushtoi ushtarakisht vendin tonё. Nё atё kohё tregtarёt e flamujve kërkonin rroga e pozita, ndërsa rinia dhe patriotet kërkonin armё pёr beteja dhe prijës pёr demonstrata. Zefi Pali kurdoherë nё ballё, si njё nga frymëzuesit e besimit kombëtar. Me penën e tij ndezi zjarrin e revoltës kundra pushtuesit fashist. Duke qenё se ende Gjermania naziste nuk e kishte sulmuar ushtarakisht Bashkimin Sovjetik, përhapësit e agjitatoret komunistё nxorën parullën se komunizmi ёshtё mё i afërt me fashizmin sesa me demokracinë perёndimore. Sepse regjimi fashist, sipas tyre, kishte futur kapitalin nё njё farё kontrolli nga ana e shtetit dhe popullin nё njё farё regjimenti. Kështu qё populli pas rёnjёs sё fashizmit e kishte vetëm njё hap pёr t’u hedhur nё komunizëm. Ndёrkohё nderin e falmurit tonё kombёtar, shpresat pёr njё tё ardhme tё lirё e mbanin demokratёt dhe patriotёt e vёrtetё tё pasuar nga rinia e brujtur me këto ideale.
Zef Pali ishte aty ku shkruhej e vihej njё trakt, njё pamflet, aty ku flitej pёr tё drejtën dhe shporrjen e fashizmit. Nё kuvende e tubime revolte fjala e tij tërhiqte vëmendje tё madhe, se nё ato ligjërata ishin tё forta dhe tё gjalla themelet dhe parimet e Shqipёrisё etnike. Nekongresin e Ballit qё u mbajt nё Beratin e lirё mё 1944, Zef Pali u zgjodh nё organet mё tё larta tё këtij grupimi politik. Shkrimet e Zef Palit vinin e bëheshin mё tё nxehta dhe me njё ton reagues. Kur partia koministe mundi t rrëmbente fuqinë përmbi gjak e gërmadha, Zef Pali u nis drejt syve tё perëndimit, ku aty ai kishte shijuar dritën e tyre.
Nё mërgim Zef pali i denoncoi tregtarёt e flamujeve, tellallët e gënjeshtrës dhe mashtrimit, parazitët e gjakut dhe tё nderit shqiptar. Nё gazetën “Flamuri” shkrimet e tij shquheshin pёr nga trajta e përmbajtja, nga perpikmeria e shprehjes dhe qartësia e mendimit, nga idea qendrore e atdhedashurisë e lirisë se vertete demokratike dhe mbi tё gjitha dashuria pёr Shqipёrinё etnike. Ja si i rrjedhin vargjet Prof. Palit pёr flamurin tonё dhe pёr kёtё ndjenjё tё fuqishme ai burgoset dy herё:

FLAURIT

Nё njё shesh ngjyrё gjaku nёn rreze tё diellit
Zbriti shqiponja e pushoi mbi tise
Njё flake e kuqё nё hapsinё tё qiellit
Dhe dritё e zjarrit e hapi nё këto vise

Pёrmblidhi flamur
Mbi kështjellat tuaja
Çёrdhen e tё parёve
Shipeve ruaja

Nё fushat gjelbёrore nё malet shkambore
Njё zemёr rrahu e njё gjuhё u ndie
Kaluen shekujt kapur pёrdore
Nё gjak u pagëzuan shqiptarёt e ri

Iliri i hovshëm tё pati prijës nё fitime
Shpata e krutanit me ty vringëlloi
Nёn ty u endёn trimëri tё padëgjuara
Tё falemi o flamur Shenjt pёr heronj!

Nё gazetën “Flamuri” viti 31 Nr. 215 mё 21.2.1978, i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë sё Prof Zef Palit, nё shkrimin “Kuq e Zi” me firmën e tij, dëshmon:
“…Nё Shkodrёn komuniste kishte pak ballista. Fashistet ishin zhduk me rёnjёn e Musolinit ose ishin strukur ne lëvizjen Nacional-Ҫlirimtare, duke dorëzuar armët dhe municionet. Kishte mbetur shtëpia e Markagjoneve, qё po mundohej tё ngrinte nё kёmbё politiken e reabilitimit. Nga kjo derё e vjetër kisha njohur Mark Gjonmarkun, kur ishte ministër i brendshëm me kishte arrestuar njё vit mё parё. Tek rruga e bamit ishte njё burg i ndyrё. Aty mё mbyllёn nё njё dhomё tё mbushur me çimka. Nё mure kishte shkrime tё burgosurish, tё cilët rrëfenin torturat…Prisja nё ankth torturat qё lajmëronin shkrimet e burgut. Hyri pas njё pritje tё gjatё vetё ministri i brendshëm:
“I kam lёxuar me kujdes, – mё tha, shkrimet tuaja qysh nё kohёn e Zogut. E kam pasё çmuar guximin tënd. Besoj se je aq burrë sa me m’u përgjigj haptas: “A je ti qё fshihesh nёn preudonimin Flaka dhe shkruan tek “Hylli i Drites” ?!
Si mori pohimin tim shtoi: “Sipas mendimit tënd, ju jeni atdhetaret dhe ne tradhetaret?!”
Iu përgjigja: “Nuk kam dalluar ne shkrimet e mia se cilët janë patriotet e cilët jo, por si vepron njëra palё e si sillet pala tjetër. Ato qё kanё mizën nёn kёsule e kuptojnë vetё. Ai ma ktheu: “Nuk tё kam arrestuar unё po Maliq Bushati, kryeministri i shtyre nga ministri i arsimit sepse e kanё njohur stilin tënd nё njё fletё tё lëshuar nga Balli Kombёtar nё Shkodёr!”
Njё ditё u lirova me urdhër tё komandantit tё Pёrgjithshёm tё Gjandarmerisё. Por mё 12 prill 1943 nё mёngjez herët me rrethuan përsëri shtëpinë nё Tiranё dhe me futen përsëri nё burg. Kryeministri i fyer nga traktet e mia kishte dhёnё urdhёrin e arrestimit. Marku dërgoi nё burg, kryetarin e policisë dhe me lajmëroi: “Lirimi yt gati shkaktoi rёnjёn e qeverisё” ndërsa kryepolici me tha: “Kёshtu duhet te vuajmë ne patriotёt!” Mora vesh mё vonё se krahu i Mustafa Krujёs nuk shkone mirё me Maliq Bushatin dhe kërkonin njё shkak pёr t’a rrёzuar qeverinë e tij dhe kështu me pёrdorёn mua si i ç’rregullt. Misteret e lamshit politik!”

Ndalu ku shkon Zef Pali…!

Sami Repishti : “Ndalu ku shkon Zef Pali?! Njё djalë shkodran ka sot njё fjalё me ty! Ndalu se rinia e qytetit ku u linde asht burnue e pjekё nga vuajtja dhe nga e keqja, por mos harro se nё atё vend qё sё bashku e braktisem ka shumё filiza tё njomё qё ende kanё nёvojё pёr ushqim. Sepse nuk ka shtylla arbёnore qё sot ballё hapun tё dalin para tё rinjёve e me bindjen e profetëve biblikё tё proklamojnë se Shqiperia asht e shqiptarёve edhe pse atyre u asht mohue vendi nё Shqipni!
Me kujtohet dyqani i plakut tand nё hymje tё rrugës At Shtjefen Gjeçovi, dy hapa nga e majta rruga Skenderbej, nga e djatha rruga Lek Dukagjini, e pak mё poshtë rruga 28 nendori. Kur unё rrija nё dyqan ti shkoje nё shkollё, tek çeta e Fretnёve Françeskanё, si bleta me zogj tё begatshëm pёr tё mirën e Shqipёrisё dhe tё shqiptarёvet. E ardhmja jote ishte pёrcaktue nga njё ambjent qё tё formoi, qё tё edukoi e tё frymëzoi. Ti je prodhim besnik i Shkodrёs tre mijё vjeçare shqiptare.
Shqipёria nuk asht sot vendi i andrrave tuaja o Zef Pali! Atje nanat vajtojnë fëmijët, vajtojnë motrat, pёr baben, pёr vellanё, pёr djalin. Ajo asht sot kombi i tё vejave qё vajtojnë fatin e burrave tё humbur nёpёr botё. Sa herё duhet tё kenë pyetur vetёn nanat e motrat tona tё mbyllura nё burgje e kampe përqendrimi: “Pse u largove e me le rrugëve pa mbrojtje o babai im, o biri im, o vëllai im, o burri im?!” Kush e din sa herё edhe vogëlushi yt qё u burrnue, duhet tё kёtё pёrseritё: “Pse u largove o babё?!” Kur dimri e grinte, e urija e lodhte trupin e tij tё njomё…E tash qё ti i mungon ai me zemёr tё plasun, tё vetmen qetësi ka mundur tё gjejё, tue e pёrseriste me frikё: “Pushofsh nё paqё o babё, kryelartё do tё jemё gjithmonë me ty!
Historia na mëson qё nga profetët e Izraelit e deri tek shenjtnesha e gjallё shqiptare Nana Tereze, kuptimi i qytetërimit dhe i kryelartësisë njerёzore ka qendrue nё tё vёrtetёn e madhe qё ato proklamuan, nё drejtësinë e pakorruptueshme, nё lirinë e pakundërshtueshme, qё ato deshiruen pёr vete e pёr tё gjithë, pa përjashtim
Po flej i qetё Zef Pali, se emri yt u kalit nё zemёrat e atyre qё digjёn pёr Shqipёri, qё vuajtën pёr gjakun shqiptar, qё lutet pёr njerёzimin mbarё. Aty asht guri i themelit tё çdo tempulli, i çdo qytetërimi, i çdo kulture, i çdo rilindje, i çdo përparimi. Aty asht çelёsi i fitorёs sё njëriut mbi botёn e pa shpirt qё na rrethon!”

U shue nje flake e lirisë…

Gjon Gjonmarku: “…Ky shёbull i patriotizmit ia dedikoi gjithë jetën e tij kauzës sё naltё kombёtare me emër dhe pseudonimin Flaka. Nё gazetat dhe revistat “Hylli i Dritёs” nё Shqipёri, “Flamuri” “L’Albanie Democratique” dhe “Besa” Zef Pali predikoi, mësoi dhe rrënjosi nё shpirt tek breznitë, nё radhё tё parё, çfarë ёshtё Liria, ç’kuptim ka flamuri i kombit e ç’kёrkon njё popull sovran. Pena dhe oratoria e Zef Palit, përjetësoi tё vёrtetёn, mbolli farën e demokracisë, çimentoi bazën e Lirisё! Ai nuk e duroi zgjedhën e huaj, nuk e pranoi flamurin tё larazuem me shenja e simbole tё huaja. As popullin e tij tё shtruem nёn bajoneta tё hordhive fashiste. Urrejti me tё drejtё mekatarёt e popullit.
Me tё njëjtën vendosmëri e vetmohim ndezi flakёn kundra shёrbetorёve tё armikut shekullor, mohuesve tё Kosovёs kreshnike, bandës vëllavrasëse tё yllit tё kuq tё robnisё, tё pafeve tё gardhit tё hekurt…Zefi ndezi thëngjillin e marshimit pёr Liri!”

Si e përcollën Prof. Palin?!

Balli vendosi qё “Bilbili i Ballit tё Shqipёrisё Etnike Zef Pali” tё varrosej nё New- York nё tё njetёn varrezё, ku prehen eshtrat e Mit-hat Frashёrit. Pёr tё bёrё ceremoninë mortore trupi i tё nderit u vendos nё tё njëjtën shtëpi mortore “Frank Compell”, ku nё tetor tё vitit 1949 u vendos trupi pa jetё i Mit-hat Frashёrit. Kështu me 30 nendor 1977, ditёn e merkurrё arkivoli i profesorit mbërriti nga Roma nё New-York. Ceremonia e lamtumirës u zhvillue me 3 dhjetor 1977. Morёn pjesё shumё shqiptarё, pёrsonalitete politike, shoqёrore, akademike e fetare tё diasporës. Njё grup shqiptarёsh nga Kalifornia kishin qëndisur njё flmur me qeleshe, tё cilin e vendosen tek kryet e profesorit. Me 2 dhjetor tё këtij viti gazeta New-York Time dha lajmin e vdekjes sё prof. Palit. Meshën e dritës e celebroi Dom Lazer Sheldija, i cili bekoi arkivolin dhe recitoj njё vjershё tё shkruar me dorën e tij. Me organo u kendue hymni ynё kombëtar. Ceremoninё mortore e moderoi Dr. Nihat Bakalli, i cili pas njё fjalimi tё shkurtër ua dha fjalën, nga mё tё afërmit e Prof. Zef Palit.
Abaz Ermenji, kryetar i komitetit “Shqipёria e Lirё” “…As nё ngjarjet me dramatike tё luftës tonё nё Shqipёri, as nё ditët mё tё zymta e mё tё neveritshme tё mërgimit Zef Pali nuk u shmang kurrë nga vija e drejtё e përpjekjes kombёtare, nga ajo vijё qё na e patën caktuar Abdyl Frashёri, Jani Vretua, Vaso Pasha, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashёri e mijëra dёshmorё tё Shqipёrisё Etnike…!”
Kishin mbërritur edhe njё grup nga Detroiti me nё krye Baba Rexhepin e Teqes Bektashiane, i cili nё fjalën e tij ndёr tё tjera tha:
“…Me Zef Palin mbyllet njё e kaluar historike 40-vjeçare kushtuar shërbimit ndaj atdheut. Me Zef Palin merr fund ajo gjallëri, ajo shprehje, ajo frymё e zjarrtё, qё nuk ka pushuar asnjëherë gjatё gjithë këtyre viteve.
Zef i dashur, Zef i luftrave dhe i vuajtjeve, i sakrificave nёpёr kampet e Italisё, qё nga Reggio Emilio, i baltës sё Grumos, nga Jesi nё Napoli, ku kemi qarё hallet sё bashku tё gjithë. Ky ёshtё babai, i cili ka ardhur nga Detroiti mё qёllim tё tё japë përshëndetjet e fundit. Ti nuk je mërzitur nga vdekja, pse ti ishe i vendosur pёr vdekje a liri!”

Sulejman Meço: “ …I shkolluar me mësimet e At Gjergj Fishtёs, i frymëzuar nga idetë e Mit-hat Frashёrit, Zef Pali nuk ishte vetëm njё edukator i shquar, por edhe njё shkrimtar i rallё, njё luftëtar nё fushën e mendimit, njё politikan pa kompromis, njё patriot i pёrvelur dhe me njё logjikё tё fortё, i cili i mbërthente pёr muri tё gjithë ato qё vinin nё treg interesat e atdheut…!”
Prof Luan Gashi, kryetar i “Lidhja Kosovare” tha: “…Zef Palin e njoha kur ishte fёmijё, ka qenё mësuesi im…Pёr ne kosovaret, profesor Zefi tregoi qё nё fillim se kush ishte, kur nё krye tё qindra mësuesve vullnetarё shkoi nё tё katër anët e Kosovёs, duke çelur shkolla shqipe, pёr tё parёn herё nё histori. Zefi ka regjistruar 180 nxёnёs kosovarё pёr tё vazhduar sudimet e larta. Kur Lidhja Kosovare filloi veprimtarinë e saj nё mërgim, ndihma, kontributi dhe përkrahja e Zef Palit kanё qenё njё faktor me rёndёsi. Si oratoria e pena e profesor Palit ishin nё shërbim tё plotё dhe tё sinqertё pёr Shqipёrinё Etnike!’
Ndoi Prenushi: “…Faliminderit pёr ato qё mё mësove nё bankat e shkollës Prof..Zefi, me e dashtë Shqipёrinё siç e don nana djalin. Dhe me ty po këndoj edhe njëherë rreshtat e këngëve tё bukura qё na mësove nё femini:

Moj shqiponja dy krenare
Hapi krahët mbi Skenderbene
Sot liria asht kah lenё…

Djaki im o per atdhe
Nuk ka vdek po sot ka le!

Ramazan Turdiu: “…Vasil Antoni mё mori nё telefon nga Roma. Ai ishte shumё i tronditur nga kjo humbje e madhe dhe e papritur. Pёr shtatё ditё me radhё ai bashkё me Mons. Zef Shestani dhe Dr. Vasil Dhimitrin e viztuan nё çdo moment Zefin nё spitalin italian. Ata e pritёn me dёshirё kërkesën tonё qё trupi i tё ndjerit tё varroset përkrah Mit-hat Frashёrit!”
Prof Zef Pali me 28 nendor 1978 perkujtohet ne Detroit nga Ramazan Turdiu, i cili mban fjalën e rastit nё kёtё përvjetor tё Pavarësisë sё Shqipёrisё.

Ja çfarë shkruan Zef Pali pёr Mit-hat Frashёrin nё shkurt tё vitit 1950: “Ai ndoqi rrugën e atdheut me trimërinë e Abdylit e me ndjeshmërinë e Naimit. E filloi punën me plagët tona, plagё qё duhёshin shëruar. Pse trupi i kombit i shkelur dhe i robëruar duhej pastruar nga hijet dhe gangrenat!”
Dom Lazёr Shantoja prift nё New-York shkruan njё vjershё me 30 vargje kushtuar Zef Palit:

…Ah moj zana e Veleçikut
Qaj prej dhimbjёs sё këtij kreshinikut
Qaj nё Rrmaj e nё Zall tё Kirit
Qaj atё fisin e ma tё mirit
Eshe rracёn e Ilirit
Lenia fjalё ndonjë shqiptarit
Qё ta ruaj ate penën e arit
Qё Shqipninё mё tё e pat shkrue
Ndёr gazeta e fletore
Tu i dal zot rracёs arbёnore!

Hasan Mishgjoni shkruan nje vjershё kushtuar profesorit, i cili humbi jetën nё njё aksident automobilistik nё rrugët e Romёs, njeriut tё fjalës dhe mendimit tё lirё pёr Shqipёri, Zef Pali.

…Shkrimet e tij fuqi magjike
Bilbil i kombit dhe i gjuhës shqipe

Sa qe gjallё pa u ndal punoi
Vёrbin e kombit kudo e çoi

Mburru moj Shkodёr se lind viganё
Dje Gurakuqin e sot Zef Palё
Flamurё ishe e flamurë do tё jetё!

“Udhёtari” vjershёn me 20 vargje ia kushton te ndjerit Pro. Pali

O sa bukur ligjëronte
Ky bilbil i Shqipёrisё
Pena e tij dërrmonte
Ҫdo klikё tё tradhёtisё

Shkoi e i puthi dorën Lumos
E ti thotë “fli i qetё”
T’i kujtoje balten e Gumos
Ballin e forcoi përjetë!

Kjo ёshtё nё pak radhё historia e jetës plot vocanione pёr Shqipёrine Etnike, si njё verb i rallё e shkodranit tё qyteruar Zef Pali, i cili besonte nё Zot dhe fenë e tij se dita pёr atdheun tonё do tё vijё. Ajo erdhi, Shqiperi mos i harro ato qё punuan dhe dhanë jetën pёr ty, ёshtё nё nderin tënd t’i kujtosh, t’i nderosh e t’ua sjellësh eshtrat nё prehrin tënd te përjetёsimit!. Amin!

Mons. Zef Shestani dhe Prof Zef Pali ne ballkonin e Radio Vatikanit

 

 

 

Familja e Hotit shuar për Atdhe

$
0
0

Dedë Gjo Luli, Nik Gjelosh Luli, Gjergj Dedë Gjo Luli, Kol Dedë Gjo Luli,

Luc Nishi, Pal Luc Nishi, Gjelosh Luli.

Nga Kolec Traboini

Nga largësia e një shekulli emri e vepra e Dedë Gjo Lulit shfaqet akoma më madhështore. Me një figurë të tillë në histori krejt ngjashëm të krijohet imazhi i largimit prej një mali. Kur je afër nuk mbërrin me e pa të gjithin, por duke u larguar në hapësirë mali të shfaqet me tërë madhështinë e vet. Koha prej njëqind vjetësh ka qenë një gur prove për shumë figura historike, për mirë apo për keq. Disa lartësohen gjithnjë e më shumë dhe vepra e tyre merr vlerë të jashtëzakonshme për ekzistencën e shtetit shqiptar, mjafton të përmendim Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Dedë Gjo Lulin, Isa Buletinin e plot të tjerë. Disa prej këtyre burrave të kombit iu pre jeta në mes, e disa edhe e mbyllën përgjithmonë derën e shtëpisë së vet.

Dedë Gjo Luli i Traboinit të Hotit ishte nga fisi Gozdjen ku përfshihen(Dedvukajt, Nicajt , Gjelajt dhe Camajt), që ishte në vllazni me Gojçajt dhe Dushajt. Ishin tre vëllezër pra bijtë e Geg Lazër Keqa Prekës, e prej këtij të fundit burojnë tërë familjet e Hotit. Dedë Gjo Luli ka lindur në Bardhaj të Traboinit në vitin 1840 dhe ishte vojvoda i Traboinit, por për shkak të urtësisë së tij, fjala e tij peshonte në 500 shtëpitë e Hotit dhe dëgjohej me urti edhe nga bajraktari Mul Delia. Dedë Gjoni kishte marrë pjesë në shumë luftëra, por pesha më e madhe mbi supet e tij ra në kryengritjen e vitit 1911, kur ai ishte në moshën 71-vjeçare. Barrë tepër e rëndë për një burrë në moshë kaq të madhe, por ai e përballoi si të ishte në rininë e tij.

E paimagjinueshme se ai me disa familje të Hotit, ma së shumti të fisit të vet Dedvukaj, por edhe Gojçaj e Dushaj, do të lëshonte Hotin e do të kalonte kufirin në Mal të Zi për t’u përgatitur për një kryengritje të madhe, kur i kishte apo s’i kishte pesëdhjetë pushkë. E megjithatë ia nisi një lufte që për çdo mendje të kthjelltë apo profesionale ushtarake do të ishte llogaritur humbëse. Por Dedë Gjo Luli nuk i bënte hesapet me pushkë e fishekë, apo plane shtabesh ushtarake, por me djem e burra të malësisë, duke i armatosur edhe me kmesa, se pushkët ia marrin armikut në luftë.

New York Times” duke ju referuar “International Herald Tribune” botonte këtë lajm në pranverë 1911: “Nga Shkodra, sot më 30 mars,njoftohemi se Valiu ka deklaruar seTuzipo e përballontani për tani mundësinë e sulmevetë më se 5,000deri në 6,000shqiptarëve. Pozita e tijmegjithatëështë e dëshpëruar. Lajmiishpërthimit tëlëvizjesduket sekanë sjellë njësituatë tëngjashme mepaniknë qytetin eShkodrës, sepse garnizoni (turk)ështëi dobësuarpër shkak tëekspeditës nëjug të qytetit, në Lezhë. Valiu bëri thirrje përvullnetarënëpërmjet kasnecëve në qytet, të cilët krijuannjë ndjesi se ishte duke u shpallur njëluftë fetare ose luftë e shenjtëkundërshqiptarëve të krishterë.”

Çfarë nuk përdorën pushtuesit otomanë për të përçarë popullin shqiptar e për të izoluar malësorët kryengritës. Arritën të mashtrojnë shumë djem myslimanë shqiptarë të cilët u nisën kundër kryengritësve, por u shpartalluan e u kapën të gjallë me të zbritur në breg të Liqenit dhe u çarmatosën. I kthyen mbrapsht në qytet me varka përmes liqenit pa u dëmtuar, por të turpëruar, me porosinë se duhej të luftonin për atdheun e jo për pushtuesin. Ishte një akt i pashembullt që fitoi simpatinë e gjithë qytetarëve të Shkodrës pavarësisht çfarë feje i përkisnin.

Po bëjmë luftë për kombin. Nuk e derdhim gjakun tonë. – ishte fjala e mençur e kuptimplotë e trimit të maleve Dedë Gjo Luli. Jo vetëm në trimëri, por edhe në fushën morale kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli qëndronin shumë lart. Këtu kuptohen sakrificat e ndërgjegjshme të luftëtarëve malësorë që dëshironin që lufta të mos ish vetëm e tyre por e mbarë shqiptarisë.

Malësorët as donin t’ia dinin për kërcënimet e forcave perandorake që dyndeshin si stuhi e zezë nga Stambolli. Më mirë të vdisnin se sa të vazhdonin të jetonin nën shtypje e nën robëri. Ndjesia e sakrificës ishte e madhe. Jetën e vet askush nuk e vinte në peshore përpara qëllimit të lartë. Të luftoje për liri ishte një nder për çdo malësor kryengritës. Të vriteshe për Atdhe ishte lavdi. Të tilla ngjarje nuk përsëriten shumë herë në histori.

Një përkushtim ky i jashtëzakonshëm në ideal të lirisë, një sakrificë deri në kufijtë e të paimagjinueshmes. Tipike ka qenë biseda e nënës së Luigj Gurakuqit me djalin e vet. Po një nuse, more bir se koha po të ikën, – i tha nëna. Luigj Gurakuqi iu përgjigj: “E kam marrë nusen teme, moj nanë, nusen ma të bukur që mund të gjendet e ajo është Shqypnija”. Ajo çfarë na vë në mendime në këto kohëra të turbullta, është se këta burra të kombit i kishin vënë interesat e Atdheut mbi të gjitha interesat e tjera, madje edhe jetën e shkrinë për Atdhe. E kështu në sakrificë sublime fati tragjik e deshi të shuhen shumë familje shqiptare. Ndër familjet shqiptare të Malësisë së Hotit, më tipikja në histori deri në kufijtë e mitit është familja e Dedë Gjo Lulit, që me bijtë e me kushërinj u shua e gjitha për Atdhe.

DEDË GJO LULI

Rënë për Atdhe në vitin 1915


Vrasja e Dedë Gjo Lulit është trajtuar aq shumë sa mund të krijosh libra të pafund me rrëfime që thonë të kundërta sipas qëllimeve dhe orekseve që kanë njerëzit që i pëlqejnë histori të tilla duke i veshur me konspiracione provincialësh. Kemi pasur luftëtarë të mëdhenj në histori, por duhet pranuar se kemi edhe përrallëtarë të mëdhenj. Dedë Gjo Luli e ka shkruar historinë e vet. E dinte rrugën që kishte nisur që në moshën 20-vjeçare kur shkoi të luftonte në Urën e Rrzhanicës. Që atë kohë e deri sa mbylli sytë përjetë, ai nuk reshti së luftuari për trojet e lirinë e vet e të bashkatdhetarëve të vet, sa fjalët që tha për të kur e priti në derë Ismail Qemali janë lapidare. “Dedë Gjo Luli, pushkë e ngrehun për Shqipërinë.” Dedë Gjo Luli e dinte mirëfilli çfarë po bënte kur mori familjet e Hotit dhe doli në Podgoricë, prej ku nisi organizimin e burrave të Hotit, por edhe në lidhje me tërë Malësinë e Madhe për të shporrur halldupin nga trojet shqiptare. Dedë Gjo Luli e dinte se fuqia e tij ishte e vogël, se edhe jetën nuk e kishte të gjatë, ishte shtatëdhjetë e një vjeç, por ai dinte gjithashtu se të luftosh edhe një ditë për vendin e Atdheun tënd është si të kesh lindur. Prandaj i thoshin në Malësi fjalët madhështore për atë që binte në luftë: “E bëri dekën si me le”. Në të vërtetë Dedë Gjo Luli ashtu e bëri dekën e vet. Ai nuk e donte çastin e fundit ta kishte në shtrat. Vdekjen e mendonte. Ndaj e shkroi testamentin e vet në Kallmet të Lezhës, më 24 qershor 1915. Tokë e mall e çka kishte në Bardhaj të Traboinit të Hotit ia linte Pretë Diloshes, së shoqes dhe të resë Nore Kola, gruas së të birit Kolës. Dedë Gjo Luli vuri vulën, Kola, i biri, vuri gishtin me bojë, po ashtu bëri edhe dëshmitari Lek Prel Martini.

Më pas u strehuan në shtëpinë e Kol Tomës së Velës, ku nuk ndenji shumë se forcat esadiste ishin aty rrotull. Ndaj mori rrugën për në veri. Kishte pleqëruar mendimin për të kaluar në Malësi të Madhe. I rëndë ky udhëtim përmes malesh për një burrë shtatëdhjetë e pesë vjeç. Ishin kohë të vështira për Shqipërinë. Shtetet ballkanike kërkonin ricopëtimin e tokave shqiptare, sikur të mos mjaftonte hanxhari i vitit të tmerrshëm 1913, kur edhe trojet e Dedë Gjo Lulit e hotjanëve të tjerë që luftuan e mundën një perandori, mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Dhe bënë një luftë aq të madhe, aq heroike, bënë një luftë që gazetarët amerikanë e përshkruanin në New York Times në 1911 si “Termopilet shqiptare”, për të mbetur pa troje.

Mbërrin në Spaç, por atje një korrier i dërguar nga Kol Toma i Velës i dorëzon një letër dërguar nga kapedan Marka Gjoni që e ftonte për një kuvend për punët e Shqipërisë. Dedë Gjo Luli kthen rrugë e niset për tek Kisha e Oroshit ku do të mbahej kuvendi. Të tjerat dihen. Forcat serbe kishin pushtuar Oroshin dhe me ta ishin forcat e Esat Pashë Toptanit, kryetradhtarit të Shqipërisë. Tre emrat që duhen përmendur për masakrën në Sheshëz të Oroshit janë Kapiten Gjura i Serbisë, Sheh Hamdiu dhe Ali Fehmiu, esadistë, bashkëpunëtorë të pushtuesve. Këta dy të fundit ndërsa morën me vete Kolë Tomën dhe Preng Mark Prengën e të tjerët, Dedë Gjo Lulin ua lanë në dorë serbëve, të cilët e morën të lidhur për në vendkomandën e tyre në Nënshejt, por rrugës e ekzekutuan.

Është shkruar për Dedë Gjo Lulin e do të vazhdojë të shkruhet, sepse atij populli i ka kënduar dhe e ka ngritur në lartësinë e një miti. Por jo nga ato mite që i sajojnë agjenturat e shteteve apo veglat qorre të qeverive me qëllime të caktuara. Ai ishte një mit real, tokësor, gjithçka që përshkruhet për të është tokësore. Ai nuk kishte shkuar në asnjë shkollë ushtarake e megjithatë mundi gjeneralët që perandoria otomane i kish dërguar në shkollat më të mira ushtarake në botë. Suksesi i tij nuk qëndronte tek planet ushtarake, tek llogaritë, por thjesht tek prakticiteti. Rrethohej nga njerëz besnikë të cilët nuk kishin asnjë rrugë tjetër veç luftës dhe që kishin krenarinë që të vriteshe për Atdheun është përjetësi. Shumë gjëra kanë ndryshuar në një shekull shqiptar, por ajo çfarë bënë malësorët me Dedë Gjo Lulin mbetet në analet e historisë si akti më i pashembullt i vendosmërisë së shqiptarëve për ta fituar lirinë pas pesëqind vjetëve robëri. Dedë Gjo Luli mbeti burri i panjollë, njeriu me ndërgjegje kristal, njeriu i besës, i burrërisë, i cilësive më të mira të shqiptarit që tashmë reliket kombëtare me të cilat i mburremi sadopak botës.

Fundi i Dedë Gjo Lulit si fundi i një tragjedie të madhe. Me vrasjen e Dedë Gjo Lulit, Hotit iu shua ai mit i madh i ngritur në disa shekuj për të cilët populli kishte thënë fjalë që mbetën në histori e kalonin gojë më gojë: “Bafti i Zotit, pushka e Hotit”, legjendë që kish nisur kush e di sa shekuj më parë, kur dikush vrau një malësor nga Hoti, e si e pa që ra, shkoi t’i marrë pushkën. Tërhoqi tytën e armës, por qe e pamundur, sepse hotjani i vdekur e kishte gishtin të ngrirë në këmbëz. Pushka shkrepi dhe vrasësi me plumbin në lule të ballit u përmbys pikë vdekur. Ata që e panë këtë skenë e treguan, e kështu fjalë pas fjale, ngjarja mori dhenë. Dedë Gjo Luli ishte nga një malësi që kishte emër të madh, por ai me krenarinë e një malësori që e do lirinë mbi gjithçka e çoi edhe më lart lavdinë e të parëve të vet, të Traboinit të Hotit, por edhe mbarë Shqipërisë.

Shteti komunist e ka vlerësuar Dedë Gjo Lulin, por në një anë e vlerësonte në anën tjetër gjithë familjen e fisin e tij e persekutoi në mënyrën më të egër e më çnjerëzore. Ai u përpoq të shfrytëzonte ngjarjen tragjike të 25 shtatorit 1915, për të ulur në sytë e popullit familjen e kapedanëve të Mirditës. Dhe kjo propagandë e stërholluar nuk ishte pa efekt në popull. Ka njerëz që edhe sot thonë se kreshniku i Hotit u tradhtua. Por këta njerëz nuk kanë parasysh faktin se Dedë Gjo Luli e kish dhënë fjalën të dilte në Orosh, madje edhe kur i thanë “kthehu”, ai vendosi të vazhdonte rrugën. Ai nuk mund të vdiste duke e ndjekur me plumb mbas shpine. Dedë Gjo Luli ishte mësuar në jetën e tij të kishte përballë këdo, mik dhe armik. Prandaj iu ngjit Oroshit e ia doli që me faqe të bardhë të mbetej përjetë në histori. Kush nuk e kupton karakterin e malësorit, cilësive të tij të larta, besnikërisë së tij, që sot të shfaqen si ëndrra në këtë kaos ku ndodhemi e ka të vështirë të kuptojë jetën e njeriu që ka principe të larta. Ata që e vranë ishin serbët që kishin pushtuar trojet shqiptare në bashkëpunim me tradhtarët si Esat Pashë Toptani dhe asnjë variant njerëzish që kërkojnë ndasi e përçarje mes shqiptarësh nuk qëndron. Fakti që Dedë Gjo Luli u vra krah për krah shumë mirditorëve trima që i dolën në mbrojtje tregon shumë më tepër se thëniet e liga që duan të trazojnë ujëra në jetën e shqiptarëve.

Monumenti i Dedë Gjo Lulit në qendër të Tiranës që u vendos në njëqind vjetorin e vrasjes, për të cilën dha ndihmesë të madhe diaspora e shqiptarëve në Amerikë, është padyshim triumfi i plotë i madhështisë së figurës së Dedë Gjo Lulit si një nga burrat më të shquar të kombit shqiptar.

NIK GJELOSH LULI

Rënë për Atdhe në Deçiq në vitin 1911.

Kryengritja e nisur më 23 mars 1911 është me të vërtetë si një shkreptimë rrufeje që bie në një pyll të thatë. Gjithë ajo perandori osmane do të lëshohej ta shuante zjarrin për liri që nisi në Malësinë e Hotit dhe u përhap në të gjithë Malësinë e Madhe, por nuk qe e mundur. Por edhe shumë burra nga Malësia u vranë. Deri tani nuk kemi një listë të plotë se sa luftëtarë dhanë jetën në kryengritje( Studiuesi Ndue Bacaj sjell një listë me 104 dëshmorë nga Hoti në kryengritjen e vitit 1911) por edhe në vazhdimin e luftimeve edhe në 1912, ani pse kjo e fundit është lënë në harresë. Gjatë vitit 1912 janë bërë po aq luftime të ashpra e këtë e tregojnë edhe emrat e atyre që u vranë gjatë luftimeve. I pari që u vra në luftë në ditën e parë të kryengritjes më 23 mars 1911 ka qenë Kol Marash Vata e bashkë me të trimi Lek Marash Peci, të dy nga fisi Gojçaj.

Më 25 mars 1911, mbas dy ditësh bien në luftë edhe 6 burra e këta të gjithë të fisit Gozdjen, që i përkiste edhe Dedë Gjo Luli. Po i përmendim këtu në nderim të flijimit për mëvehtësimin e Shqipërisë, meqë askush nuk i kujton në Shqipëri e asnjë institucion nuk është kujdesur për dekorimin e tyre. Dy vëllezërit Gjon e Zef Lulash Zeka, xhaxhai i tyre Gjon Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Ujk Gjelosh Leka, Zef Vuksan Leka. Më 28 mars 1911 pasi çliruan Tuzin, nisën luftime për marrjen e kalasë së Shipshanikut ku ishin jo pak, por 600 ushtarë e oficerë turq. Në këto luftime të rrepta ku mbetën rreth 80 nizamë ishte vrarë një prej luftëtarëve më të shquar, Gjon Ujk Çeku, Gojçaj.

Vijmë kështu në ditën kur bie dëshmor kushëriri i parë i Dedë Gjo Lulit, miku i tij më i ngushtë, kryekomandanti ushtarak i tërë forcave kryengritëse, Nik Gjelosh Luli. Ja çfarë shkruan në poemën e tij historike “Lufta e Maleve” bashkëluftëtari i tij Palok Traboini:

 

U thye astjeri kahë Miloshi,
Urra djelm si Shala e Shoshi!»
Por si ndien ky Nik Gjeloshi
hof! prej pritet në kambë çohet,
nafakpremi! shpejt, a rrzohet,
i ra plumbi lules s’ ballit
e përmbys ra anës s’ zallit,
si pra tash me ia ba hallit?
Nik Gjelosh, ora e Malsis,
shpresa e fortë e gjith djelmnis,
Idhtë në jaz ti ne na mblove ,
edhe shpresën na e pakove,
t’ tanë bajrakun e ligshtove.

Vrasja e Nik Gjelosh Lulit ishte e rëndë për Dedë Gjo Lulin. Për gjithçka në nisjen e kryengritjes e pleqëronte me Nikën. Atij i kishte ngarkuar barrën më të rëndë për kryengritjen. E caktoi komandant të gjithë forcave kryengritëse të Malësisë së Madhe. Ishte Nik Gjelosh Luli që i koordinonte veprimet ushtarake me forcat e tjera. Ai ishte një burrë i shtruar dhe trim. E veçanta e Nik Gjelosh Lulit ishte se gjendej kurdoherë në ballë të frontit. Ndërkohë që trupat kryengritëse të Hotit i komandonte i biri i Dedë Gjo Lulit, Kola. Nik Gjelosh Luli kishte një djalë që atëbotë ishte i ri, Luc Nishi që edhe ai mori pjesë në kryengritje përkrah babait të vet.

GJERGJ DEDË GJO LULI

Rënë për Atdhe në vitin 1912

Gjergj Dedë Gjo Luli, i biri i Dedë Gjo Lulit ka marrë pjesë në të gjitha luftimet e vitit 1911, por për të ka pak materiale dhe nuk gjendet një fotografi, veç pohime të dëshmitarëve të ndryshëm, të cilat janë kontradiktore. Në poemën “Lufta e maleve” të Palok Traboinit, pjesëmarrës në të gjitha luftimet, ku përmenden shumë dëshmorë të kryengritjes së vitit 1911 nuk përmendet në asnjë rast emri i Gjergj Dedë Gjo Lulit. Kjo poemë është shkruar në dhjetor 1911 kur kryengritja kishte përfunduar. Në librin e Pal Doçit shkruhet mbështetur në burime që nuk i citon, se Gjergji është vrarë më 29 maj 1911 dhe në një vrasje të veçuar, “një turk i fshehur në do guva e qëlloi mbas shpine”. Ne nuk e dimë se kush nga 12 personat që kanë dhënë tregime gojore për këtë libër e ka dhënë këtë fakt. Por dimë se Pal Doçi ka marrë në Hot të Ri në Shkodër në vitin 1962 shënimet me kujtime të vëllait të Gjok Ujk Çekut- dëshmor, Martinit dhe jo vetëm nuk ia ka kthyer, por as nuk e ka cituar ndër dëshmitarët e vet. Martin Ujk Çeku më ka dhënë edhe mua disa faqe kujtime të rishkruara. Ai që ka qenë pjesëmarrës i kryengritjes, është edhe në fotografi bashkë me vëllanë e vet dëshmor dhe Dedë Gjo Lulin. Martin Ujk Çeku shkruan se Gjergj Dedë Gjo Luli është vrarë më 20 shtator prej nizamëve të ushtrisë turke. Dhe në luftën që është bërë ai nuk ka qenë i vetmi, por janë vrarë edhe gjashtë luftëtarë të tjerë bashkë me të, të cilët po i citojmë: Gjok Kol Preli, Gojç, Dedë Gjoni, Gjon Tom Hasi, Gjon Marash Loshi, Luc Gjergji dhe Preloc Mark Gjeka, të gjithë këta të fisit Gozdjen, të cilit i përkisnin edhe Dedvukajt.

Ne nuk e dimë pse nuk i ka përdorur Pal Doçi shënimet e Martin Ujkës. Nëse i ka do të qe me vlerë t’i ballafaqonim me shënimet që ka lënë për mua në vitin 1972 dhe për të parë pse në librin e tij, studiuesi me një shprehje të shkurtër thotë: “Malësia e Madhe mbeti e veçuar dhe e shkëputun nga lëvizja kombëtare dhe si rrjedhim në kryengritjen e vjetit 1912, nuk dha ndonjë ndihmë të dukshme” (Pal Doçi “Dedë Gjo Luli” f.136, bot. “Geer”, Tiranë, 2003).

Nëse i referohemi Petraq Pepos në librin e tij “Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912″, (f. 446-44, Tiranë, 1962, Kujtime të Martin Ujkës)kemi një pasqyrë të zhvillimeve të luftimit të kryengritësve malësorë edhe gjatë vitit 1912. Aty shkruhet për ngritjen e dytë të flamurit te Kisha e Traboinit, si dhe për luftime të zhvilluara në mes të malësorëve kryengritës e trupave ushtarake turke. Në kapitujt me emrin e vendeve “Përpjekja e Samoborrit” shkruhet: “Natën e 11 korrikut 1912 rrethuem Samoborrin dhe e mormë pa lind dielli. Më 12 korrik u ramë 50 nizamëve që po ktheheshin prej Bukoviçit, ku kishin çue ushqim. I qitme fare, gadi krejt, veç disave që ranë në dorë. Mbetën dekun prej nesh Lek Dedë Vuji dhe u varrue Zef Met Haxhia”. Ndërsa në episodin tjetër “Përpjekja e Nokonjelit” shkruhet: “Në at gjak të nxehtë, mbas një çerek sahati, rrethueme Nokonjelin, nji kodër me istikam përballë Bukoviqit. Mark Ded Gjo Staka, Palok Traboini dhe unë ja mbrrime buzë istikamit. Nji nizam qiti mauzerren për frangi për t’na çartë. Mark Ded Gjo Staka i ndëj gati e i kapi pushkën. Nizami s’e lëshoi, Por Marku, burrë i lidhun i dha vedit e ra ledhi megjithë nizam. Paloka (Traboini) pa lanë kohë ndërmjet vrau oficerin turk. Atëherë Hoti u turr nëpër ledh e afër 80 nizamë ranë në dorë se s’ kish kush t’i udhëhiqte.”

Pra kemi një mospërputhje sa i përket zhvillimit të luftimeve dhe datës së rënies së Gjergj Dedë Gjo Lulit. Dihet që Dedë Gjo Lulit shkuan e i thanë se kanë mbetë në luftë shumë djem Hoti. Ai ra në hidhërim të thellë, por për të mos e lshue veten ua ktheu: “Po burrat në luftë do të mbesin.” Ma vonë ia sollën fjalën se kishte ra në luftë edhe Gjergji, djali i tij. Dedë Gjo Luli pa e dhënë veten u përqendrua e tha: “Po edhe ai djalë nane ishte”.

Në një shkrim mbi 100-vjetorin e vrasjes së Dedë Gjo Lulit, në faqen elektronike Malësia.org, u gjendën shumë komente mbi atë që kishte ngjarë më 25 shtator 1915, madje dikush i ushqyer me frymën e konspiracioneve përcolli një ide që solli një reagim të ashpër tek shumë lexues. Komentuesi me pseudonim “Malësori 2020” hodhi në diskutim gjoja një ngjarje që nuk e dimë nga e kishte gjetur. Sikur Gjergjin, të birin e Dedë Gjo Lulit, e kishin vrarë vetë fisi i vet dhe nuk ishte vrarë në luftë. Madje shtonte edhe ca iniciale për ta bërë me të besueshme rrenën e vet: “Të njëjtin vend ku vrau Gj.D., e vrau edhe Gj.K.C. nga mbrapa, atëherë Hotjani M.Gj.M.N. automatikisht jau mori gjakun të dy Gjergjave duke e lanë të vdekur vrastarin e vëllezërve të vet”.

Mesa duket fshehaniku me epitetin “Malësori 2020” mbas mbi 100-vjetësh që i biri i Dedë Gjo Lulit është vrarë në luftë, nis e tjerr histori, të cilat duken hapur se janë të thurura me pe të kuq a të bëra me porosi. Ne nuk kemi ndërmend t’i japim rëndësi një shpifjeje sepse ajo nuk qëndron, por ka rëndësi të zbulojmë shkaqet se pse bëhen këto insinuata për fisin e Dedë Gjo Lulit, Dedvukajt, që aq shumë kanë sakrifikuar për kombin shqiptar. Është krejt e natyrshme që të vëmë edhe pyetjen se kujt i intereson e gjithë kjo? Kujt i shërben? Të tjerëve sigurisht, se shqiptarëve e Malësisë tonë jo e jo.

Së pari ne nuk kemi as dhe një emër të vrari, në ato që ranë në një ditë me Gjergj Dedë Gjo Lulin që të ketë pasur inicialet GJ. K. C. siç thotë provokatori me pseudonimin malësori. Po si është e mundur që nga ndonjë pinjoll bastard i shqiptarëve të mbetur në Malin e Zi ta ketë gërmuar këtë histori varrezash e ta ketë mbajtur gjallë deri më sot. Kur lexova ato komente njerëzish të shitur që paguhen për të sjellë përçarje e vëllavrasje ndër shqiptarë, m’u kujtua libri i Prenk Grudës me pseudonimin Fatmir Kosova mbi veprimtarinë e UDB-së në radhët e emigracionit shqiptar në Amerikë. Atje shpjegohet shumë mirë se si kanë vepruar agjenturat duke kompromentuar disa shqiptarë me qëllim që ta mbanin gjithnjë nën kontroll komunitetin shqiptar në Amerikë, veçmas ata që vinin nga Malësia e Madhe dhe Kosova. Edhe mjaft vrasje që janë bërë nga malësorët në mes veti në Detroit apo qytete të tjera, kanë qenë dora e zgjatur e UDB-së. Shumë gjëra kanë ndodhur, por agjenturat e vjetra pas një periudhe letargjie për shkak të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë kanë nisur të aktivizohen. Aq më tepër bie poshtë gjithë kjo shpifje ogurzezë, sepse askush nga malësorët e Hotit të shpërngulur në Shqipëri pas vitit 1920 e të vendosur kryesisht në Hot të Ri, në Shkodër, nuk e di këtë bëmë-gjëmë që na e përcjell një anonim si Jago. Personalisht në vitet 1960-1970 kam takuar njerëz të cilët kanë qenë pjesëmarrës në kryengritjen e vitit 1911 dhe asnjë prej tyre nuk e kishte në kujtesë një histori të tillë. Dhe nuk është shkruar askund e nuk është folur në asnjë rast. Nore Kolja, gruaja e Kol Dedë Gjo Lulit, vëllait të Gjergjit, me të cilën bisedoja kur isha në moshë shkollore, sepse ishim me shtëpi pranë e pranë, nuk e ka përmendur asnjë herë një gjë të tillë. Si erdhi kësisoj e na u shfaq në vitin 2016? Veç ata që i shërbyen UDB-së me devotshmëri apo bijtë e tyre mund të kenë interes për të sjellë grindje e përçarje ndër shqiptarë përzier kjo edhe me një xhelozi të fëlliqur, sepse Dedvukajt e New York-ut, të Detroitit apo kudo ndodhen, pra fisi i Dedë Gjo Lulit, janë jo vetëm atdhetarë të spikatur, por edhe biznesmenë të suksesshëm. Dhe zilia ta plas syrin e të shtyn që si krimb i zi dheu të kërkosh fakte të sajuara nëpër varreza shekullore, pa e lënë të qetë as dëshmorin e Atdheut Gjergj Dedë Gjo Lulin.

KOL DEDË GJO LULI

I helmuar nga armiqtë e Shqipërisë 1918

Nuk e kishte veç bir Kolën, i ati Dedë Gjo Luli e kishte edhe një nga bashkluftëtarët më të aftë dhe krahu i djathtë i tij në veprimet luftarake në Hot. I rritur pranë të atit në të gjitha veprimtaritë që zhvillonte prijësi i Hotit, Kola mësoi shumë nga trimëria, por mbi të gjitha nga urtia e Dedë Gjo Lulit. Me fillimin e kryengritjes Kol Dedë Gjo Luli u caktua komandant i luftëtarëve të Hotit. Dihet se qendra e kryengritjes ishte në Hot dhe forcat turke të gjithë goditjen e kishin përqëndruar në këtë krahinë, megjithëse luftime bëheshin kahmot në Malësi të Madhe me qëllim që t’i çorientonin trupat otomane. Para se të fillonte kryengritja, Dedë Gjo Luli e mendoi punën hollë. Vendosi që të porosiste një flamur si flamujt e të gjitha mbretërive e shteteve të Europës e për këtë dërgoi në Vjenë të birin, Kolën. Kola shkoi në Vjenë e atje bie në kontakt me Alardo Kastriotin. Duhet thënë se Alardo Kastrioti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në skenën europiane, por kjo veprimtari e tij është lënë qëllimisht në heshtje nga historianët e epokës së komunizmit. Dihet një gjë se Alardo Kastioti e ka ndihmuar Faik Konicën, ka qenë i pari që ka porositur një flamur të Gjergj Kastriotit dhe të tillë flamuj ka shpërndarë që në 1902 në Paris dhe të gjithë flamurët e futur në Shqipëri kanë qenë porositur e financuar prej tij. Madje edhe ai që është ngritur në Deçiq, por edhe në Vlorë është i njëjti njeri që i ka porositur. Kush lexon shënimet historike të Eqerem Vlorës e ka vënë re se flamurin atij ia kishte dhuruar Alardo Kastrioti. Kola, i biri i Dedë Gjo Lulit, në Vjenë shkoi me një mision tjetër, sigurimin e armëve dhe ndihma nga Austria dhe për këtë janë bërë takime të fshehta. Të gjithë në Hot e kanë ditur se Kol Dedë Gjo Luli ka shkuar në Vjenë dhe atje i është premtuar ndihma për Malësinë në rast të një lufte me forcat turke. Por takimet e Kol Dedë Gjo Lulit kanë qenë sekrete dhe për këtë as që është folur. Shkaku ka qenë se perandoria Austro Hungareze druhej se angazhimi i saj në ndihmë të kryengritësve do të sillte një konflikt luftarak me Perandorinë Otomane dhe këtë ajo nuk e dëshironte. Ndoshta për këtë nuk kemi të regjistuar apo të botuar asnjë material ku kryengritësit e Malësisë së Madhe të kenë patur lidhje apo takime me autoritete të Vjenës. Megjithatë dihet tashmë se Austria në marrëveshje të fshehta përdori një kanal tjetër për të ndihmuar kryengritësit. I kaloi ato nëpërmjet Malit të Zi. Ka njerëz ndër shqiptarë që me prirje dhe aspirim të otomanizmit të ri në Ballkan nxjerrin shkrime a foto sikur malësorët ishin mercenarë të Malit të Zi në luftën kundër Perandorisë Otomane. Ky është vetëm një mashtrim historik. Nga Mali i zi kanë ardhur ndihma ushqimore dhe armatim, i cili ishte i financuar nga Austria, por kjo nuk dëshironte të dilte në skenë. Në këtë kuadër ishte dhe vizita e Kol Dedë Gjo Lulit në Vjenë, ku siç thamë u gjet rasti dhe u bë porosia për Flamurin që do të punohej e do të ishte simboli i kryengritjes shqiptare e jo thjesht një revoltë e veçuar krahinore. Ishte lënë që Flamuri të vinte e më pas të niste kryengritja. Por, Flamuri po vononte siç thonë dëshmitarët dhe kryengritja filloi. Menjëherë ka arritur njoftimi se Flamuri nga Vjena ishte nisur. Kolë Dedë Gjo Luli që komandonte trupat kryengritëse të Hotit nuk mund të largohej nga skena e luftës, prandaj Dedë Gjo Luli ka ngarkuar me këtë detyrë mësuesin kryengritës Palok Traboini, i cili e solli flamurin përmes Dalmacisë. Ky është ai që quhet Flamuri i Dedë Gjo Lulit, por edhe i Deçiqit. Duhet thënë se para se të shpalosej Flamuri në Deçiq është shpalosur në vendin e quajtur Logu i Kishës në Traboin të Hotit. Gjithherë është harruar ky fakt, por ky është i regjistruar në poemën e vetë Palok Traboinit shkruajtur në Prizren më dhjetor 1911, ku thotë:

Tue krisë pushka shpat e n’ shpat
gjimojnë malet lak e n’ lak
nji djalë Hotit* vjen prej larg
pa pikë frymë prej Dallmacis,
Dedë Gjo Luli ku e kish nisë
me pru flamurin e Shqipnis.

N’log të Kishsë kur djali a kapë
dy flamurë n’ erë ka hapë,
dy flamurë kuq e zi
qindisë n’ ar për bukuri.

Aty at-herë Kolë Dedë Gjo Luli
njenin flamur n’ bli e nguli
prej të gjithve me u soditë.
pala-pala tue valvitë.

Pra siç shihet flamuri i parë i ngritur ka qenë ai i ngulur në blirin e Logut të Kishës në Traboin të Hotit. Më pas autori që ka qenë vetë protagonist i kësaj ngjarjeje vazhdon në këtë kronikë historike në vargje:

N’ kambë u çuen në shej nderimit
të tanë djelt e Traboinit;
kërset pushka prej gëzimit,
gjithkah hapet brohorija:
“Rrnoftë flamuri e rrnoftë Shqipnija,
orën çuet e ka Malsija!”

Dedë Gjo Luli u çue n’ kambë,
tjetrin flamur ja u ka dhanë
djelve t’ Hotit e u ka thanë:
“Çonju tash, djelt e mi,
me dekë sot për flamuri
se i erdh dita ksaj Shqipni.
Në Deçiq ja u due n’ ket ditë
flamurin n’ majë me e ngritë.
qi ta shohin krali e mbreti
se bajmë luftë na veç për veti
me qitë n’ dritë Shqipnin n’ ditë t’ sotit.
tue u djegë gjallë në flakë t’ barotit.”

Kjo dëshmi historike na thotë qartë se për herë të parë flamurin e kryengritjes e ka ngritur Kol Dedë Gjo Luli më 6 prill 1911 në Traboin të Hotit në vendin e quajtur Logu i Kishës, dhe flamurin tjetër, me urdhër të Dedë Gjo Lulit e kanë ngritur në një grumbull gurësh në Bratilë, në mal të Deçiqit, sepse ishte pika më e lartë nga mund të shihej prej të gjitha anëve, madje edhe prej Tuzit. Ka edhe historianë të cilët kanë rënë në kurthin e kujtimeve sporadike të atyre që mbase as nuk kanë qenë pjesëmarrës ngjarjesh. Dhe një protagonisti të madh në kryengritjen e vitit 1911 si Kol Dedë Gjo Luli, që ishte edhe komandat i luftëtarëve të Hotit shpesh i është anashkaluar çdo meritë, duke e lënë në hije të babait të vet. Është fatkeqësi kur mendësia e kultit të një individi i ngjitet historianëve në kokë si rriqna, sepse nuk ka kryengritje në botë që bëhet me një luftëtar, sado i jashtëzakonshëm të jetë. Dedë Gjo Luli kishte rreth vetes luftëtarë të mëdhenj, emra të mëdhenj që meritojnë të shkruhen në histori me gërma të arta. Dedë Gjo Luli e dinte këtë, e dinte kë kish rreth vetes prandaj dhe mori guximin dhe e filloi kryengritjen. Kryengritja nuk ishte një trill, as një inat apo zemërim i malësorëve, as thjesht se sundimtarët otomanë kërkonin t’u hiqnin armët, por se kishte ardhur koha e shpëtimit të trojeve shqiptare prej sundimit shekullor.

Mbas kryengritjes së vitit 1911, Kolë Dedë Gjo Luli e vazhdoi veprimtarinë luftarake me trimat e Hotit në mbrojtje të trojeve shqiptare. Në ndërrim të viteve 1912-1913 Kola e shoqëron babain e vet në Vlorë, ku u prit nga Ismail Qemali, në maj 1914 u takua me princ Vidin, po atje ishte ministër Esat Toptani që kishte armiqësi me Hotin e Dedë Gjo Lulin. Për këtë forcat e Esat Toptanit që ishin përqëndruar në Durrës, të shumta në numër arritën t’i rrethojnë luftëtarët e Hotit, u zhvillua një betejë në Rrashbull, por në sajë të aftësive të veçanta të komandantit të tyre Kolë Dedë Gjo Luli, malësorët arritën të çajnë rrethimin. Megjithëse në librin e Pal Doçit thuhet se hotjanët nuk patën asnjë humbje në këto luftime, në të vërtetë mbeti i vrarë luftëtari i Hotit Gjok Prel Çeku, Gojçaj më 22 qershor 1914.

Në vitin 1915, Kolë Dedë Gjo Luli u bashkua sërish me babain e vet dhe kudo u gjendën bashkë deri në çastin e fundit në Orosh, ku më 25 shtator 1915 trupat esadiste që bashkëpunonin me ushtrinë serbe e ekzekutojnë kreshnikun e malësisë. Kolë Dedë Gjo Lulin e burgosur forcat esadiste të cilat ia dorëzuan italianëve, ata e internuan në Siçili. Sipas kujtimit të një bashkëkohësi, Ibrahim Shyti nga Vlora, Kol Dedë Gjo Luli erdhi i sëmurë nga Italia. Ishte fundi i vitit 1918. I strehuar në hotelin e këtij qyteti, e helmuan ata që nuk e donin të gjallë këtë luftëtar të madh, këtë simbol trimërie e fisnikërie. Më ndihmën e Ali Asllanit, Osman Haxhiut e disa atdhetarëve të tjerë u shtrua në spitalin e qytetit, por ishte e pamundur të shpëtonte. Kishte shpëtuar prej plumbave të armiqve në frontin e luftës për pavarësi, por tradhtia arriti të bënte atë që nuk e bëri dot plumbi i armikut. Me vrasjen e Kolës, që nuk la fëmijë pas vetes, shuhet familja Dedë Gjo Lulit, dera më e shquar e Malësisë së Hotit.

LUC NISHI

Rënë për Atdhe në vitin 1920

Luc Nishi, i biri i kushëririt të parë të Dedë Gjo Lulit, Nik Gjelosh Lulit, ka lindur në Traboin të Hotit në vitin 1893. Ishte fort i ri në kryengritjen e vitit 1911, por megjithatë mori pjesë në luftime. I edukuar me frymë atdhetare, bir i një luftëtari të madh, Luc Nishi ndoqi karrierën ushtarake. Ishin kohë të turbullta, kur shpesh Shqipëria kalonte nëpër rreziqe të mëdha, ndaj Luc Nishi ndoqi atë rrugë për t’i shërbyer sa më mirë vendit të vet. U martua me Katrinën, bijën e Kol Kurtit të Pikalës së Grudës, që ishte motra më e vogël e Nore Kolës, gruas së Kol Dedë Gjo Lulit, e njohur nga të gjithë si Nore e Hotit, ani pse bijë Grude.

Nga kjo martesë oficerit Luc Nishi i lindi një djalë të cilit ia vuri emrin Pal. Në vitin 1920 ai shërbente në ushtrinë shqiptare. Pikërisht në këtë vit kufiri shqiptar u sulmua nga forcat e bashkuara serbo-malazeze. Shqipëria ishte ende një shtet i dobët dhe fqinjët e veriut menduan se ishte koha më e mirë për të realizuar një ëndërr të kahershme për pushtimin e trojeve shqiptare. Në këtë luftë kombëtare që zgjati 203 ditë, filloi më 27 korrik 1920 e vazhdoi deri më 14 shkurt 1921(megjithëse ishin bërë luftime sporadike dhe më parë) morën pjesë luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas studiuesit Ndue Baca në radhët e luftëtarëve ishin përfshirë edhe 120 trupa nga Rapsha e Hotit si dhe 102 nga Traboini. U zhvilluan beteja në Vrakë, Gruemirë, Grizhë, tek Prroi i Thatë, tek Kodrat e Koplikut, Buzë Ujit, madje luftime u zhvilluan deri në Qytezë të Hotit e deri në Bardhaj e Traboin që ishin lënë jashtë kufijve të vitit 1913. Një prej betejave më të ashpra ishte ajo të Sukat e Moksetit ku agresorët serbo-malazes përdorën edhe artilerinë e ku sipas studiuesit Bacaj, “Beteja në Suka të Moksetit përsëriti heroizmin e vitit 1911”.

Në këtë betejë më 25 gusht 1920 mbeti i vrarë nga një e shtënë topi oficeri Luc Nishi, i biri i Nik Gjelosh Lulit, në moshën 27 vjeçare – at e bir në altarin e lirisë së kombit shqiptar.

PAL LUC NISHI

Vdekur në Itali më 1936

Tashmë ishin dy motra, Nora e Katrina, e të dyja me burra të vrarë. Ndryshe prej Nore Kolës që nuk kishte fëmijë, Katrinës së Luc Nishit gjithsesi i kishte mbetë një ngushëllim, i biri Pali, të cilin e rriti me sa e sa mundime, e rriti si një filiz i ri në derën hotiane të Nik Gjelosh Lulit, e rriti me dëshirën për t’i ngja atij trungu familjar që lindi legjenda, por fati për Katrinën u tregua i pamëshirshëm duke i pre shpresën e fundit ashtu si të motrës Nore Kolës.

Pal Luc Nishi, i biri i Katrinës, kishte prirje për letërsi, krijonte poezi dhe la të shkruar pjesë nga historia e trungut të fisit Luli që i përkiste. Pjesë nga krijimet e tij u botuan në almanakun Shkodra, në vitin 1962. Dorëshkrimet origjinale pas vdekjes së Nore Kolës e Katrinës së Luc Nishit, që duhej të ishin në atë kashunin që kisha parë në fëmini, nuk dihet se ku përfunduan. Ndoshta humbën përgjithmonë. Ndoshta i përpiu koha, si shumë e shumë relike e ngjarje. Por kanë mbetur një tufëz shkrime që, siç shkruante redaksia e Almanakut “Shkodra” 1962, megjithë do “zbrasti dhe ndërpremje, të cilat autori mendonte me i plotësue ma vonë, prap se prap përshkohen nga një frymë e zjarrtë patriotike që i bajnë mjaft interesante. Ai andrronte, siç dëshmon e ama, me mbledhë kujtimet e familjes së vet, që kish dhanë aq njerës për lirinë e vendit.”

Po ku janë tani këto shkrime të pinjollit të fundit të familjes atdhetare të Nik Gjelosh Lulit? Nuk dimë ku mund të marrim një gjegje për t’i sjellë në dritën e botimit ato shënime. Disa prej vjershave të veta, Pal Luc Nishi ia kushton aktit sublim të babës së vet që ra dëshmor për Atdhe. Një prej tyre është edhe kjo e shkruar në Chieri të Italisë më 12 maj 1932, kur ishte me studime:

LAMTUMIRË…

Lamtumirë, o grue, o shoqe e kësaj jete,

ushtrinat n’ luftë janë nisë me hi,

e unë në front me ba mos me u gjetë

kishte me kenë si një tradhëti.

Trompeta, pra, ka ra,

e prej këndej më duhet me u largue,

s’ke pse mekësh, duhet me u nda,

pse në detyrë më duhet me shkue.

N’anmik unë me ra,

po sa kam me mujtë,

pse gjaku për vatan

gjithherë më ka luejte.

E, jo mue vetëm,

por edhe të parëve të mi,

të cilët dhanë jetën

të gjithë për Shqipni.

Pse deka për vatan,

s’asht gja, thonë, ma e qetë,

çdo kurban qi don me i ba

atmes në këtë jetë

……………………

Pal Luc Nishi ndërroi jetë në një sanatorium në bjeshkët e Torinos, Itali, më 31 tetor 1936. Ishte në moshën 22-vjeçare. Ky mort i fundit e mbylli derën e Lucë e Nik Gjelosh Lulit përgjithmonë.

GJELOSH LULI

Masakruar nga komunistët në vitin 1947

Gjelosh Luli është nip i kësaj familje të madhe. Ai lindi në shtëpinë e Dedë Gjo Lulit në Bardhaj të Traboinit të Hotit në vitin 1912. Babai i tij Gjok Luli, u shpërngul e u vendos në Hot të Ri, pranë Shkodrës. Atëherë Gjelosh Luli ishte shtatë vjeç. Duke qenë një nxënës i dalluar dhe nga familje e madhe hotjane iu dha bursa për në Akademinë Ushtarake në Torino prej nga doli oficer. Pas studimeve kthehet në Shqipëri dhe emërohet me gradën toger nëRegjimentin e Artilerisë në qytetin e Tiranës. Më pas transferohet në Shkodër me gradën kapiten i parë dhe martohet me Elenën, bijë e familjes së njohur Mirakaj nga Puka. Gjelosh Luli, njohës i disa gjuhëve, jepte edhe mësim në gjimnazin e Shkodrës dhe herë pas here botonte shkrime në shtypin e kohës në të cilën shprehte edhe mendime antikomuniste mbi rrezikun që përbënte për Shqipërinë kjo ideologji e mbështetur dhe përhapur nga sllavo-bolshevikët e Rusisë. Nuk e priti mirë pushtimin fashist, por më pas pranoi të shërbente si ushtarak në ushtrinë kombëtare, siç e cilësonin në atë kohë, por pa angazhime politike. Forcimi i lëvizjes komuniste e detyroi Gjelosh Lulin të merrte pjesë në veprimtari që zhvillonin forcat nacionaliste në përpjekje për të penguar ardhjen në pushtet të komunistëve, por kur kjo ndodhi ai nuk pa rrugë tjetër, por të shkonte e të jetonte në male dhe të organizonte qëndresën.

Bashkëpunoi me Llesh Marashin për të organizuar një kryengritje kundër qeverisë komuniste, por kjo dështoi. Mbajti dhe një takim me popullin në Koplik Nuk pranoi ta braktiste Shqipërinë. Por edhe jeta në male qe e vështirë. Rezistoi mjaft kohë duke u strehuar herë në Traboin të Hotit, por herë në vende të tjera në kushte shumë të rënda moti. Është e njohur strehimi që i bënë vëllezërit Mark e Kol Miri, të cilët anipse të torturuar madje me zjarr e në rrezik vdekje, nuk e dorëzuan Gjelosh Lulin. U strehua gjithashtu në Kastrat. Në dimrin e egër 1947 e mbanin edhe në vig, sepse i ishin ngrirë këmbët. Tregoi një qëndresë të pashoqe. Së fundi u strehua në një shpellë. U rrethua dy herë nga forcat komuniste të ndjekjes, por arriti t’u ikte. Por herën e dytë ndërsa çante rrethimin ngriu nga të ftohtit në dëborë. Ishte në moshën tridhjetë e pesë vjeçare dhe bëri emër aq të madh në një jetë aq të shkurtër. Komunistët e gjetën dikur, por nuk ishin të bindur se ishte ai, ngaqë emri i tij ishte kthyer në legjendën e një trimi që nuk prekej as me dorë e as me plumb. I prenë kokën dhe trupin ia lanë në dëborë.

Vetëm kështu, duke ua treguar njerëzve kokën e prerë, më së fundi e verifikuan se ai ishte kapiteni trim Gjelosh Luli që nuk u dorëzua i gjallë.

Në të dalë të dimrit, në mars të vitit 1948, trupin e tij e gjeti një malësor, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vendin. Mbas vitit 1991 dy të bijat e gjetën varrin dhe eshtrat e Gjelosh Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionaliste të Malësisë së Madhe, u vendosën në varret e Rrmajit, në qytetin e Shkodrës. Ky ishte luftëtari i fundit nga dera e Gjon Lulëve të Hotit që u shua për Atdhe.

Janar 2016

BURIME

Shkodra” – Almanak 1962

“Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912″ – Petraq Pepo 1962

Lufta e maleve” Palok Traboini, dorëshkrim, Prizren 1911

Flamuri në Deçiq” – Palok Traboini, Pantheon Book 2012

Gazeta shqiptare” – Kujtimet e Izabela Lulit nga Dashnor Kaloçi

Lufta e Koplikut”- Ndue Bacaj

Dorëshkrime” – Pal Luc Nishi, 1932

Dorëshkrime” – Martin Ujka 1972

Dedë Gjo Luli” – Pal Doçi, Geer 2003

New York Times”- New York, mars 1911

Gjurmë në histori”- Kolec Traboini, Athinë 1995

Kujtime” – Dom Ndoc Nikaj, Plejad 2003

Rruga letrare e shkrimtari Jusuf Gervalla

$
0
0

Nga Kadri Rexhaj

 

Jusuf Gërvalla sprovat e para poetike i bëri si gjimnazist. Nëse nuk i llogarisim këtu tekstet e këngëve dhe pak poezi e tregime të tij, të botuara në gazetën “Flaka e vëllazërimit, fillimet e poezisë së mirëfilltë të Jusuf Gërvallës datojnë nga viti 1974, kur para lexuesit paraqitet me poemat “Baladë për shavarin” dhe “Kalon pran meje” që të dyja të bot…uara në gazetën e studentëve “Bota e re”. Gjatë këtij viti Jusufi ia ofron për botim një cikël poezish edhe revistës letrare “Jeta e re”. Pasi që poezitë ndahen për botim, ende pa dalë revista në qarkullim, Rexhep Qosja, asokohe kryeredaktor i revistës në fjalë, e fton Jusuf Gërvallën dhe me një ndjenjë të fuqishme kënaqësie dhe gëzime, me fjalët më të mira, i uron këtij sukses në fushën e krijimtarisë artistike. Poezitë u botuan me titull të përbashkët, “ Çaste poetike”.
Në recensionin që këtij numri të revistës “Jeta e re” i bëhet nga e përditshmja “Rilindja”, si karakteristike e poezisë së këtij numri theksohet dhe ndahet për shqyrtim mu ky cikël. Mehmet Kraja, autor i shkrimit, në këtë poezi sheh një origjinalitet, një botë të pasur dhe të pastër ndjenje e mendimi, një poezi idesh dhe përgjithësimesh të mëdha, të karakterizuara nga gjuha e pasur, nga narracioni poetik, asociacioni, muzika, ritmi i brendshëm dhe i jashtëm etj. Gjatë vitit 1974 Jusuf Gërvalla e përgatiti për shtyp librin e parë me lirika me titull “Shtëpia në rrugë”, të cilin para se ta dorëzonte në redaksi e pagëzoi Fluturojnë e bien, titull simbolik që mbi supet e veta e mbartë e idenë dhe porosinë e mbarë librit. Libri u botua në kuadër të Redaksisë së Botimeve të “Rilindjes” në Prishtinë, në fillim të vitit 1975.
Ky libër, siç shprehej edhe vetë Jusuf Gërvalla gjatë bisedave dhe në ndonjë intervistë, vinte si një borxh ndaj së kaluarës, si shkarkim i poetit nga barra e rëndë e kujtimeve të fëmijërisë, të kujtimeve të hidhura dhe të ëmbla për vendlindjen e tij, e cila duke ecur tehut të greminës dhe ekzistencës së saj mbahej gjallë nga përpjekjet dhe dështimet, nga ngritjet dhe rëniet, nga dëshirat dhe ëndrrat, nga dashuria dhe urrejtja… Libri u prit mirë nga lexuesi dhe nga kritika letrare. Brenda një kohe të shkurtë botimin e këtij libri e shënuan pjesa dërmuese e gazetave dhe revistave tona. Botimi i këtij libri u shënua edhe në shtypin jugosllav. Gjatë vitit dhe më vonë për këtë libër u botuan mbi dhjetë ese, recensione dhe vështrime letrare. Për të shkruan Ali Aliu, Teki Dërvishi, Jusuf Buxhovi, Resul Shabani, Sylejman Syla, Januz Fetahaj, Bajram Sefaj, autori i këtij shkrimi, etj. Në vështrimin kritik për këtë libër dr. Ali Aliu ndër të tjera pohon se Jusuf Gërvalla me veprën e parë poetike provon të sjellë “një ton të ri në rrjedhat e poezisë së sotme te ne.”
Sipas kritikut vargu i poetit është “i qartë në konceptimin dhe përcaktimin tematik dhe poetik”, ndërsa “bota e poetit është e pasur shtresash të shumta kuptimore”. Në brendinë e kësaj poezie kritiku “heton degëzimin e dy linjave: zëri që shpreh mishërimin dramatik të poetit pas ambientit që tani është vetëm një vizion i tretur i së kaluarës dhe, ambienti real që e step disi ndjenjën e tij edhe atëherë kur ajo ka arsye të shpërthejë deri në pakufi.” Në këtë poezi të pasur “refleksionesh jetësore” kritiku sheh “ballafaqimin dramatik të dy ambienteve – atij rustik që e ruan esencën e natyrës së njeriut dhe, atij urban që përherë tëhuajsohet nga kjo natyrë.” Prandaj, konstaton Aliu: “në vend që të shpërthente përmes patosit revoltues, alarmues, lidhur me fenomenin e shqetësimit që, në këtë vëllim është nxitësi, embrioni i frymëzimeve dhe shqetësimeve poetike, ai duke e strehuar nën një vel të padukshëm diskret po sugjestiv, e shton intensitetin e brendshëm… Dhe, duke u strehuar, poeti ofron edhe një imazh ngjyrash të gjalla dhe të fuqishme të njeriut dhe të botës, natyrës së këtij ambienti…” Duke e përfunduar këtë shkrim për poetin Jusuf Gërvalla, dr. Ali Aliu shton edhe këtë konstatim: “Po, është e sigurt se fjala është për një botë dhe për një sensibilitet tejet të pasur, të ndjeshëm dhe të nuancuar poetik që disponon aftësi dridhjeje edhe nga ngacmimet më të padukshme, nga disonancat më të lehta në jetë e te njeriu. Dhe, pikërisht kjo është ajo që lë të besohet dhe të shpresohet për të nesërmen e këtij poeti…”
Lidhur me shënimin e dritësimit të këtij libri dhe pritjes së mirë të tij nga lexuesit Qerim Arifi e zhvilloi edhe një intervistë me Jusuf Gërvallën, e cila u botua në revistën “Zëri i rinisë”. Pra, ishte konstatim i përbashkët: parabola krijuese poetike e Jusuf Gërvallës po fillonte aty ku shumë krijues do të donin ta përfundonin. Si poet i fuqishëm dhe sugjestiv Jusuf Gërvalla do të gjendet edhe në vëllimin Antologjia e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi të Ali Aliut (Shkup, 1977) në mesin e njëzet poetëve të tjerë.
Libri i parë poetik i Jusuf Gërvallës mbeti vazhdimisht i dashur dhe i freskët për lexuesit, meqë doli në dritë në kohën më të thirrshme, kur një pjesë e poezisë sonë, sidomos e krijuesve të rinj, po vritej nga hermetizmi, nga steriliteti i figurave, nga pagjakësia dhe nga monotonia. Kësaj tendence Jusuf Gërvalla i kishte shpallur luftë qysh në vitin 1968 edhe nëpërmjet të këtyre vargjeve të këngës protestuese “Njeri, ku je”:

njeri, ku je
t’lënduan rëndë me poezi
e arte abstrakte
të kanë mbërthy
n’regjistra e akte
se je njeri
s’u shkon ndërmend

Poezinë e këtij vëllimi e karakterizonte drita, jeta, freskia, lëvizja dhe optimizmi, ndonëse ajo fund e krye ishte poezi e dhembjes, pikëllimit, vuajtjes, ashpërsisë së jetës dhe të tragjikes individuale dhe kombëtare.
Në vitin 1978 Jusuf Gërvalla e boton vëllimin e dytë të lirikave me titull Kanjushë e verdhë. Ky libër është vazhdim i të parit, ndonëse shquhet për zgjerimin e rrethit tematik dhe për thellimin e mendimit poetik. Edhe këtë libër e përcollën një varg vështrimesh dhe kritikash letrare të shkruara nga Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa, Emin Kabashi, Halit Fetahu, Bajram Sefaj, autori i këtij shkrimi, etj. Me rastin e botimit të këtij libri dhe të tre librave të tjerë gjatë atij viti, redaksia e “Zërit të rinisë” e organizoi një tryezë diskutimi të frytshëm. Përveç autorëve të librave, në këtë tryezë morën pjesë edhe disa kritikë letrarë të tjerë, si dr. Ali Aliu, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Emin Kabashi, Arif Demolli, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, etj. Sipas Mehmet Krajës komponentet e realizimit të kësaj poezie janë: “frymëzimi, idilika, imazhi, si pjesë e saj, tabloja impresioniste, narracioni” etj. Dhe në fund vjen ky konstatim: “Poezia e Jusuf Gërvallës është komunikative, është poezi-frymëzim, observimet mbështeten mbi tablo dhe imazhe, i jepet hapësirë asociacionit dhe, në ndërtimin e ligjëratës së vet poetike, mbështetet te metafora.” Xhemail Mustafa këtë vëllim poetik e sheh si “shumësi kreative, ai kufizon me njësinë poezi, por që intencionalisht këto bashkëjetësohen në nivelin libër duke ruajtur gjithnjë pavarësinë e vet brenda një poezie të caktuar.” Ndërsa Emin Kabashi lidhur me këtë libër e jep këtë mendim: “Me kualitetet që sjell në poezinë tonë të re, mendoj që libri i Jusuf Gërvallës është një prej realizimeve më të suksesshme të kohës së fundit te ne.”
Në dhjetor të vitit 1979 del nga shtypi edhe libri i tretë me lirika të këtij poeti me titull Shenjat e shenjta. Libri botohet në Shkup në kuadër të bibliotekës “Valët” të “Flakës së vëllazërimit”. Botimi i këtij libri përkon me kohën e arratisjes së Jusuf Gërvallës, prandaj libri mbyllet dhe i ndalohet qarkullimi. Vetëm pak ekzemplarë të këtij libri që kishin arritur të shohin dritën mbetën të qarkullojnë ilegalisht nga lexuesi në lexues.

Krahas poezisë Jusuf Gërvalla shkroi edhe në prozë. Tregimet e para ai i botoi në gazetën “Flaka e vëllazërimit” e më vonë edhe në revistat “Jeta e re”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, etj. Sidomos tregimet “Vazhdim…”, “Barziloku i trimit”, “Lindja e Cufës”, Sharkia me dymbëdhjetë tela”, “Rrum tetë”, “Abdylrezakhalimi”, “Sporteli”, “Katrahura qindrakëmbëshe”, qenë sprova të sigurta që Jusuf Gërvalla të kalojë në shkrimin e prozës së gjatë, romanit. Përpjekjet e para për shkrimin e romanit Jusuf Gërvalla i bëri gjatë vitit 1975. Romani “Dy florinj të një dashurie” atë vit hyri në planin botues të “Botës së re”, në kuadër të bibliotekës “Dituria”, në mesin e gjashtë romaneve të shkrimtarëve tanë të gjeneratës së re. Nga kjo ndërmarrje arriti të botohet vetëm vepra “Romani pa kornizë” e shkrimtarit Musa Ramadani. Si romanin e botuar ashtu edhe pesë veprat tjera që gjendeshin në shtyp i pezulloi censura.

Romani i parë i Jusuf Gërvallës që mbeti i pabotuar trajtonte një temë nga e kaluara jonë, ngjarja e të cilit zhvillohet diku menjëherë pas pavarësisë sonë kombëtare. Edhe romanin e dytë të Jusuf Gërvallës me titull Rrotull e përcolli një fat pikëllues, i ngjashëm me atë të disa veprave të këtij autori. Ky roman kishte hyrë në planin botues të Redaksisë së Botimeve të “Rilindjes” dhe gjendej në fazën e fundit të shtypjes kur Jusuf Gërvalla qe i detyruar të arratisej nga atdheu. Prandaj, me këtë rast edhe kjo vepër u pezullua nga botimi. Megjithatë, në saje të kujdesit të familjes së Jusuf Gërvallës dhe të mirëkuptimit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” të Tiranës, ky roman do të botohet pas pesë vjetësh, më 1983, një vit pas vrasjes së autorit. Po kjo shtëpi botuese, më parë, më 1982, e kishte botuar vëllimin me poezi të zgjedhura nga opusi poetik i Jusuf Gërvallës me titull Bekimi i nënës .Po kështu Jusuf Gërvalla la në dorëshkrim edhe dramën Procesi, e cila, pas vrasjes së tij,u botua në Zvicër më 1984, në kuadër të bibliotekës “Liria” të “Zërit të Kosovës”. Të theksojmë këtu se gjatë vitit 1979, deri sa ende gjendej në Kosovë, Jusuf Gërvalla e ka pas projektuar dhe e ka pas filluar të shkruante edhe një roman me temë nga baladat tona të rinjohjes së vëllait me vëlla.

Në një bisedë me poetët Agim Mala dhe Shaip Beqiri të botuar në gazetën “Bota e re” më 1 prill të vitit 1977, lidhur me orientimet dhe parimet e tij krijuese në poezi dhe në prozë Jusuf Gërvalla shprehet kështu: “Po trumbetohet me të madhe se ka perënduar koha frymëzimit, se frymëzim as që ka pasur… ekziston laboratori i artistit, thonë. Dhe, u mor vesh që këtu ka diçka që mban. Por, mbi të gjitha, më bëhet se është qëndrimi ynë ndaj frymëzimit ai që ka ndryshuar: nuk e mendojmë më si pozitë të jashtme e të brendshme emfatike – larg kësaj. Edhe kjo është në rregull. Megjithatë, mendoj se frymëzimi është një akt i domosdoshëm, të cilit krijuesi nuk i shmanget dot. Dhe, ky farë akti – solemn (por me transformime e varietete të gjendjes solemne ndër kohë e frymë), merr atribute të ndryshme, varësisht nga koha në të cilën trajtohet. Po qe kështu, e kështu më bëhet se është, meqë kështu disi ngjan tek unë, atëherë momenti i tillë të thuash se nuk gjurmohet në kuptimin e plotë të kësaj fjale; imponohet fuqishëm, më së shpeshti. Është me rëndësi që të kapet menjëherë, pastaj, sa për “përpunimin në laborator”, ka kohë dhe për këtë gjë nuk duhet ndonjë kohë e posaçme. Në kushte të sotme përpunimi mund të bëhet ndonjëherë edhe mes punëve të tjera, të ditës – po deshëm, ndoshta pa ndonjë rrezik serioz nga keqtrajtimi. Sa më përket mua, koha e poezisë është gjithë koha që e kemi përpara, prandaj nuk është vështirë ta zësh.
Do të thosha se projeksione absolutisht të pastra, në të cilat s’e heton dot gjurmën e gjendjes së rrëmujës para projektimit konkret – kemi vetën në letër, në inkarnimin sado-kudo material të formave e të përmbajtjeve të tyre të përfytyruara. Unë për vete nuk rresht dot nga rrëmuja, që shkaktohet me hapjen e themeleve, kur grumbuj dheu ende kanë mbetur rreth godinës që ke marrë të ndërtosh. Dhe, të thuash se nuk çaj kokë t’i mënjanoj domosdo gjurmët e rrëmujës nga të gjitha fazat e ndërtimit. Më mjafton që, sipas mundësisë, punimet finale rreth pikave kryesore të projeksionit të marrin shkëlqimin e vet të domosdoshëm, e kështu të bëjnë që edhe unë, edhe lexuesi, ndjenjën e rrëmujës ta harrojmë spontanisht për ta shijuar rezultatin final.
Do të pajtohemi ndoshta se sot këtu ndër ne mbretëron të shumtën një kohë eksperimentimesh. Dhe burimet e njohurive dhe preokupimeve, që po bëhen shtytje për prozatorin tonë – në vend që burim i vetëm të jetë trualli ynë konkret, me të gjitha atributet, mbi të cilat mund të ndërtohen projeksione origjinale e autoktone – te ne po vijnë me erëra drejtimesh të ndryshme. Ndonjëherë, pamundësia që ta përkufizosh e ta radhitësh prozën tonë, këtu, në vend të caktuar unik dhe me mjete të caktuara, prapë unike, ka zënë e po zgjon edhe neveri. Është e vërtetë se nuk kemi nevojë për tradicionalizëm të ngurosur, se ndoshta do të gjendeshim në rrugë edhe më të gabuar. Por, s’do mend se largimi total nga tradita (dinamike – me rrotullimin e saj ndër varietete e rrjedha që e shpien përpara) nuk do të na damkoste; përkundrazi, ndoshta kjo do të jetë e vetmja rrugë e shëndoshë për krijuesi tonë.”
Lidhur me preokupimet e veta letrare në një bisedë me Qerim Arifin të botuar më 4 tetor 1975 në revistën “Zëri i rinisë”, Jusuf Gërvalla pohon: “Ajri është përplot klithje, që shprehia na i ka bërë memece. E di një dhembje, di shumë dhembje, që nuk do t’i dija po të mos distancohesha pak prej tyre; e di gëzimin e jetës, që nuk do ta dija, po të mos e shikoja pak me syrin e atij që nuk e ka bukë të përditshme. Po kështu, duke u përpjekur që në momente t’i bëjë pak të huajat edhe bardhësitë, edhe pezmin e jetës, në mënyrë që më vonë të më kthehen të sheshuara, të ndara – ëmbëlsia nga e amshta – me kohë kanë zënë të më bëhen më të qarta konturat e njeriut me etje për sende të imta dhe për gjakime të shumta, po edhe të njeriut me një shpresë të patundshme të varur për ndërgjegjen e vet e të sojit të vet.”

Duke shkruar për Jusuf Gërvallën, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson: “Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e tij, si dhe proza artistike e publicistika përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gërvalla kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave e të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pashprehura plotësisht.”

Thënë me pak fjalë, Jusuf Gërvalla në krijimtarinë e tij letrare me një invencion të rrallë kapi dhe trajtoi probleme të kohës me të gjitha idetë dhe idealet e saj, duke i pasqyruar në to dhembjet, vuajtjet dhe shpresat e njeriut konkret, i cili pandërprerë gjendet në luftë për të mirën dhe për të bukurën njerëzore. Shkrimtarët e çmuar të Jusuf Gërvallës: Ismail Kadare, Teki Dërvishi, Jakov Xoxa, S. Beket, F. Kafka, M.A. Asturias, G. Markes, etj.

Pos krijimtarisë origjinale Jusuf Gërvalla ka përkthyer edhe një numër të konsiderueshëm të materialeve të ndryshme letrare, si poezi, skica poetike, tregime, romane, drama, ese. Jusuf Gërvalla përktheu nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe si dhe anasjelltas nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate.

Ndër përkthimet më të rëndësishme të Jusuf Gërvallës nga letërsia jugosllave dhe ajo botërore vlen të ceken këto: një pjesë nga romani “Kështjella” të Mesha Selimioviqit, botuar në revistën “Jehona” të Shkupit; pjesë nga romani “Uliksi” të shkrimtarit Xhems Xhojs botuar në “Bota e re” të Prishtinës; një cikël tregimesh poetike të shkrimtarit Franc Kafka, botuar në “Bota e re” të Prishtinës, pjesë nga romani “Dielli lind përsëri” të shkrimtarit Ernest Heminguej, botuar në “Flaka e vëllazërimit”, etj. Për nevoja të Teatrit Popullor Krahinor në vitin 1975 Jusuf Gërvalla përktheu dramën “Gloria” të Ranko Marinkoviqit, të cilën e botoi edhe Redaksia e Botimeve “Rilindja” e Prishtinës, në vitin 1978. Me përkushtim të madh Jusuf Gërvalla e përktheu edhe romanin “Klepsidra” të shkrimtarit Danilo Kish, të cilin e botoi Redaksia e Botimeve “Rilindja”, Prishtinë, 1977. Poashtu nga opusi poetik i poetit të shquar slloven Ciril Zllobec Jusuf Gërvalla bëri zgjedhjen dhe përktheu vëllimin poetik me titull “Amshimi im i shkurtër”, të cilin e botoi Redaksia e Botimeve “Rilindja”, Prishtinë, 1979. Gjithë talentin dhe vokacionin e tij prej përkthyesi Jusuf Gërvalla e shkriu në përkthimin e veprës madhore poetike “Legjenda e Guatemalës” të shkrimtarit latinoamerikan M.A. Asturias, poashtu e botuar nga “Rilindja”, Prishtinë,1979. Nga eseistika këtu vlen të ceket përkthimi i esesë “Filozofia e kompozicionit” e shkrimtarit Edgar A. Po lidhur me poezinë e tij “Korbi”, të botuar në revistën “Jehona”.
Ndër përkthimet më të rëndësishme të Jusuf Gërvallës nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate po i përmendim këto: pjesë nga romani Padrona të shkrimtarit Teki Dërvishi, botuar në një revistë letrare të Nishit; poema Frymëmarrjet e detit e Teki Dërvishit; romanin Halveti të Teki Dërvishit, me të cilin autori mori pjesë në një konkurs letrar me karakter jugosllav, përkthim që ka mbetur i pabotuar; dramën televizive Vdekja e Gjergjezit të Beqir Musliut, me të cilën autori mori pjesë në një konkurs letrar, por përkthimi nuk është botuar; esenë Moda e mallkuar të Rexhep Qoses të botuar në gazetën “Novi svet”,Prishtinë. Ndërsa për shkaqe të njohura e la të papërfunduar, në dorëshkrim, romanin Zanoret e humbura të Zejnullah Rrahmanit.

Një veprimtari të dendur në fushën e përkthimit Jusuf Gërvalla e zhvilloi edhe për nevojat e Televizioni të Prishtinës. Këtu po e përmendim vetëm përkthimin e filmit të Kinostudios “Shqipëria e re” Beni ecën vetë të regjisorës Xh. Keko. Ky film u përkthye nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate. Në gjuhën shqipe Jusuf Gërvalla i përktheu edhe disa filma dhe emisione dokumentare nga produksioni i shtëpive filmike dhe televizive të Jugosllavisë. Në bashkëpunim me dr.Shaqir Shaqirin Jusuf Gërvalla përktheu dhe shqipëroi nga gjuha angleze edhe një numër të konsiderueshëm filmash artistikë nga kinematografia botërore.

Jusuf Gërvalla shkroi edhe recensione, ese dhe kritika letrare, të cilat i botoi në periodikun e kohës. Ndër studimet e pabotuara të Jusuf Gërvallës vlejnë të përmenden Poetika e romanit “Lumi i vdekur” i shkrimtarit Jakov Xoxa, punim diplome, të cilin e mbrojti para komisionit në Katedrën e Albanologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës si dhe tezën e magjistraturës Poetika e poezisë së Nolit, punim i papërfunduar dhe i pambrojtur për shkaqe tashmë të njohura. Në revistën “Fjala” Jusuf Gërvalla botoi të panënshkruar edhe një recension për romanin Klepsidra të Danilo Kishit, me rastin e botimit shqip të kësaj vepre.
Me vlerë të theksuar janë edhe shkrimet kritike të Jusuf Gërvallës lidhur me filmat artistikë, dramat televizive si dhe me emisionet dokumentare të shfaqura nga Televizioni i Prishtinës. Këtu po i cekim vetëm këto shkrime të kësaj natyre: vështrimet mbi serialin e filmit televiziv Era e Lisi të Besim Sahatçiut, të atij Rrënjët, si dhe vështrimet lidhur me emisionet dokumentare për Arbëreshët e Italisë dhe ato për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Në këtë kuadër mund të inkuadrohen edhe disa biseda të Jusuf Gërvallës lidhur me disa ngjarje të shënuara kulturore në Kosovë, të cilat i realizoi në Programin Dokumentar të Televizionit të Prishtinës. Në mënyrë të veçantë vlen të theksohet këtu biseda impresive e Jusuf Gërvallës me rastin e hapjes së ekspozitës artistike Rilindja Kombëtare Shqiptare në Galerinë e Arteve në Prishtinë, në vitin 1978. Është me interes të veçantë të përmendet edhe një bisedë e Jusuf Gërvallës e zhvilluar dhe e shfaqur nga Televizioni i Prishtinës me rastin e Tetë Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas, në vitin 1977.
Talentin e tij të gjithanshëm Jusuf Gërvalla e shfaqi edhe në përgatitjen artistike të kopërtinave të një morie librash të shkrimtarëve të Kosovës, si: Romani pa kornizë i Musa Ramadanit, Halveti dhe Kibla të Teki Dërvishit, Vdekja në ajër të pastër të Ymer Shkrelit, Gjurmë në trotuar të Mehmet Krajës, Dy florinj të një dashurie të Jusuf Gërvallës, Suzana të Ramiz Kelmendit, etj.
Kapitull i veçantë i krijimtarisë së Jusuf Gërvallës me temë politike do të botohet në shtypin revolucionar në Perëndim, kryesisht në revistat “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”, të themeluara dhe të drejtuara nga ai deri në vrasjen e tij tragjike nga plumbat e Serbisë.

Pjesë nga libri Kadri Rexha “Fati i luleve”, Buzuku, Prishtinë, 1993

 

 

Viewing all 114 articles
Browse latest View live