Quantcast
Channel: PERSONALITETE – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 114

Përkujtohet në Vatikan vrasja e Shtjefën Gjeçovit

$
0
0

U përkujtua në Vatikan, në ambjentet e Universitetit Urbanian, 86 vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovit, françeskanit kosovar, mbledhësit dhe kodifikuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, relike kjo mesjetare që tregon se populli shqiptar edhe gjatë asaj periudhe të errët ka pasur ligjet e veta. Atë Gjeçovi, siç kujtonte Faik Konica në një shkrim të vitit 1930, ishte një njeri fjalëpakë dhe i ditur, i dashur dhe punëtor, që përmblidhte në vetvete një “lartësi të përulur”, pasi nga një anë i mësonte fëmijëve të famullisë, nga ana tjetër mblidhte dhe studionte të dhënat e së drejtës dokësore mesjetare dhe bënte gërmime arkeologjike duke nxjerrë në dritë materiale me vlerë të veçantë historike.

Pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij nga fanatikët nacionalistë serb, Universiteti Urbanian në Vatikan në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Occhio Blu”, të drejtuar nga ambasadori Mario Bova, përkujtuan Gjeçovin me tre kumtesa që u mbajtën nga antropologu Donato Martucci, studiuesja e letërsisë Blerina Suta dhe profesor Ardian Ndreca.

​Takimin e ​pershendeti i Ngarkuari me Pune i Ambasades shqiptare prane Selise se Shenjte, z. Visar Zhiti.

 

B.D


Viewing all articles
Browse latest Browse all 114

Trending Articles